Lazarat, gjendet arsenali i armëve që u përdor për sulmin ndaj policisë

3 Korrik 2015, 17:56Kronika TEMA

Policia ka gjetur të premten arsenalin e armëve që u përdor për sulmin ndaj policisë në Lazarat, në datën 24 qershor.

Municionet u gjetën të fshehura në një pusetë, pranë shkollës së mesme të Lazaratit, 50 metra larg vendit nga u qëllua policia.

Policia bën të ditur se po punohet për administrimin shkencor të armatimit të përdorur nga banda kriminale.

Të dyshuarit që kanë përdorur këto armë për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, tashmë janë në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje