Pas humbjes së pësuar në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Partia Demokratike duket se ka nisur gjetjen e përgjegjësve për rezultatin, qv konsiderohet si më i keqi që kjo forcë politike ka arritur që prej themelimit të saj.
Ndonëse kreu demokrat Lulzim Basha ka folur për zhvillimin e një analize në muajin shtator, kandidatët e PD-së për kryetarë bashkie kanë nisur procesin e largimit nga strukturat, të atyre që konsiderohen si përgjegjvs për humbjen.
Burime nga PD shprehen se procesi ka nisur nga Fieri, ku mësohet se kandidati Enkelejd Alibeaj, pasi ka zhvilluar një mbledhje të Kryesisë së degës, ka larguar nga strukturat disa prej anëtarëve.
Sipas burimeve, mësohet se nga strukturat ështv larguar Zamira Caushi, kryetare e LDG, me profesion mjeke, Vasillaq Ngreci, ish deputet i PD dhe aktualisht nën/kryetari i degës Fier, Admirim Shehu, ish sekretari i degës Fier, Vasil Ndreko, ish deputet dhe ish kryetar i PD në vitin 1997.
Por duket se kjo vendimmarrje ka acaruar së tepërmi strukturat lokale të PD-së, sipas të cilave reagimi do të vijë, pasi të zbardhet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së degës ku janë marrë edhe vendimet.
Ndërkohë në selinë qendrore të PD askush nuk shprehet nëse shkarkimet e kryera në degën e Fierit janë fillimi ose jo i procesit të analizës në Partinë Demokratike.
Me thene te drejten, une nuk e dua kete Alibeajn, sepse gjyshi i tij ka qene krimineli me i madh i zones.
Por keta qe shkarkoi, e kane hak, se jane nga njerezit qe i urren populli Fierit.