Vendimi për Arben Frrokun, avokati: Verifikimi i KLD për dy verdiktet, i tepërt

3 Korrik 2015, 17:15Kronika TEMA

Avokati mbrojtës i Arben Frrokut, Genc Gjokutaj deklaron se ndërhyrja e KLD-së, në vendimet e gjykatave është e tepërt. Ai merr shkas për këtë qëndrim nga vendimi i KLD-së për të verfikuar vendimet dy shkallët e gjyqësorit të krimeve të rënda, që liruan dhe dënuan sërish klientin e tij.

Genc Gjokutaj: Në rast se ata do të duan të shikojnë ecurinë e kësaj çështjeje, është mirë të shikojnë të gjithë fashikullin e hetimit për vendimin e shkallës së parë por edhe për vendimin e apelit duke krijuar një bindje të tyren se me çfarë kemi të bëjmë dhe cili nga versionet ështëi  mbështetur, pafajësia apo fajësia?”

48 orë pas vendimit të gjykatës së apelit për krimet e rënda Arben Frroku, u shpall në kërkim ndërkombëtar. Avokati Gjokutaj deklaron se klienti i tij ka dalë nga territori shqiptar në mënyrë ligjore. Dorëzimi  i tij thotë se  është çështje vullneti dhe pse le të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë.

Genc Gjokutaj: Që Arben Frroku është një person madhor, i përgjegjshëm, është në dijeni të vendimit të Gjykatës. Ai e zgjedh vetë mënyrën se si do të përballet, formën dhe mënyrat se si do të përballet më tej në këtë betejë që ka nisur kohë më parë.

Arben Frroku u shpall i pafajshem për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj në 3 prill të këtij viti, nga Gjyakat e Shkalles së Parë për Krimet e  Rënda.

Dy muaj më pas Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim dhe e shpalli  fajtor për vrasje dhe kërkoi dënimin e tij me burgim të perjtshëm.

Genc Gjokutaj: “Dosja hetimore në ngarkim të Arben Frrokut ka vajtur në Gjykatë e papërfunduar e pahetuar dhe një pjesë e veprimeve hetimore janë realizuar në këtë gjykatë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje