Vrasja e turistëve çekë, policia zgjeron rrezen e kërkimit/ Hetohen 400 foto, dyshime se mund të gjendet vrasësi

5 Korrik 2015, 11:19Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka zgjeruar rrezen e kërkimit në lidhje me vrasjen e dy turistëve Çekë në Prekal të Dukagjinit.

Paraprakisht dyshimet janë që dy të rinjtë janë vrarë nga një person i ri në moshë, jo më i madh se 27 vjec, i cili dyshohet të ketë qenë pasagjer i rastësihëm në mjetin e dy turistëve çekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.

Nga të dhënat e policisë, pista kryesore e hetimit është ajo e grabitjes, ndonëse portofoli i viktimave dhe sendet personale me vlerë janë gjetur brenda në makinë, por blutë thonë se autori i vrasjes, një amator, është kapur nga paniku dhe ka kryer veprime të pakontrolluara pas krimit.

Sipas hetuesve të çështjes kjo shpjegon edhe harrimin të armës pranë vendit të krimit, gëzhojave, pak metra më tutje, apo tentativës për ta bërë të dukej vrasjen e dyfishtë si aksidentale.

Gjithashtu blutë kanë gjetur gjurmë gishtash në mjet dhe në trupin e dy viktimave, si edhe gjurmë gjaku, nga të cilat mendohet se është edhe ai i autorit.

Pritet dalja e përgjigjes nga laboratori kriminalistik në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë që ka tronditur të gjithë opinionin shqiptar e më gjerë.

Grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova ka gjetur gjithashtu edhe dy aparatet fotografikë të çiftit.

Ato po hetohen pasi në të mund të gjendet ndonjë imazh i vrasësit. Gjithsej janë 400 fotografi të shkrepura nga aparatet e tyre dhe ekspertët po përpiqen të gjejnë ndonjë të dhënë në to.

Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit po shikojnë pista të tjera veç grabitjes e cila nuk shihet më si mundësi pasi vrasësi nuk ka prekur asgjë.

Dy turistët çek,  Michael  Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe  u vranë mbrëmjen e 3 qershorit në Prekal të Dukagjinit.

 

9 komente në “Vrasja e turistëve çekë, policia zgjeron rrezen e kërkimit/ Hetohen 400 foto, dyshime se mund të gjendet vrasësi”

  1. Uji i ftohte says:

    Ku eshte Tahiri?

  2. LORA says:

    Perkundrazi,une mendoj se vrasesi eshte nje profesionist,terrorist,,,qe i ka ndjekur kemba -kembes ciftin cek ne levizjet e tij,,,,dhe qe ka rezervuar nje mesazh trondites per ndjeshmerine publike dhe pergjegjesit ne ligj per jeten e njerezve.
    Nje batare e tere plumbash eshte cilesi e mirfillte terroristesh.

  3. arben says:

    Ne se nuk gjendet vrasesi/vrasesit ky do te jete nje turp tjeter per Shqiperine. Falje familjeve te cekeve te mire! Te varet/varen ne mes te sheshit Skenderbej vrasesi/vrasesit!

  4. Soto says:

    Si ka mundesi qe te ket qene pasagjer I rastesishem kur ka Hyre me arme ne makine ? Ku e kishte fshehur armen plera ? Kaq the pa djallezuar kan qen keta dy turistet ?

  5. I her thoni qe pista kryesore esht ajo e grabitjes pastaj ne fund thoni qe nuk eshte kjo.

  6. Daniel says:

    Vrasesi mundet te jete edhe ndonje çek, i njohur me zonjen. Pistat duhet te zhgjerohen.

  7. Zgjidhja says:

    Ne kur vritemi në be .,s’bëhet aq e madhe.

  8. en says:

    Duket qarte qe nuk eshte grabitje. Eshte shenje qe ne ate zone nuk duhet te besh fotografi se eshte “zone e mbrojtur” prej grupeve kriminale te droges. Lazarati nuk eshte asgje.
    Arma ne makine, gjaku ne rruge, parate dhe aparatet e paprekura kane mesazh jo per turistet por per shtettin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje