Vizita e Merkel, 4 orë në Tiranë. Në axhendë vetëm takimi me Ramën e Nishanin

3 Korrik 2015, 13:13Politika TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në datën 8 korrik.

Merkel pritet të mbërrijë në Rinas orën 13. 50 minuta dhe do të largohet në orën 18:15 minuta nga Shqipëria.

Kancelarja do të qëndrojë rreth 4 orë në Shqipëri,  pohon zyra e shtypit në kryeministri, e cila  ka bërë sot publike axhendën e vizitës historike të Merkel.

Në orën 14 15 zhvillohet ceremonia e pritjes në Kryeministri, ndërsa në 15:30 zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Kancelarja gjermane rreth orës 16:10 do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani, ndërsa sipas axhendës zyrtare nuk pritet të shtrëngojë duart as me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe as liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Në orën 17 00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama.

Ndërsa në orën 18:00 kancelarja gjermane, do të lërë Shqipërinë.

Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.

15 komente në “Vizita e Merkel, 4 orë në Tiranë. Në axhendë vetëm takimi me Ramën e Nishanin”

  1. Hustler says:

    Mos more, nuk do e takoje Lulin e Saliut ?!!!

    1. andromeda says:

      Me siguri kjo Merkeli do jetë kriptokomuniste.

  2. Spartaku says:

    Mire se te vish zonja MERKEL! Ardhje e saj ne vendin tone eshte nder i madhe,vleresim i madhe per qeverine tone,shprese per te ardhemen e vendit tone,zhvillim,miratim i zgjedhjeve te 21 qershorit,dhe nje plumbe ne zemer per Sali Berishen,Lulezim Bashe dhe per te gjithe deputetet e pd-ke,te cilet nuk po lene gje pa share, gje pa nxire.Ata çdo gje e nxijne se jane vete te zese si djalli i zi.

  3. Dean says:

    Bravo,Ed Rama!
    Besoj se tani e kupton edhe vet se sa na duan Evropianet.Le koqen e nomit tu i tregu evropianve dhe gjermonve se jena “komb evropian” dhe papritur e pakujtuar e shikon se sa te dobet jemi dhe sa na mbeshtesin.Ve bast jeten time se Merkel,4 ore,i ka kaluar vetem me Handikapatin e greqise(cipras) duke pi birra dhe duke bo gallate megjith Miliardat qe i detyrohen.
    Te pakten behu Burre,kur te vije shtriga plak.Jepi 1 her doren,mos qesh kot dhe lene shtrigen me shku ne pune te vet dhe mos dil e i thuaj popullit Shqiptar se gjermania na don fort.
    Te q..a gjermanin.

    1. Claus says:

      Edhe ti Dean????!!!

  4. Remziu says:

    Aman moj Merkel, po si do na e lesh kokelope hajdutin pa i dhene doren.

    1. stela says:

      Uuuaaaa, First Angie nuk begenis te salutoje Liken & Lulin??????

      Po ato jane personalitete, qe kane drejtuar dhe drejtojne Shqiperine….

  5. Hansi nga Baldushku says:

    Po nuk takove kreshnikun Sali dhe hajdutin Ilir, me mire mos eja fare. Keta dy burra perfaqesojne kombin e dhjere Shqiptar.

  6. Likja says:

    I lutem ambasadorit gjerman qe te nderhyje prane zonjes Merkel per te realizuar nje takim disa sekondash me Like Floririn. Mos e lini me koke menjane Monen, do t’i ngelket qejfi dhe ka rrezik te devorcohet me Kokelopen.

  7. faro says:

    Merkel eshte europjania qe po punon me perkushtim per Europen. Eshte e mirseardhur. Vizita e saj eshte nje sukses i madh per Edi Ramen, sepse tregon besimin qe ai ka fituar me punen e tij te perkushtuar per europjanizimin e Ballkanit si te tere ne Europe. Miresevjen Zonje e zgjuar!

  8. Bedri Hima says:

    Ja paskan vene vizen Metes keta.

  9. Pelasgian says:

    Po edhe ato 4 ore Jan shume bile ..a degjohen bufat qe con gjatoshi?

    Prite kur ti thoje me fut ne europe se po s’me fute do bohet qameti!

    Kap plas salplehun ne burg se boll ju durum ..rq km se fakirave qe s’pagun dritat ju cove ushtrrine ke dera e ktij p..ropshit kriminel nuk i ben gje,pale ma len te lire te kercenoje ne mes te kuvendit.

    A te kan hy koqet ne bark o shalgjat?
    Boje ENE thjesht per hakmarrje mer mortjemadh se desh te la sakat dikur .

    1. lakja says:

      nuk behen gjerat me urrejtje dhe hakmarrje po me mend

  10. Piro says:

    Z. E Hekurt( Merkel) ju urojme mirseardhjen ne shqiperi,eshte nder per popullin shqipetar,per qeverine dhe nje vleresim I zgjedhjeve te 21 Qershorit.Me kete vizite ju do te shikoni me syte tuaj mikpritjen dhe respektin qe ka populli shqipetar per popullin Gjerman dhe per ju ne vechanti.Urojme popullin Shqipetar te behet sa me shpejt pjese e Bashkimit Evropian dhe vizita e Juaj te jete nje shtyse me shume.

  11. tfgs says:

    sa keq me qen korrake………..nuk te do as gjermani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje