Ka nisur në kryeministri konferenca për shtyp e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel.
Rama vlerësoi vizitën dhe tha se është fat kur në këto kohë, kur të gjithë kërkojnë vëmendjen e saj, ajo ndodhet në Tiranë.
“Në emër të shqiptarëve dua t’i them faleminderit kancelares Merkel, për ndihmën e saj në përpjekjet e Shqipërisë për të qenë pjesë e Europës“, tha kryeministri shqiptar.
“Kancelarja Merkel tregon vëmendje dhe kuptim të rëndësisë së rajonit tonë mbi çështje gjeopolitike. Ka rëndësi që kancelarja i kupton përpjekjet dhe vështirësitë tona në rrugën drejt një demokracie europiane”, tha Rama.
Mes çështjeve kryesore, Rama citoi se ishte folur edhe për emigrimin, ku theksoi se nuk ka azil politik për shqiptarët në Gjermani
“Bashkimi Europianë është përballë sfidave të mëdha, kriza Greke, marrdhëniet me Rusinë, terorrizmi dhe ngrohja globale apo emigracioni janë disa nga problematikat ku opinioni i Kancelares Angela Merkel është thelbësor.
Ka një rëndësi të madhe që Kancelarja Angela Merkel, tregon një vëmendje të madhe karshi nesh. Ka një rëndësi të madhe, që Kancelarja Angela Merkel tregon një vëmendje të veçantë dhe kupton më së miri vështirësitë e vendit tonë për ta kaluar nga komunizmi drejt Europës”, shtoi ai.
Kryeministri i vendit tha se Kancelarja Merkel ka dhënë një kontribut thelbësor për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
“Kancelarja Merkel na lehtësojë dhe na krijoi mundësi të flasim hapur. Kjo, është hera e tretë që brenda më pak se një viti m’u dha mundësia të flas me Kancelaren Merkel për të shprehur vullnetin e dyanshëm për të forcuar partneritetin mes nesh. Kancelarja Merkel bëri të mundur rritjen e djalogut në mes krerëve të vendeve të ballkanit dhe organizoi një tryezë në kancelarinë e saj, duke i hapur dritën jeshile zhvillimit dhe bashkëpunimit të rajonit tonë, duke lënë mos mbetur më peng i së shkuarës”, tha Rama.
Më tej Rama u shpreh se është e domosdoshme që BE dhe të gjitha vendeve të BE të bëjnë pjesën e tyre, pasi sipas tij integrimi në BE është vizioni për të ardhmen dhe lënia jashtë saj i lë një boshllëk që mbushet nga nacionalizmi.
Gjithashtu Rama bëri me dije se në takimin me Merkelin u bisedua lidhur me çështjen e azil kërkuesve duke theksuar se është një shqetësim për të dyja vendeve.
Kryeministri Rama u shpreh se është e domosdoshme që BE dhe të gjitha vendeve të BE të bëjnë pjesën e tyre, pasi sipas tij integrimi në BE është vizioni për të ardhmen dhe lënia jashtë saj i lë një boshllëk që mbushet nga nacionalizmi. Gjithashtu, Kreu Qeverisë Shqiptare, bëri me dije se në takimin me Merkelin u bisedua lidhur me çështjen e azil kërkuesve duke theksuar se është një shqetësim për të dyja vendeve.
Kryeministri Rama garantoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të ndjekur modelin franko-gjerman të mardhënjeve me Serbinë. Sipas tij modeli i fqinjësisë dhe miqësisë që ndoqi Gjermani dhe Franca pas luftës së dytë botërore ishte një mdoel që duhet ndjekur dhe duhet jetë frymëzues dhe për rajonin e ballkanit.
“Jemi të vendosur të ecim së bashku me fqinjët serbë nën shembullin frymëzues të Gjermanisë e Francës. Modeli franko-gjerman i programit të shkëmbimeve rinore, është e vetmja shprehje kuptimplotë e dëshirës së përbashkët për ti dhënë fund urrejtjes brez pas brezi por edhe aspiratës sonë për të bërë për të ardhmen e rajonit atë që bënë Gjermania e Franca për të ardhshmen e BE-së. Siç është jetike mbështetja e Gjermanisë, është e rëndësishme që BE-ja të bëjë pjesën e tyre. Sot e qartë se BE ka nevojë për Ballkanin sa çka nevojë Ballkani për BE-në. Një mundësi e tillë do të ishte tragjike jo vetëm për Ballkanin por edhe Europën. Paqja që kemi arritur deri këtu, ka vetëm një fjalë çelës, Europa”, u shpreh Rama
Më tej, Kryeministri vendit bëri të ditur se në fund të gushtit do të mbahet dhe një takim tjetër mes krerëve të ballkanit në Austri.
“Kjo ishte hera e tretë brenda një viti që mua më jepet kjo mundësi dhe ky fakt është kuptimplotë për cilësinë e bashkëpunimit dhe vullnetin për të forcuar partneritetin. Kancelare në emër të gjithë shqiptarëve dua t’ju them faleminderit për mbështetjen që na jepni. Në këto ditë të trazuara ka shumë rëndësi ta mbajmë parasysh rëndësinë jetike të BE-së. Kancelarja Merkel ka dhënë një projekt për të ngritur në një nivel të ri BE-në. Takimi i radhës në procesin e Berlinit që ka sjellë në rajonin tonë shpresë e bashkëpunim, do të mbahet në Vjenë në fund të gushtit dhe në rajonin tonë”, tha Rama.
Na shkoj jeta more duke bere bythlepirje
super mashtruesa jane
http://bit.do/A-mashtroi-Merkel
☆☆☆
Frau Merkel
Na bën të fala
Kush e di
Si ndihet Sala.
☆☆☆
E kish ftu
Me dhjetra herë
E dhjetra herë
Ja ka dhjerë.
☆☆☆
Prandaj Salehu
I falej Turkut
Tani falet
Vetëm fejsbukut.
☆☆☆
edhe grekut i shkoi duke ngrene qyl e duke vjedh e ne fund sdo te paguje gjithe kjo rremuje ne europe per evgjitete grek
tossi te komenti i pare eshte kelysh i janulles merkel erdhi keq te vije keq te mos vije komentet antishqiptare i bejne grekofilat
paguani borxhet zorraxhinjte e greqise
Tani Merkel do rregulloj gjitheçka, duke e lene siç ishte me pare. SHqiptaret do kthehen nga GJermania sukses i madh i bisedimeve. Investime GJermane nuk do te kete se kane hallet e tyre. Ky eshte sukses i madhe i vizites se Merkelit.
Jepi llapes Rama, se i pelqen shume Merkelit by….lepirja dhe serviliteti. Se mos te plasi ty a kane buke te hane Shqiptaret apo jo. Rendesi ka qe ti te thuash se c’fare do qe te degjoje Merkeli. Politikane me te peshtire nuk i ben nena. Megjithese ne Shqiperi jemi mesuar me keto lloj standarti.
Si ka mundesi qe ka kaq komente negative per nje vizite qe edhe sikur asgje te mos sjelle ka ate vlere qe e kerkoi zvarrrre kryeministri i meparshem. Dhe nje pyetje: Temen e lexojne vetem berishistet? Keshtu shpjegohet kjo therrje sysh?!