Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli priti sot në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Mircea Duşa, i cili ndodhet sot në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Qëllimi i kësaj vizite është rritja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendve tona aleate dhe anëtare të NATO-s, si dhe diskutime për çështje të interesit reciprok.
Pas pritjes me Bandë dhe Trup Roje Nderi, ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim tet a tet me homologun e saj rumun Mircea Duşa dhe më pas diskutimi mes delegacioneve.
Në fund të këtyre takimeve, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Mircea Duşa dhanë një deklaratë për shtyp.
Në fjalën e saj ministrja Kodheli tha se “Bashkëpunimi do të thellohet falë përmbushjes së disa objektivave të përbashkëta, si fuqizimi i bashkëpunimit, promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, fuqizimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal dhe me gjerë. Vlen për t’u theksuar bashkëpunimi shumëpalësh rajonal me Rumaninë që realizohet në kuadër të disa nismave rajonale.
Më lejoni t’ju konfirmoj se qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe natyrisht ai i qeverisë shqiptare është i palëkundur përsa i përket angazhimit të Aleancës në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në kufijtë veriorë të NATO-s. Shqipëria do të jetë përkrah çdo vendimi që NATO do të marrë në mbrojtje të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët betejat e të cilës do t’i fitojmë. Gjithashtu konsiderojmë thelbësore edukimin dhe trajnimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, për të ardhmen e Forcave tona të Armatosura. Gjej rastin t’ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në stërvitjen Joint Reaction 2015 këtu në Shqipëri”, theksoi Kodheli, e cila vlerësoi qëndrimin e fundit të qeverisë së Kryeministrit Ponta në lidhje me njohjen e pasaportave të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një procesi rivlerësimi të qëndrimit të shtetit rumun për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Duşa, pasi falënderoi Kodheli për ftesën për të vizituar Shqipërinë, theksoi se Rumania dhe Shqipëria janë dy vende anëtare të NATO-s, që ndjekin dhe zbatojnë vendimet që janë marë në kuadër të NATO-s. Më pas ai vlerësoi me nota pozitive marrëdheniet midis dy vendeve tona si anëtarë dhe aletatë në NATO, duke u ndalur veçanërisht në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fushën ushtarake, në bashkëpunimin shumë të mirë në lidhje me shkëmbimin e informacioneve, në çështjet e arsimimit ushtarakë dhe trajnimeve të përbashkëta në kuadër të NATO-s. Gjithashtu, z. Duşa nënvizoi çështjet e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s në interes të sigurisë dhe paqes jo vetëm në rajonin tonë të Ballkanit, por edhe më gjërë. Ministri Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Duşa theksoi se Rumania mbështet rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Më pas, ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, z. Mircea Duşa dhe delegacioni i nivelit të lartë rumun që ai kryeson zhvilluan një vizitë dhe ndoqën nga afër një mësim tregues nga forcat e Batalionit Komando në rajonin stërvitor të Zall-Herrit.
Po sot, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, z. Mircea Duşa do të pritet në takime të veçanta nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani dhe zv.kryenministri, z. Niko Peleshi.
Batalioni komando në Zall-Herr, është e gjithë “ushtria” jonë “e Lavdishme”…(???!!!)
shikoni cfare shtet karagjoz me nje ministre totalisht te paafte. qylymi ku i vendosur shtrembur, muri poshte i palyer dhe kollonat te pasuvatuara, asfalti me shenja llaci dhe ky eshte vendi ku kjo e paafte pret delegacionet e huaja. Dhe dicka rilindasve te rilidhur me meten e floririt dhe 700 mije euro me nje dore po ky tipi civil sikur ka nja 20 vjet aty ne ministri i ka kaluar te gjithe ministrat me radhe qysh nga majko e deri tek gerdecari medi per te perfunduar tek kjo e paafta qe duhet shkarkuar nga edvini i gjate nje ore e me pare per te mos folur pastaj per keto shushunjat si ky civili qesharak qe vetem vegjeton dhe nuk ben asgje.
Agon Channel – Adi Krasta – Kosova Ime – Prishtina
O Gani, po ku je fshehur qe shkruan gjithe siklet, me siguri tek bodrumi i SHQUP_it ku ju kane instaluar disa dhjetra kompjutera per te share ne Online kedo qe nuk do Sali Berisha me familje biologjike e politike. Por kot e keni qe shani e shfryni ne cdo ore te dites e nates kundra Maxhorances e Qeverise pasi nuk duhet te harroni asnjehere qe e Majta Shqiptare ka kurdohere ne cdo lloje zgjedhjesh mbi 70% te votes se Popullit, prandaj “MBAJENI ME SHKUME, SE BRISKU MBAROI”.