Partia Demokratike thotë se synimi i vetëm që PS dontë të fitonte Bashkinë e Tiranës, është betonizimi i kryeqytetit.
Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar nga kryebashkiaku i ri, Erion Veliaj, që të dalë dhe të flasë për projektin e hyrjes në Parkun e Liqenit Artificial.
“Të gjithë kuptojnë arsyet se pse Partia Socialiste me çdo kusht përpiqej të merrte Bashkinë e Tiranës, thjeshtë për të vazhduar farsën klienteliste, thjeshtë për të vazhduar betonizimin e Tiranës, thjeshtë për të ndjekur një model që ishte për 11 vite.
Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim edhe në sheshin Skënderbej të njëjtin projekt; betonizim. Betonizim aty ku ka hapësira publike sepse sigurisht që hapësirat private do kthehen në hapësira të gjelbërta. Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim Parkun e Liqenit të Tiranës të betonizuar. Kjo është arsyeja pse u bllokua projekti i rigjallërimit të Sheshit Nënë Tereza sepse nuk u miratuar nga qeveria. Kjo është arsyeja pse shumë projekte të tjera të propozuara nga Bashkia e Tiranës nuk morën jetë sepse kishin shpallur në mënyrë të fshehtë dhe tinzare konkurse për të realizuar të gjithë qëllimet e tyre klienteliste.
Fale presionit të bërë nga opozita dhe presionit të bërë nga shoqëria civile, nga aktivistë të shoqërisë civile dhe zëra të pavararur të medias, vendimi i konkursit u shty për të shtator. Jam e sigurtë që nese ky presion vazhdon atëhere ne do të ndalojmë ndërtimet këtu në hyrje të Parkut të Liqenit të Tiranës. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje kryetarit të ri të Bashkisë z.Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa u shfaqur në televizion, që nuk lë pusetë dhe fëmijë rom pa shfrytëzuar për të dalë në televizion, ndërkohë që ditët e fundit e kemi parë që është zhdukur, të dalë e të deklarojë që ai nuk ka për të lejuar që ndërtimet të zënë frymën e Parkut të Liqenit të Tiranës,” tha Tabaku.
Po si do dali nje shites fiqsh te flasi kunder Rames? Shitesi i fiqve peshon me pak se nje pordh e Rames. Kryetari de fakto i bashkise eshte Rama. Velia eshte si Basha qe bejne sikur jane kryetar.
Po ju,me gjith ato thirrje dhe grumbullime te Shoqerise civile,perse nuk i ndalonit punimet poshte diges se liqenit,qe eshte dhe jashte cdo kushti teknik,por u desh nderhyrja e gjykates.
Dhe tjetra,Erioni nuk i ka mere celesat e Bashkise perderisa nuk eshte shpallur nga K.Q.Z, dhe nuk ka perse prononcohet si kryetar bashkie.
Kame pershtypjen,se kjo pale qe ka shumicen,eshte me fresibile dhe si e tille,e degjon zerin e qytetarit,te shoqerise civile dhe te asaji pjese qe jane specialist ne kte fushe.