Pas vrasjes së dy turistëve çekë, të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.
Shumë prej tyre i kanë shkruajtur edhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit iu është përgjigjur komentuesve të shumtë ditën e sotme, duke thënë se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje.
Sipas tij, zgjidhja është reformimi i sistemit të drejtësisë.
“Thirrja per denim me vdekje? Nuk eshte instikt hakmarres, por shenja me e forte e mosbesimit ndaj drejtesise e nxitja me e madhe per reforme.
Keshtu i kuptoj secilin prej qindra ne mos mijera qytetaret qe me kane shkruar keto dite lidhur me arrestimin e te dyshuarit kryesor per vrasjen e dy turisteve ne Dukagjin.
Gjithkush qe ka sugjeruar si rrugezgjidhje rikthimin e denimit me vdekje, ne themel nuk kerkon hakmarrje, por drejtesi.
E mosbesimi se drejtesia nuk do beje drejtesi, ben qe shume njerez te besojne se vetem rikthimi i denimit me vdekje eshte drejtesia fundore.
Nuk mund te zgjedhim rrugen me te thjeshte.
Duhet te reformojme sistemin e drejtesise, nderkohe qe na duhet te monitorojme me sa me shume sy, cdo vendim te cdo gjyqtari ne vend e te denoncojme cdo abuzim.
Policia ka filluar te ndjeke ecurine e cdo ceshtjeje te filluar saj, duke perfshire edhe procesin gjyqesor. Sepse puna e policise nuk mbaron kur i vihen prangat autorit te dyshuar, por atehere kur ai merr vendimin e gjykates.
Kjo eshte puna monitoruese, qe i sherben edhe policise per te permiresuar cilesisht detyren e saj.
Nderkohe kam propozuar zyrtarisht dy nisma, te cilat shpresoj do t’i nenshtrohen debatit nga ekspertet e institucioneve perkatese por edhe te reformes ne sistemin e drejtesise.
Propozimi i pare sjell bashkimin mekanik (matematikor) te denimeve. Sot ka bashkim me perthithje, qe do te thote denimi me i madh perthith denimin me te vogel. Nqs propozimi do miratohet, autori do denohet me bashkimin matematikor te te dy denimeve per te dyja (ose me shume) veprat penale qe ka konsumuar.
Propozimi i dyte parashikon Regjimin e Perforcuar te Vuajtjes se Denimit. Kjo do sjelle vecimin e te denuarve me rrezikshmeri te larte kriminale, duke hequr cdo mundesi qe te rikthehen ne shoqeri si kriminele me te stervitur”, shprehet ministri Tahiri.
referendum. nqs jemi demokraci. REFERENDUM per kthimin e denimit me vdekje.
Referendumi nuk pi uje, perderisa konsiderohesh vend kandidat per te hyre ne BE.
EU po i faleminton shtetet e perfshira. Nese ne akoma e shohim si Olimp, kur te tjeret (jo vetem greku) kerkojne te dalin, jemi vertet per te ardh keq!
Edhe une jam njeri nder ata qe kam kerkuar qe te kete ligj per denimin me vdekje. Madje ate ligj te afatizuar deri ne vitin 2050 e kam kerkuar. Besoj dhe shpresoj se shqiptaret do ta cmojne jeten e tjetrit si te tijen pas vitit 2050.
Tek e fundit pse Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane ne Kushtetuten e tyre denimin me vdekje.
Po duket se shqiptaret i ndale frika dhe sunduesi i huaj.
Nuk po i falimenton EU-ja! Shtetet qe nuk jane fit per EU, duhet te pirdhen vete e te mos presin qe t’i nxjerrin me force jashte! Jevgjitistani u fut me mashtrime dhe vazhdon te mashtroje! U ka ngelur si kopili në derë shteteve normale te EU-se. Nqs kopili nuk del me deshire jashte, do e nxjerrim prej zhelesh!
Ore minister mos komento komentuesit po kerko ne parlament te vendoset ligji per denimin me vdekje se ndryshe iken njerezit moren fund do ti perpije krimi te gjithe. Kriminelet e lene te lire nga gjykates te korruptuar ne te gjithe Shqiperine po bejne dhe do te bejne kerdine derisa qeveria dhe shteti te zgjohet dhe te rivendose denimin me vdekje.
Populli te kerkoje me referendum vendosjen e denimit me vdekje. Nese per cdo ceshtje popullit i lind e drejta te shprehet me referendum dhe ne kete rast duhet qe populli te ushtroje kete te drejte qe ja jep Demokracia per rikthimin e denimit me vdekje.
Populli te kerkoje referendum popullor.
Po ky loqe ç’na bën filozofira me instikte hakmarrjesh! Kur te jene pjekur kushtet per te hyre ne EU, ne mund t’a abrogojme serish kete ligj! E deri sa te piqen kushtet per ne EU, do jete nje kohe e gjate, gjate se ciles monstrat e lëshuara nga ‘gjykatat’ do vazhdojne te vrasin!
O idiot ketej po shan drejtesine e nga ana tjeter do ti japesh te drejten ketyre gjygjtarve te kene mundesi te japin denim me vdekje . Hajde hajde truri juaj 0
Cfare reformash do beshe ne drejtesi zoti minister? Gjyqtaret marrin vendime simbas ligjeve qe ju keni miratuar ne parlament, a nuk e shikoni fajin tek vetja? A nuk e kuptoni qe ligjet qe keni miratuar mbi te cilat gjyqtaret japin vendime duhet ndryshuar rrenjesisht. Ju vete i keni hapur rrugen korrupsionit me keto ligje qe keni bere dhe pastaj thoni e ka fajin drejtesia,duke nenkuptuar me kete gjyqtaret.Drejtesine nuk e bene personi si gjyqtar por ligji mbi te cilen bazohet ne dhenien e vendimit. Eshte tjeter gje te beshe propagande per te mashtruar opinioni dhe tjeter gje te marresh masa reale nepermjet ligjeve efikase per te ndaluar apo ulur kriminalitetin e vrasjeve. Nuk thone kote qe shqiperia nuk bene dot shtet.
Zoti minister ju ne radh te par duhet te beni nje reform te pergjithshme ne rrethe se ne radhet e policis ka akoma SAhef te krimeve si Julian Qibini qe trllon dhe vendos interesat personale mbi ato te ligjit .apo i mbroni se ka dike ne politik sic po thon te gjith duhet te rikthehet vendimi me vdekje ose populli dhe une e para do bej vetgjyqsi me vdekje kur shteti nuk funksionon
REFERENDUM per kthimin e denimit me vdekje !
plaken e tgfs. ate te shtypim te gjithe ?
Nuk kerkojme hakmarrje por drejtesi . Ne emer te drejtesise bishat duhen te ekskutohen . Atehere nuk guxon kush te vrasi dhe te presi .Por problemi qendron diku tjeter .Ka raste qe nuk kapet autori i krimit dhe ne vend te tij denohet nje i pafajshem .
Duhet te kthehet denimi me vdekje po ashtu te reformohet dhe sistemi i drejtesise. Kur ka fakte dhe vrasesi pranon autoresine duhet zbatuar denimi mw vdwkje. Kush vret duhet vrare. Frika ruan veshtin”…
Pas shume krimeve monstruoze-te ndodhura tek ne-Shiptaret-ne union- e kerkojne rikthimin e denimit me vdekje-at’here lind pyetja-”’ Pse tahiri-apo ministri yne i brendshem e mbron me kaq zell-dhe i friksohet rikthimit te denimit me vdekje-kur dihet qe vrasesit si ky psikopati vrases I cekve -qe e ka rast te perseritur krimin e tij-vrases–pas futjes ne burg- dalin shume shpejt ne liri- duke mare po shume shpejt- jete te tjera njerezore-???–Vrasjet ne shqiperi jane thuajse te perditshme -si te thuash -‘buke me djathe’-ose- ‘per nje kothere-por- politika dhe politikanet tane heshtin dhe hezitojne te rivendosin ligjin e rikthimit te denimit me vdekje-duke bere keshtu- paster me kenaqsi- dhe fare hapur -karten mbrojtse te tij(krimit vrases)i cili qetesisht-godet dhe vret-me deshire -me pagese-apo per hobi-….
O zoti minister i brendshem, njerez si ky doraci zor se kthehen ne rruge te zotit e sidomos ne shqiperi qe ska perkrahje per minorenet e as per te rriturit qe dalin nga burgu. Jam dakort me ty se zgjidhja me e mir esht parandalimi se sa kurimi apo ndeshkimi por po tipa si ky kurr nuk mund integrohen ne shoqerine e mire tani. Ai esht 20vjec dhe akuzohet per 3 vrasje. Kto tipa ose merrini ju ne dorezim dhe bejini agente te shtetit qe gjithmone te kene te drejten qe te mbajne arme me vete dhe mbase mund te vrasin ndonje armik te shqiperise qe te kenaqen ose hidhini qelsat ne det.
E keni kthyer ne “skllav” popullin ju politikan te QELBUR (te majte e te ashtuquajtur te djathte).
Ja keni plotsuar Europes kurv ato kerkesa qe nuk ju “prishin” pune ju politikanve:
E nder te parat qe i keni bere pa e pyetur popullin eshte pikerisht heqja e denimit me vdekje qe per momentin kur u hoq Shqiperia ishte e armatosur deri ne dhembe.
Shumica e ju politikanve thoni qe nuk eshte zgjidhje heqja e denimit me vdekje por drejtesia ?!…
Po ja lini popullit te shprehet per kete sepse nuk jeni ju me te llogjikshem se ai.
Para nje viti ketu ne Itali Vatikani u shpreh se burgimi i perjetshem eshte nje torture ?!..
Pra shikoni ku shkon perndimi “I SEMURE” qe pasi kane hequr denimin me vdekje “po lozin” per ta canceluar (fshire” dhe ate ?!…
Jemi ne populli i thjeshte qe duhet te vendosim per kete jo politika apo feja.
Me vjen keq per disa shtete ne SH.B.A qe nuk kane demokraci se kane denim me vdekje.Denimi me vdekje nuk eshte hakmarje por drejtesi.
“Nuk mund te zgjedhim rrugen me te thjesht”-thot ministri.. Interesante kjo, athere zgjidhet rruga e perbere.Pse duhet te paguaj populli qe ti mbaj vrasesit me standarde ne burge, (europa kerkon standarde) kushte te mira per te denuarit ???? Ne Amerike pse zgjedhin rrugen me te thjesht??? Vrave… do vritesh, kaq. Populli paguan shiringen, apo gazin dhe kaq.
Me perthithje, “Rruga e perbere” : MASA e DENIMIT = f(1/euro). Pra sa me e madhe eshte vlera ne Euro, aq me pak denohesh, pra matematikisht problemi u thjeshtua. Bukur fare….
Pra u zgjidhe dhe kjo pune……..!!!!! Faleminderit z Minister.
O tahiro per te qen I sinqert me popullin thuaj me mire qe sna la xhaxhi amerika qe te vendosim denimin me vdekje. Denimi me vdekje per nje vrases eshte drejtesia me apsolute qe mund te behet. Tahiro po sikur ti te te vrisnin femijen cili do ishte denimi qe do jepje ti? Cfare borxhi kane prinderit e te vrarve I paguain taksa shtetit per te ushqyer vrasesin e femijes te tyre.
Cjane mor keta ministra ambulante? Sajmir Tahirin a e njihni o njerez, valle vertete mendone se para se ta bente rama minsiter ja ka hedhur kush qurrat dhe ju mendoni se e pjerdhe njeri e do ta pyes per ligje qe kane marre und pa kthim.
Nuk ka shance ne planetin toke qe shqiperia ta riktheje me ligjin e vdekjes. Ndersa sajmir tahiri eshte rthesjte ushtar i bindur e nenshtruar i edvin ramese, sulltanit tone
Denimi me vdekje NUK sjell asgje te mire, perkundrazi!
Shihni SHBA-ne dhe shtete te tjera qe e mbajne ne fuqi, perse vazhdojne te kene kriminalitet me te larte ne krahasim me pjesen e botes qe s’e ka?!
NUK eshte frika por ndergjegja qe shtyn perpara ne progres konstant nje shoqeri!
Frika mund ta bllokoje krimin perkohesisht (çka ndodhi ne fakt nen rendin e vjeter Socialist), siç mund ta beje ate me te rafinuar e kamufluar, por NUK e zhduk faren e tij! Ne te kundert, e ben edhe me rezistente, i zgjat jeten.
Qe shoqeria te ndryshoje, duhet qe çdokush nga ne te ndryshoje dhe ndryshimi vjen nga pranimi i realitetit te shpifur, i gabimeve, i deshtimeve dhe analiza e sinqerte per çdo sjellje e veprim.
Sepse qe te jemi te sinqerte e te ndergjegjshem, ka nje Mjacjaj ne çdonjerin prej nesh, qe ne rrethana te caktuara mund te shpertheje me gjithe brutalitetin njerezor.
Ja pse problemi NUK eshte nje individ kriminel, por teresia e kolektivitetit qe e ushqen nje mentalitet krimi.
Shqiperise me shume se paraja, ekonomia dhe ekspertet e saj te pafund; si dhe lojerat e fatit, sporti e defrime te tjera; i duhet nje klase sociologesh, psikologesh, filozofesh, mesuesish shpirterore, ne gjendje qe te korrigjojne kursin e gabuar te shoqerise dhe te hapin nje shteg te ri qe ende s’eshte eksploruar!
Andrea Radi
Bashkekombasi im Andrea te pershendes
Vatani do te behet por do te behet vetem atehere kur ne te gjithe te mendojme si ju
Urime e ta prifte Zoti mbare atje ku je ( jashte Vatanit ) se njerez me mendje e mendime te tilla e kane lene Atdhene prej kohesh e kane emigruar
Andrea! Frika vepron ne moment, ndersa ndergjegja do shekuj te kristalizohet edhe si rezultat i veprimeve te tjera e kushteve social-ekonomike. Ndersa frika me kalimin e kohes behet ndergjegje me pahir, ndergjegja qe mendon ti duhet te kultivohet qysh ne barke te nenes. S’kemi kohe te presim; do jetojme te sotmen, duke punuar per te ardhmen. Po te jape nje shembull te thjeshte: ketu ku jetoj nje dite me zuri kontrolli pa bilete ne metro dhe pagova 107 euro. Po ta vonoja pagesen do te dyfishohej sasia e lekeve dhe keshtu do te vazhdonte ne progresion gjeometrik. Nuk ka shpetim as me gjykata as me perendi po te egzistoje. Fatura ka afat. Kur shkova per ta paguar ne bankpost, me thote ajo punonjesia duke bere buzen ne gas: paguaje sot se deri neser ka afatin. Une jam djeg e kam paguar dyfishin. Une tani, sa hypi ne tram autobus, metro pres bileten ne menyre te rregullt. Po ç’dua te theme; Nuk ka nevoje Shqiperia as per sociolog, psikolog aku ta di une si puna e Artan Fuges qe nje here flet si intelektual e nje here si rrugaç, ka nevoje per zbatim ligji. Dhe ne nje shoqeri demokratike ligji te vret apo te ben njeri, te tjerat jane parfume te mbulosh eren e keqe. Trashegmia jone ka akoma ca rregulla e norma te se kaluares qe jane per mire dhe nuk krahasohen me Ameriken e nje popullsie heterogjene, mejgithate ligji i denimit me vdekje eshte i domosdoshem. Ne kete toke kush merr jeten e tjetrit me dashje nuk ka te drejte te gezoje jeten e tij. Te tjerat jane artifica per te perligjur rremujen dhe shkelur te gjitha te drejtat e njeriut, sepse keshtu vazhdon ta ngarkosh me faj viktimen duke i dhene te drejte kriminelit.
SHQIPTARE DHE KRENARE,
te falenderoj per mirekuptimin dhe te uroj nga zemra gjithe te mirat kudo qofsh neper Bote!
Nje dite te afert Shqiperia do t’u hape dyert njerezve te veçante si ti; mbase kur te vertetoje se kursi i njerezve “normale” do ta shpjere drejt e ne gremine. Megjithate me mire vone se kurre!
Batoni,
frika nuk vepron natyrshem, paralizon dhe paraliza nuk i sherben askujt! Ndergjegja nuk paralizon, vepron natyrshem e me pergjegjesi te plote kundrejt kolektivitetit.
Shqiperia dhe mbare Bota jane te mbushur me Mjacaj, nese kufizohemi me eliminimin fizik te tyre, çfare shoqerie makabre kemi per te ndertuar? Se nje shoqeri e bazuar tek huri & litari, eshte shoqeri primitive ne gjirin e se ciles personalisht s’do te doja kurre te jetoja!
Per te ndergjegjesuar njerezit duhet nje sforcim shume me i vogel se per t’i vene fre krimit. Duhet qe vetem nje 5% i popullsise te zgjohet nga gjumi, te reflektoje thelle e te nxjerre konkluzione te natyrshme. Konkluzione qe shpien ne vetedije e ne ndergjegjesim te pjeses se mbetur te shqerise. E perseris: MASA KRITIKE PER NJE NDRYSHIM RRENJESOR ESHTE 5%! E gjitha ne nje kohe relativisht te shkurter, jo edhe aq te gjate saç mendon ti.
Hurin dhe litarin e kemi perdorur qe nga koha e koheve, prej dhjetera, qindra mijera vjetesh. Edhe ku jemi? Ne vend numero! Atehere perse te mos ndryshojme kurs nje here te vetme? Te pakten sa per prove.
“Teoria biblike e Sy per sy, i le te dy syte e kundert qorre”, thoshte dikur i madhi Mahatma Gandhi. Ne fakt s’duhet shume inteligjence per te kuptuar se kishte te drejte. Qe ne hedhjen e fares njerezore ne kete planet, njerezit s’kane bere gje tjeter veç nxjerrjes se syve njeri-tjetrit. Dhe me e keqja eshte se ende s’jane ngopur!
Te fala,
Andrea Radi
Zoti Minister ! Une qe po shkruaj kete komente kam qene 20 vjet ne polici , kam nderruar disa kryeministra e dhjetra ministra te brendshme kam zbatuar me qindra ligje te diktatures komuniste por edhe te ashtuquajtures Demokraci deri ne vitin 1997. E bana kete hyrje per te treguar qe jam njohes i mire i ligjeve por edhe i psikologjise se njerzve ne qendrimin ndaj ligjit. Ka shume raste qe denimi me vdekje ashte rikthyer ne shume shtete te botes per nje kohe te caktuar e kjo si nje nevoje e domosdoshme per te stabilizuar gjendjen e kriminalitetit ne vend. Pa permenduar shembullin e Shteteve te Bashkuara qe e kane edhe sot ne fuqi.Ne kushtet e vendit tim ku krimet e renda ndaj personit jane shtuar sidomos mba heqjes se dinimit me vdekje une jam pro nje Referendumi Popullore per lejimin ose jo te denimit me vdekje.Le te vendose populli qe per nje periulle te caktuar p.sh 10 vjecare te rivendoset denimi me vdekje dhe Europa do te na mirekuptoje sepse jane mbushur burgjet e saj me shqiptare.E fundit reformimi i drejtesise shqiptare don kohe dhe vullnet politik i cili mungon tek ne sepse fatkeqesisht politikanet tane jane te lidhur ngushte me njerzit e kriminalizuar por edhe me punonjes te drejtesise te korruptuar. E di qe ju si minister ju takon te mbani qendrim kunder por ne kete rast duhet te ndigjohet edhe zeri i popullit te thjeshte.
REFERENDUM per denimin me vdekje !!!!!!! Populli po heq pasojat e krimit, perse te mos vendose Populli per t´ju rikthyer atij dinjiteti? Pra sipas jush SHBA ku ne disa Federata aplikohet denimi me vdekje, nu qenka shtet demokrat dhe nuk paska sistem drejtesie te forte?????
Referendum popullor per denimin me vdekje,dhe hiç mos u vije keq per disa plera qe per 23 vjete kane shire mbi kete popull qe nuk ju minimizuane nje here vuajtjet.Ka vrare 26 or mik dhe sote ben pordhe duke shitur mend neper Tirane dhe mbi te gjitha edhe llap akoma.
Ka qene minister dhe ka vrare or mik dhe sote thur akoma plane kunder shqiperise,ka njerez qe kane shkaterruare miljarda leke te ketij populli ne pasuri si nen tokesore dhe mbi tokesore,e pra keta duane denim kapirtal ose kthimi ne zero duke ju sekuestruare te gjithe pasurine e vjedhur,pastaj them se ka drejtesi dhe shtet,por jo keshtu keto jane dengla dhe freski per miljarderet injorant pa pike shkolle qe nuk dine as te shkruajne as te lexojne.
Ate te paren s’ta pranon Europa
denimi me vdekje zoti minister nuk eshte rruga me e thjesht por eshte rruga e sigurise per njerezit e thjesht qe nuk duan hakmarrjen por drejtesin e shtetit
Dakort Tomori !
Gjakftohtesi per nje ceshtje te tille. Ne nuk mund te pranojme vrasje me gjakftohtesi edhe nga shteti yne. Askush te mos preke Kainin. Jam shume i prekur nga nje sere ngjarjesh te ndodhura ne Shqiperi, por mendoj se ministri ka thene te verteten. Kemi humbur besimin tek drejtesia. Duhet ribere dhe pastruar drejtesia ne vend. Vetem drejtesia i sheron keto plage. Kemi humbur 25 vjet. Te mos humbim me kohe z. Minister
Urrejtja e krijuar, ne mbare popullin shqiptar per kriminelin qe vrau dy tutristet cek , dhe per kriminelet ne pergjithsi , ka cuar deri ne denimin e vasesve ne menyren me ekstreme . Ministri flet , ne sinkron me vete kerkesat e BE, qe nje nder ato eshte dhe heqja e denimit me vdekje. Por duhet te themi zoti minister se rritja e numrit te vrasjeve ne shumicen e rasteve eshte dhe vetgjygjesia , dhe kjo ndodh se drejtesia nuk denon sipasa igjit vrasesit , dhe kurrsesi prindi ,vellai ose cdo pjestar i familjes se viktimes ,kur shesh vrasesin ne rruge duke ecur serbes ,nuk ka ligj , nuk ka force shpirterore qe ta ndaloj te hakmerret . Ne diktaturen qe kaluam ,skishte zot nane te hakmerrej ,se ja ngrini litarin vrasesit pa mbaruar gjygji . Ngrihuni si mazhorance dhe hiqni nga detyra ata qe jane bere pengese per reformen ne drejtesi .
PO ! shume e sakte. Enveri, me denim me vdekje dhe me dhune zhduku Kanunin edhe ne skajet me te largeta.
Sigurisht qe do kete edhe probleme, sepse jo me kote shume shtete e kane hequr denimin me vdekje, por Shqiperia aktuale ndodhet sot poshte krimit dhe njerezit e thjeshte jane demoralizuar, dorezuar por edhe egersuar ne urrejtje ndaj kesaj gjendje njekohesisht
Denimi me vdekje asht serumi apo antibiotiku ma i shkelqyer i reformimit te drejtesise.Kjo ban qe gjyqtaret te mos lakmojne lekun po koken e vet qe shtjellon gjyqin kriminelit.Ne te kunderten ia ngopin gjykatesit per shtremberi drejtesi,per rrafje kandarit te drejtesise ne nji krah.
Nese kthehet denimi me vdekje maspari denohen politikanat per ket arsye ministrit si pelqen denimi me vdekje .
ligj islam nje vritet nje gjenerate kthjellet.
I nderuar Minister, do te ishte shume i besuar nese thoni se eshte kusht i vendosur nga BE per tu antarsuar. Nese do te ndodhte ne amerik ai krim i shemtuar qe ndodhi ne Dukagjin vrasesi do te ishte i denuar me vdekje. Krimineli ka te drejt te marr jete njerzish dhe te jetoj i qet qoft edhe ne burg nen driten e diellit ndersa njeru i pafajshem te shkoj ne boten tjert per deshiren e tij. Nga keto arsye eshte kthyer vetegjyqesia ate qe nuk ben ligji e bejn te afermit e te demtuarit.Bukur fort te behet. Pooo te kthehet denimi me vdekje dhe mundesisht me varje te frenohet fenomeni i vrasjve pa motiv.
Nuk ka democraci pa diktaturen e ligjit.
Meri
Z.TAHIRI ! A ‘ MENDONI SERIOZISHT SE : ” KETHIMI TEK DENIMI ME VDEKIE ESHTE RRUGA ME E SHKURTER PER TE VENDOSUR DREJTESI ??? ” MENDOJ SE GABOHENI DUKE ZGJEDHUR RRUGEN ME TE GJATE , ATE TE REFORMES NE DREJTESI ” ME PARE SE TE KOMENTOI RRUGEN E DYTE [ ATE TE REFORMES NE DREJTESI ] JU BEJE TE DITUR JU SE KOHE ME PARE JU JAM DREJTUAR JU PERSONALISHT TE KERKONI PROCEDIMIN PENAL TE KRYETARIT TE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR VLORE SHTETASIN SKENDER MUHARREM HALUCI I CILI ASHTU SI XHUVANI E MJACAJ KA PREJARDHIE KRIMINALE KA QENUR KAPOBANDE DHE AKTUALISHT KA FALLESIFIKUAR DOKUMENTAT DHE KA PERDORUR DOKUMENTA TE FALLESIFIKUAR , A’ MENDONI JU Z.TAHIRI SE ME NJE KAPOBANDE SI KY DO TE BENI “REFORMEN NE DREJTES ??? PO KESHTU A’ MENDONI SE ME ” PROFESORET E PLEPAVE” DO TE BENI REFORME NE DREJTESI ??
Z.TAHIRI VENDOSIA E DENIMIT ME VDEKIE ( MUNDESISHT QE SOTE ) I GARANTON SHQIPTAREVE NJE TE ARTHME DEMOKRATIKE TE SISTEMIT AMERIKAN , PERSONALISHT MENDOI SE DENIMI ME VDEKIE DUHET SE PARI TE APLIKOHET TEK ATA GJYQETAR QE ME PARAMENDIM DHE QELLIM KANE MBROJTUR DHE MBROJNE KRIMIN , JU KETE E DINI ME MIRE SE UNE , FILLONI ME GJYKIMIN E GJYQETAREVE QE ” DENUAN” XHUVANIN , MJACAJN ETJ., BEJENI KETE DHE JU GARANTOI SE ” ÇEKET ” DO TE VIN PERSERI NE DUKAGJIN .
Politikane pa bythe. Hiq pantallonat thote Europa, i heqin.
Kur te behemi gati per te hyre, por kur te behemi gati ama se ne jemi nja 50 vjet prapa, atehere e heqim edhe denimin me vdekje.
Ne nuk kemi breke Europa ne thote lyeni buzet me te kuq.
Ky shoku edhe pse e pranon qe i kane shkruar me mijera shqiptar, perseri ben nje zgjidhje ‘demokratike’ duke vendosur vete se si te procedoj ne wild west-in shqiptar. Hajde pazar hajde.
Jam per nje REFENDUM TE POPULLIT,TE VENDOSI VETE POPULLI,se populli po qan per gjithe ato djem te rinj qe vriten dhe jo qeveria dhe drejtesia e korruptuar per 25 vjet,,I BEJ THIRJE TE GJITHEVE LERENI POLITIKEN E EUROPES SE ASNJEHERE NUK NA KAN MBESHTETUR,PRANDAJ POPULLI TE VENDOSI PER TE ARDHMEN DHE FATIN E JETES TE FEMIJVE TAN,KETE DUHET TA PERHAPIN DHE GAZETARET DHE LAJMET TELEVIZIVE PA PUSHIM,PRO REFENDUMIT PER DENIM ME VDEKJE!!
Shoku (Tahiri) ti je si shpirt,pak i vogel po si shpirt ?
Normal qe denimi me vdekje nuk mund te vihet nqs duam qe Shqiperia te hyje ne Europe. Problemi qendron te sistemi i drejtesise qe pothuaj nuk ekziston. Kriminelet qe vrasin marrin denim qesharak , ndersa ata qe bejne “krime te vogla” kalben ne burg. Te paret duhet te denohen gjygjtaret qe per nje grusht para i nxjerrin nga burgu pas nje denimi qesharak.
Jam dakort 100% ne leone 53
Kur i do qejfi ketyre palacove i bajne ligjet sot per neser kurse drejtesine dhe reformen e zvarrisin se si te majte si te djathte i kane te lyera duart me zullum.
jeni tradhtare te gjithe ju qe jeni si ne pushtet ashtu dhe ne opozite
Nuk e di sa te drejte ka patur Lenini, i cili, ne kohen e tij pati deklaruar se ideja e Europes se Bashkuar eshte ose reaksionare, ose e pamundur!
Firmosni online dhe shperndani kerkesen per mbajtjen e referendumit.per rikthimin e denimit kapital https://secure.avaaz.org/en/petition/Presidentit_te_Republikes_se_Shqiperise_Gjykates_Kushtetuese_Referendum_per_rivendosjen_e_denimit_kapital/?nCuTdgb
JO Ervin M. JO, NUK eshte kjo zgjidhja!
Biles edhe vete s’je i bindur, duke pare qe s’ke as guximin te figurosh me mbiemrin e plote!
Me respekt,
Andrea
Po të presim sa të reformoni ju drejtësinë,
do shfasoet gjysma e atyre që do të guzojnë
të shkelin ne Shqipëri.
Denimi me vdekje nuk eshte zgjidhje? Gabim. Denimi me vdekje eshte zgjidhje e vetme sepse nuk eshte hakmarrje, por shpagim; kush vdes tjetrin me dashje duhet te vdes, kush mohon jeten e tjetrit me dashje duhet ti mohohet jeta. Te gjitha te tjerat jane justifikime per te mbajtur njerezit nen tensionin e vdekjes. Bejeni referendum, forma me demokratike dhe po vendosi populli duhet te zbatohet. Ne kete demokraci kufiri i saj eshte deri sa merr pushtetin, pastaj ne emer te saj pushteti ben si do. Ai vendos per çdo gje. Behet kushtetuta, votohet me referndum popullor dhe pastaj atje ku nuk i pelqen pushtetit e ndryshon pas qejfit te tij. Pastaj thote zbatojme kushtetuten se e ka votuar populli! Cili popull? Prandaj te kthehet denimi me vdekje dhe te mos i lihet gjyqtareve te marrin para e ti denojne kriminelet 5 vjet pastaj bejne dy e dalin. Keshtu vrasjet do te vazhdojne dhe kjo eshte hakmarrje. hakmarrjen e nxit pushteti.
Z. minister, Rendi vihet nepermjet ligjeve te rrepta e goditjeve penale te forta. Kjo e lehteson edhe punen e policise. Ne jemi vend i pavarur dhe per ligje te vecanta qe populli kerkon te miratohen duhet kaluar ne referendum. Askush nuk na ndalon per kete, pervec atyre qe nuk duan te vendoset rendi ne shqiperi. Kodi civil e penal duhet te reformohen teresisht. Nje person per disa vepra te ndryshme penale duhet te denohet duke bere mbledhjen e denimeve te vecanta qe mund te shkoje edhe me 100 vjet burgim. Neni qe parashikon denim deri ne 25 vjet burg duhet shfuqizuar, neni kur pranon fajin te ulet 1 e treta e denimit duhet shfuqizuar, si nene qe kane per qellim per te mos vendosur rendin ne vendin tone. Per vrasesit nuk duhet te kete asnje lloji amistie. Ligji me pushkatim edhe mund te vihet, por ama ligji me pushkatim kur vret me shume se nje njeri apo kur vrete turist te huaj duhet vendosur menjehere sigurisht qe ju keto i dini,por mua do me pelqente te dilnit me propozime konkrete per permiresimin e legjislacionit para ligjvendeseve, per te cilet duhet thene se mos vendosja e rendit eshte per faji te tyre ,per faji te ligjevendeseve, per faji te ligjeve jo efucente qe ata kane miratuar.Ne mund te themi tere diten e tere naten qe gjyqesori ka faje ne vendosjen e rendit per te bindur turmat, por ama ne e dime shume mire qe cdo gjyqtar qe jep nje vendim te formes se prere e mbshtet ne ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar,te shprehura ne kodin penal apo civil.
…Bota duhet te funksionoje sipas parimit universal….Jeten t’a jep ZOTI, dhe s’ka askush te drejte perveç TIJ, qe t’a marre….ZOTI mundohet per te na shpetuar shpirtin…..shteti le te marre lirine e trupit….Zhdukja e korrupsionit ne drejtesi, eshte denimi me “vdekje” per çdo kriminel…
REFERENDUM
Pro denimit me vdekje per vrasesit
Po nuk e ngordhe krimin ai shtohet po si vrave kriminelet ata shtohen edhe vete ministri do infektohet dhe do behet kriminel do mbroj parat e vjedhura apo te denohet me vdekje ja pra kjo eshte dhe arsyeja qe ministri thot jo
O ju Tema e gjithe mediat e tjera… Mire qe ku behet fjale per te demtuar imazhin e vendit i beni me shume jehone ju lakmit se mediat e huaja, siç ishte fatkeqsia e vrasjes se dy turisteve te pafajshem, qe akoma eshte e dyshimte menyra se si jane vrare po te lexosh me kujdes versionet e Mjacaj, sepse nuk kam shume kuptim… Po tani kete lajmin e ketij Eurodeputetit Grek Kriminel kunder shqiptarve perse nuk e beni jehone..http://shqiperiaebashkuar.info/2015/07/eurodeputeti-georgjios-epitideios-nje-nazist-qe-lufton-per-aneksimin-e-jugut-shqiptar/. Jeni mediat me te shitura, me gazetaret me te pa-afte qe keni…