Në një kohë, kur Ministria e Drejtësisë njofton se ka nisur inspektimet në gjykatat e Shkodrës, jo zyrtarisht mësohet se institucionet e drejtësisë në vend kanë pasur dijeni për vendimet e shpallura ndaj Sokol Mjacajt, në lidhje me gjykimin e tij të mëparshëm për vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lera.
Burimet jozyrtare pohojnë për Top Channel se, prindërit e fëmijës së vrarë janë ankuar përmes një letre pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë pasi Gjykata e Apelit Shkodër u tregua tolerante ndaj 3 të akuzuarve për vrasjen e fëmijës, ku edhe u ndryshua kualifikimi për Sokol Mjacajn, nga “për vrasje në rrethana cilësuese”, në “moskallëzim krimi”.
Të njëjtën letër, prindërit e fëmijës së vrarë, në vitin 2013 ia kanë dërguar edhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që përpjekjet e tyre për të marrë drejtësi nuk janë përfillur as nga Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Shkodrës.
Për vrasjen e 13-vjeçarit, Sokol Mjacaj është gjykuar si i mitur, për shkak se në atë kohë ishte 15 vjeç. Ai dëshmoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës se, krimin ia kishin rrëfyer dy shokët e tij, të cilët e masakruan fëmijën për dy telefona celularë.
Por, Gjykata e Shkodrës e konsideroi edhe Mjacajn fajtor dhe bashkëpunëtor në krim, madje – në vlerësimin e gjykatës – ishte Mjacaj, ai që e kishte çuar të miturin në vendin ku do të vritej. Për këtë arsye, për shkak të parashikimeve që mban ligji për të miturit, atij iu dhanë 10 vite burgim.
Por, ishte Gjykata e Apelit Shkodër, ajo që përmbysi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar Mjacajn vetëm me një vit e 6 muaj heqje lirie, por kësaj radhe jo për vrasje, por për moskallëzim krimi. Ky vendim, më pas u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, e cila i hapi “dritën jeshile” Sokol Mjacajt për t’iu drejtuar lirisë.
kokepalaret qe te hane n bese per 4 rrota….
Kuptohet qarte qe ne Shqiperine tone Gjykatat, Prokorerite
dmth te gjithe organet e Drejtesise gezohen me fatkeqesie e
te e Qytetarve Shqiptare pasi levizin miljarda Leke duke
kthyer Drejtesine ndermjet viktimes dhe vrasesit ne favor
te vrasesit pasi paguan nje shume parashe qe e vret per here te dyte (Drejtesia Shqiptare )Fam. e viktimes dhe jo me kote
Fam.me pasura nga ana ekonomike ne Shqiperi tone jane;
Fam. e Politikanve,Gjykatasve, Prokuratorve etj-etj.
Realitetin eshte dhimseshem por i vertete dhe ky zinzhire
maskarejshe eshte shume i forte dhe per vitet qe do vijne.
Po pse cfare prisni ju nga kelyshet e shpellarit Berisha? Drejtesi? Handikapati Nishani eshte ne krye te KLD te gjymtoje drejtesine.
Keta jane plehrat e shoqeris sone qe duhet te jene ne burg bashke me veasesin se edhe ata jane po aq kriminela se duke mare para e kane liruar si “te pafajshem”
Ne krye te tyre duhet te jete Nishani qe i mbron.
Poshte kriminelat e “drejtesise?!?!”
Tre Gjyqtaret Kriminele:
Musa Halili
Fuat Vjerdha
Luan Dervishi
cfare duhet bere me keta Birbo te “Drejtesise” – te tre duhet me ja rrase ne sume Kapderr Jarit ne Presidence dhe ndofta atij dhe atij kallomit te Gjate ne KM nese nuk ndihet dhe vetem shkruan ne Twitter e FaceBook …
Ky te varet ne mes te fshatit,gjykatesja qe e liroi te vuaje burgun e ketij,parlamentu te mblidhet per te shkarkuar Nishanin qe dekoron dhe mban keto plehra,se nuk e ka per here te pare.
mallkimin me te rende te zotit dhe shqiptareve do kene brenda familjes te gjithe ata qe lejuan,neglizhuan,lane te lire dhe me pak flale ndikuan qe ky manjak te merte denim te bute,te dilte nga burgu dhe te vriste prap njerez te pafajshem.rama,shteti,ministri dhe te gjitha organizatat duhet te levizin mekanizmat e shtetit te hetohen gjykatesit,kld-ja, dhe gjithe puna dhe veprimet qe u kryen per ceshtjen e kaluar.duhet te gjenden fajtoret kriminel dhe moral qe ndikuan kjo gjendje te harrinte ne kete pike ku gjithe populli shqiptar mer persiper fajin e gjykatesve kriminel dhe te individeve manjak sepse gjyqsori do lek,jo drejtesi.turp dhe zoti tu mesoj cfare drejtesine dhe denimin po nuk e beri shteti
kld-ja jar karabushit turpi i drejtesise
Tre gjyqtarët që kanë dhënë vendimin kanë gjykuar mbi bazën e provave që asnjë nga komentuesit nuk i ka dëgjuar. Le të bëhet gjykimi me juri dhe të shohim si do funksionojë drejtësia. Po a gjen dot juri në Shqipëri, në një vend ku njerëzit shesin votën për 10 mijë lekë. Nuk duhet të mendosh apriori se gjykata është korruptuar sepse edhe gjyqtarët janë njerëz dhe nuk mund të injorojnë kaq lehtë gjakun e tjetrit sidomos në këtë ngjarje kaq të shëmtuar dhe sensibël, madje njërit prej gjyqtarëve i kanë vrarë edhe djalin vite më parë. Kudo ndodh që një kriminel ordiner të kryejë krime të rënda pas lirimit nga burgu apo persona që nuk kanë rekorde kriminale të kenë kryer krime makabre dhe nuk janë zbuluar ndonjëherë. Çfarë mund të thonë komentuesit për rastin e Julian Sinanit killerit gjakftohtë që u zbulua rastësisht?
KLe te drjete o MIRA por do zoti e provon ti dhe gjyqtaret e tu ne
rrashte te krese e manej shohim se sa bukur do komentosh . Gjithsesi zoti vonon por nuk harron Ju dhe te gjith atyne qe kane gishte ne keto maskaradheqe jau qofte zoti ne ulad e manej keni me msu se qa ashte dhima e prinderit ,qa ashte loti i nanes qe nuk din me ju tha syni prej vajit .
Asgje nuk ndodh. Gjykata e larte ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se Apelit. Per me teper Fuat Vjerdha eshte gjyqtar ne Kolegjin Zgjedhor dhe si i tille nuk mund te procedohet per asnje shkelje!!!
Ec e mos kërko Enver!
Kur ligji dhe drejtesi nuk funksionon pa tjeter qe Kallashi do kryjne pune ndaj ketyre morrave te korruptuar qe luajn me jeten e mijrave shqiptare qe akoma kerkojne drejtesi e tyre. Te jem ne vendin ketyre prinderve gjakun e kerkojne te gjykata qe feshihen dhe manipulohen evidenca dhe lirohet krimineli.
Turp per shtetin shqiptare.
lutem shihni apelin e durresit si pa pike turpi pronene e pronareve te vertete qe kane 20 vjet ne gjygj ja jep hajduteve. Lutemi shiheni
Edhe sikur gjykata ta denonte me 10 vite ai perseri pasi te dilte nga burgu do te kryente krime, sepse ai nuk eshte me shume se monster.Edhe kur te iki Bujari do te vije nje tjeter Bujar qe thjesht do nderroje partine dhe jo drejtesine.
Keta qener jane vrasesit e vertete te turisteve cek.
Apel, Gjykate e larte e KLD, “FSHESE”.strasburgut po ja mbajti bytha, le ti ndihmoj.
Gjyqtare kriminele. Kur leshojne kriminelet nga burgu per para, merre me mend se c’bejne me qytetaret e tjere ne gjyqe civile. Keta gjyqtare kriminele kane tjetersuar prona e shtepi; u kane mohuar sa e sa te drejta qytetareve duke qene ne krah te pushtetareve te korruptuar etj. Ne Shqiperi, drejtesia ka vdekur. Vajmedet SHQUPI me SALEN e JARIN