Topi: Bashkëpunimi me PS edhe në betejat e tjera elektorale, nëse PD nuk na jep ofertë

5 Korrik 2015, 14:13Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike mund të shtrijë bashkëpunimin me Partinë Socialiste dhe me koalicionin e drejtuar prej saj edhe në betejat e tjera elektorale, nëse nga Partia Demokratike nuk do të ketë një reflektim apo ofertë.

Kjo është pohuar nga kreu i FRD-së Bamir topi, sipas të cilit partia që kryeson është rreshtuar në koalicionin e majtë vetëm për administrimin e pushtetit vendor.

“Në mungesën e një bashkëpunimi, të një oferte, sigurisht që njerëzit që bëjnë pjesë në një parti politike nuk mund të qëndrojnë jashtë kompeticioneve politike. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje është e destinuar që të atrofizohet”, tha Topi.

Kreu i FRD e cilëson gjendjen në të cilën ndodhet sot PD si të mjerueshme.

“Fatkeqësia ka ardhur pikërisht tek ata njerëz që kanë pasur një background të majtë në arsyetim, madje ekstrem të majtë, komunist, që kanë uzurpuar atë parti e cila për fat të keq jo vetëm që nuk është e djathtë por të gjithë aspiratat e së djathtës i ka çuar jashtëzakonisht keq, në kuotat më të ulëta. Por ata që humbin dhe që do vazhdojnë të humbin janë ata që kanë aspiratat e tyre të parealizuara, e kam fjalën këtu për pronarët, për të përndjekurit politikë, për shumë njerëz që i takojnë një filozofie të së djathtës, të cilët e shohin veten jo vetëm të papërfaqësuar, por në kuotat më të ulëta kompeticioneve politike të viteve të tranzicionit shqiptar”.

Sipas Topit, këtë gjendje nuk mund ta ndryshojë as lidershipi i ri demokrat.

“Mendoni ju se ajo parti është e lirë? Në rast se në fillim unë kam justifikuar lidershipin e ri, tani nuk e justifikoj më sepse fillimisht patjetër do detyrohesh edhe për shkak të taktikës politike, duhet të bësh lëvizje elegante por kur ti edhe pas humbjes sillen në sinkron me atë që është personi që të ka mbajtur peng në atë parti.

Historia është kjo. Në rast se figura ime, qoftë figura të tjera në FRD tentohen të mbahen larg pikërisht për t’i shërbyer interesave meskine brenda një formacioni “të djathtë” nuk është faji i Bamir Topit , apo kolegëve të tij. Por është i atij që është futur si kalë troje tek e djathta dhe që e ka çuar në këto kuota”, theksoi ai.

 

1 komente në “Topi: Bashkëpunimi me PS edhe në betejat e tjera elektorale, nëse PD nuk na jep ofertë”

  1. sherifi says:

    Po PD nuk eshte as e djathte as e majte more z.Topi,ajo Parti eshte nje grumbull konglomeratesh qe sa vjete dhe erozioni bene punen e vete deri sa ta zhduki fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje