Ne Tirana: Qeveria të ndalë projektet për hyrjen e Liqenit, të vendosë referendumi

7 Korrik 2015, 15:20Politika TEMA

Grupimi “Ne Tirana” i ka bërë thirrje Qeverisë të ndalë menjëherë planet në lidhje me hyrjen tek Liqeni Artificial, ndërsa apelojnë që hapësira t’i rikthehet parkut. Sipas këtij grupimi, referendumi është e vetmja mënyrë për të ndalur shkatërrimin e hapësirës.

“Para një muaji ishim këtu për të denononcuar planet e betonizimit të Parkut.  Tashmë, ajo që paralajmëruam po ndodh me projektin që ka propozuar qeveria.

Ne kërkojmë që këto plane të ndalen menjëherë. Kjo hapësirë t’i rikthehet parkut. Ne jemi të vendosur për të kërkuar referendum qytetarëve të Tiranës për ndalimin e kthimit në tokë ndërtimit të hapësirave të gjelbërta.

Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndalur betonizimin e Parkut të Liqenit. Do kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari të Tiranës të na bashkohen në këtë përpjekje. Politika duhet të fillojë ti shërbejë qytetarëve dhe jo oligarkëve të këtij vendi. Etja e shfrenuar për pushtet dhe para e drejtuesve politikë nuk ndalet para asgjëje. Siç kemi denoncuar ndërtimet mund të fillojnë që tek Korpusi, Diga e Liqenit, tek zona përballë Fakultetit Ekonomik dhe përreth gjithë kurorës së liqenit.

Këto projekte u mbajtën në hije gjatë fushatës elektorale dhe tashmë po shpërthejnë kur vëmendja është më e vogël dhe kur qytetarët po përgatiten për pushime. Mbështetja e medias dhe qytetarëve pavarësisht bindjeve politike është thelbësore. Referendumi është e vetmja zgjidhje për të ndaluar shkatërrimin e të vetmes hapësirë që i ka mbetur qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

10 komente në “Ne Tirana: Qeveria të ndalë projektet për hyrjen e Liqenit, të vendosë referendumi”

  1. safeti says:

    Ore Bojaxhi po sikur te kishe tokat e gjyshit tend ary kshu do flisje?? Mbeshtes qeverrin per kte projekt ambicioz ku nderthurret arkitektura moderne me natyren.

    1. Bigu says:

      te te thuash injorant nuk e kupton, por [email protected] besoj se po

    2. Opinionisti says:

      U dhjefsh në gjume o Safet qe paske marrë vesh nderthurjen e natyres me modernen.

  2. Soto says:

    Pame Grekun e mesuam e ne se c eshte referendum. Po kemi bythe ne per referendum ? Kush garanton transparencen ? Apo do dalin prap torbat me mjell e grure??

  3. asfalia allvaniqes says:

    kush na qeka grupimi “Ne Tirana” ?? A u pyten tiransit apo vetem shoket e Bojaxhiut ?

  4. rilindja e sdjathtes says:

    Or kelysh i saliut ,nuk i imponon dot 1 milion te majteve tekat e sales.Sa i gjelber je e kuptojme fare mire ne momentin qe perfaqeson biznesin hidrokarbur or djale i exxon petrolit.

  5. Opinionisti says:

    Referendum!

    Po na vrasin qe po na vrasin. Meglio morto e leone che vivo e coniglio!

  6. Gerti says:

    Bravo, i vetmi qe e preku si problem ne fushate dhe i vetmi qe po flet dhe tani. Keta zarat dhe delet e partive nuk mund te jene kurre shumica e ketij vendi.

  7. o jari ti ke rreshkit fare. qepe gojen se ju na hapet barkun. sa vjet qe qeveri I mut tmodh bot. na cat drrasat me premtime bosh. po su lodhet I her mer zot.pffffffff. ca legenash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje