18 shkolla të kryeqytetit kanë problem me higjienën. Inspektoriari Shtetëror Shëndetësor gjatë inspektimeve të bëra në 45 institucione të edukimit ka konstatuar probleme higjeno-sanitare për të cilat është lënë detyrë marrja e masave përpara se të hapet viti i ri shkollor. Detyrat i caktohen higjienës dhe bashkisë së Tiranës.
Ambjente të amortizuara, lagështirë, apo problemet me ujërat e ndotura janë disa nga problematikat e ndeshura në këtë inspektim, në të cilat nuk përjashtohen shkollat më të njohura të kryeqytetit si “Edit Durham”, “Ismail Qemali” apo ”Petro Nini Luarasi”.
Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda thotë se në këto shkolla duhet të bëhen ndërhyjet në të kundërt ato nuk hapen.
“Problematika që është hasur nga ana jonë ka të bëjë me mbipopullin e klasave. Kjo ka sjellë dhe nevojën e anekseve higjieno sanitare, në numër proporcional me numrin e nxënësve. Dhe ato që janë sot janë në kushte higjieno sanitare që lënë shumë për të dëshiruar. Kjo është një detyrë që i ngelet drejtuesve të rinj të njësive administrative për të shmangur çdo lloj epidemie”, shprehet Deda.
1. Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”
2. Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”
3. Shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno”
4. Shkolla e mesme “Andon Z. Çajupi”
5. Shkolla e mesme “Sandër Prosi”
6. Liceu Artistik “Jordann Misja”
7. Shkolla 9-vjeçare, cikli I ulët “Kosova”
8. Shkolla 9-vjeçare “1 Maji”
9. Shkolla 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”
10. Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”
11. Shkolla 9-vjeçare “ Hasan Vogli”
12. Shkolla 9-vjeçare “Ramzan Jarani”
13. Shkolla 9-vjeçare “7 Marsi”
14. Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”
15. Shkolla e mesme “Ismail Qemali”
16. Shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza”
17. Shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”
18. Shkolla e mesme “Besnik Sykja”
Jo duhen bere nderhyrjet se ne te kundert nuk hapen,sepse keshtu e paguajne nxenesit dhe prinderit fajin e te tjereve.
Duhet qe te behen nderhyrjet ose ne te kundert denime me burgim per pergjegjesit qe duhet te bejne nderhyrjet.
Perse flitet vetem per shkollat e kryeqytetit,dhe jo te gjithe Shqiperise?
po sikur i kishte nen kontroll bashkia per mirembajtje cfare u ndodhi apo dhe ketu u vodhen fondet ;Deri kure keshtu!
Shëndetësinë LSI-ja, bashkinë Velija dhe bëhen gati kushtet për të mbushur xhepat me “nderhyrjet” e domosdoshme sidomos pas fushatës zgjedhore ku kanë lënë disa lekë rrugëve.Ky Eltari e mori gjakun e babait apo te na rroje Partia.