INTERVISTA/ Denar Biba për TemA TV: Kritikat e OSBE- OHDIR për procesin zgjedhor, të tepruara

7 Korrik 2015, 20:46Politika TEMA
INTERVISTA/ Denar Biba për TemA TV: Kritikat e OSBE- OHDIR për

Nga Luljeta Progni

Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka kontestime lidhur me kritikat e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për administrimin e zgjedhjeve të  21 qershorit nga ana e KQZ-së. Në një intervistë për Tema Tv, Denar Biba theksoi se ky proces zgjedhor ishte dukshëm më i mirë sesa proceset e shkuara, ndërsa kritikat e vëzhguesve ndërkombëtarë kësaj here vijnë për shkak edhe se pritshmëritë e tyre për zgjedhje demokratike ishin më të larta. Ai pranon parregullsitë nga ana e KQZ-së për procesin zgjedhor, duke pranuar edhe presionin politik mbi KQZ-në, një ndër kritikat e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-ty për këtë institucion. Zv.kryetari i KQZ flet për një funsksionim shumë të mirë të punës mes anëtarëve të këtij isntitucioni, duke iu referuar edhe vendimeve unanime për tërheqjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në fushatën e 21 qershorit. Vizita e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu në KQZ ishte pjesë e bisedës në studion e Tema TV me zv,kryetarin e  KQZ-së. Denar Biba tha se në atë takim konfidencial me ambasadorin amerikan, ky i fundit kishte përgëzuar anëtarët e KQZ-së dhe i kishte inkurajuar për kontribut të vazhdueshëm në dekriminalizimin e  listës së kandidatëve në zgjedhje.

 

Zgjedhjet e 21 qershorit, u komentuan si një proces i suksesshëm. Mendohni se Shqipëria ka bërë hapa përpara në procesin e organinizimit të zgjedhjeve ?

Unë mendoj se Shqipëria ka bërë hap përpara, por nuk mendoj se ka bërë shumë hapa përpara, sepse është e vështirë që të arrish që të krijosh masa, shumë ose pak. Zgjedhjet janë një procedurë për të vjelur mendimin e masaveve, të qytetarëve për të vendosur se cilët do të jenë pushtetarët që do të administrojnë pushtetin për 4 vjet, në këtë rast në pushtetin lokal. Ky është perceptimi i përgjithshëm i te gjithë qytetarëve, i shumicës dërrmuese të qytetarëve, që këto ishin zgjedhje të mira. Ishin zgjedhje cilësisht më të mira se zgjedhjet e parafundit, në këtë konteks ishin zgjedhje të suksesshme.

Cilët janë ata elementë që i bëjnë këto zgjedhje më të mira?

Vazhdoj të them që nuk janë zgjedhje shumë të mira, por janë zgjedhje më të mira se ato të shkuara. Nuk pati asnjë incident. Ne jemi mësuar ta nisim nga mungesa e të keqes, jo të shikojmë nga e mira. Në fund të fundit kjo ka qënë vijimësia e të gjithave proceseve zgjedhore, por mund të themi që tashmë zgjedhjet kanë përfunduar. Mbetet vetëm të nxirret dhe të certifikohet rezultati. Nuk pati asnjë incident, asnjëlloj incidenti nga ato që jemi mësuar vite më parë. Procedurat ecën shpejt, qëndrat e votimit u hapën që të gjitha si rrallë herë, rezultatet dolën në rekodre shqiptare. Natyrisht jo në rekorde 3-4 ditë siç ndodh rëndom në Europën perëndimore, por besoj se dolën më shpejt se asnjëherë tjetër.

Në rast se i referohemi incidenteve të munguara në këto zgjedhje, a nuk iu duket kaq pak për t’i cilësuar këto zgjedhje të mira, pasi organizimi i zgjedhjeve në një sistem demokratik është minimumi ?

Pa asnjë dyshim që është shumë pak, prandaj e theksova, të thuash që një palë zgjedhje janë të mira sepse nuk pati incidente, duke startuar që këtu, sepse unë listova një sërë elementësh të tjerë që i bëjnë këto zgjedhje të mira. Në fund të fundit duhet ta shikojmë nga vijmë dhe në këtë kontekst krahasimi duhet bërë me dicka, ne e bëjmë me veten dhe duke e bërë me të tjerët me ata që janë më të përparuar ne kemi shumë punë për të bërë. Por krahasuar si kemi qenë ne, jemi më mirë.

Raporti i vëzhguesve të OSBE/ODHIR kritikon politizimin dhe ndikimin e politikës mbi KQZ. Sa ndikoi politika në këto zgjedhje ?

Është e vërtetë. Kam raportin dhe thuhet që “Natyra e diskutimeve të politizuara në KQZ solli vendime të paqëndrueshme”. Kjo nuk zgjidhet dhe çfarëdolloj përgjigje te jap unë, del përtej kornizave të një emisioni disa minutësh. Do një analizë shumë më të gjërë, në fund të fundit edhe raportet përgatiten nga njerëz me subjektivizmat përkatëse, me njohjet e limituara, çdo njeri nuk është i gjithë ditur, po i referohem raportit.

Po i referoheni raportit për ndonjë pasaktësi në perceptimin e vëzhguesve ?

Absolutisht po. Unë e kam eksperiencë të dytë KQZ-ne,  sepse kam qenë edhe në zgjedhjet e 2013 përpara se të jepja dorëheqjen. Unë e kujtoj shumë mirë sesi ishte ai komision, se çfarë do të thotë i politizuar, debate të forta dhe të tjera. Nga këndvështrimi im, sjellja aktuale e komisionit është shumë herë më e paqetë, debatet kanë qënë shumë më konstruktive, pra ka evolucion në këtë komision, se dikush do ta kishte këtë perspektivë, pra do të dinte si do të kishte qenë. Që të arrish të japësh një përfundim të tillë, ti duhet të njohësh edhe historinë dhe nga ky këndvështrim komisioni është shumë më ndryshe.

Po thoni që ka ndryshuar mënyra e funksionimit?

Njerëzit maturohen, piqen..Eksperienca nuk është një fjalë e rastësishme. I bën njerzit të jenë më të qetë, pa emocione të padobishme dhe kështu me radhë.

A ka pasur dakordësi me të gjitha vendimeve që janë marë ?

Shumica e absolute e vendimarrjes së KQZ-së është 7-0, pra njëzëri. Natyrisht që do kishte si në çdo organ tjetër vendimarrës, vendime të cilat nuk do të përkraheshin nga të gjithë anëtarët, jo më kot janë 7 antarë. Secili me formimin e tij, me të mirat dhe të këqijat e tij , profesionale po flas, të cilat ndikojnë në vendimarrje.

Kthehemi tek raporti i vëzhguesve. Duke iu referuar kritikës së vëzhguesve ndërkombëtar, ndikimi i politikës mbi KQZ çdo të thotë për ju? Kontakte te liderëve politik, me antarët e KQZ-së, pra një farë presioni për të marë vendime të ndryshme apo kemi të bëjmë me vetëcensurë apo vetëfrenim?

Nëse do t’ju jap një rast personal, unë e kam bërë publike dhe ka qënë pjesë e argumentit tim për votën në atë rast dhe një nga vendimet të kritikuar është ai për ndarjen për numëruesin e katërt. Në grupet e numërimit përbëhen nga 4 anëtarë kur PD dhe PS i kanë eksoficio, anëtari i tretë ose i 4-të i takonte PR, LSI apo PDIU, i cili supozoi që do të merte ose nga PR ose nga LSI.

Në gjykimin tim dhe të disa të kolegëve të mi po i supozoj që ju i etiketoni rëndomtë si të majtë, ligji e përcakton qartë që të marri numërues majtas duhet të jetë parti e shumicës qeverisëse. As unë as ndonjë shqiptar nuk di që PDIU të jetë shumicë qeverisëse, që të ketë përfaqësues të vet në ekzekutivin, ministra, zv/ministra e kështu me rradhë.

Ka një vendim të 2009 të Kolegjit Zgjedhor të një rasti shumë të ngjashëm ku Partia Demokristiaine lëvizi nga mazhoranca drejt opozitës, tha kjo parti i takon mazhorancës sepse kështu ka hyrë në zgjedhje dhe kështu ka qënë para disa ditësh manovrat elektorale që mund të bëjnë partitë e ndryshme nuk afektojmë këtë gjë. Atij vendimi iu referuam, kujt më mirë mund t’i referohemi përveç kolegjit elektoral që gjykon vendimarjen e KQZ-së. Dhe ne thamë që ky i takon ta marri dhe ta ndajnë me PR-ne, pjesa tjetër e kolegëve i thanë që i takon ta ndajë me LSI-ne. Kryetarja e KQZ-së, Luzi erdhi me një propozim të tretë, që tha se ka dhe parti të pa alenace dhe megjithëse në dukje është në zgjedhje në kuptim të parlamentit, kjo është një parti sikundër e tha edhe përfaqësuesi i PDIU-së aty, ” ne nuk jemi as majtas as djathtas, ne kemi rrugën tonë”. Ka qenë një vendimarrje e sforcuar, e imja personale, po flas vetëm për votën personale, por mendova në qasjen time ai duhet ta merrte nga PR-ja. Por nëse qasja ime do të fitonte votat e nevojshme në komision, atëherë opozita shqiptare do të mbetej vetëm me një numërues. Kjo është qasje politike jo juridike, në ligj nuk thuhet kjo gjë. Ne të gjithë në jetën tonë marrim vendime politike, s’ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë sens. Pra ishte një vendim i pabazuar në ligj. Nuk ka penalitete për këtë, sepse jo cdo gjë jo ligjore është kriminale, kështu që jam shume i qetë madje ndihem mirë me veten, por vendimi im personal ishte politik.

Që do të thotë që nuk ishte i ndikuar nga asnjë lider politik ?

Kjo do të thotë, që të gjithë ata që e kanë asistuar atë seancë e kujtojnë sesi erdhi pas një votimi të parë, të dytë, të tretë, paqartësia jonë personale. Dhe nuk po dinim të silleshim dhe një vendim që erdhi pas propozimit të zonjës Luzi.

Meqënëse jemi tek vendimarja në KQZ para ditës së zgjedhjeve. Është fjala për vendimin që ju morët për dy kandidatët që kërkoi opozita t’i tërheqë nga gara për kryetar bashkie?

Kjo është ajo që thuhet vendimarrje e paqëndrueshme në Komisio,n po pa dyshim që jam krenar. Jam krenar, sepse varet nga e shikon paqëndrueshmërinë. Nëse je një njohës i gërmave dhe shkonjave të ligjit, aty mund të duket sikur tek vendimi i dytë nuk i qëndrove vendimit të parë dhe kështu me radhë. Por nëse ngrihesh më lartë dhe sheh parimin e vërtetë pas të cilit shumica e anëtarëve të komisionit kanë qëndruar dhe parimi i vërtetë në këtë rast ishte dekriminalizimi. Jam shumë krenar  për aq sa vota ime personale ka ndikuar, që qytetarëve te këtij vendi t’i shmangeshin si ofertë kandidatë me prapavija jo shumë të pastra.

Por funsksionoi vetëm në një rast, pasi në Bashkinë e Kurbinit nuk fuksionoi kandidati i PD-së, i cili u tërhoq dhe u tha ne media se tërhiqet për këtë arsye, sepse dyshohet për të shkuarën kriminale…

Nuk ishte tamam ashtu. Praktikisht në ligj nuk ka asnjë nen specifik, i cili të rregullojë fjalë për fjalë në lidhje me dorëheqjet apo për tërheqjet prej partive të kandidatëve të mbështetur nga ato, nuk ka. Në këtë pikë mbetet në vullnetin dhe në profesionalizmin, që të gjente rregullimet sa më të përafërta ligjore dhe ne lidhje me to ne iu referuam praktikave më të mira ndërkombëtare, legjislacioneve ndërkombëtare, të cilat ne inspirojmë të bëhemi si ato. Dhe pamë që në vende të tilla si Italia, Anglia, Austria, Gjemania, Franca jo në çdo moment lejohet dorëheqja e kandidatëve, nëse dorëheqja ishte bërë pas regjistrimit të tyre dhe certifikimit përfundimtar të ashtëquajtur trupat si KQZ, se edhe ata i kanë me emra të ndryshëm në vendin përkatës, atëherë dorëheqja nuk lejohet. Ne nuk mund të krijonim një precendent,  një ditë para zgjedhjeve pasi imagjino çdo të ndodhte një ditë para zgjedhjeve sikur  të na dorëhiqen 2-3 kandidatë.

Në fakt ndodhi. 2 ditë para zgjedhjeve dha dorëheqjen një tjetër kandidat. Elektorati i djathtë i dy bashkive nuk pati një opsion për të votuar në 21 qershor ?

Ju e etiketoni si të djathtë për ta komplikuar këtë bisedë, por në sytë e mi nuk ka asnjëlloj rëndësie kjo gjë. E theksoj, që nuk asnjëlloj ndikimi kjo qasje, sepse ashtu do të ishte po të ishte e dhe i PS-së. Prap do të vazhdonte të ishte në liste. Ai precedent është i vendosur, sa të jetë ky komision. Dorëheqjet nuk pranohen pas regjistrimit, derisa legjislatori ta shkruajë ndryshe Kodin Zgjedhor. k

Ato ditë kur po mereshin këto vendime dhe të tjera të KQZ erdhi për një vizitë ambasadori i SHBA, Donald Lu. Çfarë iu kërkoi apo çfarë iu këshilloi atë ditë në prag të procesit të 21 qershorit?

Ajo bisedë nuk është bërë publike, padyshim nuk ka ndonjë mister të madh. Nuk ka përse të nxjerr gjërat që u biseduan midis nesh, por ajo që mund të them është që Zoti Donald Lu përkrahu qëndrimin e deriatëhershëm të komisionit dhe e nxiti komisionin edhe më tej për tu bërë faktor në luftën kundër personave të inkriminuar që duan të kandidojnë në zgjedhje.

A pati kërkesa nga Partia Socialiste ose aleatët e saj për të tërhequr ndonjë kandidat me të shkuar kriminale ?

Jo nuk ka pasur, përndryshe do të ishte përbë publike. Nuk ka ardhur asnjë kërkesë me shkrim në KQZ.

Vazhdojmë me disa evidentime të vëzhguesve të OSBE/ODHIR. Është fjala për ditën e zgjedhjeve dhe disa probleme që pati në dokumentacionin e zgjedhjeve. Ishte problem në tre Bashki, disa gabime të listës së votuesve.. Me vendim të KQZ procesi vazhdoi, a është e drejtë që votuesit të votojnë në një fletë votimi me gabime të rëndësishme ?

Që atë ditë kisha disa materiale që i kam bërë publike. KQZ në balancën midis një paqartësie fare të vogël, pa asnjëlloj efekti dhe bërjes së zgjedhjeve, vijimit të procesit, zgjodhi këtë të fundit. Pa asnjë mëdyshje, ka qënë një vendim 6-1. Të gjitha partitë politike që ishin prezente zgjodhën vijimin e procesit. Një rast ishte, koalicionet në fletët e votimit ishin të dyja njëlloj dhe një rast tjetër ishte që kandidatët ishin renditur 1,2,2.

 

Unë jam e interesuar për votuesin. Ju e përjashtoni tërësisht mundësinë që votuesi të ngatërohet ?

E përjashtoj, sepse atëherë do të më duhet ta konsideroja shumë të vobekët mendërisht votuesin, i cili të ngatërrohet ndërkohë që i kishte emrat me gërma 16 të plotë, të dukshëm para tij, përballë partisë që  mbështeste, të ngatërohet për një 1-sh apo ndonjë 2-sh.

Megjithatë ky është një gabim që duhet evidentuar si shumë i rëndësishëm…

Natyrisht që ky është një gabim që nuk duhet të përsëritet. Për fat të keq edhe të ouditshëm në Shqipërinë e 2015-ës, megjithëse duket sikur ekonomia është zhvilluar nuk ka asnjë firmë, e cila të ketë kapacitete që të shtyp fletët e votimit. Fletët shtypen jashtë Shqipërisë, në Slloveni.

 

Kemi disa kritika të tjera. Për minoritetet a ka patur ankesa për shtypjen e fletëve të votimit në gjuhën  përkatëse ?

Tek raporti nuk ka asgjë. Kjo nuk është një ndër kritikat e raportit. Madje si rrallëherë, kësaj rradhe u përgatitën edhe udhëzues edhe postera në gjuhët e minoriteteve. Anëtarë të ndryshëm dhe kryetarja e KQZ-së ka qënë në takime me banorët dhe iu kemi shpjeguar ligjin, teknikalitetet, procedurën si do të kryhet votimi. Po iu siguroj që raporti nuk e ka në formë kritike.

KQZ  ishte në kritikat kryesore të OSBE-së. A keni patur një konsultë brenda jush pas këtij raporti dhe a keni ju një projekt, një plan-strategji për tu përgatitur për zgjedhjet e tjera ?

Ne nuk kemi pasur kohë për tu mbledhur dhe për të reflektuar, sepse ditët tona kanë qenë shumë të ngjeshura në këtë periudhë. Kështu që në një periudhë të dytë patjetër do t’i referohemi, por nga një këndvështrim tjetër unë jam i kënaqur dhe le të mbeten shigjetat mbi komisionin. Dhe me ç’duket kishte pak për të thënë, sepse paportuesit e OSBE/ODHIR, patjetër duhet të justifikojnë ditët e qëndrimit në Shqipëri me dicka. Jam shumë i kënaqur që aty thuhet, “u indentifikuan dy raste për kërcënimin e votës, një në Berat dhe një në Durrës”, por se realisht do të mbetet, në këto dy qytete ne kemi pasur jo zgjedhje të mira, por të shkëlqyera.

 

Keni një lloj tendence për të zhvlerësuar kritikat e OSBE/ODHIR, por ne jemi në një fazë nuk i kemi kapur standartet dhe jemi ende larg tyre. Nuk janë thjesht disa njerëz që të justifikojnë pagën e tyre kur vijnë dhe rrinë disa kohë në Shqipëri, por janë shumë të rëndësishëm për të dhënë opinionin e tyre në vendimarjen e BE-së për të ecur ne si Shqipëri, përpara në procesin e integrimit.

Kam përshtypjen që e keni lexuar pak keq, sepse praktikisht përqindjet janë fare fare të ulta po të lexosh votimin me perfaqësim. U vërejt në 5 % të qendrave të votimit të vizituara. Sikur ta mendojmë këtë përqindje të projektuar në të gjitha dhe mund të jetë më e madhe dhe më e vogël se 5 % dhe jam shumë i bindur, që reporterët kanë zgjedhur zonat më intriguese, ato që në vite janë shumë problematike. Dhe kanë lënë zonat urbane dhe kanë shkuar në zonat periferike. Të mendosh që këto janë numra dhe ne jemi nje demokraci jo e konsoliduar. Unë dua të tregoj realitetin as te fshihem, por as të bëjmë qimen tra. Natyrisht ne jemi të vetëdijshëm për ato që kemi përpara, por ky nuk është vetëm problemi i KQZ-së, sesa problemi i gjithë shoqerisë shqiptare. Ju siguroj që vota e qytetarëve manipulohet edhe në demokraci super të zhvilluara në SHBA, në Fancë, në Gjermani dhe ju siguroj që mund të gjeni edhe procese gjyqësore, ku janë gjetur raste të shitjes së votës edhe për 10 dollarë. Por kjo ka të bëjë me vetëdijen qytetare, me pasurimin si ekonomik ashtu edhe shpirtëror edhe shoqëror të qytetarëve.Kur gjithkush ta kuptojë që vota e tij, është momenti kur e bën sovran qytetarin dhe qytetari në ato momente kur ka votën, duhet ta dijë ku ta çojë atë, sepse kështu do të vendosë për 4 vitet e jetës së tij, atëherë ne do të arrijmë në një vetëdije të fortë.

 

 

 

 

 

 

10 komente në “INTERVISTA/ Denar Biba për TemA TV: Kritikat e OSBE- OHDIR për procesin zgjedhor, të tepruara”

  1. fiqte says:

    Serish zarat e Rames po behen njelloj me Ristanet e Berishes. Tani nuk pranojne as kritikat e Odihrit. Rama eshte nje Berish 2. Rama nuk ben asnje nga premtimet e tija, dhe ben ato qe nuk premton.

  2. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Akoma s`e keni kuptuar? Nuk ju mjaftuan 25 vjet eksperiencë? Sa më të “vështira” zgjedhjet, sa më e “vështirë” gjendja në Shqipëri, aq më të larta janë rentat dhe profitet për ndërkombëtarët. Mos e harroni për asnjë moment thënien e ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, para largimit nga vendi ynë: Të huajt, “kur vijnë në Shqipëri qajnë dhe kur largohen nga Shqipëria, përsëri, qajnë”.

  3. Rilindasi says:

    Denari kerkon te na bindi se eshte jurist. Kritika e tij verteton faktin se eshte nivel nen mesatare.

  4. Miku i mikut says:

    Denari eshte personazh sh interesant. E kam degjuar para ca ditesh duke folur nga tavolina e kqz dhe me pelqeu saktesia dhe qartesia sesi trajtonte problemin. Tip simpatik.
    Nje njeriu im e ka pasur padegog dhe e me ka thene fjale te mira por nuk e kisha lexuar ndonjehere.

  5. Tiku says:

    Pse thoni se nuk ka pasur dhune ne keto zgjedhje po ne fier a u rrah numuruesi nga personi qe eshte I forti I fierit mu ne mes te kamerave ne jemi ne demokraci po na mongon liria

  6. salem says:

    Qe keto zgjedhje jane me te mirat deri tani,eshte e vertete,po qe ka verejtje edhe nga ato qe thote ODIHR ashtu eshte.
    POr nuk eshte vetem faji juaj.Qe ne ’96 kur hale Berisha dha urdher “seicili te pergjigjet vete per zgjedhjet” ;u turren te gjithe PD_istat si cakenjte mbi komisioneret e PS dhe pasi i perzune me dru,ben si i desh bytha Saleshit.Kjo remineshence vazhdon tek strukturat e PD ne baze.
    Poshtersia e tyre eshte se ato qe bejne vete,i filmojne dhe thone “i beri qeveria”.

  7. anananananananna says:

    Ca vemje njeri! Zar “i shkolluar”!

    1. Adi says:

      Sa per kuriozitet: Ti ana je zare opozites?

  8. koco says:

    Zgjedhjet ishin vertet te mira nga ana e rregullit , votimit , si dhe Rregullit te zbatuar nga dy Aleancat ku nuk u lejua vjedhja e voten se majte nga e djathta , si dhe anasjellta . Makuteria , poshtersirat , djallezirat . Vjedhjet , “Tjetersimi ” i tupeshem i Votave ndodhi brenda per brenda llojeve dhe kryesisht me bekimin e Komisjonereve politike , duke spekulluar ne kuriz te Subjekteve politike te vegjel , pa numuruesa dhe vezhguesa , duke e kethyer ” Shenjterine e Votes ” se qytetareve ne ” Shkerdhaterine e pazareve te qelbura politik te te dy kraheve ” Per ta bere me konkrete, do deshiroja te bej nje Denoncim te perseritur , Mandatimin e X kandidatit te P.D.I.U ne Pogradec ? Ky kandidat i dale nga aferat e blerja e votes ne menyren me te turpeshme dhe kreminale ,Mundesoj realizimin e pazareve per te siguruar dominancen ne Keshillin Bashkiak . Ky subjekt e kandidati i saj do perfaqesoje qyteraret e banoret e ketij qyteti e rrethinat , ku ne kete vend nuk ka apsolutisht banore te ketij komuniteti apo antaresi te kesaj Partie te ritur fiktivisht , e cila duhet te penalizohet ligjerisht. Zgjidhja nuk eshte fare e veshtire por eshte qendrimi djallezor i te dy kraheve te popitike berjes. Zgjidhja : 1 -Numurimi Elektronik . 2- Komisjoneter Nenpunesa Civile a nga Shoqeria Civile . te pergjegjeshem vetem para Ligjit . OSBE – ODIRI eshte per procedure formale . Keto institucionet te ushtojne ndikimin e tyre kur ” Shtrohet sofra e luget , jo kur ngrihet ajo e ndahen Thelat ” Ne te shpesh e hereve keto Partite Politike , jane fatkeqesia e ketij Vendi e Populli. Prandaj dhe duhet percaktuar ne ligj , funksjonimi dhe nenshkueshmeria e tyre per veprimtari anti ligjore e kriminale qe ushtojne .

  9. koco says:

    Ndjese : Vazhdim i komentit te me siperm per Denoncimin ndaj P.D.I.U nga njera ane dhe Subjektit Politik garues P.Unitetit.Kombetar. P.U.K se ciles ju tjetersuan mbi 800 vota ? Per kete Denoncim te mare indicio dhe te kerkoje Verifikim E saj ne Zonen Zgjedhor me Nr 67 Pogradec ? Ndryshe nuk i gjenden gjarperi kembet thote populli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje