Kryebashkiakët demokrat të zgjedhur në 21 qershor kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për një takim me kryebashkiakët e zgjedhur.
Përveç kryetarëve demokrat të Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli e atij të Dropullit, Arqile Decka, të cilët kanë pranuar ftesën e kryeministrit, kryebashkiakët e tjerë demokratë e kanë refuzuar atë.
I pyetur nga Tema TV, krybashkiaku i zgjedhur i Kukësit, Bashkim Shehu tha se e ka marrë ftesën nga kryeministri por nuk do të marrë pjesë në këtë takim për shkak se nuk është legjitimuar ende si kryebashkiak.
“Une personalisht kam marrë një telefonatë nga kabineti i kryeministrit para katër ditësh.
Sot kam dorëzuar kërkesën në gjykatë të Kukësit për mandatin dhe brenda javës pritet konfirmimi.
Nuk besoj se mund të marr pjesë në takime pa u konfirmuar të gjitha hallkat ligjore” , deklaroi kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu.
Në të njejtën linjë është shprehur edhe kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj. Ai tha se kishte marrë ftesën nga kryeministri por nuk do të bëhet pjesë e këtij takimi pa u konfirmuar në KQZ si kryebashkiak i Lezhës, por ka konfirmuar se do të bashkëpunojë me kryeministrin në të ardhmen.
“Pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, jam i gatshëm që të bashkëpunoj me kryeministrin Rama në funsksion të zhvillimit të bashkisë së Lezhës”, tha për Tema TV kryebashkiaku i zgjedhur Fran Frrokaj.
Ina Boja
Per ata kryebashkiak partiak te pd qe nuk shkojne ne mbledhje me Kryeministrin kam mendim se Saliu ua ka hequr trurin me operacione kirurgjikale.O torollakete xhaxhait, po kush do u jap rogen juve dhe vartesve tuaj, po investimet per ndertimet ne qytet qe u keni premtuar qytetareve,kush do ua japi? pd.saliu,U fryfshi ne tajare u fryfshi.me falni per banalitetin por e meritoni.
Ashtu te tha Sali ty: Mos shko se nuyk mje konfirmu akoma. PO keshillin bashkiak ku e ke more trap.