Kryebashkiakët e PD refuzojnë ftesën e Ramës

6 Korrik 2015, 11:13Politika TEMA

Kryetarët e Bashkive që përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj APPD, nuk do të jenë të pranishëm në takimin e thirrur nga Kryeministri Edi Rama në orën 12:00 të ditës së sotme në Kryeministri.

Burime nga PD konfirmojnë se mungesa e kryebashkiakëve në takim bëhet për shkak të mungesës së agjendës së tij.

Sipas burimeve, Kreu i Qeverisë përvec ftesave që ka ftuar në takim të zgjedhurit vendorë, nuk ka bërë të ditur qëllimin e takimit apo cështjet që do të diskutohen në të.

Ndërkohë kreu demokrat pritet të takojë sot të zgjedhurit vendorë të opozitës në një takim të thirrur në orën 18:00 në selinë e PD.

Rama kishte ftuar prej disa ditësh 61 të zgjedhurit e rinj vendorë të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit, madje duke i telefonuar personalisht secilit prej tyre.

Nga zgjedhjet e 21 Qershorit, mazhoranca fitoi 45 bashki, opozita 15, ndërsa një njësi vendore do të drejtohet nga MEGA.

Gjatë fushatës, Kryeministri Rama disa herë përmendi një rast kur një i zgjedhur vendor i PD i kishte kërkuar ndihmë Kreut të Qeverisë për problemet e komunitetit, por nuk kishte pranuar ta takonte atë në zyrën qeveritare për shkak të frikës se e shihnin.

Kjo sipas Ramës, tregonte atë që të zgjedhurit vendorë të opozitës, nuk kishin vullnet për të bashkëpunuar me Qeverinë në zgjidhjen e problemeve.

Duket se edhe mungesa në takimin e sotshëm e të zgjedhurve vendorë të PD është një sinjal se përgjatë mandatit të tyre si kryebashkiak, bashkëpunimi i tyre me Qeverinë, do të jetë i vështirë.

9 komente në “Kryebashkiakët e PD refuzojnë ftesën e Ramës”

  1. pse says:

    Nje fjale e urte thote ‘b…..e plasur’,kete udhezim u ka drejtuar Luli ose njeriu qe qesh te veteve
    Ai vete eshte shume izene se ka dale neper europe dhe tu mbushe mendien atyre qe
    mernin koncensione nga Berisha se zgjedhiet u zhvilluan te pa rregulltadhe u manupuluan.
    Qente le te lehin per te keqen e tyre,karvani te ece perpara.

  2. Billy says:

    Eu! I madh Edi Rama. Na tha mos votoni per kandidatet e PD sepse ata nuk duan te bashkepunojne dhe ashtu po del. Po ku e dinte?

    1. aa says:

      Billy, ku jeton mor djale? Ne Hene?

      Akoma nuk e di sjelljen antikombetare antinjerezore te partise se pedersteve…..

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Panvarsisht refuzimit ne publik,rruget e bashkepunimit,mbeten te hapura.
    Manitorimi per perdorimin e fondeve publike,ne dobi te qytetarve,mbetet detyra paresore e qeverise.
    Ne çdo kohe te qeverisjes,perfaqsuesit e PD-s,jane shquar per vjedhjet dhe shperdorimin e fondeve,”pavarsia” e tyre,nga qeveria,tregon per vazhdimesine e “detyres” !

  4. Neveri says:

    wow! tani mbledhja nuk do te behet se mungojne 8 k/bashkiake te pd-se.

  5. sazan says:

    kryebashkiaket nuk jane perfaqesues te parqive por te zgjedhesve qe kane varur shpresat tek keta njerez pamvaresisht se kush i votoi. Neqofte se do te vazhdoje kenga e vjeter e drejtuesve medioker e injorante si deri dje punet keq e me keq do vene .Ligji eshte i vetmi istrument per rregullimin e anomalive ne funksionimin e pushtetit lokal.. Kryebashkiake te propozuar nga e djathta mos beni lojen e klaneve politike per destabilizim por shtrohuni ne pune per njerzit qe i ka mbytur varferia , korrupsioni, papunesia , krimi, perbuzja, diferencimi, stresi, pasiguria dhe depresioni. Lerni drejtuesit partiak si komandantin pa ushtare per te kuptuar ata se sa te padobishem e te demshem jane.

  6. Makina e endres dhe Maqo i mesem says:

    Per te respektuar nje zakon te hershem, Maqo veshi kostumin e tij me te shtrejnte dhe kollaren me te bukur.
    Cdo mengjes Maqo merte autobusin e linjes Tirana e re per te pare nga afer njerezit e thjeshte, per ti ndjere nga afer hallet e qytetareve, por sot ne mengjes dicka tjeter e shtynte te nxitonte hapat e tij. Stacioni i autobuzit ishte bosh, stoli i vetem gjithashtu, Maqo i shpejtoi akoma me shume hapat duke thene, kete here po e kapa po.
    Nje dite e bukur per Maqon, e filloi me fitore, mendimi i tij po udhetonte ne te ardhmen ku njerezit peruleshin duke i puthur duart e tij te arta, papritur nje ze i thote ; nuk ka atobuz sot zoteri, eshte dite feste. Maqo nuk besonte, sigurisht e ka derguar K.B per me zene karriken, eh mu do me ma fut ai, eh. Ora po kalonte bashke me durimin e Maqos, i stresuar nxori telefonin dhe beri numrin e K.B . Nga stresi Maqo u ngrit ne kembe dhe filloi te bente vajtje ardhje pas stacionit. Ej K.B je i vetmi person qe une kam besim, desha te pyes per dicka ; Cfar feste eshte sot ? Kur Maqo degjoi zhurmen e autobuzit qe kaloi pa ndaluar edhe ne stolin e tij te ngrohte dikush tjeter ishte ulur, i shqetesuar donte te vazhdonte biseden ne telefon por K.B nuk ishte ne linje.

  7. A says:

    Keto Kryetare Bashkie te dalur nga PD-ja qe nuk shkojne sot ne takim me EDI RAMEN, neser, kur te kujtojne fonde, finanacime, investime t’ja kerkojne SALI BERISHES dhe LULEZIM BASHES. Tung.

  8. koco says:

    Eshte absurditet te mendohet e te trumbetohet , se Pushteti Vendor eshte i pa varur , apo ka vartesi nga subjekti politik . Me mbarimin e zgjedhjeve e mandatimin ne detyre , Pushteti Vendor eshte Organ Ekzekutiv dhe ne vartesi direkte nga Qeverisja Qendrore , Kryeministria e Dikasteret e saja . Te jetosh ne nje shoqeri dhe te jesh i pa varur prej vullnetit te saj eshte idiotesi . Eshte e pa kuptimte , dhe e turepeshme qe Qeveria Qendrore ti diferencoje Pushtetet Vendore ne te majta e te Djathta ,? sikurese Pushtetet Vendore te jene te tolerueshme apo te guxojne te mos zbatojne urdherat e ligjet e te mendojne se nuk do nenshkohen deri me nje . Koha e Rumpalles e ndarjeve , percarjeve , mbrojtia ,avukatura partiake duhet , as te mos mendohet , jo te spekullohet apo , vidhet e sabotohet . prandaj ata karafila Kryetare partiake , duhet ti vene gishtin kokes e ti shterngojne vidhat. ndryshe te nenshkohen e ndiqen Administrativisht apo Penalisht . Dua te shfrytezoj kete hapesire per tu shprehur , ndaj Oreksit te shprehur nga zoti Idrizi per kerkim vende pune ( ministri ) ne Pushtetin Qendror, Perse ? kur keto ishin Zgjedhje per pushtetin vendor dhe ai mori ato pushtete ku garoj e fitoj. kaq , Perse u dashka 2 dy lekure prej nje dashi ? Nderkohe qe Qeveria dhe Kabineti i saj jane Atribut i rezultateve te aritura ne Zgjedhjet e Pergjitheshme per Pushtetin Qendror . Zoti Kryeminister duhet ti veje gardhin dhe ti thote stop , aq me teper ketij subjekti me Moral Politik te njollosue me dy qendrime e sahan lepiresa , si edhe ne keto zgjedhje vendore , kjo rezultoj ne disa raste si ne Pogradec besoj edhe ne Shkoder e Lezhe e Vore , Subjekt ” Fitues ” fantazme pa komunitet e struktura reale , elektorati dhe mandatet per keshilltare jane rezultat i blerjeve te votave , pranise si numuruesa ne K.Z.A.Z dhe mit marjet e perdorura ngaj komisjonereve partiak te cilet duhet te nenshkohen per tjetersimin e deformimin e votes se Qytetareve , keta te qenet Came , nuk kane as din e as iman . veprime keto te cilat bejne qe humbet besimi e te linde pyetia e behet fjale per : ” Shenjterine e Votes se Qytetareve , apo Shkerdhaterine e tjetersimin e Votave prej P.D.I.U me elektoratin Fantazme te saj.???!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje