Sharabajkat e Lulit

7 Korrik 2015, 11:27Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Kur Genc Pollo formonte PDR-në, Berisha u vendosi mjaft epitete atij dhe ndjekësve të tij, të cilat shpesh shkaktonin gaz. Një prej tezave të hedhura në atë kohë nga udhëheqësi i opozitës qe se PDR-ja ishte opozita e opozitës. Me këtë lihej për t’u kuptuar se reformatorët, më tepër se keqqeverisjen e socialistëve, ishin të interesuar të sulmonin opozitën, e cila mbijetonte në kushte krejt të vështira. Qysh atëherë, opozitarët e opozitës përbëjnë një kategori njerëzish që shfaqen sa në një krah në një tjetër. Kaq e vërtetë është kjo, sa një nga opozitarët më të thekur të opozitës së djeshme shkruante sot se ata që bëjnë opozitën e opozitës së sotme nuk thonë dy fjalë për qeverinë. Duket pak e ngatërruar, si lojë fjalësh, ndaj dhe po nuk u kuptua duhet me thënë “varja”.

Lufta ndaj opozitarëve të opozitës bëhet me kaq dëshirë, patos dhe hov revolucionar, sa të lë pa gojë. Të gjithëve mund t’u kujtohen tubimet poshtë shtëpisë së Kastriot Islamit dhe ato fytyrat e eksituara, që sot me siguri duhet të kenë fituar ndonjë vend pune apo post të falur prej diskreditimit të armikut brenda llojit.

Kohët e fundit kam bërë disa shkrime që isha i ndërgjegjshëm se do të më strehonin në çatinë e opozitës së opozitës. Nuk kanë lënë gjë pa më thënë, nga çam i pabesë me thikë në brez deri në shok i Meros. Askush nuk i ra mohit dhe të më tregonte që kutitë e Kolit nuk u vodhën apo se Grida është më akademike se konsiderata ime për të. Në fakt, është zbavitëse se si duke lundruar në internet zbulon skema komploti që unë vetë i paskam pjellë. Fjala vjen, shkrimet e mia i shkruan ime shoqe, ose si unë dhe ajo zbardhim netët duke thurur intriga të rrëzojmë Lulin nga Olimpi i fitores së zgjedhjeve vendore.

Ç’të them? Nëse ka brejtës që mendojnë se bëjnë hair dhe bien në sytë e udhëheqësit duke shpifur, sajuar, fyer, jam i lumtur t’u shërbej edhe në këtë mënyrë.

Këtu problemi nuk është Luli, as ai që vjen pas tij, por është e djathta. Ndaj nëse flet Fatos Hoxha, Ilir Rusmajli, Flamur Kuçi, Jozefina Topalli, këta e dinë udhën kundërbonjëse që ka marrë karroja e opozitës. Kush mendon se mund të fshihet pas gishtit, ta gjejë arsyen e dërrmimit elektoral tek të gjitha sebepet e tjera, por jo tek një rrenë e madhe që ndodhet në krye të Partisë Demokratike, që i shërben shkëlqyeshëm veç qeverisë dhe Edi Ramës.

Përherë është bërë gjueti shtrigash në të djathtë, e janë sakrifikuar personalitete. Po kujtoj veç rastin e Besnik Mustafajit, të lënë vetëm në Këshillin Kombëtar. Nëse e lexon edhe një herë dokumentin e tij të atëhershëm, kuptohet që i ka dalë fjala një më një. Ata që e udhëhoqën koloninë ndëshkimore ndaj tij janë sot në syrin e ciklonit. Shumë komuniste është si histori, por Jozefina nuk duhet të dalë tradhtare, edhe pse ndihmoi që të tjerë të dilnin të tillë.

Nuk ka gjasa të ringrihet opozitarizmi në këtë vend nëse vazhdojmë me gënjeshtra. Meqë u nervozuan me rastin e Sokol Olldashit, që nuk e di pse i komplekson edhe atje ku është, a e kanë idenë se çfarë bëri Koli pas atij procesi pervers brenda PD-së? Njohu kryetarin e ri, i cili ia diti për nder duke mos e bërë asgjë, madje as anëtar të ndonjë delegacioni parlamentar. Por, ai e njohu, sepse i druhej skizmës, e cila duam apo s’duam po vjen tani me dacibaot e sharabajkave të Lulit.

Tesheshi.com

35 komente në “Sharabajkat e Lulit”

  1. çeço Selimi says:

    Ne vend te fjales ” sharabajke ” , zoti Demi, mund te perdornit edhe ndonje metafore tjeter me te zgjedhur ! PsH : “”Sharbole”,pase servilet e Berishes apo dhe te Lulit , i rrine pas dashit si dhelpra , qe presin … pasi duan te zene radhen per t’u shenuar te parat ne listat e deputeteve ne vitin 2017 ! C’te bejne tjeter sharabolet e Lulit !

    1. Prof.dr.Çelo Kudreti says:

      Meqe ra llafi te sharabajgat, mu kujtua historia e Dr.Endyra Sharabajges.

      Kalonte rruges Endyra me dy femijet, njeri 2 dhe tjetri 6 vjec. E sheh nje burre dhe e pyet “Te tute I ke keta binjaket?”.
      Endyra ben sikur nuk e degjon dhe vazhdon rrugen.
      Dhe keshtu perdite, per nja nje muaj.

      Me ne fund, e nxehur, pasi nuk I kishte kthyer pergjigje disa dhjetra here, Endyra ndalon dhe ia kthen zoterise: “Po, te mite i kam. Puk e shikon qe nuk jane binjake?!”

      “Moj, une e shoh qe dallojne – i pergjigjet burri, – por nuk arrij dot ta besoj se kush ka qene ai qe e ka bere dy here me ty”.

      1. Mondi says:

        Obobooo….mos u merni me kete gruan mo bure se prej ketyre po shkon ne humnere PD.Kjo ka nje komleks nga emri i babait “Amanet” dhe shkruan emrin e saj njehere “Endira” nje here “Endire” deri sa i vune nofken Endyra.

      2. XUME PROTOPAPA says:

        SHARABAJKAT I KE PARE VETEM NE NDONJE FILM

        çam i qelbur, me soj e sorollop. Aty do vdesesh, tek meksikani i Babruse, bashke me nipen Ilva te Tares se Laprakes, qe me kujton çufen e flokeve te stisura me pershtyme, siç ben ti me ato ne rradaken tende.

        Ne kohen e sharabajkave, nuk kishte juriste ti drejtonin ato, as nuk kishte lopçare nga baltovinat e Myzeqese te varnin njerez ne palmat e kryeministrise, jeta ishte e thjeshte, argetuese, pa qelbesira si ti dhe bjondja qe pellet si shushke ne dite pazari lopesh.

        Ti nuk ke asnje cent intelekti te besh profetin, andaj para se te pellasesh siç ben tek TV-ja e meksikanit te Babruse, futi nje dore shurre truve se mund te kthjellohesh sado pak ne ate pjese te histori-filologjise qe ke ndyer me ndonje lexim frazash nje ketu e nje tek merrnacat e Sadushes se Lapardhase.

    2. dushku says:

      Dhe eshte shume interesant te gjithe hajdutet qe ishin ne pushtet dje jane njerezit qe i rine me afer Lulzim Bashes dhe kjo largon te ndershmit. Pra deri sa te ndaje te mirin dhe te ligun do te kerkoje pak kohe.

    3. O Enkel Demi, merr mundimin sebashku me gruan tende qe e kam pasur shoqe klase ne fakultet dhe ne ngjarjet e manipulimit me te madh te Shqiptareve, qe ishte Dhjetori 1990, e shkruaj me me vertetesi se; A ka qene ndonje here qe nga Dhjetori 1990 Partia Demokratike vertete Parti Demokratike.
      Absolutisht JO…JO…JO, por vetem manipulimi me i madh i Shqiptareve ne vazhden e manipulimit te po neve Shqiptareve nga Partia komuniste ne 1945, si produkt i clirimit te vendit.
      Dilni e thoni me goje hapur e te plote se PD_ja eshte nje nga jashteqitjet e pergjakura te PPSH dhe Sigurimit, pasi Lidershipi i saj tradhetoi me qellim Levizjen e Dhjetorit te studenteve ne 1990, duke e perdorur per Pushtet, e ne keto 25 vite PD (per sa ka qene ne Pushtet) me shume ka vjedhur e vrare se sa ka bere Demokraci.
      Thuaje mendimin final qe ke o Enkel; Qe PD eshte Parti me tendenca 100% provinciale e aspak demokratike, prandaj duhet te shkrihet e te rithemelohet pa Komunista e bije komunistash, pa sigurimsa e bije sigurimsash, ndryshe e Majta Shqiptare sot ne Pushtet me ne krye Edi Ramen do rri per disa dekada ne Pushtet e qete dhe do beje aq sa do beje do pune te mira se do ne Perendim e duan dhe kane shume besim tek Ai. E papelqyeshme per ata/ato qe rrehen se jane te Djathte e qe per YLL kane Sali Berishen dhe berishet e tjere pas tij tashme shume te infektuar e te perlyer ne super-vjedhje dhe super-vrasje qe nga themelimi.

  2. N.... says:

    Enkel,me qe e permende Olldashin dhe vazhdimisht ju si cift e beni shpesh kete,po ju drejtoj nje pyetje me shpres se do begenisesh jo mua por Gazeten e mikut tend te me pergjigjesh direkt:Cte ben ty te mendosh qe nje terheqje e Olldashit nga gare kur u konstatua qe ajo ishte krejtesisht e pabarabarte dhe e percaktuar se kush do fitonte ose te pakten mosnjohja e fitores se Lulit nga ana e tij pas gares,nuk do ishte sot nje bekim si per zhvillimet brenda PD por edhe per te Djathten ne pergjithesi,bekim te cilin do e kishim prej Sokolit.I gjithe difekti ne PD eshte pikerisht ketu,tek emerimi i Lulit por qe ne fakt Olldashi e maskoi duke e legjitimuar si nje Kryetar qe doli nga gara.Zyrtarisht, Lulit nuk mund ti kerkosh llogari sot per difektin me te madh ne karieren e tij,Emerimin,packa se ky emerim u shit si gare dhe qe ne heshtje askush nuk e bleu.Mos harro se kete qepje goje per ta sjelle ne vemendje difektin e Lulit sot,na i dhuroi Sokoli.Keto dy vjet qe opozita u nis per ne askerkund nuk jan faji i Lulit pasi ai i besoi versionit zyrtar te “Gares”.Mungesa e kurajos dhe integritetit personal qe tregoi Sokoli ne momentin me kulmor te jetes se tij kur ne nje ane fliste per manipulim dhe nga ana tjetr i njohu zgjdhjet dhe fituesin bene qe Pd te humbiste ne askrkund.Kush eshte ai politikan ne Europe qe do ti jepte doren Lulit sot i cili bredh me canten e ankesave per disfaten e 21 Qershorit,kush do e degjonte ate nqs Sokoli do ta kishte demaskuar ate farse dhe kryetarin qe doli nga farsa?Askush Enkel!Gjysem te vertetat jan me te keqija nga genjeshtrat Enkel.

    1. Gjoni.Shkoder says:

      Koment shume i qarte….per ata qe kane tru.P.D asht e zhytun deri te goja ne mut.I shkreti Olldash ishte vetem nji pjese e kesaj mynxyre dhe aspak ma i paster se Salushet dhe Lululeshet e P.D-se qe e kane lane vendin pa opozite.

  3. matteo says:

    Kush hesht kur sheh padrejtesine a krimin, eshte ,pa dashje a me dashje, bashkefajtor, qe duhet ndeshkuar me ligj a moral.

  4. Belaja says:

    Se c mu kujtua qe dockat e ketij Kel Demit bienin papushim ke tulla e Meros.

  5. i padituri nga veriu. says:

    Ji pak i mençur. Do te te shfrytezojne keta qe jane sot ne pushtet dhe do te hedhin ne kanal me vone. Deri atehere besoj je kapur, femijte tuaj do te jene ritur, per buke nuk do te vuash. Ka shqiptare gege qe vuajne me shume se camet dhe nuk ndrojne, ju ngelet gjithmone ne pushtet. Nj reprezalje beri greku ndaj jush dhe thoni jeni heronj. Geget dhe kosovaret kane vuajtur nen Serbi, nen Enver dhe nuk duan pushtet sa doni ju camet. Por natyrisht si gjithe jugoret e tjere, njelloj jeni. Ta gezoni pushtetin se keni vuajtur 6 muaj nen Greqi.

  6. ERMAL says:

    ENKEL TANI E RENDESISHME ESHTE QE PD TE BASHKOHET SEPSE SOKOLI IKU NUK ESHTE ME DHE MESILA NUK DUHET TE SHFRY NEPER FACEBOOK DHE MEDIA PO NE GRUPIN PARLAMENTAR DHE TE JAPI IDET E VETA SEPSE VETEM KSHU MUND TE KTHEHET NE PUSHTET MBAS 2 VJETESH ME KTO SUPER HAJDUT QE DO NA COJNE PER LESH

  7. astrit says:

    Zoti Demi. Kete artikull do ishte mire t’ja drejtoje Mesiles, e cila deri ne largimin e Sokolit nga kjo jete, ka qene mbojtese e flaket e PD dhe liderve te saj. Mbas Olldashit, per te cilin komentuesit te mesiperm nuk i heq asnje presje, Mesiles i doli pija, por kujdes mos i kane ruajtjur dhe i publikojne ndonje video, si ne rastin e fotove te Patozit ne kazinote e Budves.

  8. Tom says:

    Nuk e di sepse ketij Enkelit i eshte mbushur mendja se eshte nje gazetar i jashtezakonshem, se eshte nje njeri i ditur, se ka mendim etj. Nderkohe ne rrugen e gjate te nderrimit te vendeve te punes dhe kudo ku e kam pare e degjuar, me eshte dukur gjithnje nje gazetar e prezantues medioker dhe pa asnje veçanti qe te ben te mendosh se ne kete apo ate pike ai shkelqen.
    Ky dhe e shoqja perveçse kane nderuar kah disa here gjate ketyre viteve, jane produkt i histerise dhe idiotesise gjysem kombetare te suportit te ndryshimit dhe rrezimit te socializmit, nepermjet aplikimit te metodave dhe praktikave te asaj qe po pretendonin se po rrezonin. Por si shpesh here ne te tilla raste, ne hyrje te grazhdit dalin sharlatanet me ne krye perfaqesuesin e shpellareve, dhe keta suportuesit dekorative, te afruar e larguar sipas interesit te tyre por edhe sipas oreksit per dekor te shpellarit injorant e hileqar, i cili i shtrengon e liron pa i lejuar qe te jene qofte edhe njehere te vetme drejtues e perfaqesues.
    Tani kur jane pothuaj ne nje rruge politike pothuajse pa krye e pa timon, mesiguri do ti shikojme te bejne jo vetem opozitarin e opozites por edhe suportuesin e qeverise. Keto flirte i kane bere gjithmone dhe nuk i kane per here te pare.
    Eshte e drejte shprehja qe nuk mund te behet stan me lepuj. PD ka qene gjithnje e tille. Dhe gjithnje strehe e njerezve me te deshtuar, me te ligj e pa karakter, qe ka patur ky vend.
    A i njeh ti Enkel ne jeten e perditshme ata te cilet i shpall si opozitare parimore. Shikoji si e kane fytyren. Ashtu kane edhe shpirtin. PD eshte e destinuar te deshtoje jo sepse drejtohet nga Luli, sepse Luli eshte vetem nje marionete. Por sepse drejtohet nga Sali Berisha dhe familja e tij, te cilit ti nuk ke guximin tja permendesh emrin, sepse akoma mban shprese se ai mund te ktheje diçka ne rrugen pa kthim qe ka marre aspirata politike e gruas tende.
    Nderkohe do tju sugjeroja qe qe te dy te gjenit nga nje palme. Ajo, Mesila nje palme ku te vari pjesen politike te jetes se saj, dhe ti nje palme ku te varesh gazetarine tende qe e ke per te qare hallin.

    1. Tili says:

      Tom po ty të gënjen mendja se PD e komandon familja Berisha?? Po familja Hoxha çfarë bën pret urdhëra nga Berisha???? Mos harro varkën djalo

  9. Pallatet Agimi says:

    Zoti Keli! Jam i majte, por krejtesisht i shkeputur nga politika korente. Nuk ja kam ngene asnje lloj qeverije, sepse me duhet te ushqej kalamajte me buke dhe asnjeres prej tyre nuk ja kam pare hajrin.
    Por ne nje gje jam plotesisht dakort me ty, apo me mire me idene tende. Pa opoziten e duhur, mjere ne, mjere biles edhe vete Edi Rama qe nuk eshte cudi qe padashje, te kthehet ne nje politikan idjot e te pa meshirshem. Shihe me pak kujdes! Administrata ka filluar te kthehet ne nje tumor te temerrshem zyrtaresh, eshte mbushur me njerez tmeresisht te pasjellshem, jo pak here ne kafshe, te pa afte, pertace e plotesisht negativ. Pse? Sepse nuk meret njeri me ta, se ne te si asnjehere tjeter kane vendosur tarafi, miqesija, e biznesi i ndyre familjar. Ato konkurset ishin nje rreklam e mire artificiale qe vete beri z. Rama, pas te ciles “nafta” mbuloi gjithecka. Vete ky zoteri nuk e kupton qe nuk e kupton se kete administrate edhe pak e do ta kete te pergatitur perfekt, pikerisht per ti ngrene koken. E c’kusur kemi qe bashke me koken e tij te shkoje edhe ajo e jona?
    Zoteri.E disata here qe me nje koncizitet shembullor po shtron probleme “te vockela” per opoziten e ngordhur te sotme, por te medha per vendin e per ata qe e duan ate dinjitoz. Me fal per sugjerimin: Eshte krejt e dukeshme qe mendimet tuaja nuk kane lidhje fare me boten politike te shoqes tuaj. E verteta eshte qe ajo i ka disa gjynafe, por ne fund te fundit sicili “kruan zgjeben e vet” e nen kete shoqeri, apo kete bote familjare intelekti, qe ajo e ka, gjithemone ka kohe per korigjim.
    Ju uroj nje dite te mbare e mbi te gjitha shendet o njeri i mire e i sinqerte.
    ,

  10. G.Karagjozi says:

    Zt. “N” ne se ke emer shkrue ate, se nderohesh

  11. tironci says:

    Yes Enkel .
    Por vec dicka sduhet me e harru ( PAALMA MELISA ) nuk do ti hiqet kurre nga mendja popullit Shqiptare.
    Dikush vrau e dikush kercenoi mbas vrasjes ne mes te parlamentit .e kjo ishte Melisa Demokrate.
    Rrace bastardesh.

  12. refree says:

    Edhe kjo shkrepja e Enkelit duket me teper si nje shashke e hedhur per te trembur harabelat (sharabajkat), se sa si bombe per te tundur themelet e PD-se.

    Keta te djathtet jane shume te lezetshem, se perserisin pa fund se ata nuk jane baba-vrases, nuk lincojne udheheqesin e tyre, por nga ana tjeter kane lincuar gjysmen e udheheqesve qe kane pasur (Mustafajn e sa e sa te tjere). Tani i jane versulur Mesiles, sepse kjo eshte pak me e cilter, me trime dhe me e hapur per kritika dhe mbi te gjitha di te beje politike.

    Ne thelb kjo tregon se per PD-ne s’ka te ardhme. Nese ajo nuk i reziston dot tundimit per te hequr qafe dhe per te lincuar nje kritikuese brenda rradheve te saj, aq me teper nje drejtuese te larte me merita te provuara, eshte e qarte se kjo Parti eshte mbyllur ne nje sarkofag, dhe madje eshte ballsamosur.

  13. arti says:

    Te lumte Enkel, jan fiks sharabajka qe i zbythi populli me vote, sidomos baxhellen e Durrsit qe akademiken e ka bo me Landi ndertusin se me te tjeret duket qe esht injorante e rendomt.

  14. Dashnori nga Peqini says:

    Me pelqen ky stili i shkrimeve te burrave qe mbrojne grate.

  15. Bentirona says:

    Meqe ti Plere u drejtohesh sharabajgave te PDse aty ku bente gojore edhe jotshoqe deri dje, je njeriu me i felliqur qe ekziston, harrove o zorreqelbet kohen kur beje avokatin e saliqenit per gergecin apo 21 janarin,o bajge.

  16. Opinionisti says:

    Që ti flet naten me gruan per kto pune dhe nesër shkru artikull ket s’e lu topi.
    Pyetja eshte a mban shenime tu bo muhabet?!

  17. dino says:

    ky tipi me kujtohet ta neveriste kur drejtonte emsioonin “kutia e fundit” ku ne cdo tre fjale thoshte rrofte sali berisha.
    njerez qe interesat e tyre personale i bejne sikur jane publike.
    sahan me sahan duke lepire.
    shum i peshtire si njeri.kurre sme ka pelqyer.

  18. SuloKapedani says:

    Nè mos gaboj dikur Erla Mehilli sekretarja personale e saleehqenit tha se duhet tè hash mutin e p.d.-ès qe tè bèhesh dikush dhe pèrmendte emrat si bogdani me te rinjte e tjere si Mesila Palma ,Pamela Anderson etj.dhe kèta u bènè deputetè e deputete.Kèshtu e mori meritèn meseleja dhe burri i saj.Meseleja si aparatçike e vogèl e Nanos u bè e madhe duke ngrène “mutin”e p.d.-ès.Tani mbaroi çdo gjè ,fundi ka rruge tjetèr ore Keli por qofte e mirè se ndonjèhere del fjala e popullit,mè mirè vone se kurrè dhe qofte nè drejtimin e duhur pèr ju se pèr dinjitet dhe pèr punè i kini bère mutin me kohè dhe tani vuan populli qe ju kèrkoni ta ngrini nè kèmbe pèr revolucion demokratik.Nuk jemi para 90 vjetèsh qe kishte njerèz me mend pèr ato pune ,sepse tani ka vetèm kanibal,kriminela ,sharabajka dhe shurrabole te cilèt ndiekin pas qenèt e harbuar tè politikès shkèrmoqur,anarshiste tè p.d.-ès fsmiljare berishiste.

  19. Vellai i Enkelit says:

    Boll o Enkel se na turperove fisin duke qare per Sokolin, boll kishim nusen tani fillove dhe ti!!!

  20. Mico says:

    Enkel, a i ke marre leje Mesiles per keta qe shkruan se mbete jashte sonte,,,,

  21. Gjethi, i thate por edhe i fresket, tundet nen eren demokratike qe fryn papushim, ose, demokratikisht!
    E si te heshtesh; si te mos therrasesh, duartrokasesh, brohorasesh per koloset e demokracise shqiptare pakufi.
    Jeta tone pa ata, eshte si jeta e atyre pa neve.
    Te na rruani sa malet shoku Enkel, familisht; me shprese qe te rrojme edhe neve pas Yve, perulesisht.

  22. Zyfer Ca o says:

    Në postimin që i është bërë në FB këtij artikulli bëra një koment dhe në komentin e z. Perikli Cane bëra një replikë. Nuk e kuptoj pse u fshinë e kush i fshiu ato. Besoj se u mungonte argumenti për t’u kundërvënë, por mendoj se kjo nuk i përgjigjet kulturës publike. Prandaj ato duhet rikthyer në vëndin e tyre.

  23. niko says:

    ……..te pres ke agon canell se kemi shume nevoje per gjenialitetin tend,po per edin a ke ndonje mendje apo ide qe ta ndihmosh o gjeni.

  24. Tarras Zhapkoqi says:

    Ore Enkel Demi, mos je burri i asaj fashistes se qelbur qe donte te varte tek palma ata trupat e pushkatuar nga Sali Berisha? Rri or burre mos u bej hipokrit se e dime shume mire se tymi qe leshon neper artikujt e tu per te kritikuar fashizmin gjakatar berishiot, vjen nga zjarri i zilise per pushtet, zjarr qe e mbani ne bark. Tymi yt helmues eshte njelloj me fjalen e helmuar te fashistes supersadiste, “Boia della Palma”

  25. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Cfare thua oo qytyk!

  26. korabi says:

    Zoti Demi. Edhe ju beni pjese ne grupin e personave me pa bosht qe ka Shqiperia.Grupi i shkalabajkave,Demi,Fevziu,Çili,Bushati e kompani,jane shume me te ndyre se dyshja Stefani-Hoxha(ai qe desh eben prasident) si mbrojtes partiake te paskrupullt. Dhe arsyeja se ju jeni me te ndyre se kushdo,eshte se ju jeni bythlepires te pushtetareve. Per kete ju nuk keni as din as iman.
    Para se ti te merresh me analizen e Pd,shko dhe hiq nga palmat koqet e burrave te varura nga jot shoqe.Pastaj na trego nese je Enkel apo Enkele.

  27. 01 vlora says:

    Tome pergezime me te mira je shume i sakt ne komentin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje