KQZ shpall fituesit e bashkive në Durrës, Fier dhe Kamëz

3 Korrik 2015, 12:38Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë Durrës, Fier dhe Kamëz.

Me votat e të shtatë anëtarëve, KQZ miratoi tabelën e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, duke shpallur fitues për këtë post Vangjush Dakon, i propozuar nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’.

Me miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Fier, KQZ shpalli fitues për këtë post Armando Subashin, i propozuar gjithashtu nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Ndërsa me miratimin e tabelës së rezultateve për kryetar të bashkisë Kamëz, KQZ shpalli fitues për këtë post Xhelal Mziun, kandidat i koalicionit të djathtë ‘Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet’

1 komente në “KQZ shpall fituesit e bashkive në Durrës, Fier dhe Kamëz”

  1. Moisi Golemi says:

    Edhe Mzi, edhe Dinjitet, nuk shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje