Raportimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Komisionin e Sigurisë për atë që ka ndodhur në Lazarat, është shoqëruar me debate të ashpra.
Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është përplasur me Flamur Nokën, që e ka akuzuar se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.
Debati
Noka: Ngjarja e Lazaratit dhe vrasja e efektivit është në hetim. Çfarë mund të na thotë ministri kur ngjarja është ende në hetim dhe gjithçka është sekret hetimor.
Braho: Dy seancat që kaluan ju nuk latë gjë pa thënë. Dëgjoje ministrin një herë…
Noka: Po nuk thamë sekrete. Kur çështja është ne hetim pse është ky padurim?
Braho: Pa durimi fillon me deklaratat e t’ua në çdo seancë.
Noka: Je në vete? S’je hiç në vete
Braho: A je në vete të pyes unë ty, se Saliu s’ka lënë më gjë pa thënë
Noka: Të arrestuarit për vrasjen e efektivit a ishin të dyshuar dhe a janë mbajtur nën kontroll si të dyshuar në vendosjen e tritolit në shtëpinë e kreut të PD Gjirokastër?
Braho: Kjo është pjesë e hetimit. Të lutem shumë nuk ke asnjë detyrim t’i përgjigjesh pyetjes
Tahiri: Disa ndër personat që janë arrestuar kanë qenë nën procedim për vepra të tjera penale, disa të rënda. Policia ka qenë mjaft aktive në kapjen e atyre që dyshoheshin. Kjo nuk ka qenë plotësisht e mundur, edhe atëherë kur ka qenë e mundur janë liruar nga policia.
Braho: Të dhënat i gjeni në materialin që kam sjellë.
Noka: Si Spartak vazhdo me termat e Sigurimit të Shtetit.
Braho: Nëse ke ardhur të merresh me mua, unë të tregoj vendin.
Noka: A po bëni shou në Lazarat?
Braho: Harron që kryetari i Komunës është anëtar i Këshillit Drejtues të PD-së. Çfarë bëri ai?
Noka: Për ty Spartak çdo opozitar ka probleme.
Braho: Mos e hap më këtë histori, se unë e pata fatin, ashtu si e pate edhe ti. Në 88-n ka qenë i vogël ti. Mos t’i japim letrat. Shumë nga ata që ken ë krah ti kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.
Noka: Hapi letrat, hapi.
Braho: Mos më fol mua, se unë nuk kam qenë asnjë ditë pjesë e sigurimit të Shtetit./b.l
Mos harxhoni kohen me pataten e Kukesit, me emrin Mut Noka.
Mul Noka po harxhon kohen me Ministrin qe po punon, dhe keto arrestimet e fundit kane qene brilante.
Mul Noka ka te drejte, sepse duhet te jete ne Burg me shpuren e Sales, por Drejtesia mund ta fale.
Muli i thone gomarit
Si gjelat pran kotecit grinden.
Po të ishit pjesë e sigurimit të shtetit do të kishit ndonjë vlerë qoftë dhe negative po që të dy jeni ajër me % të lartë CO
Muli shiko gangesterat e gruas njehere shko shikoje si ja shfryn K….qet Xhutes
Eshte e tmerrshme te mendosh qe keta bicim ‘deputetesh’ marrin fryme dhe levizin prej lekeve te mia, te tua….te shume shqiptareve!
Bravo per fjalen e thene z/znj parafoles. Eshte turp qe keta lloj njerezish, pseudo deputete dhe pseudo mendjendritur vazhdojne te marrin akoma vemendjen e popullit me diskutimet e tyre fasada dhe keto lojrat si macja me miun, hidh e prit, qe asnjehere te vetme nuk behen ne interes te elektoratit por vetem per te justifikuae se jane duke bere punen e tyre.(e cila ne fakt eshte mbushja e xhepave personale dhe jo e dhenies se nje mendimi kopnkret dhe te sakte ne favor te populllit.
P.s Un qe po shkruaj jam dikush as i majte as i djathte dhe aq me pak i ”mesem”po gjynah e mjer populli jone qofte ata qe e kuptojne situaten e mutit qe eshte aktuale e aq me keq ata qe kujtojne se njera pale apo tjetra pale do beje ndryshimin.
Politikan si Nul Moka jane fatkeqesi kombetare. Ish ministri qe kishte kriminalitetin me te larte mbas 97 ,si dhe policine qe lejonte hashashin te rritej ne Shqiperi ! me teper se perimet del sot dhe kerkon llogari ,pse policia sotme po lufton me cdo mundesi krimin dhe korrupsionin qe ky ish minister nuk mundi ta bej. Turp ku ka perfunduar parlamenti shqiptar , kur ka njerez te tille qe nuk din ku e kane trurin e vogel . Nuk duhet vetem dekriminalizim por dedebilizim se po mbushin politiken shqiptare , dhe duke lane rrugeve intelektualet dhe njerezit e kulturuar .
Mendimi im eshte..Lufta kunder krimit te organizuar,porsa ka filluar..
Mafiozet politik,Kriminelet ordiner,Korrupsioni I te gjitha ngjyrave
universale qe perfshiu shqiperine,prej 23-vjetesh perfundimisht do te fshihen nga trojet shqiptare,gjurmet e krimineleve te lindur,qe ndoten vendin e paster te Shqiponjave…Populli shqiptar me voten e tij do te dij ta pastroi vendin nga mbetjet,fondamentale te trasheguara nga e kaluara e erret komunistee..
Mul Noken e kemi peshqesh nga Mero Baze. Tallte bythen Mero me Mulin ne gazete dhe Berisha e beri edhe deputet edhe minister per ti treguar Meros, sa I fuqishem eshte Berisha ne shqiperi sa edhe nje idiot mund ta beje minister. Problemi nuk eshte qe kemi te tille idiote perfaqesues te popullit por duhet edhe tu japesh llogari. Imagjinoni Ed Ramen te debatoje me Mulin. O zot ku eshte katandisur inteligjenca shqiptare.
Tamam ashtu eshte, te njejten gje beri dhe Perandori Romak Caligulla…emeroi kalin e tij…konsull i pare!