Në Itali vazhdon procesi i famshëm “Ruby” ndaj ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.
Një përgjim i fundit, tregon sa para paguante ai për orgjitë e tij.
Berluskoni në këtë bisedë flet me Barbara Guerran, të cilës i thotë se i ka dhënë 160 mijë euro.
Por, kjo e fundit thotë se nuk ka marrë asnjë para, pasi ato kanë shkuar për mobilimin e shtëpisë.
Përgjimi
Barbara Guerra: Silvio, jam Barbara.
Jam e lodhur të tallin b…..me mua.
Më fal për termin e përdorur, por jam vërtet e lodhur.
Berluskoni mbrohet: Pagova 160 mijë euro dje për mobilimin e shtëpisë.
Barbara Guerra: Dëgjo Silvio, ajo nuk është shtëpia ime.
Jam në mes të katër rrugëve akoma.
Pas katër viteve muti.
Jemi duke bërë shaka? Mjaft!
Berluskoni: Si po bëjmë shaka?
Barbara Guerra: Mjaft talle b……, jam e lodhur.
Berluskoni: Shiko se unë nuk po kuptoj asgjë.
Barbara Guerra: Jo, e kupton shumë mirë në fakt.
Berluskoni: Atëherë çfarë duhet të bëjë?
Ndërhyn një person tjetër, Sorcinelli: Mund të bëjmë një transfertë (parash).
Berluskoni: Në rregull, bëjmë transfertën dhe s’kemi pse shihem në Arcore./ b,l
Keto jane histori banale, mardhenie dasdhno dashnor qe ndodhin rendom per dhjetra mijera njerez neper bote, per te mos thene dhjetra qindra miliona. Kjo histori ka ndodhur per Berluskonin dhe emri i tij ben qe te shiten gazeta dhe gjyqtare, avokate apo prokurore te bejne para me emrin e tij. Populli ka nevej te ushqehet me thashetheme ne menyre qe te harroje problemet e tij te verteta dhe “elitat” te jetojne me te qete.
E ke thene shume bukur sidomos kete rrjeshtin e fudit qe “elitat” te jetojne me te qete.
O “Tema”! Ç’është ky mediokritet ndër gazetarët tuaj? Si more vazhdoka në Itali procesi “Ruby”!?
Berlusconi u dënua me 7 vjet në gradën e parë, u shpall i pafajshëm në apel (grada e dytë e gjykimit) dhe “Corte di cassazione” (grada e tretë dhe e fundit) konfirmoi vendimin e apelit, pra përfundimisht Silvio Berlusconi është i pafajshëm (në lidhje me procesin “Ruby”)