INTERVISTA/ Fred Abrahams: SHBA e toleroi në mënyrë të pakuptimtë Berishën, ja pse u prish ai me amerikanët

2 Korrik 2015, 09:29Politika TEMA

Fred Abrahams me librin e tij “Modern Albania”, thotë në një intervistë për DW, se libri i tij është një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë, që në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur.

Titulli i librit tuaj është “Modern Albania” – Shqipëria moderne – një mbiemër ky me dy kuptime? A mendoni se Shqipëria është një vend modern?

Titulli i librit “Modern Albania” është përdorur në kuptimin e një historie “bashkëkohore” apo të kohës së sotme, në kontrast me historinë e Shqipërisë para luftës ose nën Perandorinë Osmane. Me titullin unë nuk dua të sugjeroj se Shqipëria është një vend modern, në kuptimin një vend përparimtar, largpamës dhe progresiv. Përkundrazi, një temë konstante në libër është se sa vazhdon të jetë e ngarkuar Shqipëria me barrën e së kaluarës e saj.

Një refren shumë i dashur i retorikës politike në Shqipëri është ai i revolucionit për përmbysjen e regjimit komunist. Për këtë tip të ri revolucioni pa gjak që ndodhi në disa nga vendet e tjera ish-komuniste, historian Timothy Garton Ash përdor termin “Refolution”, pra reformë dhe revolution. A ka pasur në Shqipëri një revolucion antikomunist.

Shqipëria nuk ka pasur një revolucion. Por aty ekziston një mit shumë i fortë për një revolucion të tillë.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Ramiz Alia e kuptoi se Shqipëria duhet të ndryshonte, sepse ajo nuk mund të mbijetonte e vetme. Kjo pikëpamje u intensifikua pas vrasjes së Çausheskut në Rumani. Ramiz Alia dhe njerëz nga rrethi i tij i ngushtë më kanë thënë në intervistat që kam zhvilluar me ta, se donin që ta demokratizonin Shqipërinë. Unë nuk mendoj se ata ishin demokratë, por se ata ishin të shqetësuar dhe në kërkim të një mënyre, se si mund ta shmangnin për veten fatin që pësoi Çaushesku. Sidoqoftë ata iniciuan disa reforma. Të gjitha ndryshimet e bëra ishin nga lart dhe të gjitha brenda parametrave të partisë, si p.sh. pluralizmi famëkeq i mendimit. Ata liberalizuan ekonominë dhe reduktuan dënimet për disa të burgosur politikë. Ata lejuan median të botojë disa pikëpamje kritike. Dalëngadalë ata filluan t’i lironin zinxhirët, por nuk i hoqën ato.

Në vend të kësaj ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit”. Pra ata donin që pushteti të kalonte në duart e një grupi njerëzish të besuar, të cilët ose ishin anëtarë të PPSH-së, ose gëzonin përqafimin e dorës së ngrohtë të saj. Ishte fjala pra për intelektualë të besuar, të cilët duhet të merrnin në dorë kontrollin dhe pushtetin.

Megjithatë ka pasur edhe disa impulse të revoltës së vërtetë nga poshtë. Në janar 1990 protesta në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit, për shembull, është një shembull i tillë. Ose në mars 1990 protesta në Kavajë. Mësymja e ambasadave në korrikun e vitit 1990 ishte një moment i qartë kur shqiptarët i morën gjërat në duart e tyre, të frustruar nga hapat e zvarritur të reformës. Dhe sigurisht edhe lëvizja studentore e dhjetorit, kur të rinjtë me guxim thanë “mjaft!”

Por, pas secilit nga këto momente, partia arriti ta vinte situatën nën kontroll. Pra, unë mendoj se Jo, në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion në kuptimin e një ndërprerjeje radikale të fijeve të së kaluarës. Por unë gjithashtu mendoj, se kjo ndoshta ishte një gjë e mirë. Sepse duke pasur parasysh shkallën e represionit dhe të dhunës në vend, apo shkatërrimin e aq shumë familjeve gjatë diktaturës, një revolucion i vërtetë në Shqipëri mund të kishte qenë shumë i përgjakshëm.

Ju thoni që në Shqipëri edhe pse nuk kishte revolucion, ekziston një “mit për revolucionin”. Cilat janë shkaqet për këtë?

Edhe pse në Shqipëri nuk ka pasur revolucion, ekziston një pikëpamje e përgjithshme si në Shqipëri edhe jashtë saj, se regjimi i errët komunist u përmbys nga një lëvizje demokratike. Unë shoh disa arsye për këtë.

Së pari, Partia Demokratike e ka përdorur këtë fabul, për qëllimet e saj politike. Kjo ishte një histori mjaft tërheqëse për t’u treguar – sidomos për Perëndimin: ne u ngritëm më këmbë dhe e mbytëm bishën. Sali Berisha e përdori mitin e revolucionit në të njëjtën mënyrë sikurse Enver Hoxha kishte përdorur mitin e çlirimit dhe të Luftës Nacional-Çlirimtare.

Së dyti, shqiptarët kanë një predispozicion për të pranuar mitet. Ata janë mësuar me to dhe në këtë mënyrë kjo histori dramatike mund të thithej me lehtësi. Po ashtu përdorimi i një fabule apo historie të tillë qetësuese, me efektin e një ninulle, bëhej për të shmangur reflektimin dhe vetëvlerësimin për atë se si ishte e mundur që një diktaturë e tillë kaq brutale mundi të zgjaste për katër dekada, dhe për atë që njerëzit i kanë bërë njëri-tjetrit.

Krijimi i mitit nuk është ndonjë gjë e papritur, për shkak se liderët e rinj politikë kërkonin të mbështestin dhe fuqizonin pushtetin e tyre. Por ajo që më duket interesante është, se sa e gatshme ishte bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar mitin dhe madje edhe për ta promovuar atë. Sidomos qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përqafoi mbi të gjitha idenë se pas kthesës në Shqipëri ekzistonin ish-komunistët e poshtër përballë demokratëve mendjehapur.

Si e shpjegoni ju faktin që bashkësia ndërkombëtare e pranoi këtë mit?

Fred Abrahams: Unë shoh disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dinin shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Uashingtoni nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe nuk kishte burime të shërbimeve sekrete. SHBA me të vërtetë nuk e njihnin as vendin apo as popullin. Një detaj i vogël, edhe pse në pamje të parë skajor, që dëshmon për këtë është që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1991, Departamenti i Shtetit nuk kishte madje as edhe flamurin shqiptar për ceremoninë.

Së dyti, politikëbërësit amerikanë u verbuan nga drama e fuqishme e rilindjes së Shqipërisë. Kur James Baker vizitoi Tiranën në qershor të vitit 1991, njerëzit u përpoqën ta mbanin në krahë makinën e tij nga aeroporti. Pritja ishte tejet e përzemërt dhe madhështore dhe diplomatët amerikanë u ngashënjyen fort prej kësaj fitoreje të madhe të Luftës së Ftohtë.

Po ashtu ata ranë gjithashtu pre e një analize të thjeshtëzuar pra njeriu i mirë përballë njeriut të keq, apo kauboi dhe indiani, në një kohë që realiteti shqiptar ishte shumë më kompleks. Si mund ta shpjegonin ata për shembull, që Ilir Meta dhe Pandeli Majko shkuan me socialistët, ndërsa Gramoz Pashko, Sali Berisha dhe shumë anëtarë të tjerë të PPSH-së themeluan PD-në? Ndarja e politikanëve të Shqipërisë në politikanë të nderuar blu dhe politikanë mashtrues të kuq ishte për të krijuar një ndarje artificiale nga e cila Shqipëria vuan ende dhe sot.

Arsyeja e tretë ishte më shumë praktike, dhe lidhej me rajonin. Në atë kohë, shqetësimi kryesor në Uashington ishte lufta në Jugosllavi dhe, sa u përkiste shqiptarëve, që konflikti të mos përhapej në Kosovë apo Maqedoni. Në këtë mënyrë SHBA mbështeti me të gjithë forcën dhe ndikimin e saj Berishën dhe PD-në, sepse mendonin se kjo forcë do të kishte një ndikim moderues tek shqiptarët jashtë vendit.

Nëse ju shikoni deklaratat e para të PD-së, ato flasin për bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët. Por kjo ndryshoi shpejt në “respektimin e të drejtave të vëllezërve dhe motrave tona.” Në këtë në mënyrë nga dokumentet që kam marrë nga Departamenti i Shtetit për këtë libër duket pra qartë: Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar në lidhje me retorikën nxitëse. Dhe në fund ata arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por mos shkakto rrëmujë përtej kufijve të vendit.

Çfarë ndikimi mendoni se kishte kjo për Shqipërinë?

Unë e kuptoj se pse Uashingtoni dhe qeveritë evropiane perëndimore i dhanë PD-së dhe Berishës mbështetjen e tyre. Kjo ishte logjike dhe e saktë. Si udhëheqës, Berisha ishte zgjedhja e qartë: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe.

Ajo që unë nuk e kuptoj është se pse qeveritë perëndimore i dhanë atij një mbështetje të tillë jokritike. Kur ai filloi të shfaqte autoritarizmin e tij dhe etjen për hakmarrje, SHBA heshti. Kur ai keqtrajtoi një gazetar, SHBA heshti. Kur ai e futi kreun e opozitës në burg SHBA heshti. Fatos Nano mund të ketë qenë fajtor, por gjykimi i tij ishte një farsë.

Unë kam pyetur Bill Ryerson dhe, më të rëndësishmin, Chris Hill, se pse ata nuk kanë thënë asgjë. Dhe ata më thanë se pas së kaluarës së vështirë të Shqipërisë ata e prisnin që rruga e saj të ishte me gunga. Po ashtu Hill ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë në rajon.

Unë mendoj se heshtja e tyre ishte një gabim i madh. Sigurisht Berisha ishte njeriu i tyre, por ata duhet t’i kishin vënë disa kufij. Ata mund të vazhdonin ta mbështesnin ende Berishën, por edhe t’i thoshin që të respektonte disa kufizime në lidhje me pushtetin e tij personal. Meqë të tilla kufij nuk kishte, Berisha e interpreton heshtjen si një dritë jeshile për veprimet e tij.

Ia vlen të përmendet se prishja e Berishës me SHBA nuk lidhej me gjyqet farsë, spiunimin e opozitës apo arrestimet e gazetarëve. Ajo erdhi kur ai filloi të luante jashtë kufijve me çështjen e Omonias dhe të Greqisë.

Si ndikuan qëndrime dhe sjellje të tilla në rajon?

Fred Abrahams: Kjo është një ironi e madhe. SHBA dhe të tjerët e vunë stabilitetin rajonal mbi demokracinë. Ata vunë individët mbi institucionet. Por autoritarizmi i Berishës çoi drejtpërsëdrejti në ngjarjet tronditëse të vitit1997, që ishin më shumë një krizë politike sesa një krizë ekonomike. Kur pas plaçkitjes së depove të armëve, një kallashnikov kushtonte më lirë se sa një bukë. UÇK-ja e pa këtë menjëherë si mundësinë e saj historike, dhe ata e kapën shansin. Nuk është rastësi që lufta e Kosovës nisi në vitin 1998. Ndoshta lufta do të ndodhte gjithsesi, këtë unë nuk e di, por situata e vështirë dhe shkrirja e shtetit në Shqiperi ishte një shkëndijë kritike. Pra fokusi dritëshkurtër i bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me stabilitetin në fund dështoi.

A ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë sot?

Ajo ka ndryshuar shumë. Në fillim ajo kaloi sërish së tepërmi në anën tjetër dhe ishte jokritike ndaj Partisë Socialiste, pavarësisht korrupsionit masiv dhe lojës së pandershme. Pas vitit 1997, SHBA-ja dhe Evropa synon të rivendosnin rendin. Ka pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë mes CIA-s dhe SHIK-ut në luftën kundër terrorizmit në vitin 1998 – për këto kam shkruar edhe në libër.

Por sot politika e SHBA-së ka gjetur ekuilibrin. Ambasadorët shprehen rregullisht publikisht në lidhje me korrupsion apo ndërhyrjet ndaj gjyqësorit. Ata mbajtën qëndrim kritik në lidhje me Gërdecin dhe skandalet e tjera. Ata mbrojnë gjyqësorin. Sot ata e kuptojnë se duhet bërë më shumë për ndërtimin e institucioneve.

Çfarë prisni nga libri juaj?

Unë pres që shumë njerëzve nuk do t’ju pëlqejë mënyra se si i kam portretizuar në libër. Dhe ky nuk është vetëm Berisha dhe anëtarët e tjerë të PD, por edhe Nano, Meta, Rama dhe politikanë të tjerë, të cilët shpesh i shohin postet e tyre si mundësi se sa si përgjegjësi. Libri është një kritikë ndaj elitës politike në Shqipëri.

Është gjithashtu një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë të cilët në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Shqipëria do të jetë “moderne” në kuptimin tjetër të fjalës, kur fjala “intelektual” në shqip do të ketë më tepër kuptimin e një mendimtari kritik dhe me ndikim në vend, se sa të një personi, i cili është diplomuar në universitet, sikurse përdoret sot.

Fred Abrahams është studies, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.

Libri i tij i fundit “Modern Albania – from Dictatorship to Democracy in Europe” ofron një vështrim të thellë në historinë e re të rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të sprovave dhe vuajtjeve që kaloi vendi në 25 vitet e fundit. Ai bazohet në përvojën personale të autorit, më shumë se njëzet vjet punë kërkimore dhe analizën e qindra e dokumenteve, dikur sekrete, nga Shqipëria dhe SHBA, si dhe në intervista me personalitete kyç, shqiptarë dhe të huaj, që kanë luajtur rol në politikën e vendit që nga viti 1990 – mes tyre edhe ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentë të shërbimeve sekrete, diplomatë, apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri sapo është botuar nga New York University Press. Për më tepër shih: www.modern-albania.com.

61 komente në “INTERVISTA/ Fred Abrahams: SHBA e toleroi në mënyrë të pakuptimtë Berishën, ja pse u prish ai me amerikanët”

  1. Hoxhe efendiu says:

    Heeeee dogrib bir shahin !!!
    Po kopili qe na late ne dere, e shkaterroi kete vend

    1. Atdhetari says:

      Cifuti muti Abrahams mundohet te hedh balte mbi ne dhe historine tone alo aftesine tone te clirimit dhe luftes kunder fashizmit.Cfare do presesh nga keta muter qe morren pjese ne luften e para dhe te dyte boterore vetem ne castet e fundit pasi u pa kush lo fitonte.Luften e beri Stalkni dhe keta thkne e beme ne.Ky kerma Zioniste nuk ka asnje surrat te hedhe hi syve.Revoluciin u be dhe ne cdo qytet pati protesta,te gjithe donin ndryshim sepse e dimin boten fush me,lule por qe sot jemi penduarKy te shikoje fashizmin policor korporativ dhe korrupsiinin marramendes qe ka cdo qelize e shtetit amerikan.Ku Bankat dhe korporatat alo kompanite e naftes dhe te,luftes i blejne si dele polifikanet dhe kjo quhet Political Donation pra dhurim politik.Me lighet dhe pergjimet e NSA APO ME AKTIN FAMEKEQ PATRIOTIK KU ARRESTOHESH DHE EKZEKUTOHESH PA FAKTE APO GJYQ GJONA NE EMER TE TERRORIZMIT.KU CDO NJERI QE I DEL KUNDRA ADMINISTRATES ZIONISTE TE SHTEPISE SE BARDHE ATEHERE U CILESOKA CIFUT DHE TERRORIST I BRENDSHEM.POSHTE TE HUAJT DHE HIPOKRITET

      1. komunalja says:

        Kt çifutët paskan qen’ pidha s’ome! Aq bukur i’a kan fut jevgjve, sa qe jevgjit kujtojne ende se i’a ka fut Gjermania! Rrrofte Izraeli, vdekje jevgjiteve!

  2. era says:

    Flm shba per te gjitha te (mirat) qe na keni sjelle ,flm shba per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i keni dhene skenderbeut tone per te na vrare,vjedhur dhe shtypur si komb.

    1. Cnjerezorja ska kufi says:

      Hahahahahahaha sa n’a kane ndihmuar

  3. razo says:

    Mire thua ti o shkrimtar, por ne keto i dime per “intelektualet” tane deshtak te cilet 25 vjet jo vetem qe kane deshtuar te jene te pavarur nga politika por shpesh jane pale per interesa te ngushta personale. Shembulli me tipik per kete eshte “intelektuali” dhe “analisti” Lubonja apo Fuga, nje pasqyrim i paster i intelektualit deshtak te tranzicionit. Mendje te coroditura te cilat japin mende qe nga seksi e deri tek Skenderbeu, qe nga Evropa e deri tek Amerika.

  4. Dean says:

    DW:…a mendoni se Shqiperia eshte 1 vend modern?!….
    F.Abrahams:……Shqiperia “bashkkohore”(vetem 1 Zot e kupton pse fjala bashkkohore duhej ne thonjeza)
    Ne fakt titulli i librit duhet te perkethehet “Shqiperia e sotme”,”Shqiperia sot” ose “Shqiperia bashkohore”,ndersa Gazetari/gazetarja Idiot/e pyet a eshte Shqiperia shtet modern.Nuk e lexova me tutje intervisten,por megjithate [email protected]@k Barbarin e vicidolit.
    Amerika na ka ndihmuar boll,por Amerika nuk na shpeton dot nga Vetvetja jon e Lig,e dobet dhe Inferiore.

    1. Pelasgian says:

      Hahahhahahah ne fakt un ne fillim mendova se e ka bo pytjen pa influencimin e titullit por pastaj e lexova mire dhe perkthimin e Moderna Albania e ka bo shqip-shqip me koken nga italishtja!

      1. Dean says:

        Pershendetje,Pelasgian!
        Ja fusin kot plako.Sa per me u duk se jane ne brendesi te muhabetit…..hahaaaa…

  5. Zerva says:

    Modern Albanania eshte si te thuash modern afganistan.cifuti ju ben libra mongoleve turq.cifutet dhe turqit jane dy mbetjet me te qelbura te mongoleve be toke.

    1. tani says:

      Ti je gjenerata e tret si bastardet grekoturk
      Apo je nga ata vllehet 300 euros
      Ku e mshef ket turinin e urithit
      Juve turqit ju lirun gjenerata o moderno aziatik
      Ajo lekura jote e zeshket as per pantofla sbon

      1. tani says:

        Zerva ke Flaherty guzhinjeri esht shqiptar nga shkodra e qujn ardi shko dhe pyte ku mundial te gjesh mu Tanin nga durrsi e ka ai numrin Tim
        Un do j shpejt knej
        Sa per dijeni uno 13 vjet me pasaporte spanj ole dhe besoj qe me dun ma fort se ty knej nga Barcelona
        Ta dhij me i mut turk un islamin dhe até fen tate edhe pse kom nji rronj nga plak
        Jom cam beje mundimin dhe me jep mundesi te takoj o emer trim
        Vij shpesh me pi birra aty ke flayerti

        1. ERA says:

          Shkruaj shqip ore cam.zerva nuk i pelqen arnautet.tek flaherty jam perdite.

          1. Zerva says:

            ERA? mos u fut ne mes te muhabetit,se ky cami me fton per birra,por une birra me camer nuk pi,une cemerve ju jap dru dhe i djeg.aty rrotull me ke o tan cami,nuk kam pare albano tek flaherty,une aty kam mikeshen nga irlanda dhe nuk ka albano ne guzhine,mos hiqet si italion ai shkodreqi.
            do me takosh nje dite o cam dhe do ja bej bam.

            1. tani says:

              Nuk pi birra me shurraq un
              Te thash qe e kom pi nenji birr atje ke pubi
              Me ty do rregulloj tjeter gjo o i bameve

            2. tani says:

              Tashti e di se kush je o qimarjot 150 cmm i gjate
              Mos me rafsh ne dore se ta tregoj un ty si me bon bam mua
              Dhe sa per show irlandeze do Jet nenji irlandés qe te caperlon marmoten
              Do vij ke pubi se e di kush don zoti te shof
              Ty o era un jom cam po ju katunaret e vurgut apo qimares ju liroj shpin

          2. tani says:

            Po ti nga mbive apo edhe ti ke ardh ne barcelon qe te lirojn aren ne kamp nou
            Po je perdit atje me jep nji ore dhe ju takoj

            1. Pelasgian says:

              O tano ky o kjo flaherty mer lal ,ne barcelon a tirone ?

              Se te gjithe shkokit ke ky flaherty!

              1. tani says:

                Ka nji pub ne barcelon
                Jo nuk osht ne Tirón
                Nuk shkoj shpesh atje po e kom shok guzhinjerin cun shqiptar dhe pij ka i birr atje ka i her ne resme

                1. Rrife halen gerrke meqe e paske afer.

                  Fute me te mira te guzhina Ardit ene bjeri m’tigan kokes deri sa t’thoje :’ja ha mutin cameve’ loooool

                  Pershnetje tan djali!!

    2. Toni KS says:

      cifuti ta futi, gayreek.

    3. Pelasgian says:

      Sa Kafshe analfabete qe je ..je kaq shume idiot sa as nuk kupton shpjegimin e fjales “Modern” qe komentuesi Dean ka bere pak me siper . Je troll qorr qe vjen ktu vetem per te heq pak frustrimin ditesor qe perjeton (je pa shoke,s’je as grek as shqiptar,je idiot i lindur,)!

    4. tani says:

      Sta kisha pa repliken o trim grek jom ai tani qe me thu turk po je ke Flaherty do kesh Ardin kuzhinjer nuk jom ne barcelon dhe do te takoj padiskutim mos u boj merak
      Po je ai greku qe leviz sumen me patinete do te kem pa dhe me ke pa ke nakupenda jom nji cun me flor te verdha do vij te takoj pa me te voglin merak

  6. Para Laci says:

    Zoti Abrahams,

    Do e kisha blere dhe lexuar librin tend, po ti e permblodhe te gjith librin ne nje thenje te vetme:

    “Berisha, Nano, Meta, Rama dhe politikane te tjere shpesh i shohin postet e tyre si nje mundesi sesa si pergjegjesi.”

    Prandaj esht prap rrumpalle Shqiperia sepse asnje nga politikanet tane nuk don to mbaje pergjegjesi per postet e tyre. Te gjith ata mundohen te luftojne njeri-tjetrin dhe e shohin postin si nje mundesi te behen te pasur, sesa si nje mundesi qe te zgjidhin hallet e popullit te tyre. Pra, pergjegjesi.

    Akoma se kan kapur fillin e politikes politikanet tane. Zoti na rujte!

  7. ustaj nga dubaj says:

    ik er pirdhu se e pam edhe demokracin e te drejtave dhe lirive bazale universale kozmike astronomike supersonike … te individit!
    farse!
    genjeshtra!
    ju e dini edhe vet se te drejta dhe liri per te gjith nuk ka .
    ka vetem per nje pjes te njerzve. per pakicen.
    shumica le te ngrofi bythen ne diell! le ta palloj edhe ,po te doj.
    esht demokratikce! pallim demokratik. mbrohet edhe me ligj.
    pse jo? kur s i prish pun tjetrit se ti pallo bythen tende pse te mos e lejoj me ligj?
    aq me teper qe kur ti po pallove bythet e tua nuk behesh pretendent karshi tjetrit per pare prona pushtet sepse ti je vec nji qurrash bythqi!!
    haa ha!!!
    te drejtat jan vec ne leter,madje edhe letrat ti mbyllin dhe ti mbajn sekret kur s duan!
    osht vetem inters or taj,nuk osht drejtsi dhe liri kjo bot!
    shko dhe preki interesat demokracis ti kur ta shofesh veten pa “te drejta dhe liri bazale universale ale..hale…le…le…e…”””
    vari leshin e qimeve te fijeve te flokve te loqes se koqeve te boleve te topeve te hajdar manall carit!!!1

  8. Hegelbert says:

    Keto qe thote ky Fred Abrahams megjithese nuk i thote keq nuk jane fare te paditura. I kane shkruar edhe te tjere para tij nga ne shqiptaret. Kam lexuar libirn e Andrea Stefanit “Komploti Kunder Lirise” dhe aty i kam para te gjitha edhe autokratizmin e Berishes te mbeshtetur nga USA, edhe arsyet per kete qe ishin sakrifikimi i demokracise ne Shqiperi ne favor te stabilitetit ne Ballkan, edhe portretet e politikaneve Berisha, Nano, Rama, Meta. Nuk e di deri kur do vazhdojme qe per te vertetat e hidhura qe i jetojme vete dhe i dime me mire te degjojme me servilizem vetem zerin e te huajve?

    1. Toni KS says:

      I njejti skenar ka ndodhur ne Kosove pas 1999. U favorizua stabiliteti mbi demokracine qe dmth. zgjodhen si partner banditet vendor qe i veshen me pushtet&para qe te mos trazojne ujrat. Keta permbysen tere shoqerine dhe si produkt kemi nje kriminalizim te shoqerise dhe si bonus kemi prodhimin e xhihadisteve me vitin 2015 nga nje shoqeri teresisht sekulare me 1999. Amerikanet, aleatet tane, me saktesisht ambasadoret e tyre ne Kosove & Shqiperi, nganjehere e udheheqin politiken sikur shefat egzekutiv te kompanive qe vetem duan ti rrisin profitet tremujore qe ata vete te duken mire, pa qare koken se ne afat te gjate cojne kompanine ne humnere.

  9. MH says:

    Ne vitin 1989 Ramizi ishte i vonuar per ndryshime e reforma.Ne kete vite Ramizi ishte i zen ngusht ne frymarrje.Ramizit ia ka thane nji ish punonjes i tije qe 2 net para kongresit te 9-te i fundit monist ne vitin 1986, nji vit mbas vdekjes se diktatorit.Kur e vendosi ne krye te gazetes “Zeri i Popullit” perseri ky punonjes i tha:Nuk ecet ma me rrugen e Enverit.Me Enverin kundra Enverit.Fillo rreformat dhe te mbeshtes me gazete.Ramizi e ndigjoi po nuk e pranoi.Ramizi mbante afer Sofokli Lazerin.Te tjeret nuk ia mbushnin syrin.Ne vitin 1990 mbas 3-4 diteve te 2 korrikut te famshem.E shkarkojne nga detyra e kryeredaktorit te Zerit,po jo nga partia.Ramizi i peropozon qe te shkoje sekretar partie per propoganden ne Elbasan po nuk pranoi.E mbajti me page mujore ne detyren e presidentit te gazetarve te Shqiperise.Gje qe deri ne kete kohe qe flasim ishte post i zgjedhur pa page mujore.Kjo iu afrue sepse kishte pende te forte kritike per ate rregjim me objektivitet dhe pa hile.Kritikonte negativen po jo pozitiven.
    Ky ishte viktima e vetme dhe e fundit monist te diteve te ndryshimeve drastike te rregjimeve.

    1. beo says:

      Mehmet elezi,antar I kqppsh eshte nje nga fytyrat me te urryera te kombit shqiptar,pjestar I bandes famekeqe “komiteti I maleve dhe haleve” te udhehequr nga renegati elez biberaj.
      Kaq per tani I nderruar MH…po te duash sqarime mund te komentoj me gjate nqs do pergjigjesh se kush eshte ky bole e enverit qe ben rolin e matherfuckerit

  10. Do te i’a kete treguar Endri Fuga, qe ne ate kohe ishte 10 vjec, ato gjerat qe Fred Abrahamovici ka shkruar ne liber. Endri dhe Abrahami, duken si vllezer!

  11. goja llap e shpina dap says:

    Une e kuptova qe 97 ishte e organizuar per te furniziat uck.

    1. Toni KS says:

      Sala ishte prishur me ShBA para 97. Rrenimi i shtetit i solli shume te keqija shqiptareve. Nese mund te thuhet se kishte dicka pozitive ishte se shqiptaret ne Kosove u armatosen, me vete-iniciative dhe pa perkrahje nga Perendimi ne kete faze. Te jemi real, luften nuk e nisem ne. Serbia deshi ta pastroje etnikisht Kosoven per te sjelle aty serbet refugjate nga Bosnja dhe Kroacia. Llogarisnin te taktika “a village a day will keep NATO away” (djegia&debimi i nga nje fshati ne dite nuk do te provokonte NATOn te nderhyje). Kur NATO filloj te dergoje verejtje filloi cmendia serbe. Filluan te sillen si Cipras sot me BE. Te tjerat jane histori.

  12. era says:

    Kush tha se e toleroi ne menyre te pakuptimte??!!
    JO more bir JO!
    Ti ose nuk e di ose ben sikur nuk e di. SHBA e toleroi Klasen Politike, dhe po vazhdon ta beje ne nje menyre shume te kuptimte, dhe horrat dhe cubat e politikes shqiptare jane te zgjuar per pisllleqe dhe kercejne sipas muzikes.

    Boll njera ceshtje e librit qe ju cilesoni se nderkombetaret vune stabilitetin( interesi i tyre -sigurisht) mbi demokracine. Kjo eshte pak?

    Mungesa e demokracise do sjelle destabilitet -pak me vonese por e pashmangshme!

  13. alti says:

    Nga kjo interviste me Fred Abrahams kuptojme me mire se cfar prapaskenash jane perdorur per Shqiperine , ku nuk kemi demokraci te vertete ,por demokrature ku demokracia jone e brishte eshte shoqeruar me autoritarizem qe e kemi pasuar ne kurrizin tone per 25 vjet . Aresyet e kesaj te kaluare me piramida ,grusht shteti ,konlikte te shpeshta deri ne vrasje te mijera shqiptareve qe ndodhen ne 97 paskan pasur bekimin e Ramiz Alise, qe vendosi ne skjenen politike adashet e PPSH si dhe bekimin e USA per hater te ruajtjes se statuskose ne pellgun shqiptar te Ballkanit . Pra konkluzioni eshte i thjeshte per te dale , se te ardshmen europiane te Shqiperise e kane penguar udheheqesit neokomuniste qe e udhehoqen per cverek shekulli dhe i zune frymen intelektualeve te mirtefillte duke i mbylur deren e politikes dhe duke perdorur kunder tyre dhune psikologjike dhe fizike me gangsterret e tyre qe vegjetonin ne cdo skaj te polikes shqiptare majtas djathtas . Pra Shqiperia eshte modeli me i keq i ndryshimeve demokratike ne Europe me bekimin e USA dhe BE . Vetem pamvaresi si shtet dhe reformat ne drejtesi dhe ekonomi do te rrisin kualitetin e jetes dhe per rrjedhoj do te permiresojne demokracine tone qe ka shume njolla gjaku.

  14. Leone-53 says:

    Po te kishte qellime vertet te “pastra” e demokratike SH.B.A-ja do ta kishte “ndertuar” Shqiperine demokratike por e ka perdorur (Shqiperine) per interesat e saj te vecanta ne Europe.
    Nje Shqiperi 3 milionshe dhe e pasur me risorse do te ishte kthyer si nje Zvicer e dyte ne Europe ne keto 23 vjet qe kane ikur por asaj (Sh.B.A-se) i ka ineresuar per te strehuar plehra sic behet fjale per mbetjet kimike te Sirise apo plehrat njerzor (sic jane reth 500 muxhahedinjt iranian qe si pranon asnje shtet ne Europe por Sali kurva)!
    Kuzhdo nga ne kudo qe jetojme si aty ne Shqiperi dhe ketej jashte duhet te jemi me pare NACIONALISTA per vendin tone d.m.th. ta shikojme cdo gje sa i vlen vendit tone sot e neser.
    Ciao!

  15. Daja says:

    Per Beon.
    Nuk e di pse ke mllef per M.Elezin.
    Ceshte e verteta nuk ia di bemat e nendheshme por per ato gjera qe dihen une te ftoj te kesh respect per te.
    Po te kujtoj se kur ai ishte sekretar I pare I KQBRPSH pas nje sondazhi me te rinjte student ne lidhje me aktivitetet deri dhe me shijet muzikore gati u be nami se disa kishin prferuar ne anonimetet se pelqenin muziken italiane apo rrok si Elvis Preslin etejer. Sigurimi I shtetit u vu ne pune te gjente kush ishin keta student .. M. Elezi mbaj mend se hodhi idene shume te guximshme per kohen se – nuk kemi pse merremi me gjetjen e ketyre te rrinjve por te mendojme se c’mund te bejme per te rritur nivelin e aktiviteteve me te rinjte qe shijet e tyre te jene te realizuara e terci e verrci… Kjo ne fakt ishte nje risi per kohen (1986 apo 1987 dicka e tille ..
    Ne pergjithesi eshte shfaqur si njeri I matur me intelekt te spikatur por nuk u be si puna e disave qe nga me bustin e Enverit ne krah te nesermen I shihje ne radhe te pare te mitingjeve te PD SE ..

  16. Opinionisti says:

    Sa i modh ky historiani!
    Rrëfen se si Sali Bishës iu dha dhe iu lejua pushteti absolut (fisnor) me bekimin e USA, e më pas flet per deshtimin e intelektualeve qe s’mbajne dot barkun me buke ne ruajtjen e pavaresisë mendore.

    E di ky se per cfare shpellari po flet apo e ka harruar trurin ne biblioteke?

    1. Ola says:

      Po ky ku ishte per te ndihmuar intelektualet e pamvarur?pse ky gjithmone vetem veti in batonin ed’he lubonjen na intervistojke bashke me ‘intelektualet’ e amerikes?
      Kur amerika deshton,te le kopilin jeu Vete,edhe te thot faj eshte i juaj!

  17. Pallatet Agimi says:

    Fatale ka qene per Shqiperine mbeshtetja e influences ish jugosllave ne politiken shqiptare. Le ta themi, filo “jugosllavi” Rajerson u tregua nje injorant i cuditshem kur shume haptas mbeshteti Berishen, kete “anti komunist” me mentalitet krejtesisht komunist, i cili fare dukshem filloi te zbatoje politiken e “tokes te djegur” dhe te “cekut te bardhe”, politike qe conte krejt ujrat ne falimentimin total te Shqiperise e bashke me te edhe te Kosoves. Shume e cuditeshme njekohesisht edhe fakti se si nje organ si CIA nuk kishte aritur te kuptonte se ne se kishte ndonje lloj grupimi me pikpamje te verteta pro perendimore e pro amerikane gjendeshin nen influencen e rretheve te majta te intelektualeve shqiptare. Rreth Berishes u kondensuan kryesisht intelektualet shqiptare karieriste, frikacake, egoiste pa principe, formaliste e te ceket, persona te pavlere e te dyshimte per te kaluaren e tyre. Shihini me kujdes, edhe sot rreth tij jane po keta ose pasardhesit e tyre por pak me shume injorante e me vlere zero.
    Ky fillim i temerrshem vazhdon edhe sot ti kushtoje Shqiperise, ketij vendi ish komunist, por qe nuk ka qene asnjehere e tille as dje as sot e asnjehere. Natyrisht qe ky handikap eshte kaperxyer, por me sakrifica te medha e me dhimbje. Mbi 6-7 mije viktima jane haraci qe paguan shqiptaret e kushedi edhe se sa 6-7 mijra te tjere jane nen shenjestren e mafjes e te banditeve te rritut nen mesimet e nen psihiken e “demokracise” Berishjano -Rajersoniste te fillimeve te shoqerise te “lire e te barabarte” per te gjithe.

    1. Eccezziunale says:

      bravo llambuccio

  18. fredi guri says:

    ky duket si taliban

  19. taso kume says:

    SHume siperfaqsore.nuk doli nje njeri te zbertheje lindjen e dy partive SHQIPTARE me elemente te partise meme te familjes HOXHA nga PALORTOJA,u bastardua socializmi teorik i çifuteve gjermane MARKSI e Engelsi e katandisen SOCIALIZEM TE TOLLONAVE, dhe rjedhimishte dy deget te ketij trungu PD dhe PS transformuan demokracine allaSHqiptarçe ku mbizotron bajraktarizmi ,nepotizmi etj ,dhe me e keqja keto dy parti te krijuara ne “tavoline” kishin bekimin e AMERIKES,dhe per te ardhur keq te medhejte psikologe te C.I,A as ka studjuar natyren korupturse te politikaneve te dy partive, mjafte te analizonin fjalet e THEçERIT ( NUK DUAN NDRYSHIME I LINI TE HANE BARE) si rjedhim tranzicjoni SHQIPTARE eshte fallco ,u hoq blloku linden rezorset te vezhguar me telekamera.

  20. a-pas says:

    Sa i takon spjegimit të lidhjes mes ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri dhe armatosjes së UÇK-së, autori i librit harron Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 që e anashkaloi plotësisht Kosovën, si dhe ndërprerjen e luftimeve në Çeçeni, që krijoi atje një sasi të madhe armësh moderne stok. Lufta në Kosovë u bë për shkak të masakrave serbe dhe pasi atje serbët e Jugosllavisë së mbetur filluan të përqëndronin gjithë përpjekjet për të mos lejuar asnjë status mbrojtës për popullsinë vendase,(shqiptare) dhe filluan gjithashtu grumbullimin e elementetve më agresivë (serbë) të zhvendosur nga zonat e tjera ku lufta kish mbaruar dhe ishin krijuar shtetet e reja. Lufta e UÇK-së kurrsesi s’mund të quhet e nxitur nga kaosi i vitit 1997 në Shqipëri, analiza e z. Abrahams shtë naive!

  21. Pelasgian says:

    Me beri pershtypje komenti i “Pallatet Agimi” ..sidomos pjesa e fundit “haraci qe u pagua ne 97”.

    E di ku me vajti mendja sapo e lexova?

    Tek “revolucioni” MIT!

    Gjakderdhja qe ndoshta do ndodhte ne 90 per te rrezuar REALISHT diktaturen ndodhi ironikisht ne kohe lirie dhe akoma me ironike eshte fankti se gjakderdhja u be nga ai qe pretendoi se “rrezoi bishen”.

    Amerika ka fajin e saj ,padyshim por ka faj edhe me te madh politika dhe populli shqiptar qe nuk denuan krimet e derrit vicidolas dhe qe e rivotuan ne 2005.

    Thote Fredi qe Amerika mbeshteste pa kritika dhe PS e mbas 97 .
    Pse at’here kjo PS nuk e denoi barbarin? Pse?

  22. po ku ishe ti o zot says:

    PER KOMENTUESIN PALLATET AGIMI

    I JE AFRUAR SHUME TE VERTETES NGA TE GJITHE KOMENTUESIT.PRANONI DHE KETE SHTESE MODESTE .FALEMINDERIT !

    Kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??

    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “

    Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.

    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..

    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”

    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.

    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi.

    &&&&&&&&&&&&&&&

    Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    &&&&&&&&&&&&&&

    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…

    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?

    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?

    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te hetuar aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
    A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!

    Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

    1. Pelasgian says:

      Nje komentues apo nje lexues i rregullt i Temes komentet e tua mund ti ket lexuar disa here (nje psh jam un) dhe te falenderoj se me komentet e tua kam mesuar shume gjera te reja rreth figures kanceroze te derrit vicidolas.

      Tani vetem nje pyetje kam.

      C’lidhje ka Elez Biberaj me Ramen ?

      Ne c’lloj menyre e pengon Elez Biberaj Ramen ?

      Kte nuk e shkruajte dhe besoj eshte me rendesishmja!

    2. Atdhetari says:

      Pas Elez Biberajt fshihet cifuti i famshem Xhorxh Sorros dhe ishte Biberaj iniciatori i ardhjes se fondacionit Sorros ne Shqiperi nga ku u manipuluan dhe u oergatiten me termat masonike cifute shumica e politikaneve plehra te sotshem

  23. batoni says:

    Une e lexova shkrimin te gjithe dhe me qetesi, se çfare eshte shkruar ne liber, nuk e di. Ne piken e pare autori gabon rende dhe shpesh here disa shqiptare i marrin shkrimet e te huajve si superelite e se vertetes! Me kujtohet per Shmit per Skenderbeun, me kujtohet nje anglez qe shkruan per Enver Hoxhen e shume te tjere. Pa dashur te beje analize se nuk e kam lexuar librin, sinqeriteti ne disa gjera me pelqen. Autori di shume gjera protokollare, une di ato qe kam pare live. Po eshte gabim i rende per autorin, ndoshta ajo eshte bindja e tij, por nuk eshte e drejta e tij te prek te drejten e te tjereve, qe te thpte: “…Sali Berisha e perdori mitin e revolucionit ne te njejten menyre sikurse Enver Hoxha kishte perdorur mitin e çlirimit dhe te luftes Nacional-çlirimtare…” Ku e beri dhe me ke e beri Sali Berisha revolucionin?! Per tu habitur (por sa gjera jane sot per tu habitur) Lufta Nacional-çlirimtare nuk ishte mit, por nje realitet, pavaresisht nga ngjyrat qe i fusin sot te bardhe e te zese. A u rreshtua Shqiperia, zyrtarisht me Enver Hoxhen, ne krahun e fituesve te luftes dyte boterore? A eshte 9 maji dita e Europes? A festohet sot ne gjithe Europen? PO. Mbylle kete kapitull. Te tjerat kur te lexojme librin.

    1. Pelasgian says:

      Po ajo ndodhi ,por eshte shume e egzagjeruar ,kte besoj do te thot Fredi!

  24. faikonica says:

    Fajin USA e perendimi na e ka.Ata e rrezune komunizmin.Austro hungaria e Italia etj na e shporren turkun.Ne luften e Dyte ata na ndihmuen.e na i kthyem shpinen e nuk lame gja pa i pergoju.Clirune Kosoven,e kosovaret po luftojne ne krah te ISIS etj.Nji si berisha edhe ne vendin ma te humbun te Afrikes mbas asj cka bani ne 97 do efutshin ne burg.RRahni tash gjoksin si e keni zakon e gjejeni fajin te tjeret.Sklever e bij skllevrish

    1. Atdhetari says:

      Liria nuk falet por fitohet.Kosova eshte me keq se kur ishte me Serbin,nje qeveri mizore e perkrahur nga te huajt dhe e vene nga ata ne krye.Kosova u kthye ne kosh plehrash per mbetjet radioaktive te Amerikes apo Gjermanise

  25. Drini says:

    Mendoj se eshte nje nga analizat me objektive qe nje studiues i huaj ben.Nuk i shtoje asgje konkluzionit qe intelektualet shqiptare kane deshtuar si nje ze i pavarur.Por nga ana tjeter ka pasur intelektuale qe kane heshtur nga frika e shteti berishe, shiku-t etj.
    Sa per ate qe Mr Abrahams thote se berisha ishte intelektuali me i dalluar i kohes nuk eshte e vertet, ishte nje nga shume por jo me ishquari

    1. Company 4000 says:

      Po ka pas ur edhe intelektuale qe Kane thane te verteten ,po ato ne vend qe te perkrahun nga amerika edhe shoqatate e tyre ketu iu versulen kunder ketyre mendjeve te lira!
      Nyja i problemit eshte pikerisht ne kete shpehje te ketij njeri,edhe e vetmja pyetje qe ky si intelektual duhet ti bejne vêtit edhe te studio je eshte pikerisht kjo:pse amerika tôle roi ne menyre te pak up imte beri sheh?
      E jo te na flase per intelektualet ne shqiperi!

      Behu vete nje here ne nivel ,o fred abrahams,kerko pse e toleroi amerika berishen,e pastaj kerko prej intelektualeve shqiptare qe mezi haine buke te nene ne nivel!ju jeni d’y here fajtor,Zoti se 1) e dini pse e 2) nuk e thoni… Plus saj shperlani trute edhe ‘shfasoni’ ambasadoret e juaj!
      Po eshte tradite amerikane tradhia per sa i perkete marredhanjet me Shqiperine nga pushtetaret e sigurimsat e juaj,apo jo?

  26. Arber Iliri says:

    Se kam lexu librin por nga kjo interviste duket si nje nga analizat me objective.Qeka burre I qut.

  27. anticensurë 2524654 says:

    or lali e ke përmëndur inteligjencën dhe e ke sqaruar se çfarë quan inteligjencë!
    unë do të të thosha se e ke pak si gabim këtë përcaktim!!
    ne kemi njerëz të arsimuar me bollëk,POR aspak,ose më mirë një minimum,inteligjencë(zgjuarsi)!
    të pavarur!?mungon kjo fjalë!
    të shitshme?është e para!!
    por ajo që ne na mungon fare është një elitë e zgjuar dhe patriote!!
    është folur për këtë e atë kohë!?ka qënë e ska qënë!!ka pasur shumë pak dhe kanë vepruar në kohë të ndryshme në mënyra të ndryshme!!shpesh në kundërshtim me njëra tjetrën!!
    gjëja që më pëlqen në këtë artikull është pranimi i faktit që CIA nuk ja ka pasur idenë e asaj që ndodhte në shqipëri!!bile asqë i afrohej fare!!ideja se CIA është ajo që di gjithçka është e njëjtë me atë që mbizotëronte në shqipëri,se “sigurimi di gjithçka”!

  28. lili says:

    Cfare Pune bene fredi ketu? Shperllane ‘fajesine’ e amerikes per gjendjen jo demokratike qe kemi!asgje tjeterky kur nuk mundet me thane se shqiptaret heshten se i kemi treguar te gjitha amerikes prej list en e spiuneve qe ishin te punesuar aty déri tek ‘bemat’ e Berishes…po amerika heshti sepse deshten,duan me shkateruar kete vend,edhe 97 kishte komplet i organizuar déri tek intervistat qe dilshin para ngjarjeve ne BBC edhé voa! ..shqiptaret e amerikes nepermjet kontakeve te tyre i Kane percjell protestât e shqetesimet e tyre si dhe si sot!… Po amerika eshte to pregadit is is in per shqiptaret,si cdo here!
    Ka nje form konstance tek amerikanet me Vendet e vogela edhe me diktatoret:biznesi eshte nje nder to,biznesi i piste te disa pushtetare sidomos…

  29. Rishelie says:

    Ky,shkrimtar është një spekullant,se nuk përfshin thelbin e se tërës,ku Shqiptarët janë në luftë shekullore me fqinjët,dhe pa këtë koeficient,nuk mund të shpjegosh fenomenet politike në Shqipëri. Fqinjët kanë orkestruar vdekjen e shqiptarëve pa ndërprerje,dhe mbijetesa e Shqiptarëve është falë konflikteve në rajon dhe me gjere .

  30. arben says:

    SHBA per shqiptaret kane qene toka e enderuar si dje ashtu dhe sot dhe mund te thuhet pa ekzagjerim se jane populli me amerikan dashes ne bote.As ne kohen e diktatures kjo deshire e shqiptareve nuk u thye.Besimi ne shtetin amerikan tek ne eshte kthyer ne mit.Per fat te keq per nje kohe te gjate kjo vecori e shqiotareve nuk u mor seriozisht apo dhe u nenvleftesua.Eshte e pa falshme qe fatet e vendit tone pas viteve 1990 u lane ne dore te spiunit te UDB Sali Berisha e cakejve te cilet me nje strategji teper te rafinuar te pregatitur ne kuzhinat serbee kthyen Shqiperine ne toke te djegur dhe popullin shqiptar ne endacak pa atdhe..zDo Ihte ne nder te politikes amerikane qe ti hapte kartat e gjithe ketyre viteve dhe ti tregonte popullit shqiptar se mitet qe krijoj gjate ketyre viteve ishin te reme dhe se u sherbenin interesave antantishqiptare.Vetem keshtu miqesia jone do behet e sinqerte dhe e pperjetshme.Shqiptari fal dhe jeten per mikun e vertete dhe miqesi te vertete pa sinqeritet nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje