Age Koçeku, gruaja që banon në ndërtesën ku mendohej se u fsheh Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çek rrëfen takimin me vrasësin.
Sipas saj, 20-vjeçari shkoi në banesën ku ajo jeton dhe i kërkoi asaj telefonin celular që të komunikonte me Policinë për kushtet e dorëzimit.
Age Koçeku tregon se Mjacaj ishte mjaft i qetë dhe i paarmatosur, ndërsa nuk i tregoi asaj asgjë lidhur me krimin që kishte bërë.
“Kërkoi telefonin që të fliste me policinë.
Ishte shumë i qetë dhe shihte televizor.
Kishte vetëm një biçak me vete.
Nuk foli asgjë rreth vrasjes”, ka thënë ajo për “News 24”.
Gjithashtu Koçeku tregon se i kërkoi atij që të dorëzohej, pasi e njohu se ishte vrasësi.
Por Mjacaj i kishte kthyer përgjigje se ishte i paarmatosur dhe se nuk do t’i hapte telashe.
Ajo tregon se në momentin e dorëzimit doli bashkë me autorin e vrasjes, pasi ai kishte frikë se mos e vriste Policia.
“Më kërkoi të dilnim bashkë kur erdhi policia se kishte frikë se mos e vrisnin dhe kështu bëmë”, tregon ajo.
histori e denje per 30.000 euro
Psikopat!
Bllokoni bankat greke ne shqiperi dhe cdo kompani si vodafon ,eksportet greke ejt.
Me ate bisturine na rruaj pak topet.
Asaj zonjes Age i ka kerku bese ky kriminel, ndersa vete i preu ne bese dy miqt e DUKAGJINIT!Prandaj ky nuk eshte Dukagjinas , as Shqiptar, ky asht kriminel dhe kriminelet nuk kane atdhe,nuk kane as prinder, jane pjelle e djallit, ne se egziston!
Paske pas frike mor monster qelbesire burracak i pabese.Ti vrave pabesisht dy miqe te vendit tone,ti meriton denim me vdekje.