Babai i 13-vjeçarit të vrarë nga Sokol Mjacaj: Dy turistët çekë do ishin gjallë sot, nëse do kishte drejtësi

6 Korrik 2015, 20:44Politika TEMA
Babai i 13-vjeçarit të vrarë nga Sokol Mjacaj: Dy turistët

Sokol Mjacaj dhe i mituri i vrare prej tij

Për familjen Leraj, djali i së cilës u vra për një varëse floriri 5 vjet më parë, plaga është ende e hapur.

Agimi ishte vetëm 13 vjeç kur u thirr nga shoku i shkollës, Sokol Mjacaj, në mes të shtatorit të vitit 2010.

I mituri ka dalë në mirëbesim, pa e menduar të keqen, por nuk u kthye më i gjallë në familjen e tij.

Babai i tij, Gjergj Leraj, shprehet i tronditur kur dëgjoi se një prej personave që morën pjesë në ekzekutimin e të birit buzë lumit të fshatit Pjollë në Dukagjin, ishte i njëjti që i mori jetën çiftit

“Të ishte në dorën time duhej dënimi me vdekje”, thotë babai i Agimit, i kontaktuar nga gazeta “Panorama”.

Ai i rikthehet çështjes së të birit, duke theksuar se drejtësia nuk u vu kurrë në vend.

“Nëse gjykatat do të ishin të drejta në vendimet e tyre, të paktën dy turistët çekë sot do të ishin gjallë”, thotë Gjergj Leraj.

Me dhimbje ai kujton se i biri ra në kurth, kur moshatari i tij në atë kohë, Sokol Mjacaj, e thirri për të dalë jashtë. Në ato orë që pasuan ndodhi dhe krimi makabër.

Për një varëse floriri që Agimi mbante në qafë, tre veta e masakruan duke e marrë nga kjo jetë.

Agim Leraj do të mbushte pas disa ditësh 18 vjeç, nëse nuk do të ndodhte grabitja dhe krimi nga bashkëfshatarët e tij.

“Apeli dha një vendim të padrejtë, ndryshe nga Fakti.

Nëse do të kishte lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, autori do të ishte në burg dhe turistët çekë do të ishin gjallë sot”, thekson Gjergj Leraj.

Prej ditës së vendimit të Apelit, familja e tij është “dorëzuar”, duke mos e ndjekur më çështjen.

“Nuk di a është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë apo jo dhe pse në atë kohë dimë që Prokuroria do e çonte më tej çështjen.

Por ne nuk e ndoqëm më se ishte e kotë.

Nuk ndryshonte asgjë më për jetën e djalit tonë”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt apo ballafaqim në kohën kur Sokol Mjacaj ishte i lirë, pas kryerjes së dënimit, i ati i 13-vjeçarit të vrarë e mohon.

“Nuk kemi pasur ndonjë kontakt e as nuk e kemi dashur një gjë të tillë. Agimin nuk na e kthen më dot. Sot edhe dy të tjerë, turistë të zonave tona, nuk jetojnë më”, e mbyll bisedën Gjergj Leraj.

6 komente në “Babai i 13-vjeçarit të vrarë nga Sokol Mjacaj: Dy turistët çekë do ishin gjallë sot, nëse do kishte drejtësi”

  1. fieraku4u says:

    TI QENKE VERTET NJE PRIND DHE NJE BABA I FORTE QE QENKE DOREZUAR.

    POR TE ISHTE FEMIJA IME, DHE KY MONSTRA QE I MORRI JETEN FEMIJES TIM, TE DILTE PAS 5 VITESHE NGA BURGU.

    UNA DO KISHA HARXHUAR TE GJITHA ENERGJINE DHE PASURIN TIME, QE TA VARJA KETE DHE TA SHIKOJA TE VDEKUR.

    DO TE BEJA KETE SHKERDHATEN TE HANTE BALTE.

    DREJTESINE DO TA MERRJA VET, NESE NUK DO KISHTE DRETJESI.

    1. Nikoja says:

      Po me pase paret e tuja noshta edhe ky do ta bate por …<> jane dy e jane shume larg njena tjetres e ashte kollaj me e gjyku tjetrin pa ja dite hallet ? Gjithsesi don i madhi zot e SHKON HAKA te i ZOTi kena pas thane dikur .

    2. Genti says:

      Edhe Fieri shume shpellare paska.

  2. Gorriiii. says:

    Te shprehen anti-Greket per artikullin e me’siperm pasi i’a vlen qe te respektohet ai 13-t vjecari qe Drejtesia ju varrose , te pakten te kujtohet dhe respekrohet duke gjetur
    Drejtesi ne forumi e G.Tema,flm.

  3. Tironsi says:

    ka shume te drejte.Duhet kryqezuar gjykatsja dhe vete KLD ,qe ka nje tufe delikuentesh qe duhet te dalin vete para Ligjit

  4. voto shqupin says:

    drejtesia e bujar qenit dhe maloket e shqupit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje