Rama fton kryebashkiakët e rinj në takim/ Të zgjedhurit e opozitës nuk konfirmojnë pjesëmarrjen

2 Korrik 2015, 16:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka programuar një takim me 61 të zgjedhurit e rinj vendor, të cilët rezultojnë fitues nga gara zgjedhore e 21 Qershorit. Burime qeveritare konfirmojnë se në drejtim të 61 të zgjedhurve janë nisur ftesa për zhvillimin e takimit që parashikohet të mbahet të hënën e javës së ardhshme.

Por ajo që ende nuk dihet është nëse të zgjedhurit vendorë të opozitës do të marrin pjesë në këtë takim. Burime nga PD konfirmojnë se ende nuk ka një vendim në lidhje me pjesëmarrjen në takim të të zgjedhurve vendorë, ndërsa vendimmarrja pritet nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Duket se takimi do të ketë në qendër të vëmendjes organizimin e ri të pushtetit vendor në përputhje me ndarjen e re territoriale.

Ftesa e Ramës me të zgjedhurit vendorë vjen në një kohë kur opozita ka akuzuar mazhorancën për ndërhyrjet në proces, duke deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike duket e ndarë në qëndrimin e saj në lidhje me zgjedhjet, ku disa nga deputetët e vjetër të PD kanë pohuar humbjen e zgjedhjeve dhe kanë kërkuar analizimin erezultatit, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha dhe mbështetës tëtij brenda PD kanë akuzuar Qeverinë për shit-blerjen e votave, presionin ndaj administratës, votuesve dhe përdorimin e administratës në zgjedhje.

Gjatë fushatës së 21 Qershorit, Kryeministri Edi Rama, ka përmendur disa herë historinë e një kryebashkiaku të djathtë, i cili kishte dërguar një sms për ta takuar dhe e informonte se kishte frikë ta takonte në zyrë. /gj.k/

 

2 komente në “Rama fton kryebashkiakët e rinj në takim/ Të zgjedhurit e opozitës nuk konfirmojnë pjesëmarrjen”

  1. N says:

    Nuk ka ligj qe kryebashkiaket e rinj duhet ta zbatojne ne marredhenie me pushtetin qendror. Nese ka zbatoni ligjin, boll u morret me idjotet.

  2. GEGA says:

    Kjo Voltana nuk shkon se nuk ka asnje projekt per Shkodren perveçse te mbaje vazhdimsine e prapambetjes dhe flamurin e PD-se dhe me kendu kengen Rama -Meta …. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje