Berisha, lideri shpirtëror i Lazaratit (mbresa të përjetuara në Lazarat)

24 Qershor 2015, 23:22Sociale TEMA

Nga Ardit Çela

Tingëllon e fortë. Ndoshta kështu tingëllojnë të gjithë ato që thuhen për ata që ne i quajmë politikan a padron.

Eshte gabimi ynë por ndoshta me ketë lug jemi mësuar të hamë.

Sot ra një dëshmor i atdheut. Sot dikush dha jetën për diçka që ne s’na pëlqen të flasim. Ai njeri dha jetën për ne, për vendin që ne e shajmë rëndomtë kur flitet për arritje e qe rrahim gjoksin kur na etiketojnë si “të fort”

Dheu i lehtë oficer.

Hyra në Lazarat në një ditë me diell, si sot. Ndoshta edhe data ka qen përafërsisht aty aty me sot.

Morëm një furgon në qendër të Gjirokastrës me mikun tim X.

500 lekë të vjetra na mori.

Kishim frikë, por ishim edhe kurioz.

Çfarë të ishte vall kjo botë që e kishim dëgjuar aq shpesh e se kishim pare kurrë..

Më dukej sikur isha një njeri ndryshe ato çaste.

Nuk shihja nga xhami i furgonit, sikur druhesha.

Edhe shoku im i mbante sytë në tokë.

Rruga zgjati shumë pak.

Ndoshta as 10 minuta..

Zbritëm pranë një rrapi të madh në qendër të fshatit.

Kishte qindra njerëz. Ishin disa lokale, komuna, dhe dhjetëra makina të parkuara keq aty. Ku të shkonim. Duke parë njeri-tjetrin hymë në lokalin më të afërt. Ngjitur me rrapin e madh. Nuk kishte tavolinë të lirë.

Të gjithë na shihnin sikur do përlesheshim nga çasti në çast. Ç’na u desh që erdhëm? Nejse u ulem pranë një burri të shkurtër, rreth të 60-ve a me shumë, i cili as na hodhi sytë.

-Për punë keni ardhur pyeti?

-Po, ju përgjigja me sytë në tokë, e kur pashë fytyrën e shokut tim dallova lehtas një shplodhje të menjëhershme nga sikleti që kishte minuta duke fjetur në cipen e faqeve të tij.. Por a do na besojnë? Po, na besuan. Erdhi një plake e vjetër e na pyeti për të pirë. Kafe thamë.

Aty gjithçka ndryshoj në sekondë. Të gjithë filluan bisedat e lena në mes e hallet e tyre dëgjoheshin lehtë. Erdhën edhe disa të tjerë në tavolinë e filluan të qaheshin sepse spaskesh pune.. Fillova të qesh edhe unë me shokun tim. Sa shumë lirshëm flisnin ata..

Ndërkohë shihja komunën, në dritaret e se cilës pak centimetër më tej, lulëzonte një parcelë e bukur.. Unë shihja shokun tim e ai mua e nuk flisnim asnjë germ. Pas pak doli një grua në rrugë me shami të bardhë në kokë dhe i thirri një tjetëre “ee moj….. E potiset hashashin e e?” Sa herë do e kujtoj at të folur aq të thjeshtë, njësoj sikur im atë të pyeste “a i bere detyrat”? Njs. Ishte pak pas 23 qershorit. E majta kishte ardhur në pushtet fort. E neper tavolina shahej Rama. Shahej edhe Meta, por më pak.

Një gjë nuk e harroj dot. Televizioni News 24 jepte lajmet. Tv në atë lokal ishte në një qoshe brenda, por të gjithë rrinin jasht me gjithë ate vapë..

Kur brenda 20 sekondash ndoshta, më pak, të gjithë u ngritën në kembë e u futen brenda në lokal pa radh.

-Bobo tha shoku im.. Të dyve na kaloi një frikë mbi lekurë e posht saj, sa as dua ta mendoj.. Bemë ç’bemë u futem edhe ne..

Sali Berisha.

Jepej momenti kur ai dha dorëheqjen..

Ju besohet nëse ju them që pashë aq njerëz duke qarë sa edhe kur ai të vdesë, nuk do qajnë aq shumë…..

Eshte e kotë të flas më shumë…

………………………………………………………….

Ata e donin Saliun. Flamujt blu ishin në cdo makinë që sillte ujë aty. Gjatë kafes sonë 1 orëshe kemi numëruar mbi 100 të tilla. Të gjitha me flamuj blu. Të gjitha drejtoheshin nga fëmijë jo më shumë se 10-14 vjeç pa ekzagjeruar asnje ditë. Beja cudi kur u kthyem në Tiranë me gjithçka pash. E gjithçka pam unë dhe shoku im ate mesditë qershori na beri të kuptojmë shumë.
Afro një vite më vonë pam policin me Didin në krye të bënin aksionin e madh.. Sme beri asgjë përshtypje. E ndoshta vetëm mua e shokut tim na beri përshtypje vetëm diçka :”sjellja e një deputeti të thjesht të PD në parlament. Ai shante, bërtiste, i nxire në fytyrë. Shante gra e burra. ”
U dënua për ate sjellje por nuk heshti.
Ende se heq nga mendja fjalorin e tij dhe sytë e habitur të një deputeteje tjetër po te partisë së tij.. Eh ajo ndoshta mendonte se shihte ender..

Por sot, sot kemi një hero. Një te vdekur. Një njeri që mori një plumb në kokë. Ndoshta të gjithë neve jemi pak të goditur nga politika. Por duke pirë kafe e duke parë hap pas hapi ngjarjet më erdhi një sms. O vlla shikoje cfar thotë “lideri shpirtëror” në fb.

S’mu deshën as 20 sekonda të hyja në profilin e tij.

Çfare deklarate.. Çfar paturpësie?

Gjithe ato rreshta të lidhura aq bukur. Po si nuk tha një fjalë për dëshmorin? Vetëm hodhi vrer mbi atë dhe kolegët e tij, njësoj si një vite më parë në parlament. Ku mund të coj kjo logjik? Si mund të kacafytesh pa mëshirë me sherbetorin vetëm pse ai dogji dorën duke fikur këmishën tende që digjej… Eh, ndoshta jam vetëm unë që e shoh kështu. Kishte edhe mijra komente Pro tij në fb. Pagova kafen e u ngrita të shkoja. E rilexova edhe duke ecur. Por prap ishin të njëjtat fjalë. Prap. Sa e pështirë. Si mund të duartrokitet në një vend Demokratik kjo sjellje kaq ndotëse?

Ecja dhe ecja. Si të mundohesha të largohesha nga ajo që mendoja..
Pa mbërritur ende tek liqeni. Sepse aty po shkoja, më erdhi një sms tjetër :”E vlla, e kupton tani? E kupton pse ate ditë qershori të para dy viteve u habitem të dy? Ja përse qanin ata njerëz aq shumë ”
Jo, as për Mandelen Liderin Shpirtëror të mbar botës nuk ranë aq lot.

Ama për Berishën, liderin shpirtëror të Lazaratit qajnë më shumë.

Pas atij statusi të stërgjat e kuptova edhe unë. Edhe shoku im. Se pse pikonin ata lot ate ditë qershori të para dy viteve.

43 komente në “Berisha, lideri shpirtëror i Lazaratit (mbresa të përjetuara në Lazarat)”

  1. jana says:

    Ardit te pershendes nga Peja ,bravo per shkrimin

    1. Majlinda says:

      Sali eshte Lideri shpirteror per “Antiligjoreve”, te gjithe qe bejne krime, dhe shkojne ligjit ne te kundert, jane simpatizante te saliut, e cuditeshme me keta njerez, duan hamulli dhe rremuje, keshtu mund te mbjellin hashash, apo te vjedhin, apo te bejne dhe vrasje, sic e bene,

      shteti kete rradhe duhet te jete i pa-meshirshem me kete kaste, Sala vjell vrer, po vreri ka per ta ngrene kete monster te ketij vendi,

    2. suela says:

      pershendetje nga Italia bravo ardit

  2. shqip says:

    Eshte kryekrimineli i Shqiperise,lideri i klanit te droges,rrumpalles se qeverise e shtetit qe i beri putana sic eshte vete den-baba-den edhe shtetin,edhe turmat qe i shkojne pas.Pthuuu,soj-sezit!

  3. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    a din si asht puna rri shtremt e fol drejt thojm knej ka zona jon,ja ka arrit aq bukur qellimit tina sa e ka kriminalizua kemb e krye SHQIPRIN e zez ske nevoj ma anej shif moshen e re ta basha ta kthesha me vra me pre mosha internetit sic e quan aj me nji fjal shif tragjedin sot

  4. arta says:

    të lumtë pena se të ka dalë nga shpirti kur mendon se një djalë nëne në më të mirën moshë u nda nga jeta. E donin thua, se po i vriste për ditë, edhe Vorpsi qau por jo si lazaratasit, ajo do humbte mundësinë të ishte për natë në tv duke vjellur vrer si papagall atë që i shkruante Saliu, ata do shpëtonin fëmijët e tyre nga bota e krimit ku i kishin futur, por me sa po kuptojmë lazaratasit (jo të gjithë) ushqyen fëmijët e tyre me helmin e Saliut dhe tani të mbajnë pasojat. Sec më thotë dicka se edhe në kohën e luftës Lazarati merrej me “drogë” që shpërndanin ballistët duke tradhëtuar interesat e Shqipërisë. Turp për të gjithë ata që mbështesin kriminelë si Saliu, mirënjohje bijëve të Shqipërisë që sakrifikojnë dhe jetën për të ndërtuar shtetin.

  5. erwer says:

    ka surrat ky plak palaco ti thoje Rames qe ai eshte lidhur me drogen.

  6. korcari says:

    Mire ti qe e kuptove tani se ne te tjere e kemi kuptuar me vite..haha! Pervec shakase, ke shume te drejte po kshu eshte ne albanistan o shok…eshte gjysma e popullsise me mentalitet te shekullit te 18-te. I kane te zene syte dhe veshet..nuk shikojne dhe as degjojne,,ose e kane trurin te bllokuar..nejse!

  7. meckojati says:

    E bukur fort te lumte pena e mendja.i madhi Dritero ne poemen e tij thote:ku ti gjej rrenjet e tua parti. Ne pd e sales do ti gjesh ne krimi, ne droga,ne mashtrimi,ne hipokrizia,ne tradhetia,ne servilizmi e cfar te thuash me pare kjo eshte filozofia e asaj partie,dhe ata qe qajne kuptohet qe jane te lidhur me kete filozofi , dhe populli do ta lere gjate ne opozite.

  8. Delli USA says:

    Ke te drejt po jo pltesisht,nuk jan vetem lazaratasit qe qajne per Saliun,dhe nuk eshte vetem Saliu qe nuk thot asnje fjale per oficerin e vrare,por ke dhe shume gazetaruc dhe mender analist neper studio,si Lela,Mark Marku,Shkullaku,Bejtja,Fevziu etj qe I bjen te njejtit fyell si krimineli I Vicidolit.Kjo eshte fatkeqesija jon,Shikoj Lelen ne studio te ndryshme televizive dhe me kujtohet Cili I para dy vjetesh,njerz te neveritshem.

  9. BillNY says:

    Dergojani kete shkrim C I A!

  10. Sit back.. and .....relaks says:

    Po ik o se nuk ka dite e ngjarje mo i beni lidhje me Saliun. C’lidhje ka sot saliu me ngjarjen, as kryetar partie nuk eshte, as kryeminister e as president. Celsat e kashtes ka. Tani qe mori dhe bashkite PS ska me goje te ankohet e pemtendi saliun. Te mira e te keqija do i mbaje vete ne kurriz. Lazaratin ta gezoje ps e ti japi drejtim po pati bythe po spati mos coje djem nenash per dhjam qeni po te mbylli sqepin e mos beje gam gam. Ngelet saliu saliu saliu per cdo gje. Rama ka dy vjet ne pushtet e akoma merret me saliun. I ka ngelur sahati ne opozite. Saliu ska asnje pergjegjesi mbas 2013 e ketej. Pergjegjesine ka qeveria e cila ka per detyre te siguroje jeten e qytetareve dhe forcave te rendit. Ministri duhet te japi doreheqje me gjithe drejtorin e policise se nuk jane per ate pune. Nuk mbahet shteti me kalamaj se pastaj dalin ca kalamaj te tjere si 15 vjecaret lazaratsa qe te pjerdhin shtetin.

    1. Coli says:

      Duket qe je axhami dhe vazhdon ti thuash pilafit peldaf. Sot vazhdon te vije verdalle akoma hija e Enverit dhe jo me e Sales. Lexo Cufon se mbase kthjellohesh.

  11. shqiptari i krishtere says:

    Bravo te qofte.Eh sa njerez te peshtire dhe cfare mut kryeministri kemi patur por falenderoj Zotin qe njerezit e mire jane shumica dhe na e hoqen kete pleh nga skena por nuk do te jem i qete deri ta dergojne ne varr.

  12. Juljana says:

    Ke bere nje pralle qe nuk na I mbushe mendjen fare per ate qe do te thuash, nxjer konkluzione, sikur ata qe te lexojne jane budallenj….

  13. Prodhonin alamet malli mor vlla. …made in lazarat

  14. komunalja says:

    Gjithe kumbaret e shqup-it ne litar!

  15. , says:

    artikull i ndjerë por mëso mirë gjuhën shqipe për të shkruar ashtu siç duhet , me ortografi,dmth

  16. Përshëndetje të nderuar komentues!
    Po na e shan një njeri Saliun, lideri i partisë të cilit ky yrnek i përket, është mafjozi më i madh në ballkan. Populli thotë po të pështysh lart, pështyma të bie në surrat, por ju jeni aq të pacipë sa dhe pështymën nuk e ndjeni.Pikë së pari, ky popull i rraskapitur e njef mirë se kush është Ilir Meta, ndoshta ty nuk të njef që i përket partisë së Ilir Metës. E njef mirë Ilir floririn, e njef mirë Ilir bllokun, e njef mirë atë që kur ishte në pushtet, ata që u vranë në bulevard i quajti kokë pa larë.Sigurisht që me pushtet bën para dhe me para mer pushtet. Ne e dimë se si i ka marë ato vota LSI-ja, duke i blerë dhe mashtruar ata që vuajnë për koren e bukes.LSI ju ka shndërruar juve njëlloj si debatikasit e lëvizjes komuniste në Shqipëri.Ju për pushtet dhe për të vjedhur jeni gati të bëni koalicion jo vetem me Saliun por edhe me ISIS-in. Na thuaj pak zotëri për administartën që është në varësi të LSI, sa njerëz me precedente penale keni. Nja dy a tre janë arrestuar bujshëm, si p.sh. ajo drejtoresha arsimore e Lushnjes dhe ky i shpërndarjes së barnave në Elbasan.Të tjerët populli nuk i njeh,por ne që jemi akoma në administratë i njohim se çfarë injorantësh keni sjellë, mjafton që ata të sjellin vota në partinë tuaj.Countdowni juaj filloj që në këto zgjedhje. Dhe për ta mbyllur do tju kujtoja thënien e George Orwell: « NJË POPULL QË ZGJEDH NË KRYE TË KORRUPTUARIT, RENEGATËT, MASHTRUESIT, KUSARËT DHE TRADHTARËT NUK ËSHTË VIKTIMË: AI ËSHTË BASHKËFAJTOR ».

    1. Flamur_Vlore says:

      askush smohon asnje rresht te teoris tende pooor kjo ngjarje eshte ndryshe saliu strazimiri etj bejn thirrje per revolta per mosnohje te zgjedhjeve PER DESTABILITET DHE CUDITERISHT DORA KRIMINELE E PD SI KUR ISHTE NE PUSHTET SIKUR RRI BRINJAVE TE MALEVE ME DROG GJITHMON I PERGJIGJET MENDJES VRASTARE TE BERISHES–

  17. Skrparliu says:

    Heu bre kush na paska shkruajtur.E ke bërë shurrën sot bre djalkë?

    1. Adriatik lapaj says:

      qa eshte ky komente o njeri pa tru,a keni zemer a jo nena sote mbuloje te birin me dhe dhe ju talleni nekomente ,apo dhe ti je nga krahu I vrasve ,turpe te keni.Ardit bravo suksese

  18. andromeda says:

    Vallahi, e kishte kuptuar mirë Viçidolsi.- le të pasurohen shqiptarët me drogën, bile t’ia fusim edhe Europës plakë që historikisht na ka nëpërkëmbur e na ka lënë në zgrip të mjerimit. Nuk di në do ta meritonte titullin që i dhanë miqtë tanë ‘politikani i madh’ apo ta quanim pushtin më të madh, horrin më të urryer, mashtruesin më të madh të të gjitha kohërave. Ekonomia shqiptare (informale) u ndërtua kryesisht me fitimet që vinim nga kultivimi dhe tregëtimi i drogës. Gjithshka është ndërtuar nëpër qytete ka qenë pare e pisët e drogës, prostitucionit, etj. Arsyeja e shëndoshë është e prirur ta quaj këtë lider 20 e ca vjeçar të politikës sonë, si gangsterin më të madh të të gjitha kohërave dhe kam përshtypjen se vetëm një gjyq ndërkombëtar mund t’i japë atij dënimin kapital.

  19. z says:

    Nuk eshte vetem Berisha. Po Presidenti? Duhet ta kishte dekoruar qe mbreme. As nje fjale nuk tha, ai qe nuk reshti te perserise Saliun per vjedhjen imagjinare te votave. Turp per presidentin. Turp per Saliun. Turp per Strazimirin qe beri para dy ditesh nje deklartate skandaloze (nuk shkulet dyshja Rama Meta me vota!!! – Idiot i lindur!). Por turp edhe per maxhorancen qe i le te livadhisin plehra te tilla ekstremiste muslimane. Turp per te gjithe shqiptaret!

  20. kimkar says:

    Berisha eshte frymezuesi i tyre ! Berisha, PD-ja dhe politika e tyre e ndyre jane fajtoret kryesore perse u “krijua” dhe lulezoi “Republika e Lazaratit !
    Lazarati lindi nga mungesa e shtetit nga tolerimi kriminal i shtetit ! Cdo gje e ka nje fillese por ka edhe nje fund kete gje Lazarati sdo ta kuptoje !

  21. plastika says:

    OOOOOOOOOO TEMA LESHIT,VAZHDONI JU ,FAJIN E KA SALIU.AHAHAHA JESI SI LETER HIGJENIKE.

  22. arben says:

    Sali Berisha ishte strategu I thyerjes se embargos qe OKB I beri Serbise gjate luftes me Bosnjen dhe e furnizoj Sllobodanin me karburant duke kontribuar ne masakrat e tij gjakatare.Sali Berisha dhe PD kane qene dhe jane boset e vertete te droges se Lazaratit I cili eshte pjella mostruoze e dale nga mitra kriminale e tyre.Per aq kohesa nuk do shkallmohet nga drejtesia ky burim I se keqes ne Shqiperi kurre nuk ka per te patur qetesi e prosperitet demokratik.

  23. vizioni i Bashes says:

    Pse nuk e thua troç, se jemi një popull muti dhe e kemi hak, bile e duam, një “lider” të tillë, si Berisha…???!!!

    1. suela says:

      bravo ardit.rama meta ju dham voten tani na ndimoni ju neve.kameni ato erbindsha .shum keq z/L Basha keshut e mesoni aktivistet tuaj te vrasin njerez turp

  24. alba says:

    E vertete …edhe pa pare me sy situaten ne ate fshat , flet shume statusi dhe prononcimet e Berishes nuk eshte e veshtire ta kuptosh .Ai , Partia e tij jane mbrojtesit , ndaj dhe jane gogoli i cdo shqipetari te ndershem , apo se paku te cdo shqipetari qe nuk eshte hajdut ..kriminel .Nuk e di , se cfare duhet te beje me shume qe ky njeri te gjykohet dhe te mbyllet diku ..dhe jo ti merren prononcimet dhe te rrethohet nga gazetare apo media.

  25. tfgs says:

    E kam thexuar shpeh se PD eshte parti islamikesh ,ne sherbim dhe votuar prej muslimon brodhers,teper e ngjashme me partine islamke te Morsit ne Egypt.Per 23 vjt ne politiken shqiptare islamiku Berisha tjetersoi dhe shtyjti drejte islamizmit dhe botes arabe pothuajse 70% te myslimaneve ne Shqiperi kjo ne saj te motos:ti me voton mua,une te sherbej ty,qe te dy jemi fitues pasi jemi myslimane dhe Allahu eshte me ne[ketu shrytezohet injrancia].
    A u kujtohen postet ne sherbimet sociale,arsim,mjexi,polici,bashki,kesh,ujera,dogana,ushtri,permbarim,privatizim/rikthim pasurish mdje edhe ministrat,ambasadoret etj vec sunite,kosovare,came………..
    Me 21 janar islamiku Berisha vrau popullin e tij,vrau dhe eleminoi ne menyren me makabre kundershtare politik etj.Po te ndodhte kjo ne nje vend evropian,kjo parti ne zgjedhjet e ardheshme nuk merrte as 3%,ne Shqiperi sot PD edhe pse beri gjithe keto makabra,ajo votohet nga 40% e myslimon brodhers, fale injorancise dhe ADN-se turkoshake.
    Te njejten gje ben sot edhe partia SHIITE e LSI se hajdutit dhe bashkepunetorit te Berishes Meta.Ti me voton mua dhe une te sherbej ty,duke te futur apo premtuar pune.PD-ja nuk i ka humbur votuesit e saj sunite apo shiite,thjesht nje pjese e tyre kane nderuar ngjyren e lekures jane kthyer me hajdutin Meta…………

  26. daniel says:

    Ngjarjet ne Lazarat ishin pergjigjia e thirrjes se deputetit demokrat Stazimiri mbas votimit.A tha ai se dyshja Rama Meta nuk luftohet me vote por….,ja kete donte te thoshte deputeti

  27. xhesi says:

    Bravo ardit per shkrimin.
    ngrihuni shqiptare se po ja vrasni femit.boll pate gjith diten politk po shkrihei fare ate parit qe po I vrete te gjith njerzit e mire,te fillu tek.sokol olldashi,
    e te maru te Ibrahim basha.
    turp

  28. faiku says:

    nje pershendeteje nga londra.
    bravo Ardit Cela
    bravo PD keshtu mendoni qe do fitoni turp te keni

  29. faiku says:

    pd na shkaterrova shqiperin.
    zoti kryeminister,ju bej fille ne emere te popullit tend shqiptare.shkrihei partin domokratik,ato te poshter po vrasin bite e shqipes.ngrihuni dhe tregoni qe ju jeni me ne
    Bravo ardit

  30. faiku says:

    bravo ardit cela bravo .
    ju uroj suksese

  31. suela says:

    bravo ardit suksese

  32. katerina says:

    shum Interesant shkrimi te lumte.uroj qe shqiptaret te shpetojne nje dit nga kjo kauz e madhe qe I ka zene

  33. kristi says:

    ngushellime familjes te se ndjerit,
    ardit bravo

  34. Anila says:

    .zoti te dhente garete.

    se kjo bela ty te zuri

    se te bire ta zuri plumbi
    ta zuri ne detyre,
    dhe askush si dha garaci

    dhe te tha nene me vone do vi.
    ma bej buken se shpejt do vi

    po moj nene po yt bir erdhi,
    erdhi ne shtepi,

    erdhi u fute mbrenda
    sofren e ke kthy

    e tend bir po pret,
    po yt bir oj nane smundet mu ngrit

    se nje plumbe qorre
    e vrave qe me mos mu ngrit
    qaj e mjera nane qaj
    me jote te zi se shum bir te shqipes
    po biene per politik

    ju qofte haram gjiri I nenes tende
    qe vrave pa fai birin e nenes loke

    anila

  35. ada says:

    Bravo ardit shum e bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje