Rreth 60 autobuzë dhe 1200 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit.
Mendohet se fluksi i lartë i kthimit të emigrantëve shqiptarë ka lidhje me pjesëmarrjen e tyre në procesin e votimit.
Për të mos krijuar rradhë policia kufitare ka marë të gjitha masat duke vënë në hyrje 6 sportele.
Sipas të dhënave, mësohet se janë mbi 7000 persona që kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija, stacion kufitar nga ku janë shpërndarë për emigrantët edhe materiale informuese nga KQZ për mënyrën e votimit.
Sidomos per zgjedhjet vendore duhet ligji (qe e kane shume vende te botes), qe duhet te banosh te pakten 6 muaj ne adresen perkatese te votimit. Keta emigrantet( ngado qe vijne greqi apo cfaredo)per bashki votojne dhe ne greqi dhe ne shqiperi. Normalisht te votojne atje ku banojne pjesen me te madhe te kohes. Ndryshe jane zgjedhjet parlamentare pasi ka nje kuptim me te madhe se territori ku banon.
Ke shume te drejte, ka shume qe jetojne prej shume vitesh ne Greqi dhe vijne sa per te votuar, kjo nuk eshte normale. Nga ana teorike ato votojne kuturu dhe nuk vuajne pasojat e nje zgjedhje te keqe.Jo se ne qe jetojme ne Shqiperi votojme me mire, por te mirat dhe te keqiat e asaj zgjedhjeje ne hame ne kurriz tone. Pra jemi vete fajtoret.
Bravo ju qofte shqipetareve qe po vijne per te votuar sepse dhe ata kane te drejte per te votuar dhe kane te drejte qe te vendosin per te ardhmen e tyre.
Sa me shume te vije aq me mire eshte.
Gjysma jane “Pensioniste” per te votuar aspiratatve Janulles nen perden e PD se!!!
edhe ne 2013 e tille ishte situata per emigrantet, erdhen dhe i dhan voten kesaj mazhorance. erdhen dhe treguan sa te urryer e kishin saliun. edhe ne keto zgjedhje emigrantet tregojne sa e duan vendin e tyre dhe do votojne per drejtimin e duhur qe ka nisur prej 2 vjetesh. nuk i lihen me fatet e vendit ne dore partis demokratike-diktatoriale te saliut
20062015 do te mungonte edhe kjo gje te shqiperia tu deklaronte aparteid. Kam gati 20 vjet qe nuk votoj askund as nuk vij ne shqiperi por shoh sherbimet qe na jep shteti shqiptar, eshte e tmerrshme edhe Serbi nuk do te sillej me keq. Ne fatkeqesisht jemi shtetas shqiptar sepse ne shtetet ku jetojme nuk respektojne as edhe ligjet qe i kane bere vete, te pakten respektoni deshiren e ndonje emigranti (7000)kundrejt 1,5 milion nuk do te ndikonte aspak ne jeten e Juaj.