Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Dukagjin, ku dy turistë çekë u vranë me breshëri plumbash në pritë, dhe që më pas u hodhën në greminë, policia ka hedhur dyshime se njëri nga autorët e krimit ka qënë në automjetin e turistëve si shoqërues ose si pasagjer.
Dy viktimat e këtij krimi të shëmtuar mbeten çifti i turistëve nga Çekia, Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe.
Dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre foristradë me targë 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turistë çekë, për në drejtim të Shkodrës.
Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë dhe një përson tjetër, banor i zonës, raporton TCH.
Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, tursitët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga përsoni që kishin me vete në makinë.
Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës, duke i lënë të vdekur në vend.
Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët në përpjekje për të fshehur ngjarjen si aksident.
Brenda makinës policia ka gjetur një armë zjarri automatik, ndërsa rreth 30 metra larg makinës ka gjetur një kreher me fishekë dhe dy gëzhoja.
Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe kreherin me fishekë të gjetur disa metra më larg, ka gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikim e autorëve.
Nisur nga dinamika e veprimeve që kanë bërë autorët, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave.
Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke krehur gjithë zonën. Për momentin ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër përsona të moshës nga 18 deri 35 vjeç, banorë të Dukagjinit.
Manina nuk eshte grabit
Para me sa duket jo
Pse valle ky akt Makaber?????
A Jan n’gjak me Cekt per pun tokash te xanuna?
Me duket se shtrrigani i tropojes ka fillu me artilerine e rende!
Nje gazetar nuk kishte faj qe e shikonte ngjarjen si teori konspirative. Ne gjithe historine ka gjera qe nuk shkojne:
1. Pse ceket hipin ne makine me nje njeri qe ka kallashnikov?
2. N.q.s. ishte kurth, si ka mundesi qe personat jashte makines qellojne me kallashnikov makinen qe kishte brenda edhe “bashkepuntorin” e tyre?
Vetem ne mos kane patur hasmeri malokun qe ishte brenda ne makine dhe ceket kane ikur kot per dhjame qeni…
Akt c,njerezor,e pabesueshme,Tahiri te jap doreheqje,vrasesit te vriten,dem i madh per shqiptaret,per turizmin,per….
Boo, ti qenke trap fare mor burre i dheut. O militant partiak. Te paskan prishur parcelen e kanabisit me duket, prandaj paske inate personale me Tahirin.
Popull shtazarak! Kemi mbijetuar si komb prej mijra vjetesh e nuk jemi zhdukur, thjeshte prej faktit qe jemi popull gjysem kafshe ……. fatkeqsisht!
cfare krimi, por cfare mund te presesh nga keta kriminele qe rriten ne keto zona. mallkuar qofshin te gjithe ata qe vrasin njerez te pafajshem.
Ah po ketyre nuk ke çfare emri t’i vesh! Mos te degjoje me njeri te me flase per besen, trimerine, bujarine, mikpritjen etj te asaj krahine te felliqur, se me vjen per te vjelle! Kjo ngjarje dhe shume ngjarje te tjera te ndodhura ne disa krahina te malesise, i kane dhene turpin e perhershem nje pjese te Shqiperise!
Hustler ti s’di se ç’flet …
Ky krim i kalon kufijte llogjike te nje grabitjeje,ndoshta mund te jene vrare per llogari te nje pale te trete .Duhet rremuar edhe ne te shkuaren e viktimave .
Shikoni se sa kafshe keto ordineret injorante,e hodhen makinen qe te dukej si aksident pa menduar per vrimat e plumbave qe u shkaktuan.
Me sa dinjitet tani do te bejme promovomin e turizmit Shqipetar?
Mos valle po vjen koha qe tu themi te huajve qe te vijne me jelek antiplumb per pushime ne Shqiperi?
kafshet duhet te egzekutohen publikisht.
Ky lloj krimi makaber paska brenda dhe idiotllekun dhe injorancen e kriminelve. Krim jo-prefesional dhe i shemtuar. Jam i sigurte se autoret e krimit do te kapen shpejt. Por nuk jam i sigurte nese do te gjindet shkaku i krimit dhe nese te tjere persona fshihen pas ketij krimi.
Ne jemi te gjithe njelloj si ata kafshet e egra te Shqiperise te cilet jetojne ne livadhet natyrore po ashtu edhe ne qe jetojme ketu ne Evrope por nje pjese e Shqiptarve te edukuar dhe te moshes 50 apo 60 vjecare mendoj se kane akoma moralin e kohes te Enverit! Pjesa e nje shumice si Drogaxhijte dhe proksenetet ,kriminelet me pagese hajdutat e cdo kategorije jane kanalet e zeza apo Satanet e rruzullit ,kete e ka treguar jeta e Shqiptarve ne emigracion mbas 1992 .Ne te cilet kemi dale perpara diktatures jemi si nata me diten me formimin mendor, lirine e te menduarit, kryelartesine Shqiptare qe nuk ka te huaj qe te na ulin koken edhe pse jemi 32 vjet ne Evrope! Vrasja eshte mekati me i madh i njeriut ajo vret edhe vrasesin duke e denuar deri ne minutat e fundit per te jetuar jo ne paqen te cilen nuk mund ta fitoj me kurre! Te varfer ,te vdekshem hapni syte, eshte citimi i te urtit te Leonardo da Vincit.