Namik Dokle: PD ta kërkojë arsyen e humbjes në zinxhirin komandues

3 Korrik 2015, 12:03Politika TEMA

Deputeti socialist Namik Dokle shprehet se Partia Demokratike duhet ta kërkojë arsyen e humbjes në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit në zinxhirin e saj komandues.

Një ditë pas seancës parlamentare ku deputetët demokratë akuzuan Qeverinë dhe mazhorancën për shkeljen e standardeve zgjedhore dhe ndryshimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë përmes presioneve, përdorimit të administratës dhe shit-blerjes së votave, Dokle përmes një komenti në rrjetin social Facebook shprehet se Partia Demokratike po e kërkon arsyen e humbjes së zgjedhjeve në kashtë.

Dje gjithë ditën në Kuvend dëgjuam gërr-vërret e PD-së për zgjedhjet.

Të humbasësh me rreth 500.000 vota diferencë dhe të kërkosh fajin te të tjeret, nuk është asgjë më shumë se një absurditet llogjik dhe politik.

I thashë një kolegu të së djathtës, mos e kërkoni “arsyen” në kashte, por në atë që e quani “zinxhir komandues” të partise suaj…dhe që është:

-Një që qesh,

-Një që pi,

-Një përshesh

-Një që s’di…

Dhe kashta mbi tjegulla ështe Qoftelargu, qe po ike larg e me larg”, shkruan Dokle në Facebook.

2 komente në “Namik Dokle: PD ta kërkojë arsyen e humbjes në zinxhirin komandues”

  1. Tiku says:

    I madh je o Namik Dokle !

  2. Spartaku says:

    Zoti Namik Dokle!Kame respekt per ty si nje nga deputetet me te mire,i skkathet,i gojes,e gjithe filazofise tende.Ke qene shume aktive ne parlament.Me kujtohet,kur ngriheshe ne foltoren e parlamentit,te gjithe te degjonin me goje hapur per diskutimete tua shume te mira dhe te shoqeruara me ndonje aspekt humori,gje qe i jepte lezet dhe terheqese.Ishe shume aktiv edhe kur ishe kryetar i kuvendit,goja jote egzakte,torturonte kundreshtaret.Mirepo sote nuk duket me kjo gje.Je terhequr,dhe shume rrale diskuton,ne nje kohe qe, ti je shume i zoti,dhe krahu yt ka shume nevoje per diskutimet e tue,dikur te zjarrta.
    Per shkrimin qe bene,me pelqen dhe eshte e vertet,qe,pd-ke kerkon arsyen e zgjedhjeve ne kashte.Per mendimin tim,udheheqja e pd-ke, me keto budalliqe qe po bene do ngushelluar per mendjen qe i ka len me kohe.Ata te rrojne vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje