Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta paralajmëroi një riorganizim të strukturave të forcës politike që drejton, ndërsa e cilësoi humbjen e kandidates për kryetare Bashkie në Pogradec Dian Mile si të papranueshme.
Në Mbledhjen e Kryesisë së LSI-së, Meta tha se jemi të zhgënjyer nga rezultati në Pogradec, por zhgënjimin më të madh e kanë qytetarët .
“Për Pogradecin nuk do fillojnë analiza, por me një riorganizim nga e para të gjithë LSI së Pogradecit. Është një rezultat që nuk mund ta pranojmë, një rezultat ku përgjegjësia është e shumë faktorëve, por në radhë të parë përgjegjësinë do ta kërkojmë tek vetja jonë, nga strukturat tona atje, që na sollën një zhgënjim të madh në raport me qytetarët e Pogradecit.
Në fillim të javës së ardhshme do të fillojmë këtë proces analizash në të gjithë vendin, duke filluar me një komitet të ri organizativ në LSI e Pogradecit“, paralajmëroi Meta.
Kreu i LSI gjithsesi u shpreh se më 21 Qershor, qytetarët shqiptarë me votën e tyre bënë qv kjo forcë politike të dalë e para në 11 njësi vendore, ndërsa falenderoi 260 mijë qytetarët që i besuan kësaj force politike.
“Në zgjedhjet e 21 Qershorit kemi marrë 140 mijë vota më shumë se 2011 dhe 80 mijë vota më shumë se 2013.
Për ne këto nuk ishin zgjedhje politike, megjithëse pala tjetër e konsideroi këtë si një referendum. Ndaj ne i shprehim përgëzimet tona për rezultatin e arritur”, theksoi Meta.
Në vijim, ai falenderoi ish-Kryebashkiakët Flamur Bime dhe Fadil Nasufi për rezultatin e arritur në Gjirokastër dhe Berat ku fituan kandidatët e ASHE të propozuar nga LSI, por të mbështetur nga koalicioni i majtë.
“LSI, si forcë e përgjegjshme dhe serioze, shqetësohet për mbarëvajtjen e demokracisë dhe të standardeve zgjedhore në Shqipëri, për cënimin e të cilave kishim paralajmëruar ndërkombëtarët se do të bëhej gjithçka për t’i cënuar nga opozita, që për fat të keq është akoma e çoroditur dhe në drejtim të paditur”, tha Meta.
Ta them une kush ta solli humbjen ne Pogradec.
1-Qytetaret e PG jane socialist te devotshem.
2-Qytetaret e PG jane qytetare.
3-Kandidatja e LSI eshte vegel e Kryetarit te Komunes Buçimas.
4-Roshi i Buçimasit eshte fshatar me nam te keq.
5-LSI e PG eshte nje turp i madh ne ate qytet.
6-Qershia mbi torte, gjate fushates nje makine me logon LSI dhe posterat e Diana Miles, e cila drejtohej nga nje problematik, per dite te tera ka terrorizuar qytetaret dhe kalimtaret rrugeve te PG duke prishur qetesine publike dhe duke vene ne rrezik kalimtaret e rastit. Ky idiot kujtonte se keshtu behej fushate, madje policia lokale ishte e paafte te merrte masa ndaj ketij personi. Per keto dhe per shume arsye te tjera qytetaret Pogradecar u distancuan duke dhene verdiktin e tyre me vote!
po ti kandido edhe ndonje KAPURAN nga fshati pa vare
dhe pret fitore …….
DO TE MARIN ME VETE O POLITIKAN (ke filluar te besosh qe je i zgjuar)
Po qe se akoma ne Pogradec ne LSI jane Shyqeriu dhe Feimi ,ata jane mafia! Prandaj LSI u denua ne Pogradec!
Largo Roshin,Shyqon vellezerit dhe fiset e tyre.
O kokelope, po pse me ERISA xhixhon do i fitosh zgjedhjet ti ore tu mbyllte!
Apo me Pidho Xhixhin qe i ngeli bytha ne aeroplan. Pyete nje here Pidho Xhixhin, sa udhetime ka bere jashte shtetit duke shfrytezuar parate e taxapaguesve ? Sa ka vjedhur tek AKEPI.E ka kthyer AKEPIN ne bordello.
O Met. O koke palar, sa vota vodhe ne Berat. Zgjedhjet e tjera do e shikosh se ku do perfundosh.
Ku e lame e ku na mbeti vja vatani e mjere mileti.
Lsi dihet se cmut parti eshte por kete menyre qeverisjeje ja mesoi dhe inkurajoi sali serbi.
Haram e paci qe e humbet Pogradecin dhe me e keqja ja late injorateve qe do shkaterojne ate qe u ndertua aq bukur ne keto vite. Haram LSI, kanceri i Shqiperise.
Zgjedhjet per Pushtetin Vendor te dates 21.6. 2015 ne qytetin e Pogradecit , jane me te drejte zhgenjyese per Politike berjen e Majte te ketij vendi , Fajin L.S.I duhet ta shikoje tek puna e veprimtaria zhgenjyese e strukturave partiake vendore , me emerime klienteliste ,te pa afet dhe aferash , krahas mungeses se sjelljes e qytetarise . Drejtim me te forte dhe veprimtari abuzues me pushtetin . Ne se Kjo Kandidate zonja Diana Mile do ishte propozimi e P.Socialiste rezultati do ishte fitore e thelle . Subjekti L.S.I ne qytetin e Kultures , ka deshmuar shpesh papergjegjeshmeri qeverisese.dhe duhet te Riformatohet . per te mos qene me nje parti Komunare, por me integritet, kulture e qytetari. Tronditja nga humbja e nxori nga kontrolli vecmas kete subjekt ne veprimtarine e me pasme ate te numurimit te votave per Keshillin Bashkiak , duke e deformuar e tjetersuar voten e qytetareve e nxjere , Kandidate Keshilltare nga subjekte inegzistuese , fantazma ne Keshillin Bashkiak , pa sandarte ne Arsimim , Qytetari , pa programe e alternativa etj . Haptazi nje degradim i procesit e tjetersim i Votes e rezultareve , duke krijuar nje zhgenjim dhe indinjate te qindra qytetareve, Edhe kjo zoti Meta , ju bejme apel qytetar , te guxoni e tregoni Moral qytetar , per hapjen e kutive te Votimit te P.D.I. ketij subjekti fantazme , ireal ne qytetin tone , ku nuk ka Komunitet Camesh as edhe struktura te ketij subjekti e cila ne “kulisa ” me antare te L.S.I – A.Sh.E me urdher edhe nga lart z Damjan Gjiknurit i mundesuan ketij subjekti perfaqesim ne numurimin e votave brenda kesaj aleance dhe nxjerjen fituese force e “trete ” te kesaj aleancee , duke njollosur ne menyre te turpeshme , Shenjterine e votes , dhe krijuar indinjate qytetar per tjetersimin votes se qytetareve , Konkretisht per tjetersimin e me se 500 votave , te subjektit politik Partia e Unitetit Kombetar Nr 51 me Kryetar te nderuar Av. z .Idajet Beqiraj , ku P.U.K nuk kish voten sa edhe te Kandidatit te Saj ne kutine e votimit . ?! Vertet veprimtari Kriminale , Ku Maliqet e L.S.I jane te pa prekshem e te pa nenshkueshem nga Ligji ? Ky krim elektoral , ekonomik e politik i cili ka demtuar Rende imazhin e subjektit tuaj se pari dhe K.Z A.Z te Zones Nr 67 duhet te kerkohet qe perballen me Ligjin . Dhe qe te perballen me ligjin duhet juve zoti Kryetar i L.S.I dhe ne detyren e Kryetarit te Kuvendit te kerkoni hapjen e Kutive te P.D.I.U ne qytetin e Pogradecit . Ne se eshte nevoja mundet t’ju drejtohem me nje Pedicion ne me mbi 100 votues qytetare ne adrese te Kryetarit te Kuvendit Popullor , mbasi rruga ligjore Kerkesa – Ankimore drejtuar K.Z.A.Z Nr 67 nuk e mundesonte dhenjen e materialeve para skadimit te afatit Ankimues.Shkruesi Kandidati i P.U.K per Kesh.Bashkiak Pogradec