Deputeti socialist Pandeli Majko ka thënë në Kuvend, ze zgjedhjet e 21 qershorit ishin shumë të mirë.
Sipas tij, nëse do të ishte e kundërta, sot demokratët do kishin hedhur në erë Kuvendin.
“Nëse do të ishin të gjitha të vërteta pretendimet tuaja, atëherë ju sot do ta kishit hedhur në erë Kuvendin.
Kjo ka të bëjë me një reflektim për rezultatin.
Unë mendoj se katër vjet kalojnë shpejt.
Me pak durim, gjërat do të ecin mirë”, tha Majko.
“Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë mjaft të mirë.
Ju kujtoj se kur mbaroi procesi i numërimit në Njësinë nr. 5 në Tiranë, të gjithë së bashku, edhe me komisionerët e PD-së, bëmë një fotografi të përbashkët.
Megjithatë unë them se ka patur disa probleme”, tha më tej Majko.
Ai iu përgjigj edhe Berishës për kryebashkiakun Qazim Sejdini, duke thënë se nëse ka ndonjë Don Korleone në Shqipëri, ai është pikërisht Berisha.
“Unë nuk e besoj se kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, miku im Sejdini, të jetë Korleone.
Korleone mund të jetë dikush tjetër këtu, por jo ai”, u shpreh deputeti socialist./b.l
Zgjedhjet 2015 ishin me te mira se zgjedhjet 1996.
O Z. MAJKO LERINI LLOGJET POR MBANI PREMTIMET SE PO U SHKOJNE GJERAT PER LE…KENI SY TE SHIKONI APO JO. LLOGJET TUAJA DO HAME NE????!!!!!!!!!!!!!!!!
Situata ësht tronditëse por jo kaotike po ta marrim shtruar.
Si ishin me te mirat more z. Majko kur kryetari i ri i bashkise me te madhe te Shqiperise do te qeverise me 27% te votueseve. A KA VEND KU TE RRIJE KJO? ME THUAJ TE LUTEM A KA TE DREJTE MORALE KY TE QEVERISE Z. VELIA ME KETE VOTEBESIM?????!!!!!!!!!
PO KETE 27% NGA E NXORRET MORE AMAN….. DO JU KISHTE ZILI EDHE GAUSI ….
Shoku Pali Miska ka te drejte
Kur shikon sa lart mund te te ngreje idiotizmi ne politike, te vjen keq per vehten qe nuk mund te behesh idiot.
Mos o zoti Majko ju jeni specialiste te asaj pune, kujto 1996, pas tyre 1997, 2009, 2011. Mos ja fut kot. Shamaten e ben shumica jo pakica.