Rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë rekord 2.2 miliardë euro, në 2014-n

3 Korrik 2015, 20:16Politika TEMA

Rezervat valutore të vendit arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2014, sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë.

Ky është niveli më i lartë rekord i arritur ndonjëherë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në muaj importe, raporton Monitor.

Sipas statistikave, në 2014-n, rezervat valutore u rritën me 8.7% për të arritur në 2.2 miliardë euro.

Rekordi është arritur dhe në mbulimin e muajve të importit.

Në kuadrin e marrëveshjeve të FMN-së që ka pasur Shqipëria, akumulimi i rezervave valutore është përcaktuar në programin monetar si një nivel dysheme i mjaftueshëm për të mbuluar 4 muaj importe, nivel ky që vazhdohet dhe respektohet edhe sot.

Në fund të 2015-s, Shqipëria kishte rezervë valutore të mjaftueshme për të mbuluar 5.5 muaj importe.

Sa më të larta rezervat, aq më e mbrojtur është ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të papritura të jashtme.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar vazhdimisht në operacionet e tregut të hapur, se ka ndërhyrë vazhdimisht për të blerë valutë, me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore.

Veprimi më i fundit i publikuar ishte ai i dhjetorit 2014, kur institucioni monetary ka blerë në total 10.3 milionë euro, me synim rritjen e rezervës së saj valutore.

Rezervat valutore mbahen kryesisht në dollare, euro dhe ar.

30 komente në “Rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë rekord 2.2 miliardë euro, në 2014-n”

  1. tfgs says:

    2,5 miliarde ewro hane minjte ne Greqi………

    1. Altin says:

      I hanin para ca vitesh thuaj kur merrnit para nga europa, se tani i hani ju dhe pjesen e atyre.

    2. a. says:

      Po, te drejte ke, minjte in kane ngrene. Kryeministri Grek i ka thene trojkes te presin dhe pak per kestin e rradhes derisa ti dhjesin minjte parate. Presin per minjte, presin dhe per arinjte.

    3. klodi says:

      kurse tani ne greqi do fillojne te hane njerzit minjete , zoti tfgs.

  2. elton says:

    E ka rritur rezerven valutore dhe e mban aty, apo e mban te shtepia e Bitrajt?

    1. A says:

      Tani po mbush aplikimin me e sjell te shtepia jote

      1. Momo says:

        AHahahahahahahaha mire ja bere! Pse nuk i the po bej aplikimin qe bashke me ato valuta po vij dhe une per tek motra e tij?.

  3. zoro says:

    kjo perethehet ne para falimentim . shpresoj te jem gabim.

  4. Pelasgian says:

    Qe kur Nixon i QR florinit u bo letra me me volere se florini.

  5. Dashamiresi says:

    Jini droguar zoterinj gazetare.Dini vetem te derdellisni.pa ndjere asnje pergjegjesi per ato qe transmetoni.Leku me evrone,jane si nata me diten dhe ju na thoni,per nje problem kaq serioz per vendin, nje here evro dhe nje here leke,pa ndryshuar shifren. Keto idjotesira,na neverisin cdo gazete e gazetar.

    1. batoni says:

      Dashamiresi- nuk quhet evro, por euro.

    2. nardi says:

      e karrigjuan gabimin.

    3. Momo says:

      Leku ka qene gjithmone stabil ndaj valutes se huaj. Leri muhabetet se ku isha ne Sarande per pushime- me shume e preferonin Lekun se sa Euron! Kjo eshte gjithmone shenje e mire kur nuk parapelqejn monedhen e huaj.

    4. gjithashtu malok says:

      kam degjuare qe grekete evrone se Duane me. kanee beree kerkesee qee tee perdorinee lekuneeeee.

  6. Zhelefina says:

    More,a e dini se kur vjen fundi i vitit 2015.Ne c`planet rroni juve ?!!!!!!!!!!!

  7. Zekth says:

    Here shkruani 2.2 miliard euro dhe here 2.2 miliard leke. Sa eshte shuma ?

    1. Tarasi says:

      1 milion shuplaka

  8. bravo qeverise,qe po e ‘nget’ aq mire qerren e vet…..

    kurse per Zekthin………………………..

    tek laptopi im ,more Zekth, nuk thote gje per lek….behet fjale vetem per V.A.L.U.T.E !

  9. shvejk says:

    Po lezoje grafikun o Zekth, vija blu eshte ,miliard Euro.Sa per artikullin nuk lexoj te jete permendur Leku.

  10. Zaho says:

    Shuma eshte 2.2 miliard Ruspie.

  11. Teli says:

    Mos shkruani budallalliqe, vetem Apple ka rezerva ne dollare 190 milirad dollare ju na thoni BQSh ka 2 miliard rrezerve valutore???!!
    E dyta standardi eshte sa rezerva valutore ka shqiperia per te perballuar minimumi 12 muaj muaj importe dhe jo 4 muaj. Ne te kundert ne rast te nje krize te lekut dmth zhvleftesim te saj perballe valutabe te huaja, ato2.2. Miliard fluturojne ne sekonda. Soros ka mundur BQ te anglise ne nje momnet krize te sterlimes.

    1. A says:

      Kot per kuriozitet, ku e gjete standardin 12 muaj, apo me metoden e tavanit? Do e kuptoja me mire po te thoje qe duhen reserva per 4-5 vjet se aq zgjat psh ngadalesimi i ekonomise. Po pastaj duhet te pranosh qe sa here jemi keq, cdo gje mbulohet nga reservat valutore, gje qe nuk eshte e vertete. Ndersa krahasimi i BSH me apple eshte thjesht qesharak. Mund ta krahasosh me banka te tjera qendrore dhe ne raport me importet e tregjet e tyre, po jo me apple. Edhe walmart shet me shume se GDP e Austrise, po ca dmth kjo?

  12. gjembaci says:

    redaktoret e temes dhe e gjithe administrata apo superstruktura shteterore duhet te dine nje gje :
    qe , ne popull jetojne dhe 2 administrata shteterore dhe po aq gazetare te talentuar me te mire se ata qe jane ne detyre ,duke perfshire dhe po aq politikane apo deputete .
    prandaj tjeter here mundohuni qe te emetoni lajme me te mira dhe te shkruani me me pergjgjegjesi .

  13. fredi guri says:

    hambaret i kemi plot armiku sna thyn dot ec aty para partia e punes

  14. victor says:

    Shifrat jane te sakta ndoshta, por arsyetimi, i verbuar nga propaganda proqeveritare eshte idiot, ne kuptimin e plote te fjales. nuk dua te jap leksione ekonomike, por pyesni (ne koinfidence, sigurisht) specialistet e BSH-se, ose te financave te medha ne Shqiperi, qe te kuptoni nese kjo rritje e Rezerves Valutore, pertej kufijve te poercaktuar nga organizmat nderkombetare, eshte shenje e mire, apo jo per ekonomine e vendit ?

    1. A says:

      Eshte se Shqiperia eshte nje vend me tregje jo te zhvilluara dhe joeficiente dhe me institucione me besueshmeri te ulet. Fedi ne SHBA i ka rezervat rreth 30 mld dollare qe jane nje shifer e paperfillshme per vendin dhe tregjet, po atje nje fjale e guvernatorit e rrotullon boten. Kurse ketu kete rol e luan rezerva nese do duhet

  15. Zgjidhja says:

    Jo sekrete financiare në shtyp.

  16. une says:

    Greqia drejt kapitullimit, njetezit kane lek por shteti do te marre fund se shpejti qe ndryshe do te thote jo sherbime te mjaftueshme publike si arsim polici shendetesi etj etj do behet nje vend parajse per mafien shqiptare.

  17. taso kume says:

    VETEM ne ar mos i ketheni ,se me te kemi histori te hidhura qe nga mbreti ZOG tek DULLA per financimin e PARTIVE MRKSISTE -LENINISTE ,dhe me vone seç eshte nje thash e them per ILIR SKRAPARIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje