Përurohet fabrika “Forschner” ku do punësohen 1 mijë punëtorë, Veliaj: Tirana, pararojë e hapjes së biznesit ndaj Gjermanisë

1 Korrik 2015, 17:21Sociale TEMA

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ishin sot në Vaqarr, ku përuruan hapjen e degës shqiptare të kompanisë “Forschner”, një nga emrat më seriozë gjermanë në fushën e prodhimit të pajisjeve elektrike, e cila do të punësojë deri në 1 mijë punëtorë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Veliaj tha se ky është një lajm i mirë për Vaqarrin dhe Tiranën, e cila po kthehet në pararojë të hapjes së biznesit ndaj Gjermanisë.

“Kjo është një javë shumë e mirë për raportet e Shqipërisë me Gjermaninë. Një biznes familjar, si ‘Tirana Business Park’ u hap dje, e një tjetër nga familja Forschner u hap sot, ndërkohë brenda javës që vjen do të kemi edhe vizitën e kancelares Merkel dhe mbajtjen e forumit ekonomik, çka bën që Tirana të jetë në pararojë të hapjes së biznesit ndaj Gjermanisë. Konteksti në të cilin po ndodhin të gjitha këto investime është një kontekst fantastik për t’ia filluar një biznesi. Ky është një lajm i mirë për Vaqarrin dhe Tiranën sepse kompania Forschner do të punësojë brenda vitit, 1 mijë vetë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ambicia e bashkisë së re të Tiranës është që, duke bashkëpunuar me kompani si ‘Lindner’ apo ‘Forschner’, 50 për qind e punësimeve të reja që ndodhin në Shqipëri të ndodhin në Tiranë, për t’u siguruar që Tirana të jetë qyteti që vendos shembullin e të bërit biznes të suksesshëm në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë po bëjnë një punë fantastike në bashkëpunim me qeverinë gjermane për të forcuar arsimin profesional. Një nga kriteret për të punuar në kompani të tilla është aftësia profesionale me një zanat që ka të bëjë me fushën ku vepron kjo kompani. Ndaj, teksa i afrohemi verës dhe shumë familje do të marrin vendimet e tyre se në çfarë shkolle do t’i çojnë në shtator fëmijët, kam një sugjerim: zgjidhni arsimin profesional sepse edhe vendet e punës që po hapen në kompani si ‘Forschner’ synojnë ata studentë që dinë të bëjnë diçka, që kanë një zanat dhe kanë talent për të prodhuar diçka me duart e tyre”, u shpreh Veliaj.

Kompania e njohur gjermane “Forschner” është e specializuar në prodhimin e pajisjeve elektrike dhe një nga klientët kryesorë të saj është kompanitë gjigande të makinave Mercedes Benz.

7 komente në “Përurohet fabrika “Forschner” ku do punësohen 1 mijë punëtorë, Veliaj: Tirana, pararojë e hapjes së biznesit ndaj Gjermanisë”

  1. sokol says:

    mire e ke erionke po ky ambasadori gjermsn thote se do ikin dhe ata qe jane sepse me shqiptaret sbehet biznes sr ka shume korrupsion dhe jo drejtesi…

  2. kuq e zi says:

    Z.sokol
    Ajo eshte politika madein perendim
    Perpara se te vihet dore ne drejtesi pergatitet opinioni publik se me te vertete duhet ndryshuar
    Shpresojme te kene sukses

  3. Erion Ahmadinejad says:

    Gënjeshtra i ka këmbët më të shkurtra se të Erionit:-http://www.gazetatema.net/web/2015/07/01/biznesmenet-gjermane-te-pakenaqur-me-drejtesine-jane-gati-te-terhiqen-nga-shqiperia/

  4. flamur says:

    Te themelohet nje gjykate speciale qe do i shqyrtonte ankesat e investitoreve ne menyre te drejte e te shpejte ,e mos te kane
    fare qasje investitoret e pranishem ose ata potencial me gjykatesit
    e tashem por vetem me gjykaten speciale e themeluar me njerez te
    paster profesionalisht.

    1. Kritizeri says:

      Nuk ka nevoje per gjykate speciale se edhe po u be gjyqtare hajdute do te gjykojne.Mjafton nje ligj i thjeshte fare:”MBAJNE PERGJEGJESI PERSONALE TE GJITHE ATA QA MARRIN VENDIME TE KUNDRALIGJSHME”.

  5. wefw says:

    ore nuk i behet njeri vone se jane gjermane apo cifut, por duhen industri jo-fasone/bujqesore, se keto 2 te fundit sjellin vetem mjerim.

  6. lulu says:

    jo mor kuq e zi si mund te pergatitet opinioni me ato candidatura e kryetar bashkie qe sapo u zgjodhen dsisa prej vte cileve jan kodosha prostitucioni e trafikant droge, dhe i referohem atyre te maxhorances qe ti ke aq shum besim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje