Topi: Keqardhje për gjendjen ku gjendet e djathta

2 Korrik 2015, 11:08Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi riorganizimi në muajin shtator në përputhje me ndarjen e re territoriale.

Kjo u bë e ditur nga Kreu i FRD-së Bamir Topi gjatë mbledhjes së Asamblesë së kësaj partie.

“Shtatori do të jetë një muaj ku duhet të fillojë një riorganizim që i takon cdo dege. Ju takon juve dhe aspak kryesisë së madhe të FRD.  Atë që ne kemi ndërprerë për shkak të zgjedhjeve, duhet të vazhdojë zgjedhja e strukturave sipas parimit një anëtar një votë.

Kemi nevojë për njerëz që janë të sinqertë në parimet e tyre, që nuk mund të kene mundësi ekonomike, por kanë angazhim qytetar.

Ne jemi parti e parimeve të hapura, i duam të gjithë, të kontribuojnë të gjithë, me bindjen që zgjedhjet e 2017 të jenë sot. Ne kemi premise shumë të forta”, theksoi ai.

Topi deklaroi gjatë fjalës së tij se përfshirja e FRD-së në Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor. Por, nënvizoi Topi, FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë.

“FRD është dhe do mbetet gjithmonë një parti e qendrës së djathtë. Ne jemi në koalicion me ASHE për administrimin e fitores në pushtetin vendorë. Ç’do gjë ka kohën dhe bëhet në vendin e vet.

Një parti politike që nuk qëndron në tregun politik përfundon në memorien e pushtetit”, tha Topi.

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, Topi tha se në këto zgjedhje FRD-ja pati një rritje në krahasim me zgjedhjet e 2013 dhe se duke qenë një parti e parimeve të hapura është gati tashmë për zgjedhjet e 2017, ku rezultati do jetë shumë më pozitiv.

“FRD lindi si një parti dinjitoze, e vazhdoi rrugën shumë seriozisht dhe kush na kuptoi na kuptoi dheme kalimin e kohës të tjerë do na kuptojnë. Ne ruajtëm standardin e zgjedhjeve të 2013, por patëm edhe një rritje.

Ne i paraprimë kësaj vendimmarrje dhe kemi qenë pjesë e një ndarje të re territoriale sepse kjo nuk ka lidhje me interesin e një partie. Kush ecën me parime është i destinuar të fitojë”, tha Topi.

Kreu i FRD, nuk la pa kritikuar edhe PD, duke thënë se shpreh keqardhje për situatën ku ndodhet e djathta shqiptare. Topi i bëri thirrje të gjithë demokratëvë, që ti bashkohen FRD, si një parti e qendrës së djathtë

Nuk mund të ri pa shprehur keqardhje ku ndodhet e djathta shqiptare. E themi me zë të lartë.. i them të gjithë qytetarëve që qendra e djathtë nuk mund të percipitojë në interesat e 3-4 vetave, apo të një personi që e ka mbajtur 24 vjet dhe  ta mbajë akoma.  

FRD është një parti i strukturuar. Kjo është një parti e së ardhmes, rregullat demokratike janë të plota. Të nderuar demokratë kudo që jeni afrohuni tek kjo parti, sepse këtu janë vlerat e të djathtës“, u shpreh Topi.

 

3 komente në “Topi: Keqardhje për gjendjen ku gjendet e djathta”

  1. SPECIALISTI 8 says:

    SUKSESE FRD. JENI NJE PARTI QE SE SHPEJTI DO TE HARRINI REZULTATE TE MEDHA,. PO VAZHDUAT KESHTU DOTE MBLIDHNI RRETH PARTIS SUAJ DHE SHUME
    ANTARE TE RINJE .PO QE NE RADHE TE PARE JANE NJERZ ME TRU NE KOKE DHE JO
    NUMERORE-RRESHTORE PER PARTINE DHE K R Y E T A R I N .SUKSESE DHE NJEHERE.

  2. Spartaku says:

    Kame mendimin,qe FRD-ja si parti duhet te rritet dhe demokratet e vertet duhet te kalojne me FRD-ne.Vertete kjo parti nuk eshte agresive si partia e Berishes,arrogantit,por nje parti e parimeve demokratike.E ardhmja e saj do jete shume pozitive,se do mbeshtetet nga e djathta pozitive,nga ata qe duan vertet demokracine.

  3. Tiku says:

    Frd vetem e djarhte nuk eshte as ne qender as ne fillim as ne fund cfare ka frd te djatht ajo nuk ka votuar asnjeher per te djathten sado ishte ulur andej gabimisht dhe kryetari gabimisht u be presidint

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje