“Xhelal Mziu është i vetmi kandidat për kryetar bashkie i dënuar me vendim gjykate.
Mziu është i vetmi kryebashkiak që fitoi si fitoi, për të cilin ka një vendim gjykate që rezulton i dënuar.
Atëherë pse Partia Demokratike e kandidoi Xhelalin në Kamëz?
E kandiduan sepse kishin hallin se në Bashkinë e Kamzës mund të mos kishte rrugë me emva të tillë si Berisha, Berluskoni, Venezia.
Xhelal Mziu është kryebashkiaku i rekordeve Ginnes, sikundër Partia Demokratike është një opozitë me rekorde Ginnes
Mziu është kryebashkiaku që e bëri bashkinë e Kamzës, më qesharake sesa fytyra e tij”.
Kështu u shpreh deputeti socialist Alfred Peza, duke iu përgjigjur akuzave të kolegut të tij demokrat genc Pollo, i cili gjatë seancës parlamentare i kërkoi kryeministrit të jepte shpjegime sepse kandidoi në Kavajë dhe Krujë persona me precedentë kriminalë.
“Zoti Kryeministër pse kandiduat në Kavajë dhe Krujë persona me precedentë kriminalë? E thanë mediat ndërkombëtare, e thanë zyrtarë ndërkombëtarë nën zë dhe me zë.
Cili nga kahet politike në Partinë Socialiste lobuan për këta kandidatë, socialistët e vjetër G 99 apo deputetët e dënuar?
Me siguri këta të fundit nuk kanë lobuar sepse këta nuk duan konkurencë”, iu drejtua Pollo, Kryeministrit Edi Rama.
Pushteti te bene te rrjedhesh iku dhe ky rrodhi dhe me I miri shikon endra me emra rrugesh qe po ta fitonte do heq emra rrugesh pse keshtu o I mjer
Eshte e cuditeshme qe ne cdo rast te zgjedhjeve lokale dhe Parlamentare mbas humbjes qe pesojne, trumbetojne per sukses te demokrateve, partise se tyre dhe te dy drejtuesve Berisha dhe nensqetulli Basha. Keshtu po ndodh dhe kesaj rradhe ulerijne per sukses kurr morren perseri nji goditje shkaterruese nga qytetaret.
Sa ke marrë ryshfet për të ndritur të erësuarin.