Rama takon nesër bashkiakët e rinj, ende asnjë vendim nga PD për pjesëmarrje ose jo

5 Korrik 2015, 21:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në orën 12:00 një takim me 61 kryetarët e rinj të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe në qendër të tij përvec funksionimit të njësive të reja vendore, bazuar në ndarejne  re territoriale, pritet të vendosen piketat e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të realizimit të projekteve në funksion të komunitetit.

Mësohet se krahas ftesave që i janë dërguar 61 të zgjedhurve vendorë, ato janë kontaktuar përmes telefonit.

Ende nuk dihet nëse të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike do të jenë prezent në këtë takim të thirrur nga Kryeministri, pasi nuk ka një vendim zyrtar nga forca më e madhe politike në opozitës.

Burime nga PD theksojnë se në drejtim të 15 bashkiakëve të opozitës nuk ka pasur asnjë udhëzim për të marrë pjesë ose jo në takim, ndërsa duket se gjithcka i është lënë atyre në dorë për të vendosur.

Lulzim Basha, kreu demokrat, është përqëndruar në një fushatë kundër Qeverisë dhe mazhorancës në lidhje me atë që e konsideron si manipulimin e zgjedhjeve.

 

4 komente në “Rama takon nesër bashkiakët e rinj, ende asnjë vendim nga PD për pjesëmarrje ose jo”

  1. Hustler says:

    Nuk i le Saliu, kane frike se mos perfundojne si i ndjeri Olldashi…

  2. tfgs says:

    Samaras:Pranoj humbjen ,jap doreheqjen si kryetar i Nea Dimokratias!

  3. "BALASHI" says:

    Ata jane te detyruar me ligj te shkojne ne mbledhje. Ç’ llogjike eshte kjo se duhet te vendos partia per te vajtur ne mbledhje tek eprori. S’ jam ne gjendje ta kuptoj. Ata duhet te vene se pas tyre nuk eshte keqbersi sali, por populli qe i do e votoi. Si do eci zona pa marre udhezimet perkatese.

  4. A says:

    Ne lidhje me takimin qe po organizon Kryeministri EDI RAMA me Kryetaret e Bashkive te porsa zgjedhur duhet te shkojne patjeter edhe Kryetaret e Bashkive qe kane dalur si kandidat nga PD-ja.
    Keto kryetare duhet te distancohet nga udhezimet dhe direktivat qe mund ti japi defakto kryetari i PD-se SALI BERISHA dhe dejure kryetari i Pd-se LULEZIM BASHA. Udhezimet, direktivat dhe keshillat qe japin keto 2(DY) derdimen nuk jane konstruktive dhe nuk i hyjne kerkujt ne pune.
    Kryetaret e Bashkive te dalur nga forca politike PD-ja duhet te shkojne dhe te ndigjojne se cfare thuhet, kjo eshte thjeshte puna e tyre.
    Pastaj menjehere neper bashkite e tyre me specialista te mirefillte te fushave perkatese te ngrejne grupe pune ku te behen studime, programe dhe projekte se cfare ka nevoje me shume bashkia e tyre.
    Pastaj keto projekte me ja paraqitur direkt kryeministrit EDI RAMA dhe te gjithave ministrive qe perfshin projektin duke filluar nga ministria e financave dhe keshtu me rradhe per fonde dhe financime.
    Neqoftese qeveria nuk i pergjigjet dhe nuk jep fonde dhe financime atehere ta bejne problem ne te gjitha organizmat e duhura, bile edhe per klientelizem partiak. Dhe jo si ka bere ndonje bashki e dalur nga PD-ja qe nuk kane pranuar deri financime dhe fonde te qeverise, sepse eshte force politike e kundert ose kundershtare.
    I them 2(DY) debilave mashtrues dhe damagog SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA, qe paret, fondet dhe financimet qe kerkon cdo bashki nga qeveria ose pushteti qendror nuk jane te SHUMICES POLITIKE, nuk jane te PS-se, nuk jane te QEVERISE, nuk jane te EDI RAMES, POR JANE VETEM te taksapaguesit shqiptare dhe te shtetit shqiptar. Paret nuk kane ngjyre politike.
    Nuk lihet bashkia pa fonde, investime sepse disa politikaneve te pjerdhur dhe demode se i prishen interesat, fitimet dhe rehatia. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje