Ish-këshilltari i Sali Berishës për çështjet e menaxhimit urban, Flamur Kuçi përgjegjës kryesor për humbjen e PD-së Lulzim Bashën.
Kuçi shprehet se, “Basha zgjodhi kandidatët e PD-së, ndërtimin e tezave dhe zgjodhi të ishte vetë imazhi i opozitës.
“Çdo tendencë për ta devijuar, kamufluar apo zbehur këtë përgjegjësi është një prerje në besë dhe tallje e elektoratit”, shprehet Kuçi në një intervistë për “Shekulli”-n.
Kuçi i kujton Bashës dorëheqjen e Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013 dhe nënvzon se nëse PD-ja do të vazhdojë të drejtohet po me të njëjtën arrogancë rrezikon të kthehet forcë e tretë në vend.
Ndërsa sa i përket analizës së humbjes që pritet të bëhet në shtator ai shprehet me rezerva.
“Në këto zgjedhje Partia Demokratike ka pësuar një disfatë tjetër pas asaj të vitit 2013 duke thelluar rrudhjen edhe me 100.000 vota të tjera.
Koalicioni i partive të drejtuar nga Basha ka marrë në 2015-ën vetëm 507,000 vota nga 606,000 vota që ka marrë para dy vitesh (duke u rrudhur në më pak se 34% të votave).
Basha ia ka dalë ta rrudhë të djathtën me 100,000 vota në dy vite. (PD)… rrezikon të kthehet forcë e tretë në vend.
Kjo rrudhje e PD-së kulmon me humbjen e thellë në Tiranë; një protestë e qartë e votuesve ndaj mënyrës më të papërgjegjshme të qeverisjes së kryeqytetit nga vetë Basha”, shprehet ai.
Nga eshte ky Kuci?
Po si nuk e ze ne goje humbjen ne Tirane Basha? Mire se ne rrethe nuk kemi pare gje, por ne Tirane, zgjedhje si kete here as ka patur dhe as ka per te patur ndonjehere.
Fushate demokratike, qytetare dhe shume e qete ne diten e zgjedhjeve. Ndaj Basha te mbaj pergjegjesine e shkermoqjes se elektoratit te djathte dhe te largohet.
Kjo parti ben mire te shkrihet dhe e djathta ne teresi te reformohet .
Nga Shkodra eshte! Intelektual por aspak i promovuar! Keta duhet te jene ne KOP e ri te Pd