Beteja për Vorën, nënkryetari i KQZ: Personat e shtuar në lista mund të kenë votuar dhe për Kim Kardashian

2 Korrik 2015, 11:38Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur debatet në lidhje me zgjedhjet në Bashkinë e Vorës për të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon pavlefshmërinë e procesit.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ylli Manjani tha se nga të dhënat të paktën 420 votues fiktivë, që nuk janë banorë të Vorës kanë votuar më 21 Qershor duke ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Manjani tha se që ligji është shkelur diku është shkelur, por kjo cështje i takon organeve të tjera.

Ne themi ja ku është ujku, gjurmët i keni diku tjetër.

Ne dimë nga komisionerët tanë dhe vëzhguesit se më 21 Qershor, këta votues fiktivë, edhe për shkak të uljes së vigjilencës nga vëzhguesit ndërkombëtarë hynin tinëz në qendrat e votimit dhe votonin“, theksoi Manjani.

Sipas tij, këta zgjedhës në bazë të ligjit duhet të verifikoheshin se ku banonin nga ana e Bashkisë së Vorës.

Zv.Kryetari i KQZ-së Denar Biba duke iu drejtuar përfaqësuesve të LSI-së u tha se ku e bazonin faktin se këta votues më 21 Qershor kanë mbështetur me votë kandidatin e APPD-së Fiqiri Ismaili dhe jo kandidatin e ASHE-së në Bashkinë e Vorës.

“Ku e dini ju se cilën forcë politike kanë votuar këta zgjedhës?

I keni verifikuar votat ju?

Ata mund të kenë votuar për PS, LSI, PD apo dhe Kim Kardashian, ku e bazoni ju atë që thoni se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, ka ndikuar në rezultat?”, iu drejtua Biba.

Në përgjigje të pyetjes, përfaqësuesit ligjorë të LSI thanë se të dhënat i kanë nga komisionerët dhe vëzhguesit e tyre në proces, por edhe nga fakti se si janë regjistruar këta banorë në Vorë, cila palë ishte e interesuar dhe në bazë të dëshmive që këta persona janë paguar deri në 100 mijë lekë në muaj.

Sipas LSI-së, Prokuroria tashmë po heton cështjen e transferimeve në Bashkinë e Vorës, por hetimi penal që po kryhet nuk i jep zgjidhje cështjes së parregullsive në proces.

Këta votues nuk kanë qëndruar asnjë ditë në Vorë, por kanë shkuar vetëm ditën e votimit atje dhe kanë qëndruar dy-tre orë.

Nga të dhënat që ne kemi, rezulton se këta shtetas kanë vijuar jetën normalisht në qendrat e tyre ku banonin edhe më parë, përpara se të kryhej transferimi në Bashkinë e Vorës”, thanë përfaqësuesit ligjorë të LSI.

Sipas tyre, i vetmi organ që ka përgjegjësi për rifreskimin e listave zgjedhore janë zyrat e gjendjes civile në bashki, dhe ne sapo e kemi verifikuar këtë parregullsi ne i kemi vënë në dijeni institucionet përkatëse.

Tashmë e vetmja mënyrë për të rregulluar këtë parregullsi është ripërsëritja e zgjedhjeve në Vorë”, thanë përfaqësuesit e LSI.

 

2 komente në “Beteja për Vorën, nënkryetari i KQZ: Personat e shtuar në lista mund të kenë votuar dhe për Kim Kardashian”

  1. tra says:

    po ky nekryekari ca ben si gje e shkathet kot me kot, tangerlliku i madh, katunar juridiks

  2. emigranti says:

    Pse per Kim Kardhashianin e jo per Rita Oren.Si duket Dinarin e paskan magjepsur te pasmet e Kimit qe cdo dite i sheh tek Tema.Bravo Tema, e ne sferat me te larta te komentojne.Vazhdo me prapanicat se ke disa dite qe i ke nderprere, e na kane zene buzet myk se nuk i lepijme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje