Kontrolli i financimit të fushatave/ KQZ përcakton kriteret për ekspertët kontabël

7 Korrik 2015, 11:27Politika TEMA

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot kriteret e pranimit për ekspert kontabël  duke njoftuar  kështu nisjen e aplikimeve brënda datës 15 të këtij muaji për të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël në një konferencë para mediave

Këta ekspertë sipas KQZ­së do të këqyrin dhe monitorojnë procesin e financimit të fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

 “Të ushtrojnë profesionin e tyre për jo më pak se 5 vite, të mos kenë marrë masa disiplinore, vërtetje, të mos kenë qenë i zgjedhur në strukturat e partive poltike në 5 vitet e fundit, apo dhe kandidat i zgjedhur në partitë politike, mos të ketë marrëdhënie krushqie me asnjë nga anëtarët, deri në brezin e katër.

Do të hidhen shortet, ku do të bëhen zgjedhjet për auditorët që do bëjnë procesin e monitorimit për financimit e fushatës elektorale.

Aplikimi do jetë i hapur deri në 15 korrik”, thuhet në njoftimin e KQZ­së

1 komente në “Kontrolli i financimit të fushatave/ KQZ përcakton kriteret për ekspertët kontabël”

  1. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Ekspertet kontabel verifikojne dokumentacionin qe i paraqesin partite. Eshte e kuptueshme qe paraqitet vetem dokumentacioni qe eshte konforme ligjit. Pjesa e padukeshme e financimeve e sponsorizimeve nuk del ne dokumentat kontabel. Ato regjistrohen extra kontabilisht, pra jashte kontabilitetit e bilancit qe nuk i paraqitet eksperteve kontabel.
    Konkluzioni eshte qe me kete kontroll behet nje vrime ne uje.
    Kontrolli i vertete duhet bere gjate fushates duke numuruar flamujt, posterat,billbordet,drekat e darkat qe shtrohen per simpatizantet qe mbeshtesin kandidatet, dhe ne menyre te fshehte me pergjime elekronike pagesa qe u behet mbeshtetesve dhe atyre qe u blihet vota.
    Kjo do qe masat ti mare qeveria, qeveria ciladoqofte ruan partine e vet,dhe gjithecka kthehet ne nje kontrioll farse.
    Zgjidhja eshte zevendesimi i kesaj klase politike te korruptuar e te dyja kraheve, me nje klase te re politike.
    Kjo eshte vetem nje zgjidhje utopiste qe nuk mund te realizohet,prandaj eshte mire te mos behet kot kontroll se shpenzohen para pa mare rezultatin e desheruar nga publiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje