Policia, 30 mijë euro kush jep informacion për vrasësit e dy turistëve çekë

4 Korrik 2015, 12:53Kronika TEMA

Policia e Shtetit , ka vënë në dispozicion 30.000 Euro shpërblim, për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e vrasjes së turistëve çekë ngjarje, duke garantuar  anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion.

Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni: 0694103984

Hetimet drejtohen nga Prokurori z.Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori  ku po vazhdon kqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave  në vendngjarje.

Policia e Shkodër , e mbështetur edhe nga  grupe të FNSH ,  po vijon  krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit.

Në lidhje me identifikimin e autorëve , Policia e Shtetit , vë në dispozicion 30.000 mijë Euro shpërblim , për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, duke garantuar  anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion.

Vihet në dispozicion ky numër telefoni: 0694103984.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, thotë policia.

12 komente në “Policia, 30 mijë euro kush jep informacion për vrasësit e dy turistëve çekë”

  1. kuq e zi says:

    100 mije euro kush i sjell vdek

  2. mondi says:

    Aha paskan vene shperblim…lere se per ti gjetur paskan. Si nuk kane turp dhe keta legenat. Rrine policet si qente rrugeve.Shqiptaret jane si grabitqaret qe e presin prene e tyre per tiu hedhur ne gryke..Te dhjefsha policine qe eshte kjo!Me mire te shkoje ushtria e te siguroje rendin dhe qetesine, valle nuk ndodh keshtu ne Kolumbi, Meksike,Pakistan, Indi, Jemen?!

  3. Tfgs bastardo says:

    He mo ju beqirat e janulles vini asfaline greke ne pune. Keni shansin te merni 30000 evro. I thone

  4. kuq e zi says:

    100 mije euro kush i sjell vdek thoni lejeni informacionin se kur ta marrin vesh do dorzohen vete

  5. Jobi says:

    Jepi Sherbimit Informativ 15 mije. se ua thone ata eh shtet rumpall

  6. ali says:

    Lajm i tmerrshem ! Goditje e rende per te gjithe ne shqiptaret,kudo ku jemi.Edhe ne shekullin e kaluar udhetare Europiane te vetmuar kane levizur ne token tone pa u shqetsuar…..vrasesit duhen gjetur dhe denimin me te rende te mundshem.Iliri

  7. Kriminelet ne litare says:

    1-E para ngushellime te Sinqerta familjes se VIKTIMAVE,por ne kete raste Viktime e aktit kriminale jane Gjithe Shqipetaret e Ndershem ne Shqiperi..
    2-Qeveria po perpiqet qe te paraqes nje “Fytyre” eUROPJANE TE Shqipetareve,por ne Shqiperi jetojne Kafshe parahistorike qe Flasin Shqip, dhe mendonje dhe Vrasin me Gjakftohtesi dy Turiste qe vine ne Shqiperi per te “Shijuar” Traditen dhe “Besen ” Shqipetare…pra akti kriminale po na nxjerre ne syte e Botes si te “Pabes” dhe “Jomikeprites” por Varrmihes.
    3-Efekti i krimit eshte i pallogaritshem ,per ne Shqipetaret, nese kishte Turiste te tjere qe kerkojne te vizitojne vendin tone Do te na shikojne me Mosbesim,dhe Agjensite Turistike do ta Fusin vendin tone ne Vendet e klasifikuara te “Rrezikshme”…ka shume pista te dyshimta akoma edhe veper e Sherbimeve te fshehta qe kerkojne te Mbulojne Shqiperine me Hije Dyshimesh, si dhe vizita e zonjes Merkel ne Tirane, por mundesia me e mundshme eshte se e kane bere Kriminel Shqipetare me mendimin se Turistet do te ishin burime fitimi dhe ndoshta do te kishin “Miljonat” me vete…Shkurt Kriminelet duhen kapur sa me shpejt per ti prere rrugen Krimit te radhes qe Planifikojne…lol

  8. jabanxhi says:

    pse nuk behet nje harte e rreziku. ku shkohet si turist e ku shkohet me antiplub. dhe kete informacion ta japin qendrat e informacionit turistik ne aeroport, dogane etj

  9. Shqiptar says:

    Japin 30mij€ kush jep informacion te sakte e dje ka ndodhur krimi…, kaq struktura policore te pa profesionalizuara kemi ne. Po me sa kam lexuar ne lajme, thoni qe personi qe i ka shoqeruar ka lene gjurme gishterijsh ne automjetin e tyre, sepse i ka qelluar nga pas me nga nje plumb. Thoni qe ktheheshin nga nje Kampament Çek ku ndodhen te tjere… Pse nuk pyesni ato Çeket e tjere – nqs çifti ishte i shoqeruar ne ate moment nga ky person – qe te japin detajet e pershkrimit, PSE nuk prisni analizat balistike te gezhojave qe jane gjendur dhe armes ne makine, PSE nuk angazhohet sherbimi sekret ne kete ngjarje te rende, per te hequr edhe dyshimet e ndonje veprimi te agjenturave te huaja per qeshtje imazhi te Shqiperise, sepse: a) Me 8 korrik vjen kancelarja A.Merkel, b) demtim te imazhit per turizimin shqiptar (jane thjesht hipoteza, por duhen studiuar gjithsesi). Si eshte e mundur qe gjithmone ne sezone turistike sapo eshte piku ndodhin ngjarje te tilla, kemi shume shembuj: Mbreme, ndotja e detit ne jug nga anije greke, ne vitet e kaluara; ngjarje ne Vlore ku nje njeri po ne plazhe qellon me kallash vriten disa persona, ne velipoje qellon me arme vritet turistja etj etj ngjarje ne sezone turistike, taman kur mediat e huaja flasin per perlen Shqiptare.

    Nga komentet… dallohet qe ne shqiptaret nuk e duajm njeri tjetrin, prandaj edhe nuk jemi te fuqishem ndaj fqinjeve, ku vetem hipokrizia na bashkon ne nje ndeshje futbolli si te çmendur.

    Kriminelet nuk njohin krahine ngado qofshin, Veri-Jug-Perednim-Lindje, rezultati perfundimtar eshte qe ka ndodhur ne territorin Shqiptar/Kombtar, dhe duhet te kerkojme falje Çekise per kete ngjarje sepse eshte i 16 rast me qytetare Çek…

    Strukturat e shtetit duhet te veprojne pa meshire per kete rast kaq tragjik per çifitn dhe po aq i hidhur per ne si Shqiptare qe njihemi per vlera mikpritse.

    Sido qe te jene historia e ketij krimi makaber, nuk ka justifikim, me arritjen e kapjes te autorve, denimi duhet te jen maksimal dhe shembullor, ku nuk eshte pse edhe te rrefuzohet edhe denim me vdekje per kto ngjarje…

  10. E verteta says:

    Nqs policia e shtetit do te arrij te gjeje autoret e vrasjes une jame ready te sponsorizoj $1000. Ky krim tronditi gjithe shqipetaret kudo qe jetojn.

  11. xhenet says:

    Thuhet se piratet shqipetarekane grabitur e shitur si skllav Servantesin e madh ne greqi,e turpshme dhe e rende kjo qe ndodh prej shekujsh.Pse?Sipas meje sepse nuk ka vepruar me force ligji dhe opinioni shoqeror nuk i ka kundershtuar me efektin e duhur.

  12. Toni USA says:

    Nje shkrimtar dhe gazetar anglez, Edward Frederick Knight, vizitoi Shqiperine ne vitin 1978 dhe ka qendruar disa kohe ne veri te shqiperise per te cilen ka botuar nje liber “ALBANIA A NARRATIVE OF RECENT TRAVEl”.

    Ai thote per ate kohe: ” Me te drejte pyes cfare eshte e mire te kesh police ne nje vend ku vrasja dhe cdo krim tjeter jane zakone te njohura”(faqe 127).

    Ai flet per shume gjera te tjera te mira qe ne i kemi dhe i meritojme te vihen ne dukje si rraca e paster, bukuria, mikepritja, apo gjere negative si vetegjyqesia, moszbatimi i ligjit etj qe jane edhe sot.
    Une pyes cfare ka ndryshyar qe nga viti 1878 (137vjet me pare) ne Shqiperi persa i perket rendit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje