Eshtë njerëzore të bëhesh me viktimën. Dhe Gent Strazimiri, për një kapriçio të ndjesive njerëzore, do ta ketë pasur me siguri ditën më të madhe të lavdisë, pikërisht ditën më të trishtuar të jetës së tij: atëherë kur dy kolegë të tij deputetë, herë njëri dhe herë tjetri e goditën në korridorin e Parlamentit. Pamjet e videos që dëshmonin ngjarjen ishin të rënda, ndoshta edhe më të rënda se vetë grushtat dhe shuplaka pas kokës, ndoshta po aq të rënda sa dhe vendimi i papritur i Gjykatës së Lartë për dy deputetët që goditën. Pavarësisht të gjithë hallkave të zinxhirit gjithashtu njerëzor shkak e pasojë, asgjë dhe askush nuk mund të justifikonte sulmin fizik e brutal ndaj deputetit të opozitës. Shenjat në fytyrën e tij u bënë tatu në fytyrën e shumicës dërmuese të shqiptarëve.
Por Gent Strazimiri është Gent Strazimiri. Ai ka botuar sot një opinion në gazetën Panorama me titullin Ta “gëzoç” fitoren Pirro! Në të përpiqet të dëshmojë sesi koalicioni i majtë i fitoi zgjedhjet e 21 qershorit me para, me kërcënime, me shantazhe. Në thelb asgjë e ndryshme nga standarti i zakonshëm shpjegues që përqafoi zyrtarisht opozita, e cila nga shpallja e fitores së saj në ditën e parë pas zgjedhjeve, tani po kërkon të gjejë arsye se pse nuk ka fituar maxhoranca. Dhe këtu Strazimiri e gjithkush tjetër është në të drejtën e tij të shtojë një gur, qoftë dhe të palatuar në shqipen e sotme politike. Një shqipe bardh e zi, me të mirë e të këqinj, me të urryer e të dashuruar, me qime tronditëse në këmishën e dikujt dhe tra të pandjeshëm në syrin e tjerit.
Por deputeti demokrat gabon rëndë kur guxon që për hir të kontrastit mes të mirëve demokratë dhe të këqinjve të majtë që kërkon të ndërtojë, kuturis të hyjë në histori. Dhe të gjejë aty personazhet që i sjell në terrenin shqiptar. Hiç më pak e hiç më shumë, ai Pirro quan Edi Ramën. E pastaj e krahason me Adolf Hitlerin dhe Benito Musolinin. Kurbanin e tij e quan njësh me Mein Kampf-in gjerman dhe “sarajet” e Surrelit i bën njësh me Obersalzberg-un, rezidencën e diktatorit nazist. Edhe deri këtu, për standartet e fjalorit politik shqiptar, sërish shënjohen kufinjtë normalë të anormalitetit. Por fundi i opinionit të zotit Strazimiri është tronditës. Ndoshta për të dëshmuar sesa e njeh historinë e Evropës së Luftës së Dytë Botërore dhe fundin e dy diktatorëve Hitlerit dhe Musolinit, ai i thotë Pirros së tij, pra Edi Ramës: “..seç kam një përshtypje që fundin do ta kesh më shumë “italian”. Kështu që kur të vijë “prilli 45” edhe për ty, mua do të më kesh duke të pritur diku në “Piazzale Loreto”. Shënjon pikërisht vendin ku Benito Musolini pati fundin e tij dramatik nga partizanët italianë. I pushkatuar nga ta dhe i varur në litar nga ta. I varur si shprehja ekstreme e një urrejtjeje të merituar për atë tragjedi të pamerituar ku e futi Italinë fashizmi i tij. Por çfarë lidhje ka Edi Rama me Benito Musolinin? Çfarë të përbashkët ka fashizmi italian që ishte një nga shkaqet e Luftës së Dytë Botërore me atë çfarë ndodhi në Shqipëri në javën e tretë të qershorit? Përveçse dikush kërkon të hiqet Kasandër fatkeqe që paralajmëron se edhe fashizmi italian, edhe nazizmi gjerman që dogjën botën erdhën në pushtet me votë dhe se vota e 21 qershorit do ta çojë Ramën të djegë botën tonë të vogël?
Më egër se kaq nuk mund të flitet! Më keq se kaq, nuk mund të kërcënohet. Eshtë njerëzore që në këtë rast të bëhesh me viktimën, në këtë rast me kryeministrin Edi Rama që është në një rrezik të tmerrshëm nga Gent Strazimiri. Edi Rama nuk është ëngjëll. Madje ai “urrehet” më shumtë nga miqtë sesa nga armiqtë. Edi Rama është mjeshtër për të shpikur armiq edhe mes miqve të tij. Por dhe në makthet më të këqia të kundërshtarëve të tij ai nuk mund të jetë as Hitleri dhe as Musolini. Ishin të tjera rrethana dhe shkaqe që i shpikën ata dy diktatorë. Janë gjëra krejt të ndryshme Berlini dhe Roma e dikurshme me Tiranën e sotme. Nuk kanë pikën e lidhjes. Por sot, njeriu që tenton të merret me zejen e vështirë të politikës në mënyrën më pak evropiane të mundshme, boton një opinion për të provuar të kundërtën. Si një ballkanas i mirë, i fillimit dhe fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në fakt reagimi nuk ka të bëjë me Gent Strazimirin. Absolutisht jo me të. Ka të bëjë me gjuhën e padurueshme të urrejtjes së politikës shqiptare që mbush hapësirën e përbashkët publike me lehtësinë që mbushen dhe zbrazen gjenitalet e një adoleshenti.
Javanews.al
Je lodhur kot o Gjeli duke mbrojtur Edin, Edi egon e ka me re madhe se Duçja dhe mbase dhe Hitleri po ka ushtrine e vogel dhe eshte kryetar i shqiptaruceve!
Nderime zoti Vangjeli. Shkrime si ky i Strazimirit idiot dhe si disa komente ketu, jane rrjedhoje e urrejtjes klasore qe mbolli Enver Hoxha dhe e vazhdoi me devotshmeri komunisti Sali Berisha. Natyrisht qe ky Strazimiri eshte nje nxenes i keq i Berishes sepse ka bere nje corbe qe mund t’a hane vetem militantet me lavazh truri te cileve u bien jarge prej idioti nga goja dhe kane nje egersi te cmendur ne fytyre. Nganjehere PD-ja me duket me shume si nje kult fetar ku lideri i ben njerezit te kalojne ne ekstaze dhe pastaj mund te beje c’te doje me ta.
Edi Rama nuk eshte njeri perfekt. Ndoshta ne nje klime tjeter politike pa Berishe dhe pa militantizem injorantesh ne do te kishim nje kryeminister me te afte, me me vizion, me politikan, me te zgjuar.
Por, he per he, kete kemi. Eshte me i miri per momentin. Eshte alternativa me e mire po t’a krahasosh me lopcarin Sali dhe me intrigantin Ilir. Nuk eshte mire te krahasohesh me keta te dy por keta na kane rene ne dere. Me kete kulture te dobet politike qe trasheguam nga komunizmi, mire dhe kaq. Do te duhen edhe disa dekada qe te ulet ne minimum militantizmi ne popull. E mbajti gjalle Berisha se i duhej. Po te transmetosh ne paralel dy video, nje nga mitingjet e famshme te Berishes dhe nje nga mitingjet islamike te Vellazerise ne Egjypt, apo demonstratat anti-amerikane ne vendet arabe nuk do shikosh asnje ndryshim. Te njejtat fjalime karizmatike, te njejtat turma ne ekstaze te plote.
Shkrimi yt zoti Vangjeli, kerkon te hedhe pak uje te ftohte ne kokat e ndezura te militanteve, qe t’a shohin Ramen ashtu sic eshte – kryeministri i radhes i Shqiperise qe ka marre persiper te na nxjerre nga kriza ku na futi qeveria e meparshme, dhe te beje disa reforma te thella ne jeten tone te cilat ka 25 vjet qe i presim. Ka edhe dy vjet kohe te na tregoje se c’mund te beje. Po nuk na bindi qe eshte i afte t’i beje, ne voten e kemi prape ne dore. Do t’i themi ik mbushu se s’na dole gje. A ka me thjesht?
Tani, cfare kane militantet qe nuk presin dot? Cfare ka Saliu qe nuk pret dot? Pse jane keta njerez kaq te deshperuar per pushtet sa nuk presin dot zgjedhjet?
Parti Laburiste i humbi rendshem zgjedhjet kete vit ne Angli. Ed Miliband dha doreheqjen si lideri i partise, po riorganizohen ne opozite, po bejne fushaten per zgjedhjen e liderit te radhes, dhe nderkohe ose kundershtojne reforma ekonomike te konservatoreve, ose i mbeshtesin per ceshtje nderkombetare si lufta kunder shtetit islamik ISIL. Po ne Shqiperi, pse ky miltantizem i terbuar prej injorantesh? Apo kaq eshte kultura?
Zoti Vangjeli, shkrim i mire por mbaj mend nje proverb italian. Shkon dem sapuni tek barboni.
Vangjo, sa te paguan Likja per keto shkrimet me porosi?
Jame me ty zoti VANGJELI.Mos degjo se si flasin nga b….a disa qe nuk u intereson fitorja e thell e Edi Rames.Kryeministri i yne nuk ka sagjr te perbashket me Hitlerin dhe Musolinin.Kete krahasim e bejne disa truthare.Ata nuk jane ne gjendje te kuptojne ato qe thua ti,por as jane ne gjendje te kuptojne kushtet dhe rrethanat e Hitlerit e te Musolinit,si shkaktare te luftes dyte boterore.Mjere per keta komentues per mendjen qe i ka lene.
S’ka faj Strazimiri, por redaktori i gazetes Panorama qe botoj shkrimin.
Ky eshte me shume se nje turp.
Jane 500 000 vota me shume te shqiptareve qe konfirmuan Ramen kryeminister.
Ky qeros duhet te haje nga nje dajak cdo dite. Kjo per te vlen per tu bere i degjuar ne media mbasi nuk shquhet per asgje tjeter.
vetem ti o lenci mund ta dekriptoje ate cka dashur te thote strazimiri, e kuptoni mire njeri tjetrin.
O Lorenc, me kete qe ka shkruar sot ky PD_isti Gent Strazimiri dhe qe per fatin e “Mire apo te Keq” tonin e kane perkthyer ne 5 gjuhet kryesore te Perendimit para nje ore (5 Profesore te mirenjohur me deshire te plote dhe nje keqardhje per perversitetin e artikullshkruesit Demokrat), qe tashme e kane nisur me Internet ne disa Media dhe Zyra Nderkombetare Europiane dhe Amerikane. Nderkohe qe dhe Ambasadat kryesore ne Tirane qe i kane marre keto 5 perkthime, padyshim ja kane nisur qeverive te tyre, sepse egersia e PD po konkuron egersine e PPSH edhe me shume, duke perbere nje super-rrezik per Shqiperine. Me sa nenkuptohet ne cdo rresht qe shkruan Gent Strazimiri (ne dukje eshte Sali Berisha i fshehur me emrin e Strazimirit) PD deshiron te behet Partia e Hitlerit apo e Duces, e kjo egersi kanibale ka qe ne fillim te lindjes se saj duke filluar me Levizjen Studentore te Dhjetorit 1990.
Ka filluar ti beje gojore rames ky shemtaraqi i zi?! E ka nuhat si duket qe metes s’i çohet me…
Shko mor servil muti…une nese e urej Strazemirin kame ca shkaqe te tjera,por ama Edvin Ramen e urej tmeresisht,nje skizofren pa fre qe te shkel nje pervers,nje njeri me vese?? Cfare duhet te presesh nga ai legalizimin e asaj te bardhes qe perdor.Ore nuk jane ato kushte qe i u diktua Gjermanise Hitleri,apo Italise Benito,apo Enveri Shqiperise,se po te kishin qene ato relata Edvini do te ishte bere super diktator….Lyjeni lajeni Edvinin,por m….thote populli nuk lahet me shu…..Edvini ka qene gastori i bllokut komunist,qe shpshe bente veprime legene,dhe flitej nene ze ne bllok qe kishte te meta mendore,me kete diagnoz dhe per hir te Kristaqit,apo Kolekes,shinte si kali ne leme,pa asnje lloj merite,as piktor nuk u be kurre,nje sportist i deshtuar,pasatj leri ato skandalet seksuale te mostres. Ta krahasosh me Saliun, ku e ku me poshte eshte Edvini,nese Saliu eshte servil spiun(ka qene)por jo pervers,nese Saliu vuan nga deliri i madheshtise,ky legeni jone vuan nga inferioriteti,dhe eshte shum me i rezikshem se Salia i Bjeshkve te namuna.me nje fjal o Lorenc ja ke fut kot o plak,zhargoni politik ne shqiperi eshte per ne hale,dhe jo ne parlament,aq sa eshte edhe gazetaria e dhjere e juaja.
Jeni vertete njerez te mbarruar!
Votat masive qe morri Rama, tregon qe ka mbeshtetje te gjere. Nuk ka nevoje as per analista dhe as per gazetare sikunder ai qe iku.
Njerez si Vangjeli, me arsye dhe inteligjence na ndihmon te kuptojme shume gjera qe ju injorante dhe te trrashe, nuk doni te kuptoni.
Bravo Vangjeli bravo…. Po sa here shkruan e flet shume organe seksuale ke ne goje dhe dore. Problemet e tua mos mendo se i kane dhe i hane dhe te tjeret. Ju befte mire atyre qe te perdorin.
nuk ja vlen koha me shkrujt per Genc-in…e kemi vete dhe e njohom mire si funksionon.
Fjalori politik I ketyre “Kapedaneve’ I ngjan fjalorit te shperfytyruar te babait te tyre shpirteror.Po nejse kete radhe e kane nga humnera ku kane rene dhe nuk kane per te dale.Cinizmi I tyre nuk I lejon qe t’i shohin gjerat me gjakftohtesi.
Pastaj jane edhe ne prove para shefit,se ky I fundit te ben gjemen po nuk shave,po nuk denigrove dhe ne fund te fundit po nuk genjeve.
Ky eshte standarti I te djethtes se gjymtuar.
Pi ilaçet qeros qe te dalin floket.
Sulme tipike te nje super servili.Sali baba do te kete mbetur shume i kenaqur nga sherbimi i keti qerosi te neveritshem.
Po eshte pikerisht kjo gjuhe e helmuar me urrejtje midis shqiptareve, ajo qe i ben shqiptaret te votojne qe sic thote Strazo, Edi Rama te rrije ne pushtet deri ne prill te vitit ’45.
PD eshte mbushur me koqe gomeresh ,ku kryekoqja eshte Sali Berisha.Mos ja u vini veshin.Lerini ne budallallekun e tyre.
Eshte shkrimi i Berishes! Strazimiri e percolli Berishen kur po dilte nga parlamenti!Dolen bashke!
Kur e rrahen kete Strazimirin sec ndjeva nje kenaqesi te brendeshme,,me sjelljen e tije prej servili duke I mbajtur cadren Berishes,me qendrimet e tije,,me fjalet e tije,te bene qe ta urresh.Keto qe ka shkruar nuk I ka nga mendja e tije prej mediokri,,ai eshte nje servile dhe palaco oborri qe bene si ta urdherojne te medhenjte e oborrit ku kullot. Per kete leshko eshte e sakte shprehja fale o zot se zdi cfare bene,,por ky nuk duet falur se eshte I rrezikshem.
bravo..vango
-Aleanca e Qeveris aktuale,duhet te jete sot;me solide se kurre ndonjehere..Se koherat po ndryshojn me dit.Situata ndrkombetare sa vjen e rendohet dhe me shum,natyrisht si pasoje e politikave,qe po udhehiqen ne kahe te kunderta ndaj interesave te globalizmit Platformat politikave qe sot ata po zbatojn, nuk po I shohin
interesat e mbijeteses se njerzimit,ne menyr te njetrajteshme,por simbas interesave te tyre teper te ngushta,ku sot aktualisht ata po I bejn karshillek qytetrimit botror..Jam me se I bindur,se qeveria e maxhorances se sotme,eshte me se e angazhuar per te ndertuar nje shtet modern,qe te udhehiqet nga ligjet,qe aq te domosdoshem I kemi ne shqiptaret,ku nder shekuj akoma dhe sot nuk po e gjejn vetveten,ku ne momente te caktuara u mungon uniteti,per ti bere balle,
filozofise se ekspansionit te huajve qe nder shekuj na kan pushtuar dhe denigruar barbarisht..Por duhet ta pranojm,qe edhe sot opozita aktuale,me Berishen ne krye jane te angazhuar per te destabilizuar vendin,per ti cuar ne piken xerro mardheniet ndermjet shtresave te ndryshme te popullit,se keshtu e duan interesat e Serbit,Rusit, dhe
Grekut…
Mos harxhoni kohe me te CMENDURIT E PD-se SE ATA KESHTU FLASIN kur u mungojne ilacet!!!
Lerini te pellasin sa me shume se keshtu trembin friken nga BURGU qe i pret se shpejti per KRIMET E PANUMERTA QE KANE BERE!!!
EDI RAMA!
Mos e caj menderen nga cfare derdellisin PD-istet dhe ish USHTARAKET,por merru me kestet e te perndjekurve,investo para te madhe tek Henri Cili e jo tek Universitetet Shteterore,jepu miliona kishave e xhamive,qe te pregatisin sa me shume PROFESORE per ne SIRI!!!
Europes jepi DAJAK se ata e kane fajin qe ti nuk heq Visho Ajazin,Kryeprokurorin dhe vete Presidentin!!!
Ec Rama,nderto edhe nje vile tjeter ne Razem me leket qe te teprojne nga rrogat e muajit,se lypsat dhe mbledhesit e kanoceve jane PARAROJA E NDERTIMIT TE SHqiperise MODERNE!!!
Pastaj vijne PEDERASTET ME SHPATE NE DORE QE TE CAJNE RRUGEN E HISTORISE SONE OSE…. SUMEN E TYRE!!!
Davara te nje idioti prej maloku
Nje budalla ka hedhur nje gur ne lume…
Nje “i zgjuar” po perpiqet per ta nxjerre nga lumi…
STRAZIMIRIT ose miut te HALES ja bene mire qe e rrafen 2 deputetet dhe me te drejte kete here drejtesia veproi drejte,u dha pafajsine,pasi demokrati eshte nje shpifs,provokator,sherrexhi i ndyre,saq kur flet i drejton syt nga kamera dhe i shkel SYRIN popullit,edhe mua qe e urrej pa mase njelloi si atin e tij shpirteror-Sali.Ky..germon si miu i hales skutave per te gjetur ndonje qime ne syrin e pozites,por nderkohe nuk e sheh traun ne syrin e vet,te PD mjerane qe ne 25 vjet ka drjtuar,sunduar,rrahur,vjedher,vrare…ke te mundej qe i del kunder politikes tyre te qelbur.Ju lumt dora 2 deputeteve,por dhe ju Vangjeli qe e beni ZHELE ate palo deputet te listes se Saliut qe flet ne emer te popullit qe gjoja pergjerohet per te..!
Strazimiri !! Cudi !! Historian i thekur . E lexova e lexova, e … Cudi !
Strazimiri !! Epo s’ ta merrte mendja…e !
Strazimiri. !! Gjyna ! Paska dale nga psiqiatria i shkreti,po pse e nxoren? Nga shkrimi duket se nuk e ka mbaruar kuren ..e . E paskan goditur rende ata dy deputetet e PS- se.
Gjyna PD-ja thuaj ….. Se nuk eshte ivetem ne te…e.
Ato nje milion dackat e 2013 edhe ishin edhe s’ ishin, po keto nje milion shuplakat e sivjeteshme i paskan lene fare budallenj . Ndjese paste PD dhe salinjte e lulinjte e saj.
Cudi nuk eshte … Strazmiro… Mendja, nje grusht me miza eshte … Dhe ti me duket se e ke hapur grushtin.
O Lorenc gjithe jeten ngele sahanlepires se nga komunistet je paguar per nje rroge qesharake duke shitur dinjitetin tend servil ndaj kesaj maxhorance qe thote se kemi fituar ne zgjedhjet e 21 Qershorit, por po te them se mos u ngutni nga fitoria se njerzit qe deshen lirine dhe demokracine nuk e pranojne kete realitet me burgime presione varferi te theksuar, se pavarsisht blerjes se votes presioneve, shume shpejt do t’u iki koha dhe ju dote largoheni nga pushteti me gjithe shpuren tende qe eshte ne qeveri, por ti nuk sheh dhe degjon se cbehet ne shqiperi, ku nuk eksiston rendi dhe siguria sic ndodhi mbeme ne Prekal te Shkodres ku u vrane dy turiste Ceke. Prandaj mos u mer me Strazimirin por meru me Tahirin qe ne emisionin Opinion te dites se enjte dat.2.07.2015 nuk pate guzimin te thoshe dy fjale po ngele si M.
Nuk po ezgjas shume se nuk kam kohe te merrem me ty se nuk ja vlen se je nje skorje e furnaltes se qeverise.
Lufta politike eshte pjese e vet politikes .Demokracine nga diktatura e ndajne shume gjera ,por nje me kryesoret. Eshte cfaqja e lire e mendimit si dhe fjala e lire . Politika shqiptare mundohet te europianizohet ,por ka dhe atavizma ku nje nga keto eshte ky kok zbathur , qe ka kohe qe shjprehet si nazist ,me thirrje per gjak e per marrje te pushtetit me dhune .Keto thirrje jane sinkron me thirrjet e babait shpitror te Strazimirit qe eshte vet Saliu . Cfar ben kryeprokurori qe nuk i merr te pandehur keto kriminel qe kerkojne lufte civile . Ky eshte kulmi i te keqes e shprehur nga mender nje deputet .Ketyre nuk i pelqejne zgjedhjet e lira por jane mesuar ti vjedhin dhe te bejne viktimen . Kjo eshte aresyeja kryesore qe reforma ne drejtesi te kryhet per ti, treguar vendin ketyre atavizmave te demopkracise ,qe mbrohen qe nga presidenti dhe deri tek gjykatesi me i fundit , qe jane emeruar per ti sherbyer ketyre politikaneve, qe arrin deri ne shprehje ekstreme te varjes se kryeministrit te zgjedhur me vote plebishitare .Ligji te bie mbi koken e ketij njeriu qe ka llapen si te gjarprit.
Kur dy deputetet rrahen gent strazimirin u kuptua qarte se u rrah me porosi te rames. Ata I shpetuan ndeshkimit me nderhyrjen e rames. Strazimiri kerkoi te zgjidhte problemin me ane te drejtesise. Kjo gje nuk funksionoi. Tani ai kerkon the veje nderin e tij ne vend.
“Code” 4 Korrik 2015.
(O z.Strazimiri; perse merzitesh,u be ajo c’ka then Zoti ne daten10 6 2015: “Fiku i mocem do pritet e do stivoset ne valli ne pritje per tu djegur!””)pra ka ndodhur ajo C,ka eshte shkruajtur dhe kete se c,ben dot ad ti as berisha ad Basha as dhe vet Rama!
Eshte mire qe te gjithe te punojme per Shqiperine te majte e te djathte spese demokracia eshte respekt per njeri tejetrin,mirkuptim ,shkembim experencash età…gjithmon per te miren è popullit dhe te vendit.
Armiqesia nuk te con gjekundi ,prandaj zbute zemren.
Po te parakujtoj se Shqiperia do behet nje vend model.Kur te ndodh kjo; do ta kujtosh kete qe po te them.
Per kete eshte folur qe me 18 10 1999 .plan ka fillustr te zbatohet nga kjo qeveri e cila eshte caktuar per Ta vene ne jet dhe qe do te caloj ne tre faza.Kaq per momentin.
Populli votoi kunder Sali Bishes.Nuk votoi se jane te mire Like Floriri apo Edi Harbuti.
Te gjykosh se Edi eshte me i mire, ne nje kohe qe eshte ne aleance me kancerin e Shqiptareve LSI,do te thote se mendja e shqiptarit eshte po ajo qe besoi se Saliu ishte i mire ne kohen e hershme.
Cilido gazetar qe i ben elozhe LSI e Ilir Krimit, qe beson dhe udhehiqet nga nje drogaxhi Kryeminister,vecse perjetson dhe e ben te pamunder zhvillimin demokratik ne Shqiperine e vogel.
-Mosaprovimi i krimit te dekriminalizimit
-Lejimi i kultivimit te droges ne heshtje pas aksionit te policise i perkohshem dhe i pjeseshme pak kohe me pare para se te ndodhte incidenti i fundit
-Fullani ende i lire pas vjedhjes masive te Bankes se shtetit por futja ne burg e atyre qe nuk paguanin tarifat e rrymes elektike etj
– Frroku lejuar edhe pse Prokuroria kishte ndermend ta apelonte pafajsine
-kanditimi i elementeve kriminele, ne parlament e bashki
– Te qenit dhe vazhdueshmeria e Nishanit ne rolin e Presidentit
– Vishe, me pashaporte Kanadeze, simpatizant i Sali Berishes, ne krye te sigurimit te shtetit
dhe me kryesorja: Likja ne krye te kuvendit
keto jane fatkeqesia dhe e verteta qe ne SHQIPERI NUK KA RILINDJE.
Eshte helmi e vrera qe shperthen nga SHQUP dhe koketharet e tij dhe qe percohet ne popull, duke e bere ate barbar si ne rastin e shpellareve qe vresin turistat e huja qe vijne andej per t’u hapur syte malokeve.
Lorenc Vangjeli apo Lorenc Oliveri na jep monologun Te rrosh apo te mos rrosh! Ne debatin me Tahirin iu mbyll goja, per parat e Rames iu hap goja te mbroje kriminelet gjoja deputet te popullit
Supriza e ketyre zgjedhje do te jete qe nuk do kete asnje supriza.
Lorenc Vangjeli Filozof
Bob The Builder, me kurseve komentin. SAKTE,