“Zgjedhjet e 21 qershorit ishin dukshëm më pozitive se zgjedhjet e kaluara”, shprehet ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani.
Ambasadori vlerëson si shumë pozitive atmosferën para zgjedhore, sidomos në garën e Tiranës, por pa harruar se gjithashtu administrimi ishte një hap para krahasuar me votimet e kaluara.
Në lidhje me mangësi të procesit, diplomati italian nënvizon se problem mbetet roli i madh i partive politike.
“Besoj se zgjedhjet në përgjithësi qene një sukses. Atmosfera ishte e qetë, nuk pati incidente të qenësishme. Për mendimin tim përbëjnë një progres pasi qenë më të mirat përsa i përket atmosferës, administrimit në përgjithësi të makinës zgjedhore, një progres krahasuar me të kaluarën, një hap në drejtimin e duhur.
Megjithatë ka dhe mangësi apo permiresime që duhen kryer. Raporti që do të përgatisë misioni OSBE/ODIHR do të japë udhëzimet e duhura.
Për mendimin tim nevojitet të forcohet aparati shtetëror, administrata publike. Problemi kryesor sot në Shqipëri është roli i fuqishëm i partive politike në zgjedhje.
Ndërsa nevojitet që administrata publike të jetë e pavarur, e ndarë nga partitë, të qëndrojë mbi palët e të kryejë një rol më të madh. Nëse partitë politike duan të luajnë lojën e tyre, për shembull në një lojë futbolli, vijat kufizuese të fushës duhet të përcaktohen nga të tjerët, duhet të jenë të drejta e më pas partitë mund të luajne lojën e tyre.
Ndaj të gjitha këto përmirësime janë të rëndësishme. Une pata rastin të vizitoj disa qendra votimi, e vura re shtetas me deshirën për të shprehur vullnetin e tyre, rezultatet e dëshmuan këtë, votuan në mënyrë të pavarur, por sigurisht ka ende përmiresime që duhen kryer”, u shpreh Ambasadori italian për A1 Report.
Në lidhje me cështjen e dekriminalizimit, Gaiani thotë se ka ardhur koha për një ligj të qartë që ndalon persona me rekorde kriminale të jenë në poste publike.
Gaiani thotë se nuk mundet që person më të kaluar kriminale të administrojnë paratë publike. Megjithatë ai thekson se duhet edhe vullneti politik për këtë çështje.
Ambasadori Gajani ndalet edhe te situata politike duke thënë se duhet që mazhoranca dhe opozita të gjejnë gjuhën e kompromisit, me një opozitë që të luajë rolin e saj, por gjithashtu edhe mazhoranca te jetë më tolerante.
Zoti Ambasador tani qe zgjedhjet mbaruan, ju dhe e ndoqet procesin c”mund te themi ishte një zhvillim normal?
Besoj se zgjedhjet ne pergjithesi qene nje sukses. Atmosfera ishte e qete, nuk pati incidente te qenesishme. Per mendimin tim perbejne nje progres pasi qene me te mirat persa i perket atmosferes, administrimit ne pergjithesi te makines zgjedhore, nje progres krahasuar me te kaluaren, nje hap ne drejtimin e duhur. Megjithate ka dhe mangesi apo permiresime qe duhen kryer. Raporti qe do te pergatise misioni OSBE/ODIHR do te jape udhezimet e duhura. Per mendimin tim nevojitet te forcohet aparati shteteror, administrata publike. Promblemi kryesor sot ne Shqiperi eshte roli i fuqishem i partive politike ne zgjedhje. Ndersa nevojitet qe Administrata publike te jete e pavarur, e ndare nga partite, te qendroje mbi palet e te kryeje nje rol me te madh. Nese partite politike duan te luajne lojen e tyre, per shembull ne nje loje futbolli, vijat kufizuese te fushes duhet te percaktohen nga te tjeret, duhet te jene te drejta e me pas partite mund te luajne lojen e tyre. Ndaj te gjitha keto permiresime jane te rendesishme. Mendoj se eshte e rendesishme qe te diskutohet e te kerkohet zgjidhja sa me shpejt, pasi sa me shume kalon koha nga momenti i zgjedhjeve aq me e lehte eshte te kryhen nderhyrjet e duhura qe te mos konsiderohen si nderhyrje ne dobi te njeres apo te tjetres pale. Sigurisht qe nje moment pozitiv per pjesemarrjen e shtetasve, per menyren se si u paraqiten. Une pata rastin te vizitoj disa qendra votimi, e vura re shtetas me deshiren per te shprehur vullnetin e tyre, rezultatet e deshmuan kete, votuan ne menyre te pavarur, por sigurisht ka ende permiresime qe duhen kryer.
Po rezultati si ju duket, duke qene se kemi ndarje te re territoriale, a perben kjo nje sfide per kryetaret e rinj te bashkive?
Reforma territoriale eshte nje reforme shume e rendesishme e, para se gjithash, perben nje mundesi te madhe pasi ben te mundur qe njesite territoriale me te medha, te pajisura dhe me burime me te medha, te jene ne gjendje te ofrojne sherbimet e duhura per qytetaret, cka, njesite me te vogla territoriale, apo komunat e vogla, me pak banore e me pak burime nuk ishin ne gjendje te benin. Por, sikurse u shprehet dhe ju, eshte nje sfide e madhe. Duhet te arrihet te perfitohet nga kjo mundesi e te vijohet te ruhen lidhjet me te gjithe territorin e komunes se re, ne menyre qe kush ndodhet me larg te mos ndihet me pak i rendesishem. Kjo do te jete nje sfide shume e rendesishme, me tej do te linde nevoja qe te gjithe ish punonjesit e komunave te mund te bashkohen ne nje sistem qe te funksionoje e te jete ne dobi te qytetareve. Detyra e kryetareve te te rinj te bashkive do te jete shume e veshtire, sidomos ne fillim, pasi cdo periudhe tranzicioni eshte komplekse. Ne Itali ka patur zona ne te cilat u arrit bashkimi i komunave. Sigurisht qe u desh nje kohe e gjate e pergjithesisht u realizua ne menyre vullnetare. Madje komunat qe pranonin te bashkoheshin apo te shkriheshin, ne menyre vullnetare, perftonin nga qarqet perkatese dhe nje ndihme financiare. Gjithesesi, ketij procesi iu desh nje kohe e gjate qe te kryhej. Ne Shqiperi u be gjithcka shume shpejt, kjo dhe per faktin se Shqiperia nuk ka shume kohe perpara ndaj dhe duhet te veproje me shpejtesi drejt rruges se saj zhvillimit. Italia, krahas donatoreve te tjere, eshte e angazhuar te ndihmoje Shqiperine ne kapercimin e kesaj faze tranzicioni, permes nje programi te quajtur STAR, ne kuader te te cilit japim kontributin tone te rendesishem. Pikerisht sot ndodhet ne Shqiperi nje delegacion i nje qarku qe ka vene ne jete nje projekt te tille, pra shkrirjen e komunave, per te percjelle pervojen e tij.
Nje ceshtje qe mbeti e parealizuar ishte edhe ajo per dekriminalizimin, a duhet te kemi nje ligj qe e sanksionon ne menyre precize, kete problem?
Duhet te them se cilesia e kandidateve kete here ka qene me e mire se ne te shkuaren. Gjithshtu pozitiv eshte fakti qe eshte folur per kete problem. Une do te preferoja ta quaja, sikunder ne ne Itali, mos kandidueshmeri se sa dekriminalizim pasi eshte nje rrugetim qe duhet te coje drejt mos kandidimit persona te cilet ne jeten e tyre kane perjetuar pervoja te cilat nuk bejne te mundur kryerjen e funksioneve publike. Mund te merren me veprimtari te tjera, me tregti, apo dicka tjeter, ndersa administrimi i pasurise publike kerkon njerez me nje te shkuar te pa njollosur ne menyre qe qytetaret te kene besim tek ta. Normativa paraqet disa mangesi ndaj dhe duhet te rishikohet e te krijohet nje kornize e qarte ne menyre qe te percaktohet qartazi se kush mund te kandidoje e cilat jane rrethanat qe nuk e bejne te mundur kandidimin. Krahas kesaj kemi dhe vleresimin politik, pasi jo gjithshka mund te gezoje vetem vleresimin juridik. Nje ligj i tille mund te percaktoje se cilido qe eshte denuar per vepra penale te caktuara per nje numer te caktuar vitesh, nuk mund te paraqese kandidaturen. Shume mire. Kjo eshte mese e qarte. Por ka dhe rrethana gri ne te cilat eshte politika ajo qe duhet te vendose, ndaj dhe kush vendos per paraqitjen e kandidaturave duhet te zgjedhe ne menyren e duhur. Pra kemi te bejme me shume me nje zgjidhje se sa juridike.
Po klimen politike si do e gjykoni, e bej kete pyetje pasi edhe integrimi lidhet me situaten e brendeshme, a duhet me shume bashkepunim me opozites dhe mazhorances?
Ne kete fushate elektorale kemi pare shembuj virtuoze. Klima ne Tirane, merite kjo e kandidateve ne gare, ishte tejet pozitive e, sipas meje, eshte nje shembull qe duhet ndjekur e te cilin e theksoj ishte shume pozitiv dhe deshiroj te pergezoj te gjithe kandidatet, e ne menyre te vecante kandidatin e opozites i cili gjithnje perdori tone te cilat i kemi deshiruar gjithmone si standarde normale te debatit politik. Besoj se ne pergjithesi situata eshte permiresuar. Besoj se per te gjithe eshte e dobishme qe te kemi forma bashkepunimi, duke respektuar rolin e gjithe secilit. Eshte e drejte qe opozita te kryeje rolin e saj, sikurse eshte e rendesishme qe opozita te jete e forte dhe e afte te paraqese pikemapjet e saj, sikurse eshte po kaq e rendesishme qe mazhoranca teksa qeveris te respektoje dhe opoziten. Pra kjo eshte loja e paleve e ne jemi gjithnje shume te kujdesshem e urojme qe te ekzistoje, ne mos nje klime bashkepunimi, te pakten nje klime dialogu. Kemi dhe ceshtje te rendesishme, sikurse reforma ne drejtesi, apo reforma te tjera te thelbesore te cilat duhet te kene jetegjatesi, per te cilat eshte e rendesishme qe te kemi bashkepunimin e te gjitha paleve.
Si do e vleresoni punen e qeverise, sipas jush cilat jane reformat me te sukseseshme, dhe cilat jane sfidat ne te ardhmen?
Jane ndermarre reforma te rendesishme. Me te drejte vihet theksi ne ate te ligjshmerise, ne ate cka shtetasit hasin gjate jetes se perditshme, Respektimi i rregullave, pagimi i sherbimeve qe i ofrohet shtetasve, lufta ndaj ekonomise informale, fakti i sanksionimit te nje parimi se banesat apo ndertesat duhen ndertuar ne kuader te nje sistemi rregullash te caktuara pasi e drejta per liri nuk duhet te cenoje te drejtat e te tjereve. Besoj se ne kete seri fushash jane ndermarre reforma te rendesishme te cilat, padyshim, jane ne kahun e duhur. Mbeten ende te tjera sfida te rendesishme, sikurse krijimi i vendeve te reja te punes, rimekembja e ekonomise, nder te tjera ne kuader te nje konteksti nderkombetar jo dhe aq te favorshem. Besoj se keto do te jene sfidat e medha me te cilat do te perballet qeveria. Promovimi i punesimit ne sektoret e industrise, bujqesise, turizmit. Potencialet per Shqiperine jane te medha. Besoj se duhet krijuar kuadri apo korniza ligjore ne menyre qe sipermarresit te ushtrojne veprimtarine e tyre dhe permes investimeve nga jashte, ndaj dhe sipermarresit duhet te gjejne kuadrin e duhur ligjor qe te mbroje interesat e tyre e t’i drejtoje te zgjedhin Shqiperine si destinacion te investimeve te tyre.
A eshte ky viti i duhur qe Shqiperia te hape negociatat me BE
Rrugetimi drejt Bashkimit Europian eshte nje rrugetim kompleks qe kerkon pershtatje te rendesishme te sistemit ligjor. Pershtatja ka nje acqui per te cilen na u deshen me shume se 50 vjet per ta krijuar, ndaj sigurisht duhet perqafuar dale ngadale, nuk mund te kryhet menjehere. Mendimi im eshte se ky proces duhet te vijoje e te mos ndalet. Shpejtesia me te cilen levizet sipas meje eshte me pak e rendesishme, rendesi ka qe treni te shkoje perpara. Une marr gjithmone si shembull bicikleten, qe te mos rrezohet nevojitet te ece. Ndaj eshte e rendesishme qe, nga njera ane, Shqiperia te beje te pamunduren per t’iu pergjigjur kerkesave te percaktuara nga Bashkimi Europian, te cilat gjithesesi jane te dobishme per vete Shqiperine, per bashkejetesen qytetare e per ekonomine, dhe nga ana tjeter Europa duhet te njohe perparimet e kryera e te beje te mundur perafrimin e Shqiperise ne menyre progresive. Eshte disi e veshtire te percaktohen data. Per mua eshte e gabuar pasi, edhe nese behen perparime te medha, por nuk arrihet te realizohet dicka brenda nje date te caktuar, atehere duket sikur kemi te bejme me nje deshtim e jo me nje sukses. Ndaj eshte me mire te thuhet se treni eshte ne levizje, se po shkohet ne drejtimin e duhur. Shpresojme që angazhimi i Shqiperise ne realizimin e reformave dhe angazhimi i Europes ne njohjen e perparimeve te ndermarra e te arritura nga Shqiperia, te pershpejtoje kete proces.
Zgjedhjet 2015 me te mira se zgjedhjet 1996.