Është koha që Europës t’i dalin për zot shtetarët dhe jo politikanët apo bankierët cinikë që e kanë sjellë në buzë të greminës, argumenton Jeffrey D. Sachs, këshilltar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Nga Jeffrey D. Sachs
Krizat e borxhit sovran si ajo në Greqi mund të zgjidhen vetëm përmes hapave të guximshëm, si nga debitori dhe nga kreditori. Debitori ka nevojë për një fillim të ri përmes një ristrukturimi të borxhit, kreditori duhet të gjejë një mënyrë për ta mundësuar këtë pa shpërblyer sjelljen e keqe. Që të bëhet një marrëveshje, nevojat e të dyja palëve duhet përmbushur. Prandaj, reformat serioze dhe çlirimi nga borxhi i thellë duhet të shkojnë dorë për dore. Për këtë arsye, Greqia dhe Gjermania, kreditori i saj më i madh, kanë nevojë për një modus vivendi në mënyrë që të vazhdohen negociatat.
Si fillim, qeveria greke duhet të jetë e qartë rreth nevojës për reforma ekonomike urgjente. Ekonomia e vendit jo vetëm që ka pësuar kolaps, por është në agoni nga aspekti i strukturës. Rrënjët e problemeve të Greqisë shtrihen edhe më thellë sesa kursimi i këtyre viteve të fundit.
Në vitin 2013, për shembull, shpikësit vendas në Gjermani plotësuan 917 aplikime për patenta për çdo një milion banorë. Shpikësit në Greqi, hartuan 69 aplikime për patenta për çdo një milion.
Nëse Greqia do begatinë që lidhet me një ekonomi të përparuar teknologjikisht të shekullit 21, duhet ta fitojë këtë, duke prodhuar produkte inovative që janë konkurruese në tregjet e botës, ashtu siç bën Gjermania. Kjo gjë ka gjasa të jetë një sfidë e përgjithshme.
Nga ana e vet, Gjermania duhet të pranojë madhësinë e kolapsit të Greqisë. Ekonomia greke është tkurrur me 25% që nga 2009; papunësia është 27%, ndërsa papunësia e të rinjve rreth 50%. Kur Gjermania u përball me kushte të ngjashme në fillim të viteve 1930, kreditorët e saj ngritën supet dhe rezultati ishte ngritja e Adolf Hitlerit. Pas Luftës së Dytë Botërore, megjithatë, borxhi i Gjermanisë ishte shkurtuar, duke e lejuar vendin të rindërtohet. Duke marrë parasysh këtë eksperiencë, duhet të kuptojë rëndësinë e uljes së borxhit të një vendi kur barra e përmbushjes së tij është e paqëndrueshme.
Arsyeja për ofrimin e një fillimi të ri financiar një shteti është sa ekonomike aq dhe morale. Kjo e bën të vështirë të kuptohet nga shumë bankierë, pasi industria e tyre nuk e njeh moralin, vetëm fundin. Politikanët gjithashtu priren t’i kenë busullat e tyre morale të kalibruara nga gjuetia e pamëshirshme e votave. Gjetja e zgjidhjeve më efektive dhe morale kërkon një art qeverisjeje më të sinqertë – diçka që ka qenë shumë e rrallë gjatë krizës së euros.
Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe kancelarja gjermane Angela Merkel tani kanë mundësinë të shfrytëzojnë rastin për t’u bërë shtetarë europianë. Që nga zgjedhja e Tsipras në janar, zyrtarët gjermanë pak kanë mundur të përmbajnë zemërimin e tyre se një qeveri e krahut të majtë e një shteti të vogël të falimentuar ka guxuar të sfidojë një nga ekonomitë më të mëdha të botës. Ministri i financave Wolfgang Schäuble, për shembull, është shfaqur duke provokuar Greqinë të lërë eurozonën.
Përgjigjja e Tsipras ndaj këtyre provokimeve ka qenë e qartë dhe e vazhdueshme: Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë dhe ka nevojë për një fillim të ri financiar që ta bëjë këtë. Më 5 korrik, populli grek mbështeti liderin e tij të ri karizmatik me një votë “Jo” vendimtare mbi kërkesat e paarsyeshme të kreditorëve të vendit. Vendimi i popullit do të njihet një ditë si një fitore për Europën përballë atyre që preferuan të copëtonin eurozonën në vend që t’i jepnin Greqisë shansin për të filluar nga e para brenda saj.
Në takimin e kësaj jave mes Tsipras dhe Merkel në Bruksel, rreziqet nuk mund të jetë më të larta. Kostot ekonomike të rrugës pa krye kanë qenë katastrofike për Greqinë dhe shfaqin një kërcënim të madh për Europën. Prishja e negociatave javën e shkuar nxiti një panik bankar, duke paralizuar ekonominë e Greqisë dhe duke i lënë bankat e saj në prag të falimentit. Nëse bankat do të rigjallërohen, ato duhet të shpëtohen brenda pak ditësh.
Nëse Tsipras dhe Merkel takohen si politikanë të thjeshtë, rezultatet do të jenë katastrofike. Bankat greke do të shtyhen drejt falimentit, duke e bërë koston e shpëtimit të Greqisë edhe shumë të lartë. Nëse dy liderët do të takohen si shtetarë, ata do ta shpëtojnë Greqinë, eurozonën dhe shpirtin ngurrues europian. Me premtimin e çlirimit nga borxhi i thellë për Greqinë dhe një riqasje mes Greqisë dhe Gjermanisë, besimi ekonomik do të kthehet. Depozitat do të kthehen në bankat greke. Ekonomia do të ringjallet.
Tsipras duhet ta sigurojë Merkelin se Greqia do të jetojë brenda mjeteve që ka, jo si një e sëmurë kronike e Europës. Për të siguruar një rezultat të tillë, çlirimi nga borxhi dhe reforma të ashpra duhen prezantuar brenda pak kohësh, sipas një programi të miratuar, ku çdo palë ndjek zotimet e saj për sa kohë bën të njëjtën gjë edhe tjetra. Fatmirësisht, Greqia është një vend me talente të mrekullueshme, e aftë për të ndërtuar sektorë të rinj konkurrues nga zero, nëse i jepet shansi.
Merkel duhet të marrë një qëndrim që është në kundërshtim të asaj që ka ndjekur ministri i saj i financave deri më tani. Schauble është padyshim një nga figurat politike më të rëndësishme të Europës, por strategjia e tij për shpëtimin e eurozonës duke nxjerrë jashtë Greqinë ishte e gabuar. Merkel tani duhet të ndërhyjë dhe të shpëtojë Greqinë si pjesë e eurozonës – dhe kjo nënkupton lehtësim të barrës së borxhit. Nëse nuk bëhet kështu në këtë fazë, do të krijohej një ndarje e pariparueshme mes të pasurve dhe të varfërve, dhe mes të fuqishmëve dhe të dobëtëve në Europë.
Disa – në veçanti bankierët cinik – argumentojnë se është shumë vonë që Europa ta shpëtojë veten. Nuk është. Në Europë, shumë liderë me influencë dhe shtetas ende e shohin tregun si brenda konsideratave morale, siç është nevoja për të lehtësuar vuajtjen ekonomike. Ky është një aset i paçmuar. Ai mundëson që Merkel t’i ofrojë Greqisë një fillim të ri, sepse është gjëja e duhur për t’u bërë dhe sepse përputhet me eksperiencën dhe historinë e Gjermanisë.
Ideja e një qasje etike ndaj krizës greke mund të tingëllojë absurde për lexuesit e shtypit financiar dhe shumë politikanë do ta konsideronin padyshim naive. Megjithatë shumica e europianëve mund ta përqafojnë atë në kuptimin e një zgjidhje të ndjeshme. Europa u ngrit nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore për shkak të vizionit të burrave të shtetit; tani është sjellë në buzë të kolapsit nga mendjemadhësia, korrupsioni dhe cinizmi i bankierëve dhe politikanëve. Është koha që të kthehet arti i qeverisjes – për hir të brezave aktualë dhe të ardhshëm në Europë dhe botë.
Project Syndicate-BIRN
Nji llogjike e pranushme per te dal nga ngerci ku bankieret e brukselit e kane futur greqine dhe gjithe europen .
Eshte nji kriz financiare e cila mundet te coje edhe ne nji lufte ,
asnji mos te cuditet ,bllokimi e miljardave ne bankat europiane dhe kryesisht atyre ne mafizeve ne zvicer ,kte kan per qellim .
Vetem kontot greke ne bankat zvicerjane fshehin me shume se 12 miljard euro , te cilat i fshihen shtetit grek ,pra kemi te bejm me nji evazion fiskal ,prej te cilit greqia si shtet ,mundet te perfitonte shume ,nqs europa do kishte deshire per nji zgjidhje ,per jo krize .
Nqs shtetet e tjera si Italia ,Spanja,Portugalia nuk i bashkohen shembullit Grek ,e ardhmja europiane mundet te jet edhe lufte.
JIHADI FOLI GREQISHT..TANI LE TE HANE THERRIMET QE DO LENE NE TAVOLINE BOLEMEDHENJTE E EVROPES…
Erdhi koha qe Sklleverit te paguajne ca me shume taksa per….
Grupin P2
Winsdor-et
Kaloresit e Maltes
Fisnikerine e zeze Genoveze
Mbretereshen e Anglise
Komitetin e 300-ve
Tryezen e Rumbullaket
……
………
Mbaje Europe! Amerika luajti forte me mendjelehtesine tende. Tani edhe nje shuplake e forte nga pozitat e lobisteve greke ne USA. Keshtu e peson kur perbuz te dituren, te vuajturen, bolsheviken rusi. Te gjithe pranojne se eshte koha per nje bolshevizem te ri. Pa politikane e polishejtane. Qe kur u shtuan polishejtanet, qe nuk jane gje tjeter vecse nje rjete mirimange me genjeshtare dhe hajdute, bota po shkone drejte te paimagjinueshmes. Sa me shume te perbuzni njerezit e ndershem e punetore, pra sovranin, sa me shume ti shfrytezoni e skllaveroni ata, aq me keq do te katandiset jeta ne kete planet qe eshte I ASKUJTE….sepse ne VIJME IDEAL NE KETE JETE E IKIM TE MOSTRUOZE, LINDIM TE MEDHENJE E VDESIM TE VEGJEL, VIJME LAKURIQE E IKIM TE ZHVESHUR!!!!!!!
Fatkeqesisht me politikane e bankere te pa moralshem dhe te pa ngopur me leke te piset dhe pushtet pa kufi brenda tyre,historia ka njohur vetem kriza qe sjellin fatkeqesi dhe luftra.
Mjat me, me pokitikane e bankiere te pa moralshem, ligji i falimentit,nuk dolii si kozmetike per te mbuluar grabitjet e shekullit politiko-bankare,por per ti dhene e marre popullit ate qe eshte e tija.
Cdo orvatje per te perkedhelur te pa moralshit e politikave te dites dhe bankereve,eshte nje grusht ndaj vetes,familjes,popullit dhe botes ne progres njerezor.
Vetem kthimi ne buxhetin e shtetit i shumave marramendese te eurove qe politikane dhe bankere te pa ndergjegjshem ja kane marre padrejtesisht taksapaguesve europiane,,dhe largimi i tyre si te deshtuar ne qeverisje dhe ne sistemin bankare,do te bente te mundur nje Greqii ku kriza te mbej si nje ender e keqe e pandeshuesherise se te korruptuarve dhe te pangopurve me fuqin e pushteteve ne dem te popujve.
Shen Agustin shume vite me pare tha;ne mungese te drejtesise,cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.
Nje analize perfekte…….por qe perseri nuk u mbush mendjen sunitokomentuesve shqipfoles:Greqia duhet te dale nga BE,duhet flakur pertej eurozones[edhe pse aty mbushin zorren me fiq 1mln selcuke shqipfoles],por kjo nuk ka vlere per korraket e Zikes,ata duan me doemos falimentim grek te cilin kane 5 vjt qe e presin,duke u lutur 5 here ne dite sa here ngrene bithen drejt allahut………!!
Jeffrey Sachs padyshim nje nga ekonomistet dhe vizionaret me te shquar te kohes sone.
hahahahahahahaha, tsiprasi do ta siguroje merkelin me fjale (ja per keta dy sy), kurse merkeli do ta siguroje me pare. ato qe keni marre harrojini por na jepni dhe te tjera, edhe po nuk u zbatuan reformat leket ikin per lesh. Do kene pare borxhliun e Cekes greket, hahahahahahahahahahahaha.
nuk e ka fajin hajduti qe vodhi lopen, e ka fajin i zoti qe nuk e ruajti.
PS: kur greket te paguajne taksat si i paguajne gjermanet atehere po mund te beni krahasime.
Greqia duhet te dale nga euro dhe te kete monedhen e bet nese deshiron zhvillim qe kishte.
Euro perseri do ta zhyse greqine.
Inflacioni 0.5% i euros nik punon per greqine.
Greqise o duhet nje inflacion 7-8%.
Eu nuk do punoje. Eshte e pamundur.
Eshte nje fantazi koti.
Lere pastaj kur do dhe shqiperia te hyje ne eu.
Cfare do beje shwiperia me nje zhvillim 0.5% te gjermanise dhe frances?
Do kthehet ne kullote bagetish
shqiptaret do kene mundesi te konkurrojne ne tregun e BE o LOQE, shkurt ata emigrante qe punojne ne greqi nuk do ishin me emigrante e kuptove ARI. dhe duke qene se i kemi bere vetes vend si emigrant fare mire mund ti bejme edhe po te kemi mundesi te punojme si te barabarte. po te jesh pjestar i be nuk do kesh as azilkerkues dhe do levizin ata qe nuk duan te rrijne peng i moterqireve qe ke ne shqiperi. shiko si jane pagesat e universiteteve per studentet e BE dhe per ata te huaj o bole.
ata qe nuk kane interes jane politikanet sepse e dine qe duhet te zbatojne ligjet dhe nuk do kene me skllever. greku keto gjera i merr te mireqena, ne qe na mungojne e dime se cdo me thene. mireqenia e nje vendi rritet me eksporte o AR, dhe i vetmi eksport qe mund te kemi eshte TRURI, por politika e SALE-moterqirit ta ka dhjere edhe ate.
Nuk ka nocion me te mire se evropa e bashkuar, por thelbi i asaj nuk eshte do jetojme te gjithe njesoj, por secili ka shance te barabarta per te punuar dhe per te ndertuar jeten e tij aty ku pershatet me mire. evrope e bashkuar do te thote qe neser nuk ka me gjermani, france apo greqi por ka fillimisht evrope dhe pastaj te tjerat.
Greket po plackisin sot evropen sic plackiten dje trojen dhe nuk kane faj se kete dinte te bejne, po u eci u lumte.
Artikulli me siper me pelqeu shume. Bashkimi Europjan eshte nje ender e madhe e popujve europjane dhe u be nje histori suksesi deri ne momentin kur udheheqesit e Europes Perendimore, te dehur nga sukseset e arritura, bene gabimin e madh te berjes se bashkimit monetar (Euro )para se e benin bashkimin fiskal (taksat ), bashkimin politik dhe sidomos bashkimin socjal.
Pervec kesaj, sipas shkolles gjermane dalja nga kriza u tentua te behej duke zbatuar strategjine e KURSIMIT dhe jo strategjine anglo saksone te rritjes se investimeve, rritjes se kerkeses dhe krijimin e vendeve te reja te Punes (teoria e Keyenesit ) qe aplikoi Obama i cili e nxorri Ameriken nga kriza, papunesia ne krahasim me vitin 2009 ra me 9% dhe PPB u rrit me 5%.
E kunderta ndodhi me Greqine. Ne vitin 2009 borxhet ishin 301 miljarde Euro , pra 127,1 % te PBB dhe tani ato jane 312,7 miljarde Euro dhe 175% te PBB. Prodhimi industrial ra me 25%, 60% er rinise jane te papune, pensionet u ulen per 40%.
Pra koha tregoi se, ilaçi i perdorur te semurin grek ( kursimi dhe shtengimi i rrypit ) nuk dha rezultate dhe duhet perdorur nje ilac i ri qe jane investimet dhe falja e nje pjese te borxhit grek ( haircut ).
Ne lidhje me haircut sot ne darke dolen ne shesh diferencat midis gjermaneve dhe francezeve dhe italjaneve. Gjermanet, sidomos Schauble nuk duan ne asnje menyre haircut ndersa presidenti dhe kryeministri i Frances thone se kjo gje duhet te jete e mundur.
Merkeli ka problemin se nje pjese e partive CDU dhe CSU nuk jane dakord per nje haircut, dhe sic duken bathet, Merkeli do ta miratoje kete haircut ne parlamentin gjerman me ndihmen e aletatit te koalicjonit qeveritar pra te partsie socjaliste gjermane SPD.
Pra, sipas meje as qe diskutohet dalja e Greqise nga BE dhe Eurozona, sepse sipas rregullave te BE-se kete gje e ka ne dore VETEM qeveria dhe populli grek.
Une personalisht jam shume i kenaqur, qe me ne fund po mbaron arroanca gjermane. Ish kancelaret gjermane si Schmidt, Kohl dhe Schröder e kane kritikuar disa here Merkelin per politiken e saj nacjonliste dhe qe ka harruar SOLIDARITETIN EUROPJAN dhe endren e bukur europjane.
plako po te merrje vesh nga shifrat nuk do pemendje borxhin ne lidhje me GDP, dhe renien e GDP sepse jane e njejta gje e kupton apo jo, ajo qe kuptoj une eshte qe borxhet e greqise jane nga 301 ne 312 per nje periudhe 5 vjecare, pra jane rritur 11/5 = 2 ne vit dhe kjo gjithmone duke supozuar qe 301 para 5 vitesh jane 301 pas 5 vitesh(gje qe nuk eshte e vertete).
kjo nuk ka ardhur detyrimisht nga kursimi POR NGA EVAZIONI. asnje nuk te ka ndaluar qe te mbledhesh taksat. nqs ti i mblidhje taksat dhe kishe po keto shifra atehere po do kishe mundesi te ankoheshe. greqia ka deshtuar totalisht ne kete aspekt dhe kjo varet nga vullneti i qytetareve dhe jo nga evropianet. me thuaj sa qeveri ka nderruar keto 5 vjet pastaj fol per masat, dhe mos thuaj qe nuk kane lidhje njera me tjetren.
renia e GDP-se tregon se ti nuk je konkurrent ne treg, apo me sakte nuk eksporton por GDP-ne e konsumon brenda vetes. te rinjte e tu nuk jane konkurrente jashte greqise ne nje kohe kur tregu evropian i punes eshte i hapur, prandaj quhet evrope e bashkuar.
reformat kane prekur sektorin publik dhe te thuash qe eshte rritur papunesia nga kjo do te thote qe punedhenesi me i madh ne greqi eshte shteti. shifrat qe nxjerr ti tregojne qe masat ne fakt kane funksionuar dhe per me teper tregojne se sa ne ajer kane ecur greket me perpara. mos harro se greqia nuk ka vuajtur per buke keto 5 vitet e fundit, emigrantet shqiptare nuk jane kthyer por kane vazhduar te punojne aty. qe do te thote qe rinia ka edhe teka nuk do punen qe mundet te kete por punen qe do te kete dhe prape ia del te mbijetoje edhe pa pune.
shqiptaret qe i qajne hallin grekut kur ne shqiperi njerezit nuk mbushin dot bakun me buke jane hipokrite.
nqs nuk merr kredi tsiprasi, nuk kryen dot pagesat dhe nuk hapen bankat. qe do te thote greqia del me monedhe te re, pra del nga eurozona.
PS: tsiprasi ka 6 muaj qe nuk ka bere asnje reforme dhe mos kujto se kjo nuk ndikon ne GDP. shkurt greku thote une nuk e rris GDP nqs nuk behet sic them une, pastaj kur vjen afati te thote ja shikon qe GDP nuk eshte rritur, po te beje sic thashe une ajo do rritej. kete evropa e di dhe nuk ka ndermend me te hedhe leke ne greqi. shkurt ka humbur besimi.
TSIPRASI KERKON LEKE NDRYSHE NUK KISHTE PSE MERREJ ME TERRORISTAT E BE-se. ASNJE NUK E PENGON TE BEJE REFORMAT QE DO TE BEJE, HALLI ESHTE SE DO TI BEJE ME LEKET E GJERMANIT DHE JO ME LEKET E TIJA. Le tia mbledhe ato leke te pasurve te greqise dhe ti investoje sipas mendjes se vete apo me mire tia marr borxh kishes geke me interes zero. Kur nuk u vjen keq te pasurve te greqise per greqine pse duhet tu vije keq te pasurve te evropes?!
Faleminderit per kete pacavure.Do me thene qe qeverija dhe populli sahan lepires grek nuk kane faj.Vetem bankieret qenkam te keqijt e Europes. Edhe Marksi nuk do te analizonte ne kete fare menyre.Si ndodhen ato 700 miliard pare te grekeve ne bankat e europes?Dhe i qani hallin hajdutve.
Sokol Balla ta lexoje kete artikull dhe here tjter mos te shkruaj per tema qe ja nxjerin zbuluar intelectin. Jo-ja greke ishte historike i pelqen ose jo Sokolit. Jo cdo popull ka guximin te marri vendime te tilla.Kije inat por jepi hakun.
Fieri,
lere sokol pallen ne pasionin e tij te qet ,
ne emisionin tij – top-masturbusi
Erdhi koha qe Sklleverit te paguajne ca me shume taksa per….
Grupin P2
Winsdor-et
Kaloresit e Maltes
Fisnikerine e zeze Genoveze
Mbretereshen e Anglise
Komitetin e 300-ve
Tryezen e Rumbullaket
……
………
Te gjithe flasim ne emer te europes kur nderkohe te gjithe europen e kane kapur oligarket e media e dhe bankave.
nga reagimi i italise dhe frances
kuptohet qe europa eshte ngritur dhe qendron mbi dicka qe eshte me shume se materiale.
mbi moralin historine dhe krishterimin.
sunitet zakonisht nuk kuptojne asnje nga keto jo me te treja bashke.
prandaj egzaltoheshin kur mendonin se greqia do dilte nga europa.
renzi e tha qarte “ketu nuk behet fjale vetem per fatin e greqise ketu behet fjale per konceptin e europes”
koncepti kapitalit ,
i vampirit qe jeton vetem me gjak popujsh
fuck koncpet ,
fuck renz
renzi eshte bolja e berluskonit
Cfare historie kan te perbashket jevgjitet e sotem te ashtuquajtur “greke” me Europen ha ha ha ju keni 500 vjet histori te perbashket me Sulltanet por jo me Europen ore AD kokrra e injorantit e debilit
Shkrim i zgjuar por une zgjidhjen nuk do te kufizoja ne aspektin ekonomiko-financiar. BE-ja me institucionet e veta burokratike, me lobet e fuqishme financiare, farmaceutike, industrialiste, energjitike e ushtarake, nuk mund te ndreqe vetveten vetvetiu dhe pa nje pjesemarrje te gjere te shresave te paperfaqesuara!
Dhe per shtresa te paperfaqesuara kam parasysh ate te mesme dhe te ulet. Qe jane motori i ekonomise dhe jetes mbare.
BE-ja u formua si bashkim interesash, duke perjashtuar ne kete menyre pjesen derrmuese te popullsise se vet qe rezulton edhe sot e paperfaqesuar.
Ja perse keshtu NUK mund te vazhdohet me, te pakten nese nuk duam te tjera tensione, depresione e kriza ne te ardhmen. Qe jane pas kendit, pa me te voglin dyshim!
U zgjidh problemi grek sot, neser do te plase tjeterkund!
Nevoja urgjente sot eshte te riformulohet bashkimi duke ndertuar themelet e tij nga poshte-lart se themelet aktuale me rezultojne ne ajer.
Pa u bere kjo, stuhi te tjera na presin. Stuhi qe do te na kushtojne kohe, lodhje, strese e vuajtje qe mund t’i evitonim fare mire. Vetem me pak deshire te mire, asgje me teper!
Andrea