Reforma e arsimit të lartë e papolitizuar, Nikolla: Produkt i ekspertëve të pavarur

1 Korrik 2015, 12:20Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla diskutoi sot në komisionin e ligjeve mbi projektligjin për Arsimin e Lartë.

“Projektligji nuk është reformë e partisë në pushtet, është një reformë e papolitizuar dhe produkt i ekspertëve të pavarur. Si çdo reformë nuk presim që të gjithë ta përqafojnë. Ligji mundëson një cilësi të re në akademi. Ky projektligj është diskutuar edhe me grupet e interesit”, tha Nikolla.

Duke iu referuar 23 viteve të mëparshme, Nikolla tha se në këto 23 vite universiteti ka pasur shumë problematika.

Sipas Nikollës, ka marrë fund koha kur në universitete bëhej sikur jepej mësim.

Sakaq, ajo theksoi se do të ketë një fond të posaçëm për studentët ekslentë dhe studentët në nevojë.

4 komente në “Reforma e arsimit të lartë e papolitizuar, Nikolla: Produkt i ekspertëve të pavarur”

  1. Arber says:

    Asnje reforme nuk ka nese nuk shkrihet pjella e sali Berishes: Qendra e Studimeve Albanologjike” me Akademine e Shkencave ne nje institucion te ri: Akademia e Shkencave Albanologjike.

  2. Anila says:

    Po i eksperteve te pavarur te UET-se!

  3. anananananananna says:

    E vertete. Cili eshte me te gjithe, i pa parti!

  4. tekniku says:

    Fakti qe perdor si karte pavaresine eshte qesharak, se nuk e kuptoj se perse nje propozim jashte partise zyrtare quhet automatikisht i mire.
    Fakti tjeter i papertypshem eshte premisa e ministres qe kjo reforme kundershtohet nga disa…ku e mati sasine e kundershtimit ministia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje