Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëri të ditur vendimin e fundit të Qeverisë për ngritjen e rrjetit të njësive të integrimit europian dhe rrjetin e njësive të hartimit të legjislacionit.
Gjatë një deklarate për shtyp, ministrja i cilësoi këto dy struktura me peshë themelore në ecurinë e mëtejshme të këtij procesi, ndërsa ftoi që të punësohen pranë tyre të gjithë të rinjtë e diplomuar me rezultate të larta, brenda ose jashtë vendit.
“Këto struktura do të jenë garancia për qasjen që do të ndjekë vendi ynë në hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian. Me qëllim rekrutimin e të rinjve më të talentuar dhe profesionistëve më të mirë, qeveria ka parashikuar një trajtim të veçantë financiar për nëpunësit e këtyre njësive.
Në këtë mënyrë do bëhet i mundur krijimi i një ajke të administratës, e stimuluar siç duhet, për një punë cilësore dhe me standarde”, u shpreh ministrja Gjosha.
Ky vendim i Këshillit të Ministravem shtoi ajo, i jep një shtysë reformës në administratë, si një komponent kyç që do e çojë Shqipërinë drejt integrimit”, tha ministrja Gjosha.
Po kjo zonja GJOSHA nuk ka pas qene vete, personalisht, pjese e ajkes se administrates shtetrore, dhe nuk eshte ndonje kapacitet intelektual, pa i’a nenvlefetesuar ate fizik.
Prandaj deklarata e asaj eshte e pabesueshme, propagandistike, dhe ka lidhje me kanalizimin e fondet per projektet ne fjale.
Vetem ne pune dhe nepermjet punes vetmohuese, te ndershme, krijuese, bashkepunuese,me disipline dhe studim te vazhdueshem behesh nepunes i zoti per vete dhe shtetin.
Gjithe te tjerat jane pordha me tym per te mbuluar papunsine ne rritje – vdekjeprurese per sistemin politik qeverises, dhe monopolet qe fshihen pas sistemit.
Llafollogji koti! Nuk kane me se çfare te thone.
Domethene do te krijohet nje shtrese e privilegjuar edhe financiarisht
femijesh te perkedhelur te bllokmeneve te rinj qe pasi na kane vjedhur per dekada, te paguajne edhe femijet e tyre me taksat tona.
Perse behet diskriminim dhe percaktohet qe duhet te jene “te rinj”?
Ka shume tekniciene te mire dhe specialiste qe kane punuar tere kohen ne Shqiperi mbi Integrimin.
Kryeministri gje mos e ka mbaruar shkollen jashte? Mos ka ndonje diplome Oxfordi apo Cambridge?
Ketu vazhdon eksperimenti i ndyre i Edi Rames per te krijuar bllokun e ri.
Ju kane ngel te afermit pa pune dhe hajde sajojm struktura qe nuk bejne asnje gje,pse eshte ministria apo me bo xhiro.turp su vjen qe e shisni dhe per risi