Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e paralajmëruar me kryebashkiakët e zgjedhur më 21 Qershor, ndërsa në të mungonin kryetarët e bashkive që i përkasin Partisë Demokratike, me përjashtim të kryebashkiakut të Përmetit Niko Shupuli. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe Arqile Decka, kryebashkiak i Dropullit.
Rama shprehu keqardhjen për mungesën e kryebashkiakëve demokratë, duke i uruar që ata të dalin sa më parë nga guaska mbytëse dhe politika qorre e partisë së tyre, ndërsa apeloi që ata të vihen në shërbim të komuniteteve që i kanë votuar.
Kryeministri tha se Qeveria është e gatshme të mbështesë cdo kryebashkiak në projektet për zhvillimin e bashkive të tyre.
“Ne nuk i ndajmë njësitë vendore në blu dhe rozë, apo blu dhe të kuqe. Por ne nuk kemi ndërmend t’i lutemi askujt për bashkëpunim, pasi mendojmë se bashkëpunimi i shërben komuniteteve”, theksoi Rama.
Në fjalën e tij, Kreu i Qeverisë u ndal në nisjen e reformës së ujit, për të cilën tha se synohet mirëadministrimi i ujit të pijshëm, ujit për ujitje dhe përpunimit të ujrave të zeza.
“Realizimi i kësaj reforme kërkon masa, të cilat tashmë janë hartuar. Por cdo bashki do të jetë administratore e vetme e ujrave që ka në territorin e saj.
Duhet të ndahemi nga periudha afrikane e tregtimit të ujit dhe shpërdorimit të pashoq të kësaj vlerae për jetën.
Së dyti, bashkitë duhet të marrin përsipër administrimin e sektorit të mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve.
Transporti është një tjetër nyje që duhet zgjidhur një orë e më parë, pasi qytetarët duhet të kenë një transport serioz”, theksoi Rama.
Gjithashtu ai paralajmëroi shkrirjen e policive bashkiake, por tha se Kryetarët e Bashkive do të kenë të drejtën të nxjerrin urdhëra administrativë për Policinë e Shtetit.
“Kryetarëve të Bashkive i japim një forcë që nuk e kanë pasur deri më sot qoftë për rendin e sigurinë, ashtu edhe për qarkullimin.
Gjithashtu i japim forcë përsa i takon administrimit të territorit, duke nisur nga dëmtimet e rrugëve deri tek ndërtimet e paligjshme“, theksoi Rama.
Kryebashkiake te deshperuara
Turp tu vije per mospjesmarrjen!
Cparti eshte pd kur vete, me kete xhest primitiv, vertetoi te verteten qe deklaroi Rama gjate fushates, per friken qe kane “delet” e pd per tu takuar me Kryeministrin.
Sot, vetem budallenjte mund te varin shpresat tek pd.!
Niko Shupuli….respekte
Më vjen keq por ka ardhur koha te heqim dore nga epitet “komuniste” kur krahasojme diçka tonen me “vendet afrikane” aq me te per kur ky krahasim vjen nga goja e kryeministrit tonë Evropian. S’mund t’a imagjinosh qe nje kryeminister i vendeve shume here me te zhvilluara te beje krahasime. Kush na e jep ne kete te drejte kete avantazh?! Mos Ngjyra.Çfare I kemi dhene ne civilizimit/qyteterimit qe mendojme se jemi me mire se te tjeret Ne keto gjashte dekadat e fundit patem nje nga diktaturat me te egra komuniste dhe pas saj kaosin dhe pangopshmerine e klases politike qe ne I adhurojme si ZOTI.
Mua s’me vjen mire kur sot ne shtypin perendimor kur shpesh Shqipëria pergojohet ose shqiptaret u vihen etikete apo bema qe si kane bere, si psh kur flitet per droge apo prostitucion autoret me ose pa te drejte duhet te jene patjeter shqiptar.