Akuzat e Bashkisë së Tiranës në drejtim të Kryeministrit Edi Rama nuk ndalen edhe në ditët e fundit të mandatit të Lulzim Bashës si Kryebashkiak. Këtë herë akuzat ndaj Ramës kanë të bëjnë me moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova
“Propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, “për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak”, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës”, u shpreh Nevila Xhindi, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
Sipas saj, Rama po pengon Bashën të bëjë detyrën, ndërsa ka bërë thirrje për mbledhje të këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.
Shtatorja e Ibrahim Rugovës tashmë e përfunduar me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, siç dhe kishte premtuar kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do të vendosej në rrugën që mban emrin e tij përballë parkut Rinia.
Pra, refuzimi është thjesht dhe vetëm alibi, për të mos lejuar vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë. Tirana, kryeqendra e shqiptarëve e ka për krenari të lartësojë shtatoret e heronjve të kombit dhe arkitektëve të lirisë së saj. Krah shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, shtatorja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit të parë të saj Ibrahim Rugova i bën nder Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, por mesa duket për Edi Ramën është më e rëndësishme të bllokojë kryebashkiakunBasha, se sa të nderojë, siç u takon personaliteteve të kombit shqiptar.
Për fat të keq, ky vendim absurd dhe i turpshëm është jo vetëm në vijim të bllokimeve politike por edhe shenjë mosvlerësimi ndaj figurës së Ibrahim Rugovës, në vazhdën e qëndrimeve shpërfillëse që Edi Rama ka mbajtur edhe më herët si për shembull në Kuvendin e Kosovës”, tha Xhindi.
Rama ju le te kuptoni te vini Sali Skenderbeun….
Shume mire po ben. Rugova nuk ka vend ne Shqiperi. Se ai nuk e ka dashur kurre vendin ame. Edhe kur dilte ne Perendim i binte me se shumti nga Shkupi. As pasaporten shqiptare nuk denjoi ta merrte, por udhetonte me pasoshin jugosllav. Mos te flasim ketu per deklaratat e tij kunder UCK-se, Natos, apo takimin me Millosheviçin. Edhe rruges qe i kane vene emrin e tij, duhet te ia heqin dhe te rivene emrin e meparshem “4 shkurti”. U ekzekutuan 85 veta ne ate kohe nga daja i Rugoves.
Ti moj çupe paske ndej kot deri me sot ne ate bashki. Neni 31 pika 1 thote ashtu sic ke shkrojtur ti. Mirepo lexoje te plote nenin 31, i cili ne piken 6 thote:
6. Ne periudhen nga data e zgjedhjeve (pra, nga data 21 qershor), e deri ne konstituimin e keshillit te ri, keshilli i meparshem bashkiak, ushtron funksione te kufizuara dhe mer vendime vetem ne raste te situatave emergjente.
Cfare emergjence ka ngritja e shtatore? Mos eshte termet i fuqishem, permbytje, apo lufta e trete botnore?
Pra, shkruaj: Ne nje akt te turpshem Lulzim Basha, et. etj.
Hahahah sa qesharak qe jane keta… Injoranca kujton se do perfitoje kredite politike nga statujat idioteske amorfe… Inaguroi Saliu ne 2013 rreth 14 statuja, por hengri m… humbi gjithsesi, kurse ky legeni i larguar me vote derrmuese, nuk i mjafton ajo poshtersia qe beri me Rr:Deshmoret e 4 Shkurtit, por tani do te ngreje edhe shtatoren e Xhaferr Devës!
Jam kunder shtatoreve qe po teprohen, por nese eshte dikush qe e meriton, ai sigurisht eshte dr. Rugova.