“Ajo që mbaj mend pasi kalova derën e ambasadës gjermane, është se isha me sandale dhe ato më mbetën jashtë derës. Ikëm këmbëzbathur në të gjitha kuptimet”, kështu tregon Ilir Demalia, një ndër protagonistët e ngjarjeve të korrikut të vitit 1990, ku mijëra shqiptarë mësynë në ambasadat e huaja me guximin dhe shpresën e madhe për të takuar lirinë.
Sot pas 25 vitesh shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në Perëndim, por ne ato vite te dilje jashtë Shqipërisë ishte një ëndërr e ndaluar, e cila u hap me forcë, me dhimbje dhe me sakrifica.
Demalia së shpejti do të sjellë edhe një libër, ku ai rrëfen jo vetëm atë që ndodhi në korrik 1990, por edhe zhvillimet që çuan në atë hap që ndryshoi historinë e Shqipërisë komuniste. Në një intervistë me Skype për TemaTv, Demalia rrëfen arratisjen e tij nga Shqipëria dhe ditët e gjata të pritjes në ambasadën gjermane.
Ilir përshëndetje, si po shkojnë gjërat?
Gjërat normale. Ndjekim Shqipërinë.
Kur ishim në Shqipëri mezi prisnim të iknim, tani që jemi këtu e kemi mendjen aty.
Ilir e mban mend ditën nga mëngjesi deri në momentin që hyre në Ambasadën Gjermane?
E mbaj mend. Mirë është që njerëzit të jenë të sinqertë. Unë nuk kam hyrë në ambasadë në datën 2 korrik. Nuk kam “çarë” asnjëlloj muri siç thonë njerëzit.
The që nuk ke hyrë në ambasadë në datën 2 korrik, kur hyre?
Kam hyrë në datën 4 korrik. Ishte krijuar një atmosferë që pas rënies së regjimit të Çausheskut. Regjimi i Tiranës jetonte në makth, jetonte në makthe si kompleks, i tradhtonte inkoshienca e krimeve që kishin në kurriz. Në fakt nuk kishte një reagim të gjerë popullor.
Cilat ishin përjetimet tuaja?
Unë nuk kisha ndërmend të hyja në ambasadë, por njerëzve në Kinostudio ku punoja u kisha thënë se ishte koha për të bërë diçka.
Nëse iknit vetëm ju, familja juaj këtu mund të vuante pasoja të rënda, kjo ju trembte?
Atë ditë kam shkuar në punë në Kinostudio. Mbaj mend jam takuar me Pirro Milkanin dhe Arben Kumbaron. Pirro Milkani më tha: “Akoma s’ke hyrë në ambasadë”, jo i thashë do rri këtu me ju.
Muri ishte çarë në 2 korrik. Mbaj mend që Saimir Kumbaro më tha “ik se gjithë intelektualët janë të tredhur këtu”.
Pastaj mora rrugën dhe shkova tek rruga e ambasadave.
A e kishit folur me dikë apo ishte instikti që ju çoi drejt ambasadës?
Unë kisha disa miq të mi tek rruga e ambasadave që jetonin aty, tek ajo Bullgare. Akoma nuk e kisha të qartë të hyj apo mos të hyj. Po prisja të ndodhnin ngjarje dhe kjo ngjarje e madhe për tu dhënë përkrahje atyre.Pastaj në një moment kur po kaloja tek rruga e ambasadave, aty ishte sampist Fidel Ylli që është sot deputet. Ka qenë sampist me trupat speciale të repartit 326 edhe njiheshin si djem Tirane. Dhe më thotë “hë ti s’po hyn”, – Jo, i thashë s’kam në mend me hy. Në këtë kohë ka qenë komplet instiktive hyrja. Hapet dera për të hyrë makina e ambasadës dhe unë hyj brenda, kaq ishte historia.
Sa ishte ora kur hytë brenda?
Ka qenë orë rreth 2-3 e drekës
Kur kalove derën çfarë ndjeve?
Unë në të vërtetë isha me sandale dhe i lashë sandalet jashtë ( qesh).
Paske ikur këmbëzhathur nga Shqipëria.
Zbathur kemi ikur të gjithë, në gjithë kuptimet ishim zbathur.
Imoraliteti i gjithë kësaj, ishte sesi ish-funksionar të regjimit dhe intelektualët nuk janë të sinqertë. Unë nuk kam organizuar njeri, as im vëlla nuk e dinte që unë po hyja në ambasadë. Asnjë nuk e dinte dhe as unë nuk isha i qartë.
Sa ditë ndenjët në ambasadë?
Të parët kanë hyrë në datën 2 korrik. Duhet të kuptojmë që ngjarja e ambasadave nuk ka qenë 2 korriku. Kanë nisur më herët. Çarja e murit u bë një apo dy ditë para në ambasadën Italiane.
Çfarë mendonit ato ditë që po prisnit të iknit nga Shqipëria?
Unë kam hyrë në datë 4 deri në natën e 12 duke u gdhirë data 13.
A kishit frikë duke qenë se ishit ende në Shqipëri?
Unë personalisht nuk kisha frikë. Dija një gjë, kam pas dhe probleme me njerëzit e pushtetit atë kohë, si Dilaver Bengasi dhe bënin presion sipas ambasadorit gjerman që shteti shqiptar do të fuste ushtrinë në ambasadë
Po ju vet?
Unë isha i sigurt që nuk hynin dot aty edhe pse bënin presion.
Isha i sigurt që nuk na nxirrte dot askush. Por sa do të rrinim aty, kushtet e krijuara në ambasadë, prerja e ujit për tre ditë, mungesa e ushqimeve, kushtet higjenike, u bllokuan gjithë banjat, ishte një tmerr. Mund të shpërthente një epidemi.
Po të zgjaste gjendja dhe një javë do ishte fatale.
Ju që ikët nga ambsadat u quajtët si më me fat, e quan veten të tillë për gjithë rrugën deri në SHBA?
Jam me fat që ndodhem në SHBA si tempull i demokracisë, por e konsideroj veten që isha pjesëmarrës dhe aktor në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë që lidhet me lirinë dhe kundërshtinë kundër regjimit. Është tragjedi të jetosh në diktaturë, por është edhe fat të jetosh në kohë revulocionesh edhe pse ngjarja e ambasadave nuk ishte revolucion.
Në intervistën e parë kur jeni larguar keni thënë që nuk ikët me dëshirë, por kjo dëshirë duket se mungoi për tu kthyer edhe pasi ra regjimi, çfarë ndodhi?
Largimi nga vendi përderisa quhet arrati nuk është largim me dëshirë, kjo ishte arratisje nga ferri. Ishte largim i detyruar.
Përse nuk u kthyet?
Unë jam kthyer. Kam ndenjur edhe për kohë të gjatë, por ndoshta vet jeta në perëndim ka bërë që të mos ingranohesh dot me absurditetet me mënyrën e funksionimit të shtetit dhe shoqërisë.
Ju po bëni një libër së fundmi… dhe shpesh jeni shprehur se historia nuk po tregohet siç ka qenë?
Kjo konsiderohet si një detyrim qytetar që duhet ta ketë çdo njeri. Sepse ajo që përsëritet prap sot, që modelet e jetës në Shqipëri bëhen modele të keqes dhe kjo tregohet tek niveli i parlamentit shqiptar, që është i mbushur me hajdutë, kriminelë, me injorantë që nuk janë as në nivelin më mesatar të shoqërisë. Kjo tregon që ne kemi deformuar historinë dhe gënjejmë dhe manipulojmë historinë dhe jo vetëm historinë e post komunizmit dhe të komunizmit por edhe më përpara.
Libri juaj është në një formë ditari, ti ke shkruar përjetimet e tua?
Unë kam shkruar përjetimet e mia. Sytë e mi janë një kamera me të gjitha vendet që kam filluar që me janarin, demostratën e heshtur, ngjarjet në Shkodër, ngjarjet në Kavajë. Duhet t’i japin të gjithëve kritikën dhe duhet të shohim qëndrimin që mbajti elita intelektuale e regjimit në atë kohë. Per ngjarjet e 2 korrikut, te cilat moren permasa botërore, intelektualët shqiptarë nuk kanë një deklarim publik për atë ngjarje. Sot ata mund të thonë çfar të duan se kanë mbështetjen e medias, kanë fuqinë e politikës, kanë marrëveshjen me njëri-tjetrin dhe këtu fillon deformimi i historisë.
25 vite më pas si e shikoni shqipërinë, ju që kërkuat Europën, perëndimin, kur vini për një vizitë apo edhe për më shumë ?
Shqipëria do të jetë me mua deri në frymën e fundit. Shqipëria është e dhimbshme dhe e shoh si një vend që unë nuk mund të jetoj.
Pra ka ngelur e njëjta Shqipëri si ajo e para 25 viteve më parë, në të cilën nuk jetoje dot më ?
Jo në atë aspekt Shqipëria ka ndryshuar sot jo si shkak i politikave të shtetit dhe të qeverisë shqiptare. Shqipëria është e pajetueshme për shkak se nga Shqipëria po largohen njerëz. Ne kemi një shtet jo funksional demokratik , ne nuk kemi një shtet funksional në mënyrë administrative. Shqipëria është një etapë e mbyllur pasi kam gjysmën e jetës këtej, gjysmën në Shqipëri dhe kjo gjysëm në një ambjent tjetër si politik, si social në të gjitha drejtimet, kur shkoj votoj këtu unë votoj se kam bindjen time për këtë votë për bindje. Në Shqipëri votohet për një vend pune, për një vend në administratë apo polici.
Librin do ta sillni për publikun shqiptar ?
Libri ka mbaruar, besoj se do jetë gati në shtator dhe shpresoj se do të jem vetë në Tiranë. Problemi është që mos i trajtojmë këto ngjarje si ato festat e brigadave të partizanëve kur vinin dhe flisnin veteranët por duhen trajtuar në mënyrë analitike , shkencore që të kuptojmë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe pse po na ndodh.
Mire thote Syci me larte qe nuk jetohet ne ate vend,pa lexuar akoma filluan gjykimet…O Sycooo me mire ne fb vella se ketu nuk ja vlene,mua me kane bere pleh…Bravo komplimente ty dhe gazetares per pyetjet shume te goditura e sa per ty nuk kam fjale,te njohim mire,na kenaqe ne fb.
Eh iken 25 vite,e ne po aty ngelem,ai vend nuk behet,interviste shume e bukur
i modh ke qene dhe ashtu njele vella
Nje kapacitet qe i mungone atij veni,iken vlerat dhe ngelen halet qe nuk po lejne gje pa i bo asaj shqipnie bravo Syco,leni mutat je i modh dhe njelesh i modh e trim.
Shume realist
o ti e “verteta” qeke dhe i trashe dukesh qe ke mllef,vet thua i hapen rruget,siduket paska vlera qe ju nuk i keni,ai doli e flet si burre kurse ti me pseudonim si miu qe fshihet ashtu sic ke bere ne kohen qe spiunonit miqt tuaj,ju ka njel ky zanot ene nuk ju del dhe ketu.
Sa popull i poshten qe jena,perbuzin ne punen,mo mire roje parkimi se qen hajdut dhe bythelepires or ti mik,pastaj mos ja qaj hallin kaloresit se i varek komet,as punen qe bene,dhe halet te laj i lane me nder dhe jo si ju qe jeni roje dere dhe thoni profesor ne shqiperi.
Turp tju vij dhe harram ju qe injoroni punen e djerses per te gjithe emigracionin,zoti ju pafte dhe gjykofte per cka flisni,merruni me intervisten dhe ngjarjen jo me personin,prandaj kenmi ngel aty ku jeni se gjykoni punen dhe lavderonin pashallaret qe ju heqin breket cdo dite dhe ju lane me barkun bosh.
Komplimenti Ilir,ke ngelur njesoj di dikur,bravo,pres tek zeri i amerikes intervisten tende,tymi drejte se qent ate pune kane…
Fb hap e ke,pse keta trima legena nuk dalin me fytyren por si struci,keshtu ishin dhe ne ate kohe ku ti dole me gjoksin e hengre shkopat,25 vjet nuk te kompromentoi asnje parti,le te dali nje fakt po jo o djalo bejne blaaa e hane mut ketu se dalin me perzervativ ne koke dhe jo hapur si burra,mire thote ai ma nalt,ti ke fol ne drite te dillit e jo i mcef si miu.te uroj o danoc tirone gjithe te mirat e botes
Pershendetje sycho njerez si ti i mungojne atij vendi sot dalin plot heronj e flasin per ate kohe po ti ke qene nje hero i vertete qe skishe frke te flisje hapur bashke me chunat e grupit te pishes qe organizuAn demostrAten e heshtur si Faruk pici shefki glina cim hasani etj keni qene chunat e tirones qe ngjallet shprese. Per te Ardhmen e atj vendi
pse a thu te tre kta kaqolat ,njerzit me alabake te tiranes ,
thirren demostraten e heshtur ,tipa si cek,degjenerata etj alabak rrugesh
tani kuptoj fare thjeshte ,perse gjithcka deshtoj ne ate vend .
Po ju drejtohem ju e vërteta, unë nuk analizoj dhe gjykoj as intervistën e as Ilirin që e njoh shumë mirë.
Por, po analizoj gënjeshtrën tuaj, kur thoni se në Itali ra ne gjunjë dhe tha: E dhjefsha Shqipërinë e urrej deri në vdekje, rroftë Italia….
Ajo çfarë dimë të gjithë si të vëtetë që është e filmuar dhe dhënë dhjetra herë në emisionet televizive për këtë ngjarje, është: Në Portin e Durrësit përpara së të futet në traget, është ulur në gjunjë, ka puthur tokën dhe i është drejtuar njerëzve të sigurimit: Mirupafshim atdhe, kur të vimë me Shqiperi të lirë!
Kjo është e vërteta e dokumentuar, ajo e juaja është genjeshtra e sajuar.
Sa emigrante ka nga Shqiperia ne ShBA?
Zonja gazeta re paska gjet kete zotri per te bere nje interviste,e cila as te ftoh as te ngroh ,me nje person I cili na paska bere heroizem qe paska hyre ne nje ambasade te huaj,ne nje kohe qe jane me qindra ata qe kane hyre para tij ne ambasada apo kane thyer kufirin per nje jete me te mire.
E mira do te ishte te intervistoheshi emigrante te cilet vertete sakrifikuan per vehte dhe familjet e tyre ,por me punen e tyre ja kane rritur vlerat vetvehtes dhe shqiperise sone te dashur.
Ne bisedat qe zhvillohen midis shqiptareve dhe te huajve,po e them pa asnje iluzion se cdo dite vihet re nje interes I vecante I tyre per Shqiperine duke dhene pershtypje pozitive e respekt per popullin tone pjese e te cilit,me krenari e themi jemi dhe ne qe punojme e jetojme ne dhe te huaj.
Pranda entuzismi I castit, nuk duhet te dominoje mbi arsyen.Kjo eshte nje keshille per gazetaret e llojit te lartepermendur ne interviste.
nje interviste reale dhe meqe eshte 25 vjetori merret ne pyetje dhe robi pergjigjet,nuk ka lidhje as me heroizem as me mburje,une te kuptova drejte ashtu sic mund te ishte kushdo.Tek ne mungone dashamiresia si popull,gjithkush ka mendimin e vet kur jeper me kulture ke kenaqsi.urime SYC
Me pelqen intervista per ndershmerine e Zoterise. Shqiptaret jane te pandershem, te pabese, te paburrni e rrenacake e Zotnia me duket Zotni sepse thote te verteten.
Po ti,ku e klasifikon vehten tende or mik? Boll hodhet balte mbi gjakun tuaj,se vehten tuaj ulni para te tjereve. Shqiptaret,ashtu si cdo komb tjeter ne kete rruzull,kane ajken dhe llumin e vet. Nuk i mungojne maskarenjte ketij kombi,por as njerezit e mire gjithashtu.
urime Syc,shume pak fjale por me vend,si gjithmone precize dhe njesoj i tregone prej 25 vjetesh,ata qe po mashtrojne cdo vit kane nje variant te ri.te perqafoj mik.
Me pelqen shume sinqeriteti i ketij njeriu. Eshte i vertete se eshte njeri. Nuk e dredh si shume “inelektuale” te kohes qe i quajten te larguarit : “jasshteqitje e kombit” e tani e mohojne.
Ky iliri nje karagjoz bulevardi ka qene dhe i tille ka mbetur edhe ne Amerike. Eshte turpt per ne qe te tille persona marin guximin te shkruajne libra per ngjarje te tilla si “Koriku i Ambasadave” pasi i bejne pis ato me te qe perfaqesojen.
Ai mund te tregoje histori personale me emegrantet ne kafene, por nuk mund te trajtoje dhe as te pretndoje analizen e vertetesise te asaj ngjarje te madhe qe ndihmoi ne shpejtimin e permbysjes te atij regjimi.
Ai e tregon vete se si iku,as qe e morri vesh se si dhe as sot nuk e di pse iku, pjatat ka lare ne Amerike keto vjet dhe ka parkuar makinat ne restoranti i Pier 4 andej nga Bostoni.Eshte turp per ate ngjarje historike qe ja ulni vlerat duke pyetyr syci trapin e lales qe tallej Tirana e asaj kohe me traplliqet qe bente.
Nuk ka rendesi puna qe ka bere or mik,por ato qe ai thote,nese jane apo jo te verteta.Sipas teje,i bie te flasin vetem ata qe kane kostum e kollare,(mentalitet tipik shqiptar) dhe jo ata qe kane lare pjata apo parkuar makinat. Pikerisht,se ka filluar nga zero,duhet te respektohet me shume.Sa perqind e shqipove e kane bere dhe bejne ate pune ne USA?? Mos ndoshta ata nuk jane te zgjuar,apo nuk kane te drejten e fjales? Nuk e njoh kete zoterin qe ka dhene intervisten,por me duken interesante ato qe thote.Pershendetje
I nderuar moderator
ndoshta e kam shkelur pak ne komentin e pare,dhe po e redaktoj pak idene time.
na rrenqethet trupi kur vine keto pervjetore dhe persona si ky demalia na eshte bere si pal vata .
edhe me budallai e di qe keto ishin figurante qe u shfrytezuan nga sherbime te huaja por kurresesi heronj.
kjo jo vetem per ngjarjen e ambasadave por dhe per hedhjen e bustit apo levizjen studentore.
per ngjarjet e ambasadave u perdor modeli kubanez por qeveria e atehereshme e menaxhoi me sukses dhe ambasadorin gjerman e perzune me ceremony dhe qeveria shqiptare por dhe ajo gjermane se la rroben e dipllomatit dhe veshi ate te nje agjenti me detyra special.
Ne dhjete vjetorine e kesaj ngjarje ambasadori gjerman dha nje version te tij qe tregoi se ishte truri I kesaj “kryengritje” spiunesh qe qendrat I kishine ne athine dhe Beograd
flet WB ne vitin 2000
episodi pare
Shqiptarët e parë shkuan në ambasadën greke, unë kisha shumë miqësi me ambasadorin grek, ai quhej Kakabasis, fliste perfekt gjermanisht, kishte ndjekur një shkollë gjermane, ai ishte miku im më i mirë ndër diplomatët. Ai nuk ishte vetëm një mik, që fliste gjermanisht si unë, por ne ishim edhe komshinj, pasi ambasada greke ndodhej direkt pranë ambasadës gjermane. Natyrisht që shqiptarët erdhën fillimisht në ambasadën greke, sepse ata ishin shqiptarë që vinin nga Jugu i Shqipërisë dhe që flisnin greqisht, dhe mendonin se ndoshta ambasada greke mund t´i ndihmonte ata. Të parët ishin rreth 15 deri 25 veta, të tjerë shkuan tek ambasada egjiptiane, italiane, disa shkuan tek ambasada franceze. Dhe unë u dëshpërova që deri në ato momente asnjë nuk kishte ardhur në ambasadën gjermane. Mua më vinte turp dhe mendova se nuk është e mundur që njerëzit të kërkojnë strehim tek egjiptianët, grekët apo italianët, por jo tek ne. Dhe me ndërgjegje të plotë i thashë punonjësit të sigurimit të kufirit federal se që sot e tutje ambasada do të jetë e ndriçuar në mbrëmje, që të gjitha dritat do të ndizen, dhe se porta e madhe që sheh nga rruga do të lihet e hapur që të bjerë në sy, kanati i derës nuk do të jetë i hapur fare, por i pakyçur dhe kjo duhej të ishte e dukshme. Unë nuk mund ta duroja që njerëzit nuk të mos kërkonin strehim në ambasadën gjermane. Kjo mori dhenë dhe njerëzit e parë erdhën, pastaj erdhën të tjerë, pastaj një kamion që prishi murin rrethues të godinës. Unë këto veprime i përshëndeta, por tani dua të them që kjo nuk u përshëndet nga qeveria ime dhe kjo m’u tha në telefon.
episodi dyte
Qeveria ime vendosi që ne nuk duhej ta përsërisnim një gjë të ngjashme dhe kjo ishte e drejtë. Për mua personalisht ishte e qartë që ky ishte fundi i regjimit, se mund të zgjaste ndoshta edhe 6 muaj apo një vit, por isha i sigurtë se situata nuk mund të stabilizohej më. Unë isha i bindur se procesi ishte vënë në lëvizje dhe se çdo gjë tjetër do të ndodhte vetvetiu në mënyrë të natyrshme. Qeveria e Bonit tha se gjendja është qetësuar, se njerëzit janë dërguar në shtëpitë e tyre, se unë do të hiqja flamurin gjerman nga ambasada dhe dera do të qëndrojë e hapur, kurse unë do të luaja zyrtarisht rolin e kujdestarit të shtëpisë. Kështu unë vazhdoja të merrja rrogën, por nëse dikush vinte aty, kjo nuk ishte më ambasadë, por një shtëpi. Kështu qëndrova rreth një muaj derisa mora një telefonatë nga Boni, prej nga m’u njoftua që duhet ta lë Shqipërinë menjëherë , kjo ishte edhe dëshira e palës shqiptare, paçka se unë isha tani vetëm kujdestar i shtëpisë. U largova me makinën time, me fotografitë e prindërve të mi dhe me bizhuteritë e mamasë sime e disa gjëra të mia private. Teksa udhëtoja një grua e moshuar iu afrua makinës dhe theu xhamin e saj me një gur. Kështu udhëtova pa xham deri në Beograd pas 16 orë udhëtimi dhe arrita në ambasadën gjermane atje. Dy ditë më vonë më thanë se unë isha bërë jeshil në fytyrë dhe se nuk kishin parë ndonjëherë një fytyrë të tillë. Gruaja ime, e cila ndodhej në Beograd fillimisht nuk më njohu.
a ju bie ne sy te nderuar lexues se miku I tij me ingushte ishte ambasdori grek dhe ….gruaja e tij rrinte ne BEOGRAD…
CFARE MUND TE JETE NJE AMBASDOR QE E PERZE NGA SHERBIMI DIPLLOMATIK QEVERIA E TIJ… NUK ISHTE NJE MASTER -SPY
Po he more ti qe ofendone,pse nuk e tregone dhe ti,te gjithe e kane ate te drejte,po te ishe nga ata dil me identitetin tend dhe jo si krimb toke…pse me ofeza,e kane pyetur eshte pergjigjur,ku thote ai qe jam une krishti i kesaj pune,perkundrazi thote qe jam marre me kete ngjarje si shume te tjere por askujt nuk ja mbane bytha te dali…ai qe ofendone ka shenja inferioriteti zoteri,me beni pershtypje qe flisni mbrapa nje emri te rreme dhe pse e pres karakteri i te dhjereve eshte ky,burrat nuk gjuajne me pushke nga kurrizi por vetem krimbat si puna jote Gjergj gjynah qe ke vene emer trimi se qenke legen.
Ore Beo,po mire more vella,pse nuk dilni e ti thoni,pse nxirrni vrer per njeriun,eshte si eshte eshte per vete,hiqeni gjarperin qe keni brenda ne zemer dhe shkruaj,askush nuk ndalone sot.Une te lexova pervecse ofezave te kuptova,bejuni civil ore burra se late nam.
Ti Beo,qe kur nis je nja mashtrus qe vjen ere deri tek qent dhe kuptojne mllefin tend,si guxone te akuzosh pa piken e turpit jo per demaline se e njeh gjithe vendi dhe nuk ke bythe…por dhe per te tjeret qe hyne nga halli ti i quan te futur nga te huajt,ti qenke nje legen injorant dhe mo mire qe nuk flet se nuk ka dal mensh media me te publiku injorancen tende.sil vetem nje prove nga keto qe thua.zoti past pune me ty qe mashtrone hajde mor katunar hupu prej ketej se ne e kishim brenda demaline dhe isha me bebe kur shihja se cfare bente me na nimu,nuk thote kush se o hero ne ai vet por mos hidh balte mor magjyp
O Syco o djal mehalle,leni palacot e hajde se na mungo,urime per intervisten,ene keta le ta kene me gazeten dhe jo me ty mor fakira se nuk o faji i tine se e kane marre ne ionterviste o rrace e flliqte
hahahahahahahahahah tash lexova ket idiotin Beo boooo ky qeka i semure hahahahahahah cfare budalliqesh flet,i boni ne bebet spiuna boooo rrace e kqe o ky milet
Une kam vetem nje pyetje per te gjithe keta qe komentojne me fyrje,
A ja keni bere kete pytje vetes pse 25 vjet rresht marrin vetem kete figure ne interviste dhe a nuk kishte kohe qe ta merrnin vesh se ishte i futur nga te huajt sic prallisin do kaqola qe nuk e njohin si natyre fare por flasim ne qe jemi qe femije me te,mosni bre se nuk ka faj ai qe e shqetesojne,ai nuk ndjek askend jane mediat qe e shqetesojne,njeriu i keq lind si puna juaj qe ngelet me vner ne goje,ai nuk ka vra e pre e spiunu askend,kush ka prova le te bohet burre e ti sjelli,por o vetem nje e vertete ZHELOZIA e semure.ecccc Syco se na mungo neve te stadiumit tirones te kerthitshim nji here si atehere qe ty te zvarriti policia me shkelma,keti i kena pa me sy se vec ti ishe i cmen
Kujtove se do na rregullojne tjeret vendin kur ike le fabrika e kombinate , kur erdhe mbas 25 vjetesh gjete plantacione droge ne Lazarate .
Ik o Dilaver-Beo se ta njohem gjuhen,ik o kriminel se te ka dalew boja me kohe
Libri ka mbaruar or zotni dhe aty ka vetem te verteta dhe jo mashtrimet e tua dhe spiuneve te tu,nuk je ti q
Cfare vlerash paska ky liber i I.Demaliajt dhe fjalet e shumta te shqipfolesve, ne nje pakice u larguam nga Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes dhe qe te gjithe Shqiptaret qe jane larguar nga ai regjim meritojne vemendje per ate sakrifice sic e kam bere edhe une qe kalova kufirin nga Shkodra deri ne Mal te zi! Cdo Shqiptare i kohes tone i din mire krimet e viteve 1985-1990 ne Shkoder per ata Shqiptare qe jane kapur ne kufi dhe tmerri ka qene kurre te gjithe Shkodra ka shikuar ate gje qe nuk deshiroj ta them! Athere mijra njerez paskan hikur nga ambasadat por kjo ka qene thjesht loja e ish sigurimsave dhe e Ramiz Alise per ta kaluar situaten pa gjakderdhje! Thjesht loje qeveritare e ish komunistave qe nje njeri si ky i mesipermi Ilir Demalia ku libri qe ai do te botoj nuk mund te kete asgje interesente dhe ne te kundert neqoftese nje njeri i qeverise te athershme do te hapte sekretet e arshivave te ish diktatures rreth 1985-1990 dhe do te realizonte nje liber interesant kjo do te ishte nje dritare e pa njohur per nje shumice Shqiptaresh ndofta nje liber i vlefshem historik per tu lexuar!
Po mire o njerez kush jeni ju qe kerkoni llogari cfare do botoj tjetri,sinqerisht dhe hasem ta kem kete njeri ne kete raste do i jap te drejte,pse ju paska djeg kaq shume ky njeri,as i bene keq kujt as i bi kujt m’qafe,kush u ndalu te bej liber dhe idioti i laprakes dhe kombinatit dhe askush nuk pyt,pse ju djeg kaq shume ky njeri meqe eshte kaq pa rendesi.Ju me kete rendesi qe i jepni9 ja ngrini vlerat qe qeka dikushi ndryshe sa botone ai dicka lujn mendsh dynjaja,ja ku keni Meten e Ramen qe po ja u shkyn koqet dhe po ju bene synet te gjitheve dhe askush nuk ka byth me u marr me to,cfare ju boni ju demalia o shkerdhata as ka vjedh kend as ka bo keq,por kush e njeh dhe ne amerik vetem ka ni9mu njerez miq e shok,turp te kini.Shkoni bre kerkoni Fevzos llogari qe boni liber e shume e shume kelyshave te komunizmit qe ja u morren errzin,gjithsekush ka te drejte te botoj cfare i do bytha,pse u bokeni kaq merak askush nuk po kupton,krejt per hobi don me e bo hahahaha gjine e keqe jeni bre shqipo pranej keni ngel per hall,shpirt zi e katran kini.Kujt nuk i pelqen mos ta blejn librin,askush nuk i cone me zor eh bela me keto rr….k….
Po cfare protagonisti ka qene ky o gazetare qe e merr ne interviste kete llapaqen, po ky eshte nje deshtak dhe nje idiot i lindur qe miqesia e te jatit e futi ne Kinostudion e asaj kohe dhe ishte si pune magazinieri(rekuizitier) e as gje me teper.
I nderuar Z. Demalia,
Ma basta, shprehen italianet kur dicka ekzagjerohet. Ju lutem, kthejeni koken mbrapa dhe shikoni patriotet e tu, qe u mplaken burgjeve, u shkrine neper kampe internimi dhe perseri e duan Shqiperine, punojne aty, martohen aty dhe pikerisht sekreti qe vendi yne vazhdon te ekzistoje dhe te lulezoje eshte forca dhe dashuria e tyre per kete toke. Mos na krahaso perendimin me Shqiperine se ata kane 4 shekuj qe zhvillohen. Fakti qe jemi gjalle nga 50 vjet komunizem, fakti qe kemi shtepi, fakti qe kemi familje, madje edhe fakti qe kemi nga nje makine, fitore e vogel ju duket Zotrote ?
Miqesisht nga Sherif Merdani
I nderuar Sherif !
Ke qene idhulli I brezit tim ne vitet 70′,por me thene te drejten e hengre nga pordhet e medha qe kishe dhe nga miqte qe ta futen nga mbrapa..e theksoj se me shume ta futen shoket nga xhelozia se nga ai regjim.
Kur njeriu kalon ne nje nivel respekti te jashtzakonshem nga shoqeria dhe sidomos nga rinia qe kishe ti atehere te kap semundja e madheshtise dhe e hengre.Te kemi ndjekur ne intevistat tuja dhe na vjen keq jo vetem per burgun e kohes xhaxhit por dhe per periudhen pas 1992 ku u bere vegel e njerit me te poshter te kombit dhe ndoshta te planetit ..te Sali Qenefit.
Po pse per nje makine paske luftuar o Sherif !
Me shume ke patur dinjitet I nderua sheriff kur ishe ne burg se jashte tij
Nuk e kuptoni I nderuar Merdani dhe Demalia qe ju priten “me lule” ne 1990 dhe pastaj na mbyllen dyert.
Perse akoma ne azilet e Europes regjistrohen 4 mije shqiptare ne muaj nje shifer absolutisht e frikeshme.
Perse ministry TAHIRI DHE AMBASDORI HELMUT ‘nuk I hapin portat a ambasades por I kthejne azilantet si te ishin bageti ??
Perse dhe ploitikane me rendesi ne ITALI thane mbytinei shqiptaret ne det sic vepruan ne mars 1992 (jo 1991) dhe ne mars 1997.
ZOTI SHERIF.
ky demalia nuk beri ndonje heroizem sepse dyert e ambasadave u happen me “kopili” nga te dy krahet.
Po ato mijra te tjere qe u vrane ne mallet e greqise,hengren operacjonin fshesa me nje egersi si te KU-KLUS-KLANIT.
A e dini sa mijra shqiptare femra jane ne bordellot dhe semaforet e europes dhe botes
A e dini sa mijra te burgosur shqiptare nga droga dhe kriminaliteti ka ne Europe dhe bote ?
A e dini sa mijra familja ka ne gjak ne shqiperi
A dini sa mijra femije te ngujuar ka ..
A e dini sa mijra familje ne assitence
A e dini sa neo-analfabete ka sot (edhe me dipllome universiteti)
I nderuar ish ikona ime Sherif: lexo rrjeshta e meposhtem te atyre qe shkuan “pa pandofla” ne gojen e peshkaqeneve te Adritikut dhe te lutem mendohu dhe kujto kengen tende
PO KU ISHE TI O ZOT KUR U MBYTEN NGA ITALIANET DHE SALEBANET KETO ENGJEJ
Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas (me dashje) me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
Roland Fezaj, 14 vjeç,
Oltion Fejzaj 13 vjeç,
Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
Gerard Xhavara, 4 vjeç,
Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
Qemal Roshi, 38 vjeç,
Roland Roshi, 2 vjeç,
Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
Donika Idrizi, 40 vjeçe,
Elona Idrizi, 14 vjeçe,
Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
Romeo Andrea, 28 vjeç,
Silvana Andrea, 18 vjeçe,
Kristina Andrea, 2 vjeçe,
Bardhyl Lame, 37 vjeç,
Tushe Lame 38 vjeçe,
Artuela Lame, 35 vjeçe,
Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
Anife Begotare, 41 vjeçe,
Rezart Begotare, 12 vjeç,
Erald Begotare, 13 vjeç,
Zeman Avdia, 37 vjeç,
Nertila Avdia, 11 vjeçe,
Olsi Avdia, 6 vjeç,
Irma Greko, 21 vjeçe,
Kristi Greko, 3 muajsh,
Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
Besmir Birçe, 9 vjeç,
Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
Robert Bajrami, 19 vjeç,
Miklovan Troqe, 17 vjeç,
Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
Lindita Demiri, 12 vjeçe,
Lindita Demiri 12 vjece,
Bektash Tahiri, 47 vjec,
Andi Aliaj 17 vjec,
Teferi Saliu 48 vjec,
Lirim Bulla 17 vjec,
Zini Muça 27 vjec,
Ermal Xxhaka18 vjec,
Fatmir Geraj 28 vjec,
Kastriot Sharraj, 36 vjec,
përparim Mamanaj, 13 vjec,
Zylyma Sulejmani 22 vjece,
Krenar Sulejmani 27 vjec,
Alban Sulejmani 4 vjec,
Mirand Kaçuku, 28 vjec,
Kizeta Sulo 21 vjece,
Klodian Sulo 2 vjec,
Fiqiei Sulaj 30 vjec,
Ervin Sula 15 vjec,
Latif Berberi 53 vjec,
Maze Seferaj 31 vjec,
Brunilda Seferaj 25 vjece,
David Seferaj një muajsh,
Vjollca Kaçupi 22 vjece,
Albana Botrova 22 vjeçe,
Merita Ferko 32 vjece,
Bledar Ferko 10 vjec,
Fredi Ferko 8 vjec,
Viktori Kaçupaj 25 vjece,
Robert Llanaj 30 vjeç,
Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
, Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
Ilir Kicja 34 vjec,
Maringlen Bardha 16 vjec,
Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …
zoti sheriff..ta gezoni makinen..ne nje vend te vdekur….
Eeehhhh,si ikin vitet! U bene 25 vjet!
Une kam hyre ne Ambasaden gjermane me 6 Korrik!
Hmmmm….
O Syçit, pse nuk e thu troç o vlla qe na myten katunaret dhe nuk kthehem ne te ai vend ku degjohet Çiftelia.
i ke ra pikes
I nderuar Z Ilir!
Patjeter qe do ta lexojme librin,te them te drejten para 3 ditesh mu kujtua ngjarja e ambasadave,qe isha protagonist dhe vete I kesaj lirie te papritur qe na erdhi,me kujtohet caushesku se bashku me elenen ,te shtrire ne pellgun e gjakut,dhe sic e the dhe vete ti:Eshte fat te jetosh ne kohe revolucionesh,ishin vertet dite shume te bukura qe une I kujtoj me nostalgji.
Por sot mbas 25 vjetesh do te shkruaj perseri:
Po sot Shqiperi me thuaj kush je……….
Njerezit vazhdojne te ikin akoma,PERSE,kush I detyron keta njerez te marrin rrugen e mergimit: VARFERIA,KORRUPSIONI AROGANCA jane pjese e asaj jete qe te afermit tane bejne aty.
Syci ishte ai qe ne kohen e qendrimit ne Gjarmani therriste RROFTE SLLOBODANI E POSHTE KOSOVA prandaj me ngadale me tipa si Syci
Sa turp me vjen nga populli im ku lexoj nje shpirt kaq te ulet dhe te zi per kedo nje zemer katran dhe njerez qe duken te dhenuar ne femijeri apo me vone.Turp,po kenaqesh dhe kur lexone komente nga njerez me zemer dhe mendje te hapur ku zoti ja u ka dhuru per me e perdore.Urime per djalin qe me guxim dhe ata te tjeret que ishin brenda bene akte te guximshme per ate kohe por zbuteni shpirtin dhe mos nxirrni helm per njerez qe nuk ju kane bere gje Kush ka vujt nuk ja ka fajin kush pervecse regjimit.Ky vend me kete shoqni shpirt katrane nuk ka sesi te eci,me vjen me vjell kur lexoj komente dashakeqes per individe qe i permend media dhe qe ky individe flet si burre dhe nis me fjalet Une nuk bera asgje….Turp tju vije dhe urime zoti Demalia per kulturen dhe me mjaftoi nje koment i Profesor Shenasi Rames ne fb per te kuptuar kush jeni dhe pas 25 vjetesh,bravo djal dhe mos u merr me keta alabaker qe zoti i ka lindur jo per liri por per keqsi.
Degjova intervisten live tek zeri i amerikes dhe dua te them dy fjale
Bravo te qofte
sikur dy cope si ty ti kishte vend
nje kulture bisede
thjeshtesie
elegance
pse jo dhe nje burre shume i pashem
shkurt muhabeti na frymezone qe akoma vendi yne ka njerez te ndershem idealist te vertete ku the te gjitha hapur dhe nuk degjuam te shisje mend por e quajte normale dhe jo heroizem….te gjithe llapaqeneve ja u menderose intrigen dhe i le me gisht ne goje….si burre the…..hajde hidhuni dhe nxirrni nje dokument…kete e uleret vetem nje shpirt i paster
Nderimet me te mira per zotin Demalia dhe uroj qe libri te dali nje ore e me pare. Une edi mire se cfar do te kete ne ate lieber besoj shume ne sinqeritetin e tij.
Syxho je njish , te mbaj mend kur dole rruges se durresit per nga flora me biciklete me flamur anglez pas fitores se anglise me belgjiken me duket.
Vazhdon tifoz me ata apo ke hequr dore?
Respecte
Syxho je njish , te mbaj mend kur dole rruges se durresit per nga flora me biciklete me flamur anglez pas fitores se anglise me belgjiken me duket.
Vazhdon tifoz me ata apo ke hequr dore?
Respect bro
Komenti I Sherif Merdanit eshte me shume vend.
Ndersa ky Iliri ka vendosur te beje nje liber si shume te tjere.Ne rast se nuk vjen dot ne Shqiperi sepse ka te tjera halle, te pakten mos te thote se Shqiperia nukj eshte e jetueshme..Shqiperia ka 1000 problem por prape eshte me mire dhe me bukur te jetosh ne Shqiperi se sa emigrant kudo qofte kjo.
HHHHaaaa!
e moret vesh mo!!
paska ble makin sherif merdani
shqipnija u zhvillu
ja kalum ameriks