Kalimi i disa shërbimeve sociale rezidenciale në shërbime komunitare me bazë vullnetarizmin, përbën një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në trajtimin e grupeve vulnerabile. Për të siguruar vazhdimësinë dhe shtrirjen e këtij shërbimi si një risi e implementuar në institucionet e përkujdesit social, MMSR në bashkëpunim me partnerët e projektit IADSA, kanë organizuar sot aktivitetin “Promovimi i vullnetarizmit”, në Shtëpinë e Fëmijëve Parashkollorë 3-6 vjeç në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe ministri Blendi Klosi.
Pasi ka falënderuar partnerët që kanë bashkëpunuar në transformimin e shërbimeve rezidenciale në shërbime komunitare, ku tashmë ofrohen tipologjitë e reja të shërbimeve, si kujdestaria e përkohshme për fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës Parashkollor Shkodër, apo asistencë shtëpiake për të moshuar në nevojë, Klosi ka theksuar se është detyra e shoqërisë që të gjejë modele dhe praktika sesi mund t’i zhvillojë më tej këto iniciativa. Duke u ndalur te vullnetarizmi, ministri theksoi se ai është një instrument i shtuar në tipologjitë e shërbimeve sociale. “Vullnetarizmi është në zemrën e komunitetit dhe promovon besim, i bën njerëzit që të jenë qytetarë më të mirë dhe iu mundëson lidhje me komunitetin ku jetojnë për obligimet e veta si qytetarë, por dhe iu hapen perspektiva të reja zhvillimi. Kjo frymë e re, e praktikuar më së miri nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare që punojnë prej vitesh vullnetarisht në vendin tonë, partnere kryesore në nismën e ndërmarrë për zbatimin e shërbimit të vullnetarizmit në institucionet e përkujdesit social publik, tashmë e bën këtë shërbim realitet”, – tha ministri Klosi.
Më tej në fjalën e tij, ai e konsideroi si një sfidë të tijën në detyrën e ministrit të MSR-së që të mund të realizojë procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale, vendosjen e standardeve në ofrimin e shportës së shërbimeve sociale komunitare, ku shërbimi të ofrohet atje ku është dhe nevoja e kategorive në nevojë. “Vetëm duke integruar përpjekjet e pushtetit qendror me atë vendor, së bashku me aktorët e tjerë si shoqëria civile dhe donatorët, do të jemi në gjendje të hartojmë politika të ndjeshme dhe kështu qasja jonë ndaj shtresës në nevojë do të jetë në gjendje të adresojë problematikat e disavantazhit social me të cilat kjo shtresë përballet në realitetet e sotme zhvillimore”, – përfundoi ministri Klosi fjalën e vet.
– Ku ke kene mer Kola, tash nji muj? Ke hup krejt?!
-Vullnetar ne hekurudhe, erdh policia e me mori para nj mujit me me cu vullnetar ne hekurudhe.
U kthye prape ky mentalitet.
Po cfare pune ka shteti me keto gjera qe fare mire mund te organizohen nga komunitetet fetare, OJQ etj.
nuk duni gje tjeter ju me punu me pune vullnetere dhe me majt rradha per cdo gjo
me nji llaf xhxaxhi nuk ja paska fut kot