Përgjimet për grupin xhihadist, fakte tronditëse për familjen e Aldo Kobuzit

2 Korrik 2015, 14:10Politika TEMA

Mediat italiane kanë zbardhur sot disa biseda të bëra nga Skype të përgjuara nga shërbimet sekrete, falë të cilave është zbuluar aktiviteti i celulës terroriste italo-shqiptare, koduar nga policia italiane si operacioni “Martesa”.

Të gjitha këto përgjime, së bashku me aktivitetin e cdo njërit prej anëtarëve të celulës, janë pjesë e dosjes prej 42 faqe përgatitur nga hetuesi i prokurorisë së Milanos, Ambroxhio Moccia.

Shqiptari Aldo Kobuzi, shkruhet në dosje, i vetëquajtur Said, është përgatitur si luftëtarë i Shtetit Islamik në një kamp ushtarak në Irak, më pas është transferuar në Siri ku ka marrë pjesë në disa aksione të dhunshme me rolin e një muhaxhedini të vërtetë.

Arsyeja e martesës mes Aldo Kobuzit e Maria Giulia Sergio ka qënë pikërisht mundësia për të lejuar italianen e konvertuar në islam, për të hyrë në territorin e Shtetit Islamik, raporton Ora News.

Përgjimet telefonike nisin qysh në tetorin e 2014 e marrin fund më 8 qershor 2015.

Mes tyre janë dhe bisedat e Donika Cokut me familjarët e saj në Shqipëri:

Me 10 shkurt 2015 Donika Coku shprehet;

Më dridhet trupi pasi mora pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve… ia prenë vërtetë.”

Biseda të ngjashme zhvillohen dhe mes Aldo Kobuzit në Siri e të afërmëve të tij në Shqipëri, i cili shprehet krenar për aktet e dhunshme të kryera në emër të Allahut.

Më 8 prill 2015, Maria Giulia Sergio, apo ndryshe Fatima az Zahra, ndërsa flet me motrën e saj Marianën, tregon se si bashkëshorti i saj, Aldo, ka marrë pjesë në groposjen e gjallë të një personi të akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Ne këtu në Siri– thotë Maria Giulia Sergio, po vrasim të pafetë për të zgjeruar territorin e Shtetit Islamik.

Iku koha e muslimanit që jeton në tokën e të pafeve.

Luftëtarët e Allahut janë të fortë, inteligjentë, të mrekullueshëm, braktisin fëmijët, gratë, shtëpitë e paratë e vijnë në Siri për të luftuar.”

Në nëntor të 2014, pak ditë pasi Ministria e Brëndshme italiane e shpalli Maria Giulia Sergion si një person mjaft të rrezikëshëm e në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, regjistrohet biseda telefonike mes saj e familjarëve në Itali;

Jemi të rrethuar nga gazetarët e nuk dalim dot nga shtëpia.

Jemi të burgosur këtu brënda– thotë e ëma, Assunta- e të akuzojnë për terrorizëm Fatima.”

Maria apo ndryshe Fatimja thotë se ishte e informuar për c’ka ndodhte, pasi i kishte treguar një motër nga Kosova, e cila kishte ndjekur kronikat televizive.

Po ti mama mos u shqetëso- shprehet italiania Fatima- vallahi, në emër të Allahut do të dhuroj xhenetin, për ty, për Marianën, për babin, për Saidin (Aldo Kobuzi), për veten time, për të gjithë që këta të pafe i quajnë terroristë kur terrorristë janë ata vetë.

Mama ti mos u shqetëso për asgjë, vetëm duhet të tregosh shumë e kujdeshme, nuk duhet të flasësh më në telefon, as të më shkruash.

Nëse ju pyesin, thuajuni se nuk dini asgjë se ku ndodhet vajza juaj.

Më 30 mars 2015 në një tjetër bisedë në Skype, ndërsa nxit motrën e pridërit e saj për të udhëttuar drejt Kalifatit islamik, Maria Giulia Seergio tregon dhe për disa rekrutues të Shtetit Islamik, aktiv në territorin italianë.

Mama,-thotë ajo- ti mos u preokupo për asgjë.

Allahu do të lehtësoj gjithcka, ti shiti mobiljet e Inshallah përgatitu për Hixhra (udhëtimi i shenjtë drejt Sirisë).

Unë nga këtu do të organizoj gjithcka.

Mos u preokupo për asgjë, pasi në Itali ka muhaxhedin që do të organizojnë lidhjet.

E rëndësishem është të mos flisni me askënd, flisni vetëm me Allahun.

Babai i Maria Giulia Sergio kërkon të dij nëse në Siri mund të blej një makinë e të ketë një patentë.

Maria apo Fatima i përgjgigjet:

Këtu në Siri nuk duhet patentë.

Saidi, (Aldo Kobuzi) ka marrë patentë si muhaxhedin, si luftëtarë i Allahut.

Do t’i japë ai makinës, mos u shqetëso baba për asgjë.

Saidi (Aldo Kobuzi) në Shqipëri nuk kishte patentë, por dy muaj praktikë këtu në Siri e mori gjithcka.

Babi, nëse shkon dhe ti në front me Saidin (Aldo Kobuzi) të japin makinë dhe kallashnikov.

Më 12 maj 2015 gjatë bisedës me motrën e saj Mariana, Fatima tregon për objektivin final të luftëarëve të Allahut të mbërrijnë në Romë ku do të zhvillojnë një betejë madhështore në emër të Allahut.

Duhet ta kuptoni– thotë ajo- se deri më sot ne kemi jetuar në tokë e të pafeve e kemi gabuar gjithcka, pasi braktisëm mesazhin e Allahut.

Asnjë mysliman nuk duhet të jetoj nën ligjet e të pafeve e ne vrasim për këtë , ky është xhihadi.

Këtu ku ndodhem unë muhaxhedinët po marrin tërë tokën e Sirisë.

Mungon dhe pak dhe disa qytete e inshallah ndodh sa më parë.

Më pas do të shkojmë drejt Turqisë, Arabisë Saudite me betejën finale në Romë.”

Në muajin janar të 2015 pak ditë pas atentatit terrorist në selinë e revistës Charlie Hedbo në Francë, Maria Giulia Sergio ndërsa flet me familjen e saj shprehet e kënaqur aktin e dhunshëm e për vdekjen e karikaturistëve e gazetarëve:

Faleminderit Allahut për vdekjen e atyre që talleshin me Profetin tonë të Madh”, thotë ajo.

Në bisedën e fundit me gjithë pjestarët e familjes, më 8 qershor të 2015, Maria Giulia Sergio i përcjell mesazhin e Kalifit Al Bagdadi;

“Kush nuk mund të vi në Siri duhet ta kryej xhihadin në vendin ku ndodhet.

E motra e pyet se si kryhet xhihadi në Itali e Maria e konvertuar në Islam me emrin Fatima përgjigjet se:

“Xhihadi në Itali do të thotë të vrasësh të pafetë. Ata nuk e duan shtetin islamik.”

Në dosjen prej 42 faqesh të prokurorisë italiane ndaj operacioni të koduar “Martesa”, një kapitull të vecantë zë dhe doktrinuesja online e rekurtuesja e shtetit islamik Bushra Haik, me origjinë siriane, me nënshtetësi kanadeze dhe e lindur më 1985 në Bolonja.

Është ajo që ka bindur Maria Giulia Sergio të niset drejt Sirisë dhe është po ajo që pas largimit të Marias, vazhdon e ndjek përgatitjen e formimin islamik të motrës së saj Mariana Sergio.

28 komente në “Përgjimet për grupin xhihadist, fakte tronditëse për familjen e Aldo Kobuzit”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    O Zot na mba mendjen
    se robi ne momente te deshperuara kryeka marrezi
    cjane keto me pas do shkojme drejt turqise , arabise dhe finalen drejt romes
    me te vertet mendoj se keta njerez duhen mbyllur ne kafaz

    1. Pip says:

      Shprehja me idiote eshte “feja e shqiptarit eshte shqiptaria “.Me idiotja.Shqiptaria eshte kombesi,feja nuk eshte e tille.Ne rastin shqiptar,pelqehet te thuhet instiktivisht se nuk ekziston besimi I mirefillte fetar,po dhe gjaku I trubulluar nder shekuj,lejon konfuzionin e origjines.Shumica ndihen myslymane se kane gjak te tille.

      1. komunalja says:

        Kur t’a kuptosh ti, do jesh ne pleqeri!

      2. Gregor says:

        Cfare kafshe qe je!! E ka mire ky zotnia me poshte qe thote se kur t’a marresh vesh ti, do jesh ne pleqeri. Se ka idioter ne vendet arabike qe kane tallash ne vend te trurit, kete e dinim. Por qe do beheshin shqipetaret te mohonin kombesine e tyre per shkak te fese ky eshte turpi i botes. Me lufte, me politike, me trimeri, mencuri, dhe me nje ndjenje te thelle patriotike, ky popull i rezistoi asimilimit, edhe pse nderroi fene, per te qene mbi te gjitha shqiptar dhe per te shpallur pavaresine nje dite.
        Por dalin sot disa idioter qe nuk dine as historine e kombit te tyre, por mesojne Kuranin apo Biblen me mire se sa c’ka qene dhe c’eshte kombi shqiptar.
        I madhi Pashko Vasa nuk e tha kot ate shprehjen more idiot noterik. E tha sepse qofte feja kristiane qofte feja myslimane jane te importuara ne Shqiperi. Na del ti tani nje cope injoranti e na thua se populli shqiptar e paska ne gjak myslimanizmin. A e di ti mor kafshe prehistorike se kur lindi feja myslimane dhe si erdhi ajo ne Shqiperi? Se si iu imponua me force shqipetareve?
        Nuk ja ke bere pyetjen vetes mor idiot, se pse heroi yne quhet Gjergj Kastrioti, dhe pse me vone mori emrin Skenderbeu?
        A e di ti mor kafshe se ku i ka rrenjet feja myslimane? Po ajo e krishtere?
        Po c’pune ka populli shqiptar me Krishtin qe kerkonte te behej mbreti i Izraelit? C’pune ka populli shqiptar me Muhametin qe krijoi fene myslimane qe te bashkonte fiset arabe te shkretetires, te cilat kishin shekuj qe luftonin me njeri tjetrin?
        Dhe nuk ja arriti dot. Akoma mbas 1400 vjetesh prape luftojne dhe grinden me njeri tjetrin, por tani per punene e fese.
        Si ka mundesi qe disa libra te shkruar para mijera vjetesh nga kush e di se kush, te nderohen tani sikur kane vlere per ne sot?
        Eshte njelloj sikur pas nja dymije vjetesh, te lexojne njerezit e te ardhmes veprat e Enver Hoxhes dhe t’a nderojne sikur te jete vete zoti.
        Trashesia nuk ka fund tek njereaz si puna jote qe hedh pa pike turpi poshte qenien tende si shqiptar dhe behesh arab. Ketu injoranca thyen rekord.
        Edhe ne qofte se besoin tek nje zot, ketu nuk ka asgje te keqe. Besimi supozohet t’i beje njerezit me te mire dhe jo kriminele. Por mbaj mend kete. Zoti t’a dha trurin dhe mendjen qe te jetosh dhe te gezosh jeten. Ai nuk i do mbrapsht. Nuk ka nevoje as per trurin tend as pere trurin e atyre kafsheve te shteti islamik. Por ju si trapa qe jeni i thoni zotit, na merre trurin dhe mendjen time se nuk i dua, nuk kam nevoje per to. Dhe ja jep prape atij qe t’a dha. Ai i merr dhe thote, e c’me vajten dem keto tek keta idiotet. Une nuk kam ku te coj te miat, keta mi japin mbrapsht!!
        Feja eshte vetem nje lloj menyre jetese. Mbaje ne shpirt, mbaje per vete, respekto besimin e tjetrit, apo edhe mosbesimin e tjetrit persa kohe qe nuk t’a ofendon njeri besimin tend, dhe do shikosh qe bota eshte me e mire se sa e pershkruajne disa fetare extremiste qe jane te pakenaqur nga jeta dhe kerkojne t’i bejne te gjithe te pakenaqur.

        1. Afrim says:

          Gregor bravo per pergjigjen ndaj ati idioti. Feja e shqiptarit esht shqiptarit. Nqofese feja per ty esht me e rendesishme se sa combination, zhduku nga shqiperia se nuk esht vend per ty.

      3. X says:

        Do rritesh dhe do ta mesosh nje dite ( nuk ma do mendja me trurin qe ke por nese ). Disa gjera ne jete nuk mesohen ne libra Pip i vockel.

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Te riparohet aushwich dhe te behet gati per pune.

      I pari te perpunohet tfgs dhe me pas te gjithe xhihadistat kudo qe te gjenden neper bote cfaredo feje qe ti perkasin.

  2. iliri says:

    Ja pra kto te fese se paces por terrorista brenda

  3. fieraku4u says:

    BOLL PROBLEME KA KJO BOTE ME VARFERINE, SEMUNDJET DHE EKONOMINE, TANI NXORREN KOKEN DHE KETA GABELET.

  4. tfgs says:

    Sunitet shqipfoles,ben qe Jihadi te flas shqip……….ptuuuu plehra arabe!

    1. ganiu says:

      tfgs a nuk po e lexojnë se kjo që flet është italiane ?

      1. tfgs says:

        Gano qafpalari,ajo eshte sorre arabe e jo italiane!

        Ajo thote:
        -Gjithe myslimanet [turq,shqipfoles,afghane,pakistaneze etj] jetojne ne token e te pafeve[kristianeve] dhe per kete allahu na meson te vrasim.Cdo myslimon[shqipfoles etj] nqs nuk ka mundesi te shkoi ne Syria,duhet te vrase ne emer te Allahut aty ku jeton,ne token e te pafeve[kristianeve]…………!
        Keshtu ndodh kur korraket sunite pasi mbushin zorren me buke ne token e te pafeve[kristianeve] kthehen ne origjinen e tyre gjaxore……….

        1. Une... ti... ne te gjithe... says:

          O tourgofag

          Ne shqiperi ka edhe ateista qe keta te semuret e kategorise tende do I grinin ne sater po te kishin mundesi, njesoj si do benin edhe me ty si peder qe je.

          Po ti sureat palare cfare mendimi ke per ateistat?? Apo te ngec sharra ne gozhde me kete pyetje pasi fjala ateist u bene te gjitheve te ndiheni vellezer me mysliman e te krishtere.

          Dikush tjeter me larte me emrin e pershtatshem “pip”, pra piparaqi, na shpjegone se shqiptaret jane gjak I prishur dhe se feja eshte e njejte me etnine. Faktikisht etnija eshte me e vjetra se feja dhe kjo vertetohet me se miri ne shqiperi ku e njejta gjuhe dhe etni perfshine disa fe. Dhe nese do te ishte mdryshe I bie qe njerez me fe te ndryshme qenkerkan perpjekur per tu bere shqiptare.

          Pra e verteta eshte se etnia eshte ndryshe nga feja dhe me e vjeter nga feja – feja eshte nje lajthitje e budallenjve qe eshte perdorur nga dreqi per te mbajtur njerezit budallenj nen kontroll

          Ose nese e pranoni qe feja eshte me e vjeter se etnia atehere automatikisht keni pranuar se njerezit me fe te ndryshme paskan luftuar e vdekur per te qene shqiptar dhe I bie qe rracen shqiptare e paska zgjedhur zoti si model te rraces njerezore. Ndersa rracen greke e paska lene ne harrese te vaj nen shtrydhjen nga frika e egzistences se reacave te tjera.

          1. anticensurë 25642654 says:

            Une… ti… ne te gjithe…
            çmerresh me këtë fisqirë!!me këtë hale të hapur në tokën greke!!
            ateistët ky i ka armiq më të mëdhenj se sunitët!!për të thjeshtën arsye!!sunitët besojnë njëlloj si ai,janë njerëz të varur nga dikush lart,një qënje e mbinatyrshme,janë njerëz që besojnë,që nuk kanë nevojë të vërtetojnë gjërat,thjeshtë besojnë!!ata ai e di se ka mundësi ti bindë ti këthejë në anë e tij!!ateistët e di që nuk i ka asnjëherë në krah!e di që smund ti bindë!!
            pastaj ky ndyrësirë fondamentliste,nuk e ka për gjë të fusënë satër katolik e protestantë!!për këtë ndyrësirë ata janë kundërshtarë të besimit të tij!!këta nuk kanë mundësinë për momentin se ISIS do të ishte një ëndër norlmale në krahasim me këta!e kanë vërtetuar se kush janë në historinë e tyre gati 200 vjeçare!!por i mbledhësh të gjitha masakrat e bëra mbi shqiptarët,kalojnë genocidin turk ndaj armenve!!të fundit e bënë para 70 vjetësh!!
            turkosumë
            për ty të zakonshmen!!
            të shkërdhefsha robt ku ti kesh,meshkuj e femra!pa dallim gjinie e moshe!me ata që janë gjallë dhe ata që do të të vijnë pas!!

    2. erind says:

      Agimi i arte flet greqisht…..

  5. Mynyri says:

    U po ki Kobuzi mos eshte kusheriri i Taqo Kobuzit , shoferi i janullatusit qe ben ligjin te Kisha Ortodokse.

    1. Pelasgian says:

      hahahahhahahahhahahahahahahah po po …kusheri jan !!

      Ortodoskia = Komuniste

      Islami = Rrumpallhane

  6. salem says:

    Kjo eshte lufta e trete boterore,s’eshte e lehte ete fitohet po do fitohet patjeter se per fat mendje pjerdhurit (ata ete alllllahut),jane pak.
    Une besoj se amerikanit i intereson keshtu qe nuk u jep ndonje shqelm bytheve ketyre muterve qe te vene sa me shpejt ne “xhenet te gomareve”

  7. Ateisti says:

    Kanceri me emrin Islam qe do te thote nenshtrim para nje qenie imagjinare qenka ulur kembekryq tek kta njerez. Po te shohesh Italianen e konvertuar ne kete fe te shkaterrimit ne mase duket qarte qe agjerimi e ka shnderruar nga Evropiane ne talebano-aziatike. Mjerim I trurit .

  8. Soni says:

    Kjo eshte shume e turpshme, sidomos per nje musliman ,sepse Allahu nuk u thote atyre qe te vrasin e presin, por ndaj ketyre njerezve duhet te behet nje lufte e ashper ku te luftohen deri ne vrimen e miut,keta nuk jane gje tjeter por nje tuf injorantesh qe duan te vjedhin e grabisin pasurite e te tjereve gjoja ne emer te allahut, qe ata i vrafte ishalla.

  9. Wendy-B says:

    Fishekzjarr fare e kane trunin keta “luftetaret e Allahut”.
    Te vjen keq qe edhe te rinjte po rekrutohen ne menyre masive nga keta mjekercjape barbare.

  10. 007 says:

    Mendja ben hatane thote populli, shume e vertete, as nje Psiqjatri ne Bote nuk i merr persiper keta!!!!!!!!!!

  11. leci says:

    Po keta paskan pjerdhur fare. Aha sbohen mo

  12. Zgjidhja says:

    Në ktë dosje jemi si franca.

  13. Dr. Adhamudhi says:

    duhen dhe keta ndryshe si do shesin arme bota, si do mbajne popullsine me rritje jo galopante ne popullsi. Se ndryshe beheshim si milingonat.

    Ps. Ketij tgfs se janulles desha me i .i pak mamin nq se se keni bezdi. Hahahaaaaaa

  14. trojani says:

    aldo nuk kishte patante ne shqiperi po beri praktik dhe mori patent “nderkomtare” ate te allahit !!!
    ah ju doni tfgs ai ja u gjene brinjet,po s’ja u heqe dhembet nje nga nje qe kur te flisni te fishellini……..
    kush manipulohet nga keta moracaket islamik eshte injorat me gjithe kuptimin e plote te fjales.
    do “shkojne” ne rome thote debilja !!?? atehere mos i mere prindrit lere kur te veni vete dhe ktheheni te gjithe bashke ne kalifat me shofer aldon….

  15. POPULLI.. says:

    ….”Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”….Me shqiptari duhet te kuptojme luften qindravjeçare te popullit ,per te ruajtur te paster gjuhen, zakonet, kulturen ,historine, identitetin, fene dhe çdo gje te mire qe na lane trashegim te paret tane dhe per te cilat ndjehemi krenare…Shqiptari nuk do te thote te mohosh çdo njeren prej ketyre, ….Shqiptari nuk do te thote t’i thuash pushtuesit, perdhunuesit dhe perçudnuesit tend …”vella”….Te perdoresh gjuhen dhe simbolet e koleres 600-vjeçare, duke i zevendesuar te tuat, ..nuk eshte shqiptari….Te behesh furnizuesi kryesor ne Ballkan i isis….nuk eshte shqiptari….Te ngresh simbolet e pushtuesit mbi ato te tuat, te cilat jane pjese e identitetit tone…quhet ..antishqiptari….Te hedhesh balte mbi figurat tona kombetare me permasa nderkombetare…quhet thellesisht ..antishqiptari…Te thuhet nga disa fetare qe …shqiptaret i solli turku ne keto troje….perveç antishqiptarise, quhet edhe ..tradheti kombetare….Atehere çfare kuptojne disa njerez me “shqiptari”???…Apo “shqiptari”, keta njerez nenkuptojne çdo gje tjeter perveçse identitetit tone europian!!!…Vetem kthimi i menjehershem ne kete identitet, eshte rruga jone e vetme per mbijetese dhe per t’u rreshtuar nder kombet e qyteteruara te botes…

  16. gjoni says:

    Allahu po i shperblen njerezit e vet.
    Varferi
    Bomba
    Vdekje
    Injorance
    Te pa lare
    Te pa drite
    Pa buk e uji ne mes te veres

    Cka ju duhet jeta keshtu

    Ikni o te mjere te gjithe ne Siri
    Ikni e vdisni sa ma shpejt e mos i bani hije botes
    Ikni te takoni sa me pare Allahun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje