Shkodër, homazhe për turistët çekë në qendër të qytetit. Nesër mbahen në Tiranë

4 Korrik 2015, 19:52Kronika TEMA

Banorë të shumtë të Shkodrës janë mbledhur këtë pasdite pranë shatërvanit në qendër të qytetit, për të bërë homazhe për turistët çekë të vrarë një natë më parë në Prekal.

Banorët janë mbledhur dhe me qirinj në duar kanë zhvilluar në heshtje një ecje sensibilizuese për dy të rinjtë që po vizitonin vendin tonë, raporton TCH.

Ndërkohë, një homazh i tillë do të mbahet ditën e nesërme edhe në Tiranë, përballë Piramidës.

Dy turistët çekë u ekzekutuan në makinën e tyre nga një person që nga hetimet rezulton se ndodhej në sediljet e pasme. Më pas, autori ndoshta i ndihmuar nga persona të tjerë, ka shtyrë automjetin për në humnerë.

11 komente në “Shkodër, homazhe për turistët çekë në qendër të qytetit. Nesër mbahen në Tiranë”

  1. Gjini says:

    Ato dy kriminele thyen kanunin, pren miun ne bese, vrane miqte ne vendin e tyre. Ato shkeles te Kanunit jane te denuar me vdekje nga te gjithe. Ato egersira e kane bere me porosi te serbeve dhe grekeve ate krim.

  2. Endri says:

    E GJITHE SHQIPERIA DUHET TE NGRIHET NE KEMBE. NJE TURP TE TILLE NUK E MBAN DOT PER AQ SA ESHTE JETA.

  3. Toni KS says:

    Ju lumte. Kjo eshte pergjigje e civilizuar ndaj kesaj tragjedie. Shteti te bej punen e vete ne kapjen dhe denimin e krimineleve.

  4. Billy says:

    Te vrasin naten dhe te qajne diten. Keta jane shqiptaret e beses se malcise.

  5. VL says:

    turp turp per shqiperin….

  6. Gora says:

    Cmenduri. Te kapen autoret te varen NgA gjuha.

  7. gregory.uk says:

    Kam nje familje Ceke komshi,ketu ne periferi te Londres ku jetoj, te cilet sa here kane festa familjare na ftojne per barbecue, jane jashtezakonisht miqesor dhe te afrueshem. Nuk e di pse, por qe dje qe mora vesh lajmin, me duket sikur kam edhe une gisht ne vrasje dhe besoj se cdo shqiptar I ndershem ndjehet njesoj. Lutem qe te kapen sa me shpejt keto specie qe nuk I perkasin jo vetem kombit shqiptar por as edhe races njerezore.

  8. liqeni says:

    mos perzjejme besen e malesoreve me ca cuba shpellash, i vrafte zoti per kete krim makaber.

  9. rilindja e tdjathtes says:

    Boll se na cate k.rin me keto shtirje.Turp per ata qe e vrane dhe ata qe lavderohen me besen .Nuk kam pse te turperohem vetem se jam shqiptar.Jam teper i indinjuar me kriminelet por nuk jemi te gjithe si ata.Shqiptaret po vdesin perdite kudo dhe spo e rruan kush trapin ,kur papritmas u desh ky mort qe te dain te gjithe gjoja si te ndershem dhe te paster si kristali.

  10. Claus says:

    Lerini mor hipokrizite si ne Shkoder ashtu dhe ne Tirane. Le te qahen nga vendasit, nga te njohurit, nga miqte, nga te afermit, nga prinderit dhe vellezerit dhe motrat e tyre, nga tere ai qytet aq i bukur i Pilsen-it, por jo nga ju qe vrasjen dhe krimin e keni aty dite dhe nate ore dhe minute.

    Lerini keto se beheni akoma me te shpifur me keto qe beni, se ju njoh shume mire qe kete e beni sa per sy e faqe, se po te ishte puna se jeni aq te ndjeshem duhet te kishit qene me qiri ne dore per gjithe ato krime qe jane kryer ne zonat tuaja.

    Lerini se nuk eshte pare askund qe nga vendi i vrastareve te behen homazhe dhe te vendosen qirinj.
    Lerjani keto cekevese, ata i kishin bijte e tyre.

    Heshtni dhe reflektoni me mire. Te gjithe, shoqeria civile, kisha katolike, qeveria, tere populli se keto krime makabre i kemi per ore dhe minute.

    Lerini hipokrizite se jeni te pabesueshem!

  11. Laci1 says:

    Popullit shqiptar vetem xhaxhi Enver i ka ardhe hakut.Populli shqiptar asht popull I pabese vetem se hane mut kot ato qe thone se kemi bese.Zoti Rama populli shqiptar don per nje pese vjet reprezalje duke kontrollu cdo shpi cdo automjet cdo person dhe duke vene ne fuqi ligjin me vdekje per cdo njeri qe vret dhe do te shohesh qe shqiptaret do te zbuten se nuk Jane trima por kur ke arme ne brez kushdo behet trim.Patjeter qe kjo qe po perjeton populli shqiptar eshte trashigimi e Sali Berishes qysh ne 97 qe u hapen depot e armatimeve.Prape se prap nje pjese e mire prap e votojne Berishen qe e shkaterroje vendin shkaterroj familljet shkaterroj miqesine.Populli shqiptar eshte popull interesaxhi dhe kurre nuk do te shkoje perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje